LSI tryezë për problemet sociale dhe ekonomike të Kombinatit në Tiranë

LSI tryezë për problemet sociale dhe ekonomike të Kombinatit në Tiranë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) organizoi sot një tryezë për probleme ekonomike dhe sociale në zonën e Kombinatit në Tiranë. Në këtë tryezë ku ndodheshin banorë të zonës dhe specialistë të mjedisit dhe përfaqësues të sindikatave ishin edhe Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta Sekretari i Përgjithshëm i LSI z.Petrit Vasili dhe N/Kryetarja znj.Filloreta Kodra si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Tiranës zj.Monika Kryemadhi.
Takimin e hapi kryetari i Komitetit Drejtues të LSI për zonën e Kombinatit z.Guri Seferi i cili u shpreh se të tilla takime ku ngrihen probleme dhe shqetësime të zonës në aspektin social apo ekonomik dhe paraqitja e alternativave për zgjidhje janë mjaft pozitive.
Ndërkaq duke e marrë fjalën në këtë takim Presidenti i Shoqatës së Ambjentalistëve u shpreh se “ky është një nga rastet e pakta dhe të veçanta që forca të caktuara politike organizojnë në dobi të shëndetit të qytetarëve dhe të komunitetit duke u përpjekur që të marrin masat dhe të japin rekomandimet e duhura sesi mund të përmirësohet mjedisi në një zonë të caktuar.
Konkretisht qytetarët e këtij qyteti të vogël si Kombinati që tashmë nuk është një qytezë por i përket një qyteti të madh vuan nga një problem shumë stresant që hyn në zinxhirin e jetës së tij në jetën shëndetësore deri në lindjen dhe shfaqjen e sëmundjeve kanceroze.
Sazan Guri duke vazhduar më tej tha se “Kombinati vuan nga një problem shumë serioz si ai i mbetjeve urbane dhe përbën një rast unikal në botë sepse kudo mbetjet urbane nuk arrijnë të trajtohen qoftë edhe zero përqind. Kjo është një mangësi e madhe por edhe detyrim ndaj qytetarëve të cilët kanë mundësi që me përgjegjësinë e tyre të ngrejnë zërin dhe të marrin përsipër në bashkëpunim me forcat shkencore me shoqatat ambientale me qeverisjen vendore dhe lokale deri te forcat e opozitës që këtë të keqe të madhe ta kthejnë në një të mirë të madhe. Dhe kjo gjë është shumë e thjeshtë. Shqipërisë nuk i mungojnë as legjislacioni mjedisor as ekspertët as studimet dhe as donatorët. Atëherë si është e mundur që ne të vuajmë nga ky përçudnim natyror kur grupi me të cilin unë punoj për ambientin kemi projekte konkrete se si trajtohen mbetjet urbane të Tiranës Durrësit dhe Kavajës. Kemi edhe projekt-konkret se si mund të rikuperohet zona e Sharrës por ne ngrejmë të gjithë sytë nga qielli.
Ne jemi gati të komunikojmë me qytetarët dhe të bashkëpunojmë me forca të caktuara politike që të marrim përsipër ta zgjidhim problemin e mbetjeve urbane në dobi të komunitetit.
Ndërkaq z. Gëzim Tushe përfaqesues i sindikatës së arsimit në Kombinat tha se problemet e arsimit në zonën e Kombinatit janë të shumta. Një ndër problemet kryesore është mbingarkesa e klasave me nxënës si në shkollat e ciklit të ulët apo të mesëm. Mesatarisht një klasë përbëhet nga 40 deri në 50 nxënës. Një gjë e tillë ndikon shumë në cilësinë e orës së mësimit madj e bën thuajse atë të pamundur. Po kështu mungojnë mjetet didaktike laboratorët e lëndëve përkatëse. Tekset shkollore janë shumë të mbingarkuara dhe nuk u përgjigjen kërkesave të kohës. Kemi shkolla në Kombinat të cilat e vazhdojmë mësimin me tre turne në kushte të vështira dhe po punohet me ritme shumë të ngadalta për rikonstruksionin e shkollave.
Et’hem Shukulli përfaqësues i zonës për legalizimet u shpreh se “nisma e ndërmarrë në vitin 2001 nga ish-kryeministri Ilir Meta ishte një shpresë për ta bërë realitet dhe për të zgjidhur procesin e legalizimeve e cila u pengua më vonë nga qeveria Nano. Edhe në vitin 2005 po ndodh e njëjta gjë. Berisha premtoi se deri në fund të dhjetorit do të realizonte 50% të legalizimeve por në ditën e 99 të qeverisjes së tij Berisha e harroi këtë proces për të filluar në vitin 2006.
Pali Xhori kryetari i Komisionit politik për papunësinë në Kombinat u shpreh se “ne kemi bërë një propozim qeverisë që ambjentet e Kombinatit të cilat janë të lira duhet të shfrytëzohen për disa minifabrika të vogla tekstili në mënyrë që të ulim nivelin e lartë të papunësisë këtu në Kombinat. Siç dihet Kombinati ka një numër të madh të papunësh dhe duhet të bëjmë diçka për punësimin e njerëzve. Përsa i përket problemit urbanistik sepse në një kohë kur transporti në Kombinat ka qenë një nga linjat më model është kthyer një nga linjat më problematike dhe është jashtë funksionit. Një gjë e tillë pengon jashtëzakonisht banorët e Kombinatit në jetën e tyre të përditshme.
 
