Grabitja spektakolare në Rinas, reagon Vasili: Qeveria e Ramës armike e qytetarëve dhe mike e krimit

Policia nuk bën asgjë dhe vidhen paratë në mes të Aeroportit të Rinasit duke shqyer e bërë copa çdo siguri e garanci për rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Policia dhunon banorët tek Unaza e Re.
Policia dhunon banorët tek Bregu i Lumit. Policia dhunon protestuesit e opozitës. Policia ka marrë fund, sepse policia leket ja çon vetë krimit siç e nxorën sheshit audiopërgjimet dhe lekët e tjera u hap rrugën që ti grabisin vetë kriminelët pa asnjë pengesë. Kjo është qeveria dhe Policia e Edi Ramës armike e popullit dhe mike e krimit. Presim shpjegimin idiot të radhës të Ministrisë se Brendshme dhe ndonjë budalla prej aty, që të thotë “kështu ndodh në të gjithë botën”.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Grabitja spektakolare në Rinas, reagon Vasili: Qeveria e Ramës armike e qytetarëve dhe mike e krimit