Kryemadhi në Cërrik: Fermerët të papërkrahur dhe të pashpresë. Domosdoshmëri rimëkëmbja e bujqësisë

 Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ishte në Bashkinë e Cerrikut ku zhvilloi takime me fermere te kesaj zone. Kryemadhi u njoh nga afer me

problematikat e shumta qe hasin fermerët sot, për të cilat tha se ata ndihen të papërkrahur dhe të pashpresë. Kryetarja e LSI tha se subvencionet janë zero për fermerët, ndërsa theksoi domosdoshmerinë për të mos harruar fermerët, për të mos harruar bujqesinë shqiptare, si sektori që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare.

“ Sot ishim përsëri në takim me fermerë dhe banorë të Bashkisë së Cërrikut, të cilët kanë problem shumë të madh përsa i përket prodhimeve të tyre në sera dhe në pemtari.
Ndihen të pashpresë, ndihen të papërkrahur, ndihen dhe të vetmuar në të gjithë angazhimin e tyre dhe në iniciativën e tyre që duan të bëjnë diçka për familjet e tyre. Mos të harrojmë që 20% e GDP-së, vjen si rezultat i bujqësisë shqiptare dhe subvencioni që vjen nga shteti nuk është as 0.7% e Buxhetit të Shtetit në ndihmë të fermerëve dhe të blegtorëve.
Nga malësitë e Dibrës dhe sot nga fushat e Cërrikut, apo edhe nga kodrat e mrekullueshme të Dumresë, shikojmë se problemet janë të njëjta, si për blegtorët, ashtu dhe për pemtarët, ashtu dhe për fermerët, ashtu dhe për ata që kanë investuar në serat e tyre edhe pse subvencionet janë 0. Ku çmimet janë shumë të larta për plasmasin, për hekurin. Ku ata paguajnë fatura shumë të larta të energjisë elektrike, për pompat e ujit, apo fatura të larta të ujit për vaditje.
Prandaj është e domosdoshme për të mos i harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, sepse bujqësia shqiptare është ajo që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare”, tha Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.

 

/ In News / By Admin / Comments Off on Kryemadhi në Cërrik: Fermerët të papërkrahur dhe të pashpresë. Domosdoshmëri rimëkëmbja e bujqësisë