INTERVISTA/ Kërpaçi: Qeveria rilindase do mbahet mend si makthi që solli drogën, emigrimin dhe zbrazjen e xhepave. E vetmja rrugë shpëtimi, përballja

Intervista/ Floida Kërpaçi

Qeveria rilindase do mbahet mend si makthi që solli drogën, emigrimin dhe zbrazjen e xhepave. E vetmja rrugë shpëtimi, përballja

Kryetarja e LRI-së, njëkohësisht deputete e LSI-së, Floida Kërpaçi në një intervistë për “Standard” foli rreth ngjarjeve të fundit, duke mos lënë pas edhe braktisjen e vendit nga të rinjtë apo problemin e drogës në shkolla. Kërpaçi ka theksuar se braktisja e vendit nga të rinjët ka të bëjë pikërisht me keqqeverisjen aktuale, ku sot të rinjët nuk gjejnë dot punë për të mbajtur veten, për të mos folur se sa të vështirë e ka bërë qeveria për një të ri të hedhi hapin e madh të jetës e të krijojë një familje të re. Kryetarja e LRI ka sjellë në vëmëndje planet e LSI si parti e të rinjve, ku nënvizoi se LSI i njeh mirë nevojat e rinisë dhe kemi plane të qarta si ta përmirësojmë situatën e ta bëjmë Shqipërinënjë vend ku të rinjtë të ndihen komod si nështëpinë e tyre. Gjithashtu deputetja e LSI ka folur dhe për një fenomen mjaft shqetësues siç është droga në ambjen e shkollave, Kërpaçi u shpreh se institucionet arsimore nuk e kanë ngritur si problem deri në momentin e ngritjes së shqetësimit nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim në parlament dhe në media. Konsumimi i drogës nga çdo grupmoshë deputetja e ka cilësuar nga papunësia dhe trysnia e jetës së keqe që i detyron të rinjët të shkojnë drejt veseve të këqija. Ndërsa për përgjimet ndaj kryebashkiakut Dako, Kërpaçi u shpreh se është e faktuar dhe nga OSBE/OHDIR, organizata ndërkombëtare më serioze në botë për monitorimin e zgjedhjeve, ku deklarojnë se 20% e votave kanë qenë të blera.

Intervistoi: Ermelinda Ndoja

1-Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare rreth 70% e të rinjve në Shqipëri kërkojnë të emigrojnë në një vend të BE-së, si i shihni ju problemtikat kreyesore të braktisjes së vendit nga ata që mund të cilësohen si e ardhmja e një kombi, dhe cila është zgjidhja sipas jush?

Largimi i të rinjve larg vendit ka të bëjë pikërisht me keqqeverisjen e mazhorancës aktuale. Me padrejtësitë e tyre, me antivlerat që promovojnë. Të rinjtë duan të largohen sepse kemi një qeveri që mbështet drogën dhe oligarkët e nuk punon te krijojë shpresë për rininë. Ikin nga Shqipëria për shkak të situatës ekonomike ku ndodhemi e që çdo ditë vjen e përkeqësohet. Ikin se nuk kanë shpresë për të ardhmen. Ikin sepse nuk gjejnë dot punë për të mbajtur veten, për të mos folur se sa të vështirëe ka bërë qeveria aktuale për një të ri të hedhi hapin e madh të jetës e të krijojë një familje të re. Dhe për mua kjo është e dhimbshme për njëkomb, ku prindërit i rrisin me sakrifica fëmijët e më pas i shohin të marrin rrugën e kurbetitshumë larg vatrës familjare. Zgjidhjen e kemi parashtruar me kohë dhe që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri kanë nevoje për shpresë dhe mundësi reale për të ndërtuar jetën këtu. Kanë nevojë për arsimim cilësor, vende pune të mirëpaguara që të përballojnë jetesën, rend dhe siguri publike që të mos jenë nën presionin e botës së errët të krimit dhe padyshim kanë nevojë për një Shqipëri që ecën pa lëkundje drejt standarteve të Bashkimit Europian. Fatkeqësisht mazhoranca aktuale nuk e ka fare prioritet rininë por fokusohet vetëm tëpasurojë miqtë e qeverisë dhe të mbështesi botën e krimit. LSI si parti e të rinjve, i njeh mirë nevojat e rinisë dhe kemi plane të qarta si ta përmirësojmë situatën e ta bëjmë Shqipërinënjë vend ku të rinjtë të ndihen komod si nështëpinë e tyre. Ne dimë si të ofrojmë shpresë dhe mundësi për brezin e ri. Hapi i parë është çmontimi i qeverisë së krimit e oligarkëve, e më pas çdo gjë do të jetë më mirë.

