Familja

Familja është vatra ku formohet solidariteti dhe përgjëgjesia sociale. Forcimi i rolit të gruas në familje e në shoqëri është parësor për konsolidimin e vlerave të atdhetarizmit, punës, solidaritetit, angazhimit qytetar, respektit e barazisë gjinore, është një familje që i shërben shoqërisë dhe progresit të saj.

Pjesëmarrja e barabartë e gruas në kuota përfaqësimi politik, është objektiv kryesor për Shqipërinë Evropiane. Programet e incentivimit të biznesit do të përqëndrohen tek gruaja dhe të rinjtë, veçanërisht atyre të angazhuar në sektorin e bujqësisë, për uljen e moshës mesatare të fermerëve.

Për LSI Shqipëria Evropiane është Shqipëria e një shëndeti të mirë e të sigurtë për qytetarët, si dhe të një sistemi shëndetësor që garanton kujdes shëndetësor cilësor që nga fëmijët deri tek moshat e treta, që garanton vdekshmëri të ulët të nënave dhe të të porsalindurve, që siguron spitalet me pajisje moderne në të gjithë vendin për të vendosur diagnozë të shpejtë e të sigurtë, që garanton një sistem vaksinimi të fëmijëve të një niveli evropian, që garanton një sistem të urgjencave mjekësore që i gjendet pranë qytetarit në çdo kohe, që garanton barna të sigurta e të bollshme për qytetarët.