Duke marrë fjalën në këtë takim Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta u shpreh se “dua të vlerësoj qëllimin e këtij takimi për të diskutuar disa nga problemet më të mprehta që ka zona e Kombinatit sidomos tani kur mbas gati 5 muajsh nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme dhe mëse 100 ditë nga puna e qeverisë së re të zotit Berisha secili prej jush dhe të gjithë ata që kanë votuar në 3 korrik mund të bëjnë një bilanc të asaj që ka ndodhur gjatë kësaj kohe në drejtim të mbajtjes së premtimeve përballë elektoratit. Sigurisht që nuk është e nevojshme për tu sforcuar për të argumentuar dështimin e plotë dhe të dukshëm të qeverisë aktuale pothuasje në të gjitha premtimet të cilat ajo ka bërë gjatë kësaj kohe. Edhe përgjysmimi i taksave për biznesin e vogël që ishte në dukje një mbajtje e premtimit të bërë sikurse e pamë u zhvlerësua totalisht nga kostoja e jashtëzakonshshme që pësoi i gjithë biznesi nga keqmenaxhimi i krizës energjitike. Për të mos folur pastaj për premtimet e tjera të cilat pa asnjë diskutim janë tërësisht të falimentuara. Unë do ta nisja në rradhë të parë me problemin e mjedisit në zonën e Kombinatit. Është një problem i mprehtë dhe që kërkon një zgjidhje e reagim të shpejtë nga ana e shtetit nga ana e qeverisë nga ana e komunitetit dhe nga ana e shoqërisë civile. Për këtë do të falenderoja edhe zotin Sazan Guri i cili është këtu i pranishëm dhe në emer të shoqatës së ambientalistëve që ai drejton dhe që i cili shprehu shqetësimin dhe angazhimin për të ndërgjegjësuar më tej opinionin publik dhe qeverinë për një zgjidhje emergjente. Pasi nësë do të vazhdohet të tolerohet kjo situatë ky mostrajtim i plehrave dhe i gjithë mbetjeve që ndotin gjithë kryeqytetin por në vaçanti që helmojnë çdo minutë banorët e komunitetit të Kombinatit padyshim që pasojat do të jenë shumë të madha dhe do të jenë afatgjata.
Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se “natyrisht që problemet e tjera janë imediate dhe afatgjata. Problemi i shërbimit urban tashmë është një problem i cili seriozisht e mban Kombinatin ende të izoluar nga pjesa tjetër e jetës së kryeqytetit dhe që kërkon një zgjidhje të shpejtë. Unë jam në favor të një zgjidhje e cila përputhet me konceptit e vetë tregut të shërbimit urban. Kjo kërkon një zgjidhje praktike. Ashtu sikurse jam i bindur që problemet e arsimit dhe të papunësisë janë probleme immediate dhe janë probleme afatgjata. Në këtë drejtim unë do të nënvizoja se edhe projektbuxheti që ka ardhur për arsimin pavarësisht nga një rritje e pagës që sjell për arsimtarët përsëri pothuajse nuk ndryshon asgjë thelbësore në shërbimin arsimor pasi investimet në këtë sektor janë më të ulëta se sa një vit më parë. Kjo do të thotë se do të ketë mundësi  të pakta për të përmirësuar kushtet e shkollave aktuale por jo vetëm kaq por nuk do të bëhet fjalë për të ndërtuar shkolla të reja dhe kapacitetet e reja të cilat do të sjellin atë normalizim të numrit të nxënësve për klasë i cili dihet që tashmë është jashtë çdo standarti dhe që kërcënon seriozisht cilësinë e mësimdhënies dhe edukimit të gjeneratave të reja. Po kështu duhet përmendur fakti që qeveria nga rritja që ka premtuar për vitin e ardhshëm anulloi në mënyrë të nëjanshme dhe të padrejtë një marrëveshje me sindikatën e arsimtarëve për të bërë një rritje pagash që nga 1 shtatori i këtij viti. Një gjë e tillë është e papranueshme pasi pavarësisht se kjo ishte nënshkruar nga qeveria e mëparshme përsëri qeveritë kanë një vazhdimësi dhe trashgëojnë detyrimet që marrin aq më tepër në një sektor të tillë siç është arsimi. Përsa i përket problemeve të papunësisë mendoj që janë probleme të cilat kërkojnë një angazhim më të madh në drejtim të nxitjes së investimeve private dhe sidomos të atyre lloje investimesh të cilat mund të punësojnë më shumë njerëz më shumë banorë dhe në veçanti më shumë gra pasi ky besoj se është një problem imediat për Kombinatin. Në mënyrë që atë traditë si një zonë e vërtet punëtore Kombinati ta ruajë dhe ta shfrytëzojë për një standart më të mirë jetese. Këtu duhet parë mundësia për të diskutuar me komunitetin e biznesit me Dhomën e Tregëtisë

LSI takim në Përrenjas dhe Korçë

” LSI takim në Përrenjas dhe Korçë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së z.Petrit Vasili së bashku me N/Kryetaren e LSI znj. Filloreta Kodra dhe anëtarin e Komisionit Ankimor të LSI z.Avenir Shehu zhvilluan sot një takim me strukturat drejtuese të LSI në  Përrenjas. Në këtë takim merrnin pjesë edhe dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të LSI së kësaj zone. Gjithashtu në takim ishin edhe kryetari i LSI së Elbasanit dr.Bujar Kllogjri dhe Kryetari i LSI në Librazhd z.Met Biçaku.  
Gjatë këtij takimi u evidentua puna e mirë që po bënte LSI në Përrenjas për shtrirjen e saj në komuna dhe mbulimit e të gjithë qendrave të votimit. Nga ana e drejtuesve të LSI-së është kërkuar që të afrohen më shumë intelektualë të rinj njerëz me vizion dhe me energji që kanë edhe reputacion në zonë.
Ndërkaq në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i LSI Vasili u shpreh se “duhet të intensifikohet puna për përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme të pushtetit lokal me objektiv fitoren e LSI në këto zgjedhje pasi këtë fitore e favorizon edhe kriza e thellë në të cilën ndodhet qeverisja aktuale nga njëra anë dhe konfuzioni që ka përfshirë PS nga ana tjetër.
Njëkohësisht Vasili u ndal edhe në aleancën në mes të PS-së dhe PD-së në votimin e pak ditëve më parë për ligjin e financimit të partive i cili sipas Vasilit “ishte akti i fundit tragjik i Megadushkut”.   
Ndërsa N/Kryetarja e LSI znj. Kodra analizoi dështimin e 100 ditëve të para të qeverisjes Berisha si dhe atakimin e institucioneve kushtetuese. Ajo u ndal në mënyrë të veçantë në fallsitetin e të gjithë premtimeve të Berishës që tashmë rezultojnë që paskan qenë thjesht demagogji elektorale nga ana e PD-së.  
Ndërkaq Vasili dhe Kodra zhvilluan një takim edhe me Kryesinë e rrethit të Korçës. Në këtë takim u kërkua intensifikimi i punës dhe përgatitja për zgjedhjet lokale. Gjithashtu u kërkua që LSI e Korçës të ngrejë zërin fuqishëm për çdo problem shqetësues të banorëve të këtij rrethi.
0x323030352d31322d3137 AKTIVITETE 13:59)”

