Floida Kërpaçi: Rama, non grata në Shqipëri

Fjala e Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi në protestë

Jemi këtu ashtu siç edhe e kishim parashikuar që do të ishim për të vazhduar aksionin tonë rinor me një ideal të vetëm. Me idealin më të mirë për vendin tonë dhe kush më mirë sesa të rinjtë mund të protestojnë, të kërkojnë të drejtat e tyre, të kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministri anti shqiptar që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka kthyer sistemin e antivlerave, ku ti sot të jesh një njeri i suksesshëm duhet të jesh trafikant, duhet të jesh i lidhur ngushtë me grupet kriminale dhe mbi të gjitha duhet të jesh pjesë e këtij grupi të ngushtë oligarkësh që i shërbejnë vetëm kryeministrit dhe kryeministri nuk i shërben në asnjë moment qytetarëve të lirë dhe të ndershëm dhe të rinjve shqiptarë. Sot kemi një mesazh shumë të qartë.
Është një vazhdimësi e të gjithë mesazheve që kemi dhënë në të gjithë aksionin tonë rinor. Por sot vazhdojmë me një mesazh ndryshe. E mbani mend disa ditë më parë biletën tonë. Biletën që e çuam tek kryeministri të ikte nga Shqipëria edhe ishte vetëm me një rrugë dhe nuk kishte rrugën e ardhjes për të mos u kthyer më në Shqipëri. Sot i japim edhe pasaportën e tij ku i kemi vënë vulën e dënimit dhe dëbimit dhe këtë vulë të dëbimit ja ka dhënë rinia shqiptare si një mesazh të qartë për tu larguar nga Shqipëria dhe për të mos u kthyer më kurrë në vendin tonë. Sot shqiptarët jetojnë shumë herë më të varfër. Sot shqiptarët jetojnë dhe kanë një arsim të rrënuar.
Kanë një shëndetësi që zëre se nuk e kanë fare se edhe ilaçet iu duhet që t’i blejnë vetë. Sot shëndetësi falas nuk ka. Sot punësim dhe mirëqenie të garantuar për të rinjtë dhe familjet shqiptare nuk ka. Atëherë për çfarë e bën këtë tur llogaridhënës kryeministri ynë? Këtë tur mashtrimesh. Do të mashtrojë dhe të ofendojë inteligjencën e shqiptarëve. Nuk tallesh dot me shqiptarët Z. Kryeministër. Nuk tallesh dot sepse qytetarët shqiptarë janë njerëz të lirë dhe të ndershëm që e duan vendin tonë. Punojnë me ndershmëri në vendin tonë dhe kanë një vizion, të jetojnë këtu dhe të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt pranë Bashkimit Europian. Por kjo gjë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij të inkriminuar kurrsesi nuk mund të realizohet prandaj dhe aksioni jonë rinor po vazhdon edhe do të vazhdojë për të kërkuar largimin e tij. Tentoi Edi Rama të procedonte madje edhe të dhunonte të rinjtë duke i kapur edhe prej fyti. Por sot kemi një mesazh të qartë për Edi Ramën që nuk guxon dot ai t’i vendosi kufij të rinjve. Do të jenë të rinjtë ata që do ti vendosin kufij Edi Ramës duke i kërkuar njëherë e përgjithmonë largimin e tij për të hapur një kapitull të ri. Kapitullin e vizionit të të rinjve për të ndërtuar një Shqipëri që punon për të gjithë. Për të ndërtuar një Shqipëri i jep mundësi dhe krijon mirëqenie për familjet shqiptare dhe mbi të gjitha për ta afruar Shqipërinë pranë Bashkimit Europian. Me këtë mesazh të fortë që kemi sot, me këtë simbolikë të pasaportës së Edi Ramës dhe vulën e rinisë, t’i japim një mesazh të fortë duke i thënë të largohet nga Shqipëria dhe të mos kthehet më ky kryeministër që nuk është gjë tjetër veçse një kryeministër antishqiptar që nuk e do Shqipërinë, nuk punon për Shqipërinë dhe vetëm ditë jo të mira ka sjellë për Shqipërinë dhe shqiptarët.