Kryemadhi: Në Shqipëri është shkatërruar sistemi nuk ka më balancë pushtetesh

Duke marë shembull Kosovën, ku ditën e zgjedhjeve u arrestuan 20 persona për fotografim dhe blerje vote, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhoi tha se në Shqipëri se organet nuk funksionojnë pasi ato janë kapur të gjitha nga mazhoranca. Por ajo u shpreh se ka ende një shpresë pasi Bashkimi Europian ka vendosur si kusht ndëshkimin e atyre që kanë blerë vota.

Duke u ndalur te procesi që është zhvilluar atje më kanë bërë përshtypje dy elementë kryesorë. E para, votat u numëruan në qendrat e votimit dhe kjo solli një lexim shumë të shpejtë të rezultatit dhe pati arrestime për të gjithë ata që fotografuan votat ndërkohë që në proceset zgjedhore në Shqipëri kemi parë shpesh që bëhen meme në rrjetet sociale votat e fotografuara. Atje ka pasur 20 persona të arrestuar, një kontrast shumë i fortë ky edhe me atë që ndodh në Shqipëri me proceset zgjedhore. A mund të implementohen edhe këto ndryshime le të themi për të pasur edhe ne një proces zgjedhor korrekt?
Sepse ajo që duam të themi është reforma në drejtësi e pritur prej nesh, prej 3 vitesh e zë pluhuri dosjen 184 dhe 339-ën, dosjet e famshme të implikimit të grupeve kriminale në proceset zgjedhore dhe përveç kësaj jo vetëm që nuk kemi asnjë reagim por përkundrazi, kemi një fuqizim të grupeve kriminale të përfshira në këtë proces. Normalisht që komuniteti ndërkombëtar atje është më prezent, ndërsa këtu komuniteti ndërkombëtar, herë pas here bëhet pale në zvarritjen e proceseve dhe dosjeve ndëshkimore. Kapja e sistemit të drejtësisë nga partia në pushtet, bën që të mos kemi ndëshkueshmëri të krimit elektoral. Megjithatë një nga kushtet që po vendoset tashme edhe nga Bashkimi Europian, do të shikojmë çdo të prodhojë edhe konferenca e ministrave të jashtëm të 18 dhe 19 tetorit, për një nga kushtet që ka vendosur tashmë Bundestagu është ndëshkimi i krimit elektoral. Pra dalja përpara drejtësisë të 184-ës dhe 339-ës, gjë që kjo do të vlejë për të parë se si do të ecë më tutje reforma në drejtësi. Një reformë në drejtësi e cila është votuar me një unanimitet të plotë nga klasa politike me 140 vota në natën e 21 korrikut, duke u gdhirë 22 korriku i 2016-es. Funksionimi i segmenteve shtetërore do të thotë që funksionon shteti pavarësisht bindjeve dhe forcave politike. Check and balance, atë që tashmë në Shqipëri është shkatërruar, mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Kosova vërtetë është një shtet i ri, 11 vjeçar, por mos harroni që ka një Gjykatë Kushtetuese e cila funksionon, pavarësisht individëve që janë të zgjedhur atje, që nuk i gjykon njeri ose nuk i anatemon, ose nuk i komenton. Prandaj funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është ajo që krijon garancinë e të gjitha forcave politike dhe të gjitha institucioneve shtetërore. Në kemi hyrë në vitin e tretë pa Gjykatë Kushtetuese dhe normal që do të kemi këtë situatë që kemi sot.