Kryetari i LSI

” Kryetari i LSI z.Ilir Meta takim me strukturat drejtuese të LSI në Divjakë Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta së bashku me Sekretarin Ndërkombëtar të LSI. z.Edmond Haxhinasto dhe anëtarin e Kryesisë së LSI Prof.Tokli Thomai zhvilluan sot një takim me strukturat drejtuese të LSI në Divjakë. Në këtë takim merrnin pjesë edhe drejtues të degës së LSI-së në Lushnjë. Gjatë takimit në Divjakë u anëtarësuan në LSI duke marrë kartën e saj 40 anëtarë të rinj. Kryetari i LSI-së z.Meta shpërndau teserat për pjesën më të madhe të tyre.  
Në fjalën e tij Kryetari i LSI z.Meta duke u përqendruar në zhvillimet politike u shpreh se “LSI aktualisht është e  përqendruar në disa çështje të rëndësishme. Në radhë të parë për të nxitur ecurinë e Reformës Zgjedhore në mënyrë që ajo të eliminojë fenomenin e Dushkut në të ardhmen dhe në mënyrë që të garantojë një administrim të ndershëm të proçesit zgjedhor dhe të evitojë monopolizimin e zgjedhjeve nga PD dhe PS-ja. Më pas Meta shtoi se “PS dhe PD ishin gatueset e Dushkut dhe tani meqenëse u dhanë vota partive inekzistente në proporcional dhe sipas ligjit që ishte nuk pranojnë që partitë të financohen në bazë të votave që marrin nga elektorati. Tani të dy këto parti bëjnë një relacion së bashku e sjellin në parlament dhe thonë se meqenëse u deformua proçesi i votimit më 3 Korrik dhe meqenëse votat që u takonin PD-së dhe PS-së u kaluan partive të tjera nuk është mirë që këto parti të marrin paratë që ua jep ligji. Shikoni pra sesi bashkëpunojnë këto dy forca në një moral që është moral kënete u shpreh z.Meta duke shtuar se PS dhe PD janë parti të tilla të cilat shkelin rregullat e lojës shkelin Kushtetutën e vendit dhe tregojnë qartë se janë dy forca të vjetra dy forca të kalbura dy forca që nuk kanë se çfarë t’i ofrojnë Shqipërisë.
Duke u ndalur në buxhetin e vitit të ardhshëm Kryetari i LSI-së tha se ky buxhet ka 35 për qind më pak investime për bujqësinë. Në këtë drejtim ne e shohim një përkeqësim mjaft serioz të shumë zërave të këtij buxheti që tregon qartë se bujqësia dhe ushqimi nuk përbëjnë një prioritet real për qeverinë aktuale ashtu sikurse ajo ka proklamuar vazhdimisht gjatë gjithë fushatës elektorale. Nuk shohim asnjë vlerësim të bërë i cili të jetë i materializuar në tregues  buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm. Dhe kjo nuk ka të bëjë me shqetësimin tonë për humbjen e kredibilitetit të kësaj qeverie pasi ajo ka edhe mjaft probleme të tjera të thella por përbën një shqetësim mjaft serioz për ne lidhur me rolin dhe me peshën e bujqësisë dhe të ushqimit në të gjithë politikën e zhvillimit të vendit.
Duke u shprehur për debatin e fundit lidhur me rikthimin e Gazidedes ish-Shefi i SHIK-ut para 1997 Kryetari i LSI-së z.Meta u shpreh se “ne nuk duam që Shqipëria të bëjë hapa mbrapa në drejtim të konsolidimit të institucioneve të pavaruara. Nuk duam që Shqipëria të kthehet në kohën e Gazidedes dhe Gazidedja t’u paraqitet shqiptarëve si një hero i cili mund të vinte dhe mund të vijë sa herë të dojë në Shqipëri. Pasi ne e dimë shumë mirë tha Meta se Shqipëria nuk ka nevojë për shembuj të tillë dhe për moralin e tyre i cili është morali i shkatërrimit të shtetit i shkatërrimit të institucioneve është morali i ndarjes së shqiptarëve. Ne kemi si filozofi moralin e integrimit ndaj i duhemi Shqipërisë ndaj i duhemi shqiptarëve përfundoi Kreu i LSI-së fjalën e tij.
Ndërsa në fjalën e tij Sekretari Ndërkombëtar i LSI Edmond Haxhinasto u shpreh se “ne jemi krenarë për frymën e re që ka sjellë LSI në jetën politike shqiptare. Ndryshe nga fushatat e ndryshme elektorale të cilat karakterizoheshin nga konfrontime personash e sulmesh personale si dhe nga trajtimi i pakët i çështjeve të rëndësishme të politikave dhe të zhvillimit për qytetarët në fushatën e fundit LSI u krijua por dhe hodhi në tregun politik shqiptar shumë probleme dhe një problematikë që shkonte deri te qytetari. Ajo ngriti çështjen e monopoleve jo sepse monopolet janë një temë debati i këndshëm për publikun por pasojat e tyre janë tepër të rënda për konkurencën për rritjen e prodhimit në vend por edhe për koston dhe cilësinë e jetesës së shqiptarëve. LSI hodhi çështje të tilla si emigracioni me të drejtat e shumta të emigrantëve dhe me të drejtat e tyre për të votuar. Të gjithë këtë problematikë që solli LSI-ja e rriti konkurencën politike në vend. Kjo bëri që partitë e tjera filluan të trajtojnë programe alternativa bile arritën të bënin edhe premtime shumë të mëdha. Pra dua të them që mënyra sesi u zhvillua fushata është një kontribut i madh i frymës së re që ka sjell LSI në jetën politike shqiptare.
LSI ka vazhduar të jetë një parti reformatore qoftë me qëndrimet në parlament qoftë me mënyrën e të bërit politikë. Për ne nuk ka tabu në parlament. Ne jemi një parti që orientohemi vetëm nga interesat e qytetarëve shqiptarë. Nuk kemi asnjë kompleks apo nuk emocionohemi nga akuzat e pabaza që bëhen nga partitë e tjera politike për qëndrimet tona. Nëse qytetari shqiptar është përfituesi i veprimeve tona politike tha Haxhinasto atëherë kjo është politika më e drejtë për ne. LSI ka marrë vlerësimet më të larta për aktivitetin politik të saj që nga krijimi i saj. Një rast shumë konkret ishte vizita e komisionerit të Bashkimit Europian për zgjerimin z.Oli Rehin i cili fjalën e parë që tha kur takoi delegacionin e LSI-së së kryesuar nga kryetari Meta ishte “vlerësoj kontributin aktiv që jepni në politikën shqiptare”. Dhe ky është një vlerësim i lartë.
Ndërsa anëtari i Kryesisë së LSI Prof. Tokli Thomai sqaroi alternativën e LSI për zhvillimin e bujqësisë dhe të fshatit për ta nxjerrë atë nga kriza. LSI ka një program të qartë dhe ambicioz për zhvillimin e bujqësisë dhe të fermerëve shqiptarë tha Tokli Thomai.
0x323030352d31322d3137 AKTIVITETE ”

