Të ecim më shpejt

Angazhimi i LSI në qeverisje në Koalicionin për Integrim ishte një zgjedhje me përgjegjësi të lartë, risi emancipuese e politikës shqiptare. Me LSI në qeverisje u ruajt stabiliteti politik, funksionimi kushtetues i institucioneve, u përshpejtuan ritmet e reformave integruese, u realizua lëvizja e lirë pa viza e qytetarëve në Bashkimin Evropian, u garantua stabiliteti ekonomik dhe mbrojtja e ekonomisë kombëtare nga efektet negative të krizës globale dhe u realizua marrja e ftesës së vendit kandidat.

Për LSI Shqipëria duhet të eci më shpejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të qeverisjes dhe rritjes së ndihmës së saj për një ekonomi konkurruese, nxitjes së rritjes së vazhdueshme e të qëndrueshme ekonomike, reformave institucionale e ligjore e sociale, me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit në Evropë, dhe përgatitjen e vendit për antarësim të plotë.

Programi politik i LSI për Shqipërinë Evropiane synon reformimin e vazhdueshëm të qeverisjes, përmirësimin e standartit të jetesës, dhe rritjen ekonomike të qendrueshme e konkurruese, forcimin e zbatimit të ligjit dhe funksionimit të institucioneve, ndërmarrjen e reformave sociale për të garantuar, shtresat në nevojë dhe në të ardhme më të mirë për rininë shqiptare në aspiratat e saj për integrim.
Për këtë LSI paraqet vizionin e saj në tre drejtime kryesore: