Ilir Meta: “Kur duhet një kompromis të gjithë duhet të lëshojnë nga pak, përpara se të jetë vonë”

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, zoti Ilir Meta, tha në një takim me banorë të njësisë administrative nr. 7 në Tiranë se Shqipëria ka nevojë për stabilitet, siguri e shërbime më të mira.

“Ne orientojmë vendin drejt stabilitetit. Pa stabilitet nuk ka siguri, nuk ka qetësi, nuk ka mundësi, as për investime, as për shërbime më të mira. Zgjedhjet janë të shqiptarëve, dhe duhen zhvilluar në një mjedis normal, në një mjedis të qetë, në një mjedis demokratik, larg këtyre përplasjeve tërësisht jo normale”, theksoi zoti Meta.

Kryetari i LSI-së beri apel për kompromis, para se të jetë shumë vonë.

“Kur duhet një kompromis të gjithë duhet të lëshojnë nga pak, përpara se të jetë vonë dhe të ndodhi një përplasje apo një krizë edhe më e madhe ku do të jetë edhe më e vështirë për t’i qetësuar gjerat,” nenvizoi ai.

/ In News / By Hajdi Lamce / Comments Off on Ilir Meta: “Kur duhet një kompromis të gjithë duhet të lëshojnë nga pak, përpara se të jetë vonë”