Deklarata e kryetarit të LSI

” Deklarata e kryetarit të LSI z.Ilir Meta për ndarjen nga jeta të Presidentit të Kosovës z.Ibrahim Rugova Në këtë ditë të një dhimbjeje dhe të një pikëllimi të veçantë për të gjithë shqiptarët e Kosovës por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe timin personal dua t’i përcjell të gjithë shqiptarëve të Kosovës të gjithë institucioneve të Kosovës Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe familjes së Presidentit Rugova ngushëllimet më të sinqerta por njëkohësisht edhe solidaritetin tonë në kapërcimin e kësaj dhimbjeje të veçantë dhe njëkohësisht në realizimin e aspiratës së ëndrrës dhe të gjithë përpjekjeve të presidentit Rugova për realizimin e pavarësisë së Kosovës.
Mendoj se kjo është një ditë dhimbjeje për ndarjen me simbolin e përpjekjeve paqësore i cili e ndërkombëtarizoi dhe e bëri të njohur në perëndim dhe në të gjithë botën çështjen e Kosovës.
Por njëkohësisht besoj dhe uroj që të jetë edhe një ditë angazhimi për të realizuar amanetin e tij: Pavarësinë e Kosovës.
0x323030362d30312d3231 13:54)”

” DEKLARATE E PARTIVE PARLAMENTARE “

” DEKLARATE E PARTIVE PARLAMENTARE Rideklarojmë angazhimin tonë serioz për nevojën e ndërmarrjes së një Reforme Zgjedhore që do të kthente normalitetin dhe legjitimitetin në respektimin e standarteve për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri si kusht ky i domosdoshëm për integrimin tonë Euro-Atlantik përshendetëm frymën e përcjellë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe tavolinën e thirrur nga Presidenti i Republikës.
Me këtë seriozitet dhe angazhim pritëm edhe zhvillimin e negociatave ndërmjet dy partive parlamentare. Por ndryshe nga fryma e mësipërme në Kuvend sot u miratua një projekt-vendim i cili procedurialisht është i paraqitur në kundërshtim me të gjitha rregullat përkatëse siç parashikohet në dispozitat e rregullores së Kuvendit. Kjo procedure është shkelur për të thërmuar të gjitha partite parlamentare përveç Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në konceptimin e këtij projekt-vendimi.
Së dyti më këtë projekt vendim që tashmë është kthyer në vendim ngrihet një komision krejtësisht i ngjashëm me komisionet bipartizane i vendosur tërsisht nën kontrollin e PS dhe PD dhe që e kthejnë pjesëmarrjen e partive të tjera në një formalitet. Në këto kushte partit tona vlerësojnë përsëri se reforma po merret në nje frymë të kundërt me atë të rekomanduar në mënyrë eksplicite nga OSBE/ODIHR dhe paralajmëron dështimin e kësaj reforme të nisur në këtë mënyrë. Në këto rrethana pjesëmarrja e partive tona në komision është fiktive dhe për pasojë në distancohemi nga implikimi figurativ në një pseudo- reformë.
Për këtë kërkojmë reflektim nga PS e PD dhe nga Kryetarja e Kuvendit si dhe nga të gjitha faktorët e interesuar të vendit dhe ato ndërkombëtarë për të ndikuar në këtë reflektim si një mundësi e fundit për t’i kthyer legjitimitetin reformës konsensualitetin transparencën në kryerjen e saj si dhe pjesëmarrjen tonë aktive dhe të përgjegjshme.
 
 
Levizja Socialiste per Integrim
 
Partia Social Demokrate
 
Partia Demokrate Reformatore
 
Partia Aleanca demokratike
 
Partia Demokracia Sociale
 
Partia Agrare Ambjentaliste
 
Partia Demokristiane
 
Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut 0x323030362d30312d3139 13:53)”

Konferenca e shtypit e plotë e Kryetarit të LSI-së

Konferenca e shtypit e plotë e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta Në rradhë të parë dëshiroj që të shpreh kënaqësinë që vetëm pak minuta më parë pata kënaqësinë që së bashku me kolegë të tjerë me kryetarin e Partisë Demokracia Sociale Prof. Paskal Milo si dhe me Zëvendëskryetarin e LSI-së Prof. Pëllumb Xhufi dhe me Kryetarin e grupit parlamentar të LSI-PDS Prof.Sabit Brokaj biseduam me drejtuesit e Akademisë së Shkencave lidhur me nevojën që ka ky institucion kaq i rëndësishëm – edhe i shkencës por edhe për identitetin tonë kombëtar- për t’u mbështetur në synimet e tij e në veçanti për domosdoshmërinë e një dialogu midis qeverisë aktuale dhe këtij institucioni.

Sepse është për të ardhur keq se sinjalet që vijnë nga kryeministria nuk janë pozitive në drejtim të dialogut dhe bashkëpunimit në përgjithësi me të gjitha institucionet e pavarura.
Me këtë rast ne duam të distancohemi dhe të dënojmë prapavijën e dukshme politike të disa akuzave dhe kundërakuzave që janë intensifikuar edhe ditët e fundit në Dhomën e Tregëtisë dhe të Industrisë. Mendojmë se Dhoma e Tregëtisë- si një institucion që në vitet e fundit ka krijuar një fizionomi të saj- është e domosdoshme të mbështetet dhe jo të përçahet mbi bazë të dallimeve apo të interesave të ngushta politike.

Njëkohësisht mendojmë se nuk duhen përsëritur apo institucioneve të tjera të pavarura në fushën e sportit të njëjtat fenomene që janë vërejtur përpara vitit 1997.

Ne i kërkojmë me përgjegjësi qeverisë aktuale dhe kryeministrit aktual z.Berisha që të zhvillojë dialog me institucionet e pavarura pasi forcimi i pavarësisë së tyre është zhvillim i demokracisë në vend.
 
Zoti Meta nga Partia Socialiste ju jeni akuzuar sidomos pas takimit me Berishën se po tentoni të bashkoni forcat me Partinë Demokratike. Si është e vërteta?
 
Sulmet fëminore që vijnë nga godina e Partisë Socialiste pasi është e vështirë të thuash nga lidershipi se atje vetëm lidership nuk ka tregojnë qartë krizën e thellë në të cilën gjendet kjo forcë politike gjendje për të cilën ne shprehim keqardhjen. Megjithatë kjo është një çështje e tyre. Ne do të përpiqemi që krizën e tyre të mos e kthejmë në një krizë të të gjithë opozitës dhe aq më tepër në një krizë edhe të të gjithë vendit dhe të gjithë shoqërisë shqiptare.

