Kërpaçi: World Resources Institute e vlerëson Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri të lart të burimeve ujore

Nga Floida Kërpaçi

World Resources Institute e vlerëson Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri të lart të burimeve ujore, i 33-i në listën e vendeve të analizuara.

Në vend të japë koncensione prej 300 milion dollarësh për një rrugë që nuk ka asnjë impakt ekonomik ose zhvillimi transporti në vend, qeveria shqiptare duhet të investojë tek mirëmenaxhimi i ujërave dhe baseneve ujëmbajtëse, të cilat kanë nivelin më të ulët të investimeve buxhetore.

Politikat e PPP përveç grabitjes dhe shpërdorimit të taksave të shqiptarëve janë pa asnjë impakt në ekonominë e vendit, biznesit apo familjeve shqiptare. Këto PPP veç mbushin llogaritë offshore të Ramës dhe klientëve të tij oligarkëve.
Sot kemi një qeveri që nuk ka asnjë vizion për ë ardhmen e vendit.
Sot kemi një qeveri pa plan për sfidat që e presin në të ardhmen vendin.

Studimi është një këmbanë alarmi për shqiptarët, të cilët duhet të kenë mundësinë përmes zgjedhjeve të zgjedhin një qeveri që përfaqeson kërkesat e tyre, dhe që jep llogari për realizimin e premtimeve, për mbrojtjen e interesit publik, dhe trashëgimin e natyrës dhe të vendit te brezat e ardhshëm jo te xhepat e klientëve.

No photo description available.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Kërpaçi: World Resources Institute e vlerëson Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri të lart të burimeve ujore