Kryemadhi: 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste të Ramës

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, sot 85% e shqiptarëve refuzuan të ishin pjesë e votimeve njëpartiake.

Duke e cilësuar një fitore, Kryemadhi shton se: ”Pjesëmarrja ektremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve”.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.
Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve

P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi

/ In News / By Admin / Comments Off on Kryemadhi: 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste të Ramës