Për më tepër kur sulme të tilla fëminore vijnë nga z. Majko i cili është takuar me z.Berisha edhe përpara disa viteve madje në atë takim kanë qenë edhe unë si Zëvëndëskryeministër në atë kohë janë fare absurde. Por lidershipit aktual të Partisë Socialiste nuk i pëlqen që të prononcohet për mungesën e refuzimit të ftesës që Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri njëkohësisht edhe kësaj force politike që ishte e para ftesë zyrtare që midis PS dhe LSI drejtohet që nga krijimi i LSI më 6 shtator të vitit 2004. Pra ata të cilët me të madhe trumbetonin dëshirën për gjoja bashkëpunim treguan që nuk kanë as kurajon politike e qytetare që të takohen me LSI-në. Dhe përse? Për të diskutuar lidhur mbi Reformën Zgjedhore që është një çështje e një rëndësie kombëtare e shtetërore jo thjesht partiake apo e spektrit politik të majtë apo të djathtë.
Ne nuk kemi frikë as të takohemi me kryetarin e PD-së dhe me kryeministrin aktual dhe as të ballafaqohemi me të dhe me forcën politike që ai përfaqëson. Ne nuk takohemi dhe as nuk bashkëpunojmë për të cënuar në mënyrë antidemokratike fondin e partive nga ligji për financimet ashtu siç bënë PS dhe PD që bashkëpunojmë për gjëra të vogla.
Ne as nuk i lutemi dhe as nuk i jemi lutur për çështjen e Presidentit siç po i luten ata Sali Berishës që t’ua japë presidentin që tani dhe pastaj të merren me zgjedhjet vendore apo dhe me çështje të tjera. Sepse këto deklarata që vijnë nga godina e Partisë Socialiste janë vetëm lutje që i bëhen Sali Berishës që ai t’u japë Presidentin atyre në tavolinë. Ne as i jemi lutur as ja kemi kërkuar dhe nuk e kemi fare në axhendën tonë çështjen e Presidentit sepse vendi sot e ka Presidentin i cili po përmbush detyrat e tij dhe ne e mbështesim për këtë gjë. Qëndrime të tilla që vijnë nga selia rozë tregojnë vërtet për një gjendje të rëndë në të cilën ata janë dhe ku duan të fusin edhe LSI-në ku duan të fusin në tërësi edhe politikën shqiptare e cila ka probleme shumë më të mëdha për të përballuar sot e në vijim.

Njëkohësisht unë dua të shprehem edhe njëherë tjetër përsa i takon çështjes së Presidentit meqenëse kjo është bërë një çështje e ditës nga vetë Partia Socialiste. Në rast se PS bie dakord me PD që Presidenti të zgjidhet nga populli ne nuk kemi asnjë lloj kundërshtimi. Ne nuk jemi iniciatorë të kësaj ideje sepse ne nuk mendojmë se është çështja më e rëndësishme. Çështja më e rëndësishme dhe imediate është Reforma Zgjedhore sepse për 9 muaj do të shkojmë në zgjedhjet e përgjithshme vendore dhe nuk kemi as kod as lista nuk kemi as karta identiteti dhe shumë e shumë probleme të tjera që janë imediate. Por në rast se PS bie dakord me PD për ta zgjedhur Presidentin nga populli pa cënuar përmbajtjen e Kushtetutës ne s’kemi asnjë lloj kundërshtimi. Do të marrim pjesë në këtë garë si të barabartë mes të barabartëve.

Së dyti përsa i takon aspektit moral që ngrejnë përfaqësues të ndryshëm nga PS lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Pra a është apo jo legjitim ky parlament? Dhe përse sipas tyre duhet ndjekur e njëjta analogji si në zgjedhjet me konsensus të Presidentit në vitin 2002 për shkak të një Dushku të vogël që u bë në 2001 atëherë më lejoni që tu jap një përgjigje edhe për këtë çështje. Në vitin 2001 Dushku i vogël që u bë nga socialistët në atë kohë dëmtoi në rradhë të parë Partinë Demokratike dhe opozitën e asaj kohe. Ndaj parlamenti europian nxorri një rezolutë që tashmë e njohin të gjithë ku dënoi mazhorancën e asaj kohe që të zgjidhte patjetër në konsensus me opozitën e dëmtuar Presidentin e Republikës për të kompensuar legjitimitetin e parlamentit në këtë çështje. Dhe u veprua në këtë mënyrë. Presidenti aktual është propozuar nga Partia Demokratike. Analogjia e kolegëve tanë të PS-së nuk qëndron në këtë rast. Sepse në 3 Korrik të vitit 2005 Dushku u iniciua nga Partia Socialiste dhe nuk e dëmtoi atë por nëqoftëse ka një subjekt që është dëmtuar nga Dushku i 2005-ës është Lëvizja Socialiste për Integrim. Është e vërtetë që është dëmtuar e majta. Por e majta u dëmtua sepse u dëmtua LSI dhe jo se u dëmtua Partia Socialiste. Ne nga ana jonë edhe pse jemi të dëmtuar në një mënyrë makabër nga Dushku që inicioi lidershipi i Partisë Socialiste as nuk e kemi kërkuar as nuk e kërkojmë dhe as nuk e bëjmë një çështje të rëndësishme problemin e Presidentit. Në këtë drejtim ne i ftojmë që të merren me çështje më serioze dhe më substanciale. I ftojmë drejtuesit e Partisë Socialiste të mos e konsiderojnë proçesin zgjedhor si pronë të tyre si çiflig të tyre siç edhe bënë më 3 Korrik pasi do ta kenë të pamundur që në mënyrë bllokuese dhe destruktive të vazhdojnë të mbajnë të shkatërruar proçesin zgjedhor në Shqipëri. Ne i ftojmë të mos tremben nga takimi dhe takimet me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nuk ka politikë asgjëkundi në çdo vend demokratik që nuk zhvillohet nëpërmjet takimeve nëpërmjet dialogut nëpërmjet shkëmbimit të argumentave.

