Kryemadhi: Kemi nevojë për njerëz të rinj, të rinjtë e Diasporës të vijnë t’i bashkohen LSI

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në lidhjen live me ‘Nova Media’ ka kërkuar nga diaspora dhe nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në SHBA që t’i shkruajnë Departamentit të Shtetit dhe Kongresit Amerikan e senatorëve për t’i treguar të vërtetën se ç’po ndodh në Shqipëri, se si po izolohen shqiptarët. “Ne kemi nevojë për njerëz të rinj. Kemi nevojë për shqiptarët që të kthehen dhe të marrin fatet e tyre në dorë. Ne kaq kemi mundësi të bëjmë. Kemi nevojë për gjithë djemtë dhe vajzat e shqiptare, ë Amerikë, Kanada, Angli, Francë, Gjermani të vijnë në Shqipëri. Të përfshihen në listat e partive politike.”, është shprehur ndër të tjera znj. Kryemadhi.
“Diaspora në SHBA, a ka mundësi që ju shqiptarët që jeni atje, t’i shkruani Departamentit të Shtetit, t’i shkruani kongresit Amerikan, ti shkruani senatorëve për të cilët keni 30 vjet që votoni, ti thoni të vërtetën se çfarë po ndodh në Shqipëri, se çfarë ndiejnë familjarët tuaj, sesi izolohen familjaret tuaj. Më thoni një parti politike, ose një qeveri në Shqipëri që nuk ka shërbyer dhe nuk ka bashkëpunuar ngushtësisht me SHBA. Pse qenka Edi Rama partner i besueshëm për SHBA dhe nuk është partner i besueshëm çdo qytetarë shqiptaro-amerikan që është në Amerikë, që është votues, është shtetar, paguan taksa në SHBA, paguan dhe taksa në Shqipëri dhe e do Shqipërinë njëlloj siç Amerikën. Kemi dhe ne fajet tona që nuk rakordohemi me ju. Ne kemi nevojë për njerëz të rinj. Kemi nevojë për shqiptarët që të kthehen dhe të marrin fatet e tyre në dorë. Ne kaq kemi mundësi të bëjmë. Kemi nevojë për gjithë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Amerikë, Kanada, Angli, Francë, Gjermani të vijnë në Shqipëri. Të përfshihen në listat e partive politike. Të vijnë në LSI të bëhen anëtarë, të kandidojnë për deputetë. Në fillim të listës, ta hapim listën me ata, me gjithë ata intelektualë, dhe personalitete që ka Shqipëria nëpër botë. Të vijnë dhe të përfshihen që të bëjmë një strategji, për sistemin fiskal, arsimor, shëndetësinë sepse Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti por i mallkuar nga një klasë politike e korruptuar. Ta ndërtojmë këtë klasë politike me njerëzit me të mirë që ka Shqipëria që jetojnë edhe në SHBA edhe kudo sepse vetëm kështu mund ta afrojmë Shqipërinë më afër”.-u shpreh Kryemadhi

/ In News / By Admin / Comments Off on Kryemadhi: Kemi nevojë për njerëz të rinj, të rinjtë e Diasporës të vijnë t’i bashkohen LSI