Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta përshëndet deklaratën e përbashkët të Partive Politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta përshëndet deklaratën e përbashkët të Partive Politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe angazhimin e tyre për të ndërtuar një platformë të përbashkët politike në shërbim të prosperitetit dhe stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta mirëpriti dakortësinë dhe vendosmërinë e tyre për zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e të drejtave të plota kushtetuese e rolit shtet-formues të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

  1. Meta mendon se fryma e kësaj marrëveshjeje është një ogur i mirë që tregon për përgjegjshmërinë në rritje të faktorit politik shqiptar ndaj çështjeve me rëndësi kombëtare e rajonale dhe beson se kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit është i bindur se ky akt i rëndësishëm politik është një gur i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kryetari Meta inkurajon Partitë Politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë të respektojnë dhe të zbatojnë seriozisht këtë marrëveshje, të rëndësishme jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por për të gjithë faktorin shqiptar në rajon dhe për të ardhmen e tij euroatlantike.

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta përshëndet deklaratën e përbashkët të Partive Politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë