Kryemadhi për protestat: Rama në vështirësi, qëndresa duhet të vazhdojë

Intervista e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në ‘Tv Klan’

Znj. Kryemadhi, sipas teje, Edi Rama do ta çojë deri në fund projektin e kësaj rruge? Dhe gjithashtu Edi Rama a do ta çojë deri në fund projektin e Teatrit Kombëtar?

Unë mendoj që Edi Rama është në cep, në korner, është ashtu sikurse në atë cepin e ringut dhe grushtimi që ka pasur e ka pozicionuar në atë pozicion. Kjo qëndresë duhet vazhduar jo vetëm nga banorët, por tashmë këtyre banorëve do t’u duhet suporti edhe i shumë të tjerëve që preken nga projektet arbitrare të Edi Ramës. Sepse është si puna e atyre që kur të të vijë radha ty, nuk do të kesh më njerëz të të suportojnë. Besoj se do ta ketë shumë të vështirë për të shkuar sepse edhe moralisht ai e ka betejë të humbur, qoftë Teatrin, qoftë edhe Unazën e Re. Edhe financiarisht po përsëri ai e ka betejë të humbur, nuk i bën dot.

Të gjithë ne kur vijmë në Tiranë, kur hymë ose dalim prej Tiranës nervozohemi aq shumë tek rrethrrotullimi i Shqiponjës apo edhe tek Pallati me Shigjeta, por ky 48 milionshi që do të hidhet për këtë projekt, nuk do ta zgjidhi këtë gjë, do të jetë e njëjta gjë. Sepse edhe kur shkon për Kamëz tek rrethrrotullimi i Casa Italias njëlloj e ke me nën dhe mbi kalim, por prapë trafik ke aty. Unë shoh që tek ky njeri nuk është çështja tek paraja, është çështja tek dëshira. Se mund të kesh para, por të vjen një sëmundje dhe të merr për tre muaj.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Kryemadhi për protestat: Rama në vështirësi, qëndresa duhet të vazhdojë