2- Abuzimi me drogat në ambjentet e shkollave është një problem shqetësues për institucionet arsimore, çfarë mendimi keni ju për këtë fenomen që ka përfshirë çdo grupmoshë?

Së pari dua të theksoj se droga nëpër shkolla nuk është parë si problem nga institucionet arsimore deri në momentin e ngritjes së shqetësimit nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim në parlament dhe në media. Institucionet arsimore nuk e kanë parë dhe as nuk e shohin si problem drogën te fëmijët sepse kjo e sotmja është një qeveri e lidhur me ata që e mbushën Shqipërinë me drogë. Që në seancën e parë parlamentare e kam denoncuar këtë fenomen që po i vret përditë fëmijët dhe e ka kthyer brezin e ri në një brez të varur ndaj drogave. Nuk kemi rreshtur si një forcë politike që kujdeset për mirëqënien e rinisë dhe familjeve së denoncuari dhe ngritur zërin për këtë fenomen shkatërrues. Vetëm pas reagimeve tona institucionet arsimore kanë deklaruar se kanë ndërrmarë disa masa, por theksoj se rezultatet e deklaruara nga ana e tyre nuk janë reale. Janë “hi syve” për prindërit e alarmuar për shëndetin e fëmijëve. Për shkak se lufta ndaj drogave nuk është parë asnjëherë me rëndësi nga ana e mazhorancës, jemi sot në këtë situate ku sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është vendi i parë në botë për konsumimin e kokainës, ku shumica e tyre janë gjimnazistë, student, të rinj nga mosha 15-30vjeç që jeta e tyre nën varësinë e kokainës ka marrë fund. Pra kjo qeveri jo vetëm i ka lënë të rinjtë pa punë, pa shpresë, duke i detyruar të largohen, por dhe ata që janë këtu gjenden nën trysninë e jetës së keqe, kontaktit me drogën dhe kjo situatë paralajmëron për një përkeqësim të vlerave në shoqërinë tonë. Ndaj dhe ne kërkojmë ndryshime thelbësore, sepse në aspektin ekonomik e social mazhoranca poshkakton dëme të pariparueshme për familjet dhe shoqërinë shqiptare. I bëj thirrje të gjithë prindërve të mos bien pre e propagandës por të tregojnë kujdes për ekspozimin e fëmijëve të tyre ndaj drogës, ti dedikojnë më shumë kohëfëmijëve në edukimin për efektet e drogave, pasi në momentin kur përdorimi i drogës nuk luftohet por promovohet nga qeveria e vendit, çdo fëmijë i çdo familje shqiptare është në rrezik.

3- Si i komentoni përgjimet e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos gjatë fushatës elektorale dhe hetimet nga ana e Prokurorisë?

Në zgjedhjet e vitit 2017 e gjithë rilindja e partisë socialiste pa përjashtim, me urdhër të kryeministrit Rama blenë vota, shantazhuan votues, deformuan vullnetin e qytetarëve. Kjo tashmë është e faktuar dhe nga OSBE/OHDIR, organizata ndërkombëtare më serioze në botë për monitorimin e zgjedhjeve. Raporte nga organizata serioze ndërkombëtare deklarojnë se 20% e votave kanë qenë të blera. Shtuar këtu qëne kemi marrë vetë pjesë në fushatë dhe çdo shqiptar e ka parë vetë përdorimin e pushtetit, madje dhe të policisë për të mbledhur vota për partinë socialiste. Ndaj Kryeministrit Rama ekziston dhe një padi penale për këtë çështje. Pra jemi përpara fakteve që nuk janë realizuar zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri dhe ky është plani i mazhorancës dhe për zgjedhjet e ardhshme. Por ne nuk mund ta lëmë demokracinë peng të egos për pushtet të cilitdo politikani. Zgjedhjet e lira e të ndershme, pa blerje votash, pa manipulime, pa presion, janë e vetmja mënyrë demokratike për të dëgjuar vullnetin e qytetarëve të cilët duhet të jenë tëlirë të zgjedhin drejtuesit e tyre. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë një kërkesë e pa negociueshme. Për të gjithë ata që kanë deformuar vullnetin e qytetarëve ligji të veprojëmaksimalisht.

