Kërpaçi: Qeveria rrëzoi amendametet për studentët. LSI partia e të rinjve dhe integrimit evropian

Fjala e Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi gjatë mbledhjes së KDK-së

Përshëndetje, e nderuar Kryetare e Partisë, të nderuar anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar të LR-së, por një përshëndetje e veçantë edhe për ata qindra, mijëra të rinj kanë protestuar, qindra mijëra qytetarë të cilët i kanë dalë përballë këtij pushteti që ashtu si dhe Kryetarja e tha është pushteti është një grusht njerëzish që ndihmon atë grupim dhe ndërkohë të gjithë qytetarët e lirë të gjithë të rinjtë, të gjithë ne që ndodhemi këtu nuk shohim më shpresë, nuk shohim më të ardhme në vendin tonë.

Në fakt situata në të cilën ndodhet vendi jonë është një situatë e rënduar, ku mbi 400 mijë shqiptarë duan të ikin, ne si të rinj nuk shohim më shpresën për të vazhduar, jo sepse nuk duam, jo sepse vendi ynë nuk ka mundësi, vendi jonë ka shumë mundësi, por ka një problem shumë të madh, ka një kryeministër që është Edi Rama, ka një qeveri që nuk i mbështet dhe nuk i përkrah të rinjtë, por përkundrazi i përbuz dhe i denigron ata.

Ne si LSI bëmë 2 propozime, 2 amendamente që përkthenin 8 kërkesat e studentëve në përgjigje konkrete në realizimin e tyre. Çfarë bëri mazhoranca? Ajo i kundërshtoi ata, ky është një fakt që tregon se kush është me të rinjtë dhe kush është kundra të rinjve, e kishin mundësinë ti votonin dhe mbështesnin, por jo votuan kundër sepse fakti tregon që ata janë kundra të rinjve, fakti është që edhe Edi Rama ka mashtruar për 300 mijë vende të reja pune, por në fakt ku jemi sot? Jemi në situatën ku të rinjtë duan të largohen sepse nuk ka arsim cilësor dhe nuk ka mundësi punësimi të mirë paguar, ky është fakt që mbi 400 mijë shqiptarë janë larguar dhe është fakt që ne që jemi në këtë sallë kemi një motër, një vëlla, një kushëri, kemi një të afërm, kemi një komshi të cilët janë larguar sepse nuk e shohin më të ardhmen në Shqipëri. Ama ne nuk mund të heshtim përballë kësaj fatkeqësie dhe përballë këtij kryeministri antikombëtar që kemi, pa diskutim që jo.

Ndaj është detyra jonë, dhe me këtë detyrë me këtë mision jemi mbledhur sot për ta shpërndarë këtë mesazh në do lagje, në do Qark, në çdo bashki, në çdo Qark, në çdo njësi, kudo ku jemi të shpërndajmë mesazhin për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë, për të ardhmen tonë, për të ardhmen e familjeve tona, dhe për të ardhmen e Shqipërisë, ky është misioni që ne kemi dhe prandaj ne mandatin e dorëzuam, se ne nuk kemi probleme as pushteti, as problem karrigeje, unë jam një e re, si shumë të rinj të tjerë. Ne jemi këtu për ta bërë vendin një vend më të mirë, do ti rezistojmë dhe do ta luftojmë këtë Kryeministër që e ka sjellë vendin në këtë situatë që jemi ne sot. E vetmja rrugë për ta bërë këtë gjë sot është protesta, prandaj duhet të shkojmë te çdo qelizë, te çdo i ri dhe te çdo e re, ta ftojmë të bashkohet me ne. Në qoftë se ka një problem në familje, e shikon që nuk ka një arsim cilësor, nuk ka punësim të mirëpaguar, nuk punon në profilin e tij. Sot 80% e të rinjve nuk punojnë në profilin e tij të studimeve.

Po atëherë çfarë arsimi garantojmë? Një arsim që na çon jashtë tregut të punës? Që paga që marrim nuk na del në Shqipëri?

Ky është një realitet që duhet ta shkundim fort dhe duhet të shkojmë kudo. Data 16 mars dhe thirrja për seancë parlamentare, të na gjejë ne të gjithëve aty për të protestuar, jo për interesat tona, por për të ardhmen e vendit dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Kemi një punë të madhe dhe ashtu siç e tha dhe Kryetarja, organizimi jonë duhet të jetë kudo në bashkëpunim me strukturat e partisë, në çdo qendër votimi. Padiskutim që më mbrapa duhet të ngremë dhe një axhendë koordinuese në çdo rreth, në çdo bashki, në Tiranë, për të vazhduar punën tonë dhe për të vazhduar takimet, diskutimet me të rinjtë, sepse për LSI-në të rinjtë janë të parët dhe LSI është partia e të rinjve, sepse i mbështet të rinjtë që janë me vlera, që janë me ide, që duan të punojnë për vendin, që duan të kontribojnë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë që ecën drejt BE-së.

Ne do ta vazhdojmë këtë mision dhe jam e bindur që me gjithsecilin prej jush që keni qenë luftëtarët më të mëdhenj të këtij misioni, që i keni rezistuar çdo presioni të kësaj qeverie, do të vazhdojmë dhe do të luftojmë, sepse ky është misioni jonë. Është misioni për vendin, për familjen, për Shqipërinë dhe për rrugën drejt BE-së.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për të gjithë angazhimin, për gjithë këmbënguljen, për të gjithë qëndrimin që keni treguar gjatë gjithë kësaj kohe, ju ftoj që ta çojmë këtë mesazh te çdo i ri, te çdo e re, te çdo familje, ti ftojmë të na bashkohen, ti ftojmë ti bashkohen kauzës tonë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Faleminderit!

/ In News / By Admin / Comments Off on Kërpaçi: Qeveria rrëzoi amendametet për studentët. LSI partia e të rinjve dhe integrimit evropian