Floida Kërpaçi: Të protestojmë kundër kryeministrit që po vret shpresën dhe po largon të rinjtë nga Shqipëria

Fjala e kryetares së LRI-së me strukturat drejtuese të LRI-së Tiranë

Përshëndetje të gjithëve. Ashtu sikurse Klevi e theksoi, sot jemi në kushtet ku rinia shqiptare kërkon të largohet nga vendi, sepse nuk ka arsim cilësor, nuk ka punësim të mirëpaguar dhe të garantuar për secilin prej nesh dhe mbi të gjitha nuk ka një mirëqenia për një të ardhme më të mirë në vendin tonë.

Prandaj ne të gjithë si të rinj, si studentë, si gjimnazistë kemi refuzuar këtë qeveri, sepse kjo qeveri nuk ka bërë asnjë gjë për të rinjtë në politikat e saj. Të vetmen gjë që ka bërë është që na ka humbur shpresën të gjithëve ne, prandaj 79 për qind e jona duan që të largohen.

Sot Kryeministri del dhe propagandon për studentët me 9 dhe me 10 duke i lakmuar me vende pune, por a e di Kryeministri që të gjithë studentët me 9 e me 10 po mësojnë gjuhën e huaj, nga gjermanishtja e gjithë gjuhët e tjera, për t’u larguar nga Shqipëria?

Çfarë ka bërë për mjekët me 20 vite eksperiencë për t’i mbajtur këtu, të cilët po ashtu duan të largohen nga Shqipëria? Një situatë e pashpresë, e cila të gjithëve bashkë na ka forcuar, studentë, gjimnazistë, familje shqiptare që jetojnë në varfëri dhe pamundësi dhe të gjithë bashkë kemi dalë për ta refuzuar këtë qeveri dhe për të protestuar kundër saj.

Ky është edhe mesazhi që ne si struktura drejtuese duhet të çojmë tek çdo i ri dhe çdo e re, tek çdo familje shqiptare, pa humbur kohë, nga ky moment e deri ditën e nesërme në orën 10. Që të gjithë bashkë të jemi në orën 10 te Kryeministria me shpirtin e shpresës së të rinjve, me shpirtin dhe me dashurinë e madhe për vendin tonë për të bërë gjëra të mira për të ardhmen e vendit.

Kështu që, t’i japim forca. Të bashkohemi dhe të japim mesazhin tonë duke sensibilizuar çdo të ri, sepse Kryeministri na mashtruar të gjithëve. Siç na ka mashtruar për 300 mijë vendet e reja të punës që jo vetëm nuk i ka hapur, por ka larguar 300 mijë të rinj.

Na ka mashtruar për probleme të tjera. Na mashtroi edhe duke bërë sikur i kishte realizuar kërkesat e studentëve, por është vetëm një fasadë e radhës e kryeministrit. Prandaj, studentët dhe ne të gjithë bashkë nesër do të jemi në orën 10 te Kryeministria për të refuzuar, për t’i dhënë atij një mesazh shumë të qartë, që kur shqiptarët, të rinjtë, studentët janë të bashkuar, ne mund t’ia dalim për vendin, për Shqipërinë, për familjen, për të ardhmen e të rinjve shqiptarë.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Floida Kërpaçi: Të protestojmë kundër kryeministrit që po vret shpresën dhe po largon të rinjtë nga Shqipëria