Kryetarja e LSI, Kryemadhi: Opozita, axhendë surprizë për Ramën, vetting-u i politikanëve dhe lufta ndaj krimit emergjencë kombëtare

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat nga Durrësi ku është mbledhur opozita, ka treguar se Vetting-u i politikanëve është emergjencë kombëtare.

Sipas Kryemadhit, opozita do të vijë me një axhendë surprizë për kryeministrin Rama, teksa nuk ka hezituar për t’i kthyer përgjigje edhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, duke theksuar se opozita e ka kryer procesin e saj të Vetting-ut.

“Kjo është qesharake. Toyota Yaris nuk ishte e opozitës. Ajo ishte e Taulant Ballës. Kështu që ska pse t’i trembet opozita Vetting-ut. Opozita e ka bërë vetting-un e saj. Ata të thonë janë pro apo kundër vetting-ut. Dhe kjo është mëse e qartë. Shqiptarët presin me padurim pastrimin e klasës politike nga ata që merren me Toyota Yairs, nga ata që merren me trafikimin e kokainës nga Kolumbia dhe të gjithë segmentët e tjera kriminale të cilët kanë uzurpuar dhe kanë grabitur jetën e shqiptarëve. Kjo është mëse e qartë dhe shqiptarët e kanë shumë të qartë. Çdo aludim apo fshehje emocionale që ata kanë apo makth brenda vetes së tyre e kanë të pamundur ta shmangin duke u çfokusuar. Opozita është mëse e qartë në aksionin e saj politik. Ne po presim nëse janë pro apo kundër Vetting-ut të politikës dhe ndërkohë vazhdojmë aksionin dhe axhendën tonë politike. Nuk mund të na ndërhyjnë dot më çdo ditë dhe më shumë. Po të ishim gabim ne nuk do të na afroheshin partitë e tjera politike dhe Edi Rama nuk do të ngelte vetëm”, ka thënë Kryemadhi.

PRONONCIMI I PLOTË:

Ky qytet që tashmë dihet nga të gjithë shqiptarët, ashtu si e gjithë Shqipëria është i kapur dhe drejtohet nga bandat e dorgës dhe krimit të organizuar.

Aksioni i opozitës nuk ka më ndalesë, do të vazhdojë  dhe do të ecë përpara në të gjithë hapat e tij dhe në axhendën, të cilën çdo ditë e më shumë po e pasuron me aktivitete dhe informacionet e duhura, ku katër grupet e punës të cilat janë ngritur, bënë një raportim të qartë të të gjithë situatës, teksa çdo ditë e më shumë bëhen më flagrante shkeljet dhe uzurpimi që bandat dhe krimi i organizuar i kanë bërë shtetit shqiptar.

Ajo që ngriti sot opozita është shumë e qartë, emergjenca kombëtare për çlirimin e shtetit nga krimi i organizuar, situata me krimin e cila po ngarkohet çdo ditë e më shumë, duke vazhduar si hap të parë kryesor vettingun ndaj politikanëve, sepse vetëm në këtë mënyrë  ne do të kemi shansin pët ta çliruar.

Vettingu ndaj politikanëve është ai proces, i cili ndan shapin nga sheqeri, ndan krimin nga politikanët të cilët sot janë ulur këmbëkryq në karriget e qeverisë, janë ulur këmbëkryq në karriget e Parlamentit.

Më pas hapat e tjerë janë të shkruara dhe grupet e punës po punojnë, ndërkohë që e gjithë opozita sa vjen e konsolidohet më shumë,partitë politike po shtohen më shumë, grupet dhe faktorë të tjerë politikë po i bashkohen frontit opozitar dhe përballë nuk ka gjë tjetër. Përballë ka një Parlament të grabitur nga bandat dhe duart e Edi Ramës, i cili tashmë ka mbetur i vetëm dhe kërkon të manipulojë çdo gjë për atë që kërkon.

Ajo ç’ka ne mendojmë dhe që është shumë e rëndësishme është angazhimi i të gjitha strukturave të opozitës pa dallim të idealeve politike, sepse tashmë idealet politike janë bërë minimale dhe nuk ekzistojnë më. Sot e vetmja ndasi është ndasia nga krimi i organizuardhe me atë grup që ka kapur dhe ka uzurpuar qeverinë shqiptare.

Gazetarja: Znj. Kryemadhi si do vazhdojë aksioni opozitar? Do të vazhdojë në këtë mënyrë duke shkuar nga një qytet në tjetër qytet për të zhvilluar Kuvendin parallel, apo do të ketë rikthim në Parlament?

Aksioni opozitar është mëse i qartë. Do të fillojmë të presim nëse Edi Rama është pro apo kundër Vetting-ut dhe ajo çka mendoj unë se është shumë e rëndësishme është që të jeni të bindur që axhenda e opozitës është mëse e qartë dhe do të jetë shumë aktive. Do të jetë e pabesueshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për ju gazetarët.

Ditën e sotme në Parlamentin  e Shqipërisë ka folur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i cili është shprehur lidhur me Vetting-un në politikë se opozita i trembet ndërkombëtarëve dhe kjo është arsyeja sepse ajo vjen me një draft të sajin. Si i përgjigjeni kësaj akuze?

Kjo është qesharake. Toyota Yaris nuk ishte e opozitës. Ajo ishte e Taulant Ballës. Kështu që ska pse t’i trembet opozita Vetting-ut. Opozita e ka bërë vetting-un e saj. Ata të thonë janë pro apo kundër vetting-ut. Dhe kjo është mëse e qartë. Shqiptarët presin me padurim pastrimin e klasës politike nga ata që merren me Toyota Yarsi, nga ata që merren me trafikimin e kokainës nga Kolumbia dhe të gjithë segmentët e tjera kriminale të cilët kanë uzurpuar dhe kanë grabitur jetën e shqiptarëve. Kjo është mëse e qartë dhe shqiptarët e kanë shumë të qartë. Çdo aludim apo fshehje emocionale që ata kanë apo makth brenda vetes së tyre e kanë të pamundur ta shmangin duke u çfokusuar. Opozita është mëse e qartë në aksionin e saj politik. Ne po presim nëse janë pro apo kundër Vetting-ut të politikës dhe ndërkohë vazhdojmë aksionin dhe axhendën tonë politike. Nuk mund të na ndërhyjnë dot më çdo ditë dhe më shumë. Po të ishim gabim ne nuk do të na afroheshin partitë e tjera politike dhe Edi Rama nuk do të ngelte vetëm.

Në rast se qeveria nuk do të pranojë të negociojë, në fakt kryetari Basha ka deklaruar se nuk do të ketë negociata por në rast se hidhet poshtë, çfarë reagimi do ketë nga opozita?

Opozita është shumë e qartë. Ju thashë do të jetë një axhendë shumë surprizuese jo vetëm për qeverinë e Z. Rama por edhe për ju gazetarët.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Kryetarja e LSI, Kryemadhi: Opozita, axhendë surprizë për Ramën, vetting-u i politikanëve dhe lufta ndaj krimit emergjencë kombëtare