Kryemadhi në SHBA, pritet nga Senatori i Michiganit Gary Peters

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në vijim të takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar Senatorin e Michiganit Gary Peters.

Ata folën për sfidat e Shqipërisë, shtimin e bashkëpunimit dhe rritjen e vëmendjes së Senatit për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët e Michiganit.

” Në vijim të vizitës në SHBA, u takova me Z. Gary Peters, Senator i Michiganit.

Në Michigan jeton një komunitet shumë i madh dhe i mirë integruar shqiptar

Z. Peters është edhe Co-Chair of “The Albanian Caucus” në Senat.

Në këtë takim bashkë me Z. Peters diskutuam për sfidat e Shqipërisë, shtimin e bashkëpunimit, duke marrë në konsideratë të dyja funksionet e tij, edhe për të rritur vëmendjen e Senatit amerikan përmes “Albanian Caucus”, por edhe me shqiptarët në zonën prej ku z.Peters është zgjedhur”, tha Kryemadhi me anë të një postimi.