KRYEMADHI: KEMI NEVOJË PËR NJË KLASË POLITIKE TË PËRGJEGJSHME, QË E DO VENDIN

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me qytetarë të Kavajës. Në këtë takim ishin të pranishëm Zv.Kryetarja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari, etj.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari nënvizoi rëndësinë që ka rinia në programin politik të Lëvizjes Socialiste. Sipas tij, fokusi i LSI-së është rinia në mënyrë që t’i japin një shans dhe shpresë të rinjve të vendit.

“Fokusi i LSI-së te rinia është për t’i dhënë shpresën dhe energjinë Shqipërisë dhe Kavajës,sepse të rinjtë dhe të rejat meritojnë një shans më shumë, ndaj LSI është një shans më shumë për të rinj dhe të rejat”,- tha Braimllari, duke shtuar se falë pasionit që LSI-ja ka për t’i shërbyer vendit dhe të rinjve do të dalë forcë e parë politike në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë kam bindjen maksimale që në zgjedhjet e ardhshme ne do të jemi forcë e parë, sepse forca jonë është pasioni dhe ëndrra e të rinjve. Forca jonë është bashkimi i të gjithë energjive tona pozitive për t’i shërbyer vendit”,- deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Zëvendëskryetarja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi theksoi në fjalën e saj se vlera e LSI-së qëndron tek dëshira dhe misioni që kjo parti ka për t’i shërbyer vendi për një të ardhme më të mirë.

Vlera e LSI-së qëndron te dëshira që ka ajo, te misioni për të ardhmen e këtij vendi, për të nesërmen e këtij vendi”, – theksoi zëvendëskryetarja e LSI-së duke shtuar se vendi ka nevojë për një klasë politike të përgjegjshme dhe që i shërben qytetarëve dhe këtë shans e ofron Lëvizja Socialiste për Integrim

“Ne kemi nevojë për një klasë politike të përgjegjshme, për një klasë politike që e do vendin e saj, dhe mbi të gjitha për një klasë politike që e do popullin e saj. Ne kemi nevojë për një klasë politike që u shërben qytetarëve”, – deklaroi znj. Kryemadhi.

/ In News / By Hajdi Lamce / Comments Off on KRYEMADHI: KEMI NEVOJË PËR NJË KLASË POLITIKE TË PËRGJEGJSHME, QË E DO VENDIN