Hapësira e gjelbër

Zhvillimi i gjelbër synon në ruajtjen e resurseve të tokës, ajrit dhe ujrave. Mbrojtja e tokës nga erozioni dhe nga ndotja do të jetë politikë prioritare. Ndërsa, shfrytëzimin në mënyrë të integruar të një pasurie shumë të madhe siç është uji – për energji, vaditje, konsum popullate, do të përbëjë një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimor të vendit.

Shqipëria Evropiane është Shqipëria e sipërmarrjes së lirë private. Suksesi i sipërmarrjes private qëndron në gëzimin dhe shfrytëzimin e pronës nga çdo shqipëtar që e zotëron atë. Prandaj dhënia e titujve të pronësisë dhe garantimi i gëzimit të pronës nga çdo pronar i ligjshëm, qëndron si themel i zhvillimit të vendit.