Komiteti Drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës zgjedh forumet drejtuese të degës së kryeqytetit përmes votimit elektronik

Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës ka përmbyllur të premten procesin e riorganizimit të strukturave, që është shtrirë në çdo njësi të kësaj force politike në Bashkinë e re të Tiranës gjatë javëve të fundi.

Mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të LSI Tiranë ka përmbyllur këtë proces riorganizimi pas Konventës Zgjedhore të Tiranës që u zhvillua fundjavën e kaluar. Në këtë Konventë u votua për anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues LSI Tiranë, ndërsa kryetar i kësaj dege u zgjodh përmes votimit elektronik z. Endrit Braimllari.

Ndërkaq, në mbledhjen e konstituimit e KD-së së LSI Tiranë anëtarët votuan po nëpërmjet votimit elektronik për forumet e reja drejtuese të degës së kryeqytetit dhe Kryesisë së LSI Tiranë. Kështu, Kryetar i Komitetit Drejtues të LSI Tiranë u zgjodh Brunilda Paskali, ndërsa Ardit Çela, Bahri Shaqiri dhe Linda Karadaku u zgjodhën tre Nënkryetarët e LSI Tiranë. Sekretari i ri Organizativ i LSI Tiranë do të jetë Rigels Gjikdhima.

Në bazë të statutit bëhen pjesë automatikisht në Kryesinë e LSI-së Tiranë edhe të zgjedhurit e LSI-së si kryetarë të njësive administrative në kryeqytet.

/ In News / By LSI / Comments Off on Komiteti Drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës zgjedh forumet drejtuese të degës së kryeqytetit përmes votimit elektronik