Kryemadhi: Në 2 mars në bulevard, për fëmijët dhe Shqipërinë

Gjatë takimit me strukturat e LSI në Shkodër, Kryetarja Monika Kryemadhi u shpreh se 2 marsi ka nevojë për burrat dhe gratë shqiptare që duan fëmijët e tyre të jetojnë në Shqipëri, të jetojnë të lumtur si qytetarë europian sepse zoti nga ka bekuar me këtë vend të mrekullueshëm.

“Prandaj unë them që ne si LSI, unë Monika Kryemadhi angazhohem që jo vetëm të shërbej e përulur ndaj të rinjve të LRI-së, por ndaj të gjithë të rinjve shqiptar si një nënë që ushqen dhe jep jetën për fëmijët e saj. Unë nuk kam ndërmend të jap jetën as për Lulzim Bashën që të bëhet kryeministër, as për Ilir Metën që të jetë President, unë e jap jetën time për fëmijët e mi që nëse dikush kërkon t’ju marri të ardhmen e tyre, prandaj 2 marsi ka nevojë për burrat dhe gratë shqiptare që duan fëmijët e tyre të jetojnë në Shqipëri, të jetojnë të lumtur si qytetarë europian sepse zoti nga ka bekuar me këtë vend të mrekullueshëm, me ujë, diell, malet, liqenet, detin, çdo gjë, na ka bekuar me të rinjtë dhe të rejat tanë, na ka bekuar me shqiponjën tonë, që nuk kanë qenë budallenj ata të tjerët që e vendosën si simbol në flamur. Shtetin shqiptar e kanë mbajtur nënat e familjeve shqiptare, shqiponjat që mbrojtën Shqipërinë në shekujt të tërë, shqiponjat do të ngrihen dhe do të mbrojnë Shqipërinë për fëmijët e tyre, që të mos guxojë sorrë, laraskë, hardhucë, minj apo çdo gjë tjetër nga e kaluara të bëjë pis folenë tonë, këtë fole të mrekullueshme që është Shqipëria. Zoti ju ruajttë ju, Zoti i ruajttë shqiptarët, Zoti t’ju japi forcë, jo vetëm ju, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë, por do të lutesha që të lutemi sot të gjithë këtu me një lutje, ti lutemi Zotit ti japi zemër dhe forcë socialistëve të marrin fatin e tyre në dorë, të largojnë këtë sekt kriminal, që ju shkatërroi jo vetëm historinë e 50 viteve të komunizmit, që ka patur nga ata komunistë të ndershëm që ndërtuar Shqipërinë, por edhe historinë e socialistëve të ndershëm që kanë patur bazë në themel demokracinë. Ti lutemi Zotit të na japi forcën dhe besimin që Shqipëria do të bëhet nga shqiptarët dhe nuk do të bëhet kurrë as nga anti-shqiptarët, por as edhe nga pseudo-shqiptarët sepse na u premtua shengeni Europian, dhe çfarë solli Edi Rama? Solli mini-shengenin e kanabisit Ballkanik. Pra, sot më shumë se kurrë unë si besimtare që besoj në Zot dhe e kam gjetur forcën, paqen dhe dashurinë në dashurinë e Zotit që të na japi forcë dhe ti ruaj shqiptarët, ti bekojë ata dhe ti ndriçojë shpirtin dhe zemrën, mendjen për tu kthyer në rrugën e besimit se vetëm kështu ne do të gjejmë paqe, begati dhe prosperitet. Zoti ju ruajttë ju dhe familjet tuja. Faleminderit.” – u shpreh Kryetarja e LSI-së.

/ In News / By Admin / Comments Off on Kryemadhi: Në 2 mars në bulevard, për fëmijët dhe Shqipërinë