Kejdi Mehmetaj: Ky Parlament i kapur duhet të ishte i studentëve, ne jemi këtu për studentët

Fjala e deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj në Parlament

Së pari më lejoni të jem e qartë për arsyen e vetme që na solli në këtë seancë të ditës së sotme në Parlament, arsyen e vetme që solli kolegët e Lëvizjes Socialiste për Integrim këtu, që janë të rinjtë shqiptarë. Ne jemi këtu për ata mijëra studentë që sot në ditën e 9 apo të 10 të protestës së tyre gjenden jo më vetëm përpara Ministrisë së Arsimit, jo më vetëm përpara Kryeministrisë, por edhe përpara Parlamentit. Për të na bërë të qartë që ata presin një zgjidhje prej nesh, pasi as nga arroganca dhe as nga manjiteti që qeveria që qeveria tregon këto ditë me deputetët. Më shumë se kurrë ne sot jemi krenarë për këta të rinj, për këta të rinj që Shqipërisë po i rikthejnë shpresën. Për këta të rinj që po e bëjnë Shqipërinë të kuptojë se ka një realitet ndryshe nga ky i qeverisë që në mendjen e saj ka vetëm projekte jo të mira për këtë vend, që në mendjen e saj kanë projekte vetëm për të larguar të rinjtë shqiptarë dhe që në mendje të saj paratë e qytetarëve, paratë e buxhetit të shtetit i ka për koncesione, i ka për PPP, por jo për të rinjtë, jo për edukimin. Lëvizja socialiste për integrim ka pasur përherë në thelb të saj, në qëndrim të saj forcën e të rinjve, mbështetjen për të rinjtë dhe veprimin për t`i bërë të rinjtë të ecin të sigurt në rrugën e tyre drejt të ardhmes. Lëvizja socialiste për Integrim qëndron për një edukim më cilësor sepse vetëm nëpërmjet një edukimi cilësor do të kemi një ekonomi më të mirë në të ardhmen, do të ketë të rinj të përgatitur për tregun e punës në të ardhmen dhe mbi të ujtia nuk do kemi numër kaq të lartë të rinjsh që duan të ikin nga Shqipëria.

Këto janë amendime që ne i kemi propozuar. Padyshim, nuk janë zgjidhja e vetme dhe as përfundimi i një çështje që duhet të kishte ardhur nga politika, por dinte të vinte shumë mirë nga studentët dhe të rinjtë. Këto janë vetëm dhe vetëm fillimi i plotësimit të kërkesave të atyre 8 kërkesave që prej 10 ditësh mijëra e mijëra studentë shqiptarë i bëjnë rrugëve të Tiranës. Sot, ata këtë Parlament duhet ta shihnin si partner, por në fakt po e shohin si armikun e tij kryesor sepse ky Parlament prej kohësh tashmë udhëhiqet nga korrupsioni, udhëhiqet nga krimi. Ne kemi propozuar dy projektligje, njëri për të ndërhyrë në buxhetin e vitit 2019 duke dyfishuar zërat për hetimin universitar, duke dyfishuar zërin për kërkimin shkencor dhe duke krijuar një fond emergjence për t`i nxjerr studentët nga kjo gjendje e mjerueshme që ndodhet në konviktet e qytetit studenti. Ajo gjendje e mjerueshme ku mungon uji, mungon ngrohtësia, pra mungojnë kushtet bazike për të jetuar e jo më për të studiuar. Nga ana tjetër, ne kemi bërë po ashtu një projektligj për diçka tjetër për disa ndryshime në arsimin e lartë.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Kejdi Mehmetaj: Ky Parlament i kapur duhet të ishte i studentëve, ne jemi këtu për studentët