Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta reagon ndaj ndalimit të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta u befasua nga lajmi për ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj nga policia franceze në bazë të një urdhër të vjetër arresti të lëshuar nga Serbia.
Kryetari Meta beson se autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së.
Kryetari Meta thekson se ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit.
Z. Meta u bën thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast e për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta reagon ndaj ndalimit të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj