Kryetari i LSI në Skrapar pas përmbytjeve. Qeveria të marrë masa urgjente për riparimin dhe kompensimin e dëmeve

” Kryetari i LSI në Skrapar pas përmbytjeve. Qeveria të marrë masa urgjente për riparimin dhe kompensimin e dëmeve Kryetari i LSI dhe njëkohësisht deputeti i zonës së Skraparit Ilir Meta u njoh sot nga afër me situatën e rënduar pas përmbytjeve të dy ditëve të fundit në këtë zonë. Gjatë një takimi të zhvilluar me kryetarin e Bashkisë së Çorovodës z.Avdyl Arra si dhe të tjerë drejtues të pushtetit lokal në këtë rreth Meta u informua me dëmtimet që ndodhën në urën qendrore të qytetit të Çorovodës e cila lidh dy pjesët kryesore të qytetit si dhe u njoh gjithashtu me dëmtimet që kishte pësuar ujësjellësi dhe mjaft rrugë lidhëse të tjera. Pas njohjes nga afër me këtë situatë Meta u shpreh se do të kërkojë nga qeveria ndërhyrje të menjëhershme për marrjen e masave për të kompensuar dhe riparuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.    

LSI bën 120 anëtarësime të reja në Skrapar. Merr teserën e LSI edhe Kryetari i Komunës së Vëndreshit

Menjëherë pas takimit për njohjen e gjendjes nga përmbytjet e shkaktuara në rrugë ura dhe ujësjellësa Kryetari i LSIz.Meta së bashku me N/Kryetarin Prof.Sokol Axhemi zhvilluan një takim të zgjeruar në kinemanë e qytetit me rreth 500 anetare dhe simpatizante te LSI ne kete rreth.
Takimi që u mbajt në kinemanë e Corovodës u zhvillua ne formën e një bashkëbisedimi në mes të drejtuesve të LSI dhe të pjesëmarrësve në takim. Në këtë takim u bënë 120 anëtarësime të reja në LSI të cilët ishin intelektualë të rinj me vizion dhe energji.
Gjithashtu Kryetari i Komunës së Vëndreshit Sulejman Dervishi mori teserën e LSI duke u bërë kështu anëtar i saj.  
Gjatë këtij takimi Kryetari i LSI përsëriti se kërkon nga qeveria ndërhyrje të menjëhershme dhe marrjen e masave për përmbytjet e shkaktuara si në Çorovodë ashtu edhe në Poliçan. Pastaj duke u ndalur në p/buxhetin e vitit 2006 Meta tha se ky është një buxhet që nuk garanton ritme të larta të zhvillimit të vendit dhe luftë efikase kundër varfërisë. Përkundrazi u shpreh Meta ky ky buxhet rrezikon të shtojë më tepër problemet sociale dhe ekonomike duke thelluar varfërinë veçanërisht në zona të thella siç është Skrapari. Gjithashtu Meta u shpreh se buxheti i vitit 2006 i paraqitur nga Qeveria Berisha rrëzon disa nga premtimet kryesore që PD erdhi në pushtet.
0x323030352d31322d3032 AKTIVITETE 21:49)”

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on Kryetari i LSI në Skrapar pas përmbytjeve. Qeveria të marrë masa urgjente për riparimin dhe kompensimin e dëmeve