4- Çfarë do bëjë konkretisht opozita për të ndalur zbatimin e vendimit të Mazhorancës në Parlament për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar?

Teatri Kombëtar nuk është thjesht një godinë me tulla. Është pjesë e historisë së popullit tonë. Sido të ketë qenë ajo histori, apo sido të jenë gustot artistike apo interesat pasuror të dikujt që sot është në pushtet, me çdo kusht historia duhet mbrojtur dhe trashëguar të pasardhësit! Majft kemi vuajtur nga shkatërrimi i historisë tonëgjatë luftrave, nuk duhet të lejojmë e njëjta gjëtë ndodhi në kohë paqje dhe nga dora e shqiptarit për më tepër. Dhe këtu sdua të zgjatem për aspektin korruptiv dhe klientelist të atij ligji që favorizon një subjekt privat pasi tashmë ky element është i qartë për këdo. Nuk mund të lejohet shkatërrimi i historisë së Shqipërisë që të ndërtohen kulla për të fryrë xhepat e kryeministrit dhe qeverisë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend europian. Opozita do vazhdojë me shpirt, me zemër, me çdo mjet të mundshëm ti qëndrojë besnike mbrojtjes së parimeve që kemi shprehur kur kemi deklaruar kundërshtinë e prishjes sëgodinës së Teatrit Kombëtar.

5- Opozita është shprehur se Vettingu i politikanëve është e vetmja mënyrë për pastrimin e politikës nga kriminalizimi nëse mazhoranca nuk e pranon nismën e dekriminalizimit çfarë do të ndodh më pas?

Mazhoranca ka frike nga vettingu në politikë, pasi siç është faktuar dhe nga raportet e institucioneve të pavarura si Kontrolli i Lartë i Shtetit apo Fondi Monetar Ndërkombëtar, Rilindja ne qeveri ka zhvilluar procedurat me korruptive dhe klienteliste si asnjëherë më parë. Kryeministri Rama dhe qeveria kanë zbrasur xhepat e shqiptarëve e me djersën e popullit ka mbushur xhepat e tij e të miqve afër qeverisë. Ndaj dhe ata se pranojnë vettingun. Nga ana tjetër unë do të nxisja çdo qytetar të jetë i vëmendshëm ndaj asaj që përfaqësojnë njerëzit që paguhen nga taksat e tyre me detyrën për ti përfaqësuar. Pavarësisht se mazhoranca s’do e pranojë vettingun, jam e bindur se shumë shpejt do te shohim rrënimin e kësaj kështjelle prej rëre pa themele dhe qeveria e sotme do të mbahet mend vetëm si makthi që solli në jetët e njerëzve drogën, largimin masiv te qytetareve, zbrazjen e xhepave të Shqiptarëve, vjedhjet me PPP, dhe që i ngjiti njollën e turpit rilindasve të kombit.

6- Cili është mendimi juaj per dorëheqjen e ish-ministrit Fatmir Xhafaj?

Mund të them që qeveria e sotme nuk është qeveria e shqiptarëve por qeveria e oligarkëve dhe botës së errët të krimit të organizuar. Vrasjet në rrugë e në mes të ditës, mungesa e rendit dhe sigurisë publike në komunitet, grabitjet, droga nëpër shkolla, të gjitha janë pasoja të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar. Në këtë realitet qe ndikon në menyre te drejtperdrejte te familjet shqiptare duhet që të gjithë të bëhemi bashkë për ti qëndruar përballë, me forcë dhe bindje ti tregojmë vendin këtij sistemi antivlerash e kriminaliteti të instaluar në Shqipëri. Kjo qeveri ka lënë shqiptarët pa punë, familjet mezi ja dalin deri në fund të muajit, tërinjtë i ka detyruar të emigrojnë jashtë shtetit, dhe shpresa për një jetë më të mirë nuk ekziston. E vetmja rrugë shpëtimi është përballja, reagimi i fortë qytetar për të shembur këtë model antivlerash të mbajtur në këmbë nga mazhoranca aktuale që i ka kthyer shqiptarët nëviktima të pushtetit dhe të gjithë si shoqëri tëngrejmë një sistem të ri vlerash, me standarte demokratike, ku qeveria punon për popullin e thjeshtë e jo për interesat e 5 ministrave e 10 miqve të tyre.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on INTERVISTA/ Kërpaçi: Qeveria rilindase do mbahet mend si makthi që solli drogën, emigrimin dhe zbrazjen e xhepave. E vetmja rrugë shpëtimi, përballja