Gjoshaj: Shqipëria e Maqedonia të ndara për integrimin, ne nuk kemi datë për konferencën e parë

Në një internistë për Ora News, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha u shpreh se Shqipëria është e ndarë nga Maqedonia e Veriut në lidhje me procesin e integrimit.

Ajo tha se ndryshe nga Maqedonia, vendit tonë akoma nuk i është dhënë një datë konkrete për konferenca e parë ndërqeveritare.

Klajda Gjosha: Është cenuar kushti i reformës zgjedhore. Në gjithë rekomandimet e OSBE/ODHIR është thënë që ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen pak muaj para zgjedhje dhe pa konsensus. Ne jemi të ndarë nga Maqedoni e Veriut në lidhje me negociata. Në raport thuhet le të nisë konferenca e parë ndërqeveritare, por nuk ka një datë konkrete, ndërsa për Maqedoninë po. Kjo do të thotë se vendi ynë është i ndarë nga Maqedonia në këtë proces. Raportet për Shqipërinë janë pak a shumë të njëjtat dhe ekzistojnë gjithashtu edhe 15 kushtet e vënë. Mendimi i vendeve anëtare nuk ka ndryshuar, madje ato kanë vendosur një mur kundrejt nesh.

Gjoshaj theksoi se Maqedonia ka sakrifikuar për integrimin, ndërsa vendi ynë ka një qeveri të lidhur me krimin.

Klajda Gjosha: Maqedonia ka sakrifikuar gjithçka për integrimin, madje edhe emrin. Ka dhënë një shembull për negocim për integrimin në rajon. Ka një arrestim të prokurores së përgjithshme, ndërkohë që në vendin tonë, grupet kriminale bashkëqeverisin. Po ashtu, ne jemi një vend që vijmë pas Sirisë në lidhje me azilkërkuesit, kur nuk jemi një vend në luftë sikurse është Siria. Ne jemi një moment ku janë mbyllur 30 mijë biznese dhe kanë dalë si të papunë rreth 42 mijë njerëz. Ne nuk kemi një asnjë politikë që lehtëson ekonominë e vendit.

Gjoshaj shtoi se marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë i shoh më shumë si shfaqje, por që në fakt nuk kanë prodhuar asgjë.

Klajda Gjosha: Unë marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë i shoh më shumë si shfaqje, por që në fakt nuk kanë prodhuar asgjë. Kryeministri Rama e ka si tendencë për të bërë mbledhje të tilla që krijojnë një bum mediatik. Janë mbi 70 marrëveshje në këto vite që nuk janë implementuar, nuk e di për çfarë janë mbledhur. Kur firmosim marrëveshje të paktën me një shtet si Kosova të ishim korrektë. Këto marrëveshje duhet të konkretizohet dhe jo vetëm të mbesin në letër apo në fotografi që shpërndahen.