Të heqin dorë nga provat e forcës ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë provë force për ta. Në këtë drejtim provën e forcës ne do të fokusohemi që ta bëjmë me qeverinë aktuale. Ata nuk na japin dot asnjë leksion sesi mund të bëhet opozita dhe sesi do të jetë dimensioni opozitar i LSI-së. Kjo është opozita e re që LSI po krijon në këtë vend. Që nuk ishte në gjendje ta bënte as Berisha për 8 vite në opozitë dhe që për fat të keq nuk janë në gjendje ta bëjnë as drejtuesit aktualë të PS-së për këto muaj që janë në opozitë. Kjo e jona është një opozitë ndaj Berishës ndaj politikave të tij të dështuara dhe jo transparente jo social-ekonomike ndaj përpjekjeve të tij për të përqendruar pushtete dhe për të dëmtuar institucione. Por ne opozitë me Shqipërinë dhe me interesat e shqiptarëve thjesht për inat të Sali Berishës apo të cilido tjetër nuk bëjmë dhe as nuk mund të bëjmë. Kjo dritshkurtësi nuk ka lidhje me vizionin që ka dhe do të ketë LSI.

Ne do të vazhdojmë jo vetëm të merremi intesivisht me Reformën Zgjedhore edhe pas ditës së enjte kur do të krijohet siç është edhe paralajmëruar ky komision- por do të vazhdojmë të merremi dhe të marrim inisiativa për çështjet më të rëndësishme që shqetësojnë shqiptarët dhe Shqipërinë. Do të vazhdojmë të mer e cila nuk duhet të humbasë si fokus i gjithë angazhimit edhe të politikës të forcave shqiptare edhe të Shqipërisë. Do të vazhdojmë të merremi me çështjen e përfundimit dhe të nënshkrimit të stabilizim -asociimit.
 
Ashtu sikurse u përmend që në fillim ne njëkohësisht vazhdojmë punën të qartë dhe të programuar për të bërë sfidën tonë të madhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme vendore

Deklarate per Media Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI-se

Deklarate per Media Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI-se z.Petrit Vasili Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh keqardhjen për reagimin e kryesisë së Partisë Socialiste ndaj fteseë së bërë nga LSI për takimin mbi problemin më të rëndësisheë që shtrohet sot për të ardhmen e Shqipërisë dhe integrimit të saj atë të Reformës Zgjedhore dhe kryerjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri.
Partia Socialiste është një nga përgjegjëset kryesore për ideimin dhe zbatimin e Megadushkut për humbjen e së majtës dhe krijimin e një Parlamenti që nuk përfaqëson vullnetin real të shqiptarëve dhe institucioneve që nuk garantojnë stabilitet. Refuzimi i ftesës është një provë e qartë e mungesës së reflektimit për manipulimin e zgjedhjeve të 3 Korrikut dhe Mega-dushkut që e inicioi kjo forcë politike.
Është zhgënjyese që pas më shumë se 15 vjet pluralizëm lidershipi i Partisë Socialiste në mënyrë tërësisht regresive dhe në mungeseë të plotë të përgjegjësisë politike kanë refuzuar ftesën duke reflektuar një sjellje anakronike dhe të pa emancipuar që përjashton logjikën e dialogut politik.
Ky qëndrim më i fundit i drejtuesve të Partisë Socialiste tregon se deklaratat për nevojën e bashkëpunimit me LSI kanë qenë vetëm demagogji dhe hipokrizi mediatike. Strategjia e PS-së vazhdon të mbetet ajo që me çdo mjet përfshirë edhe bashkëpunimin e pamoralshëm me PD-në të defaktorizojnë e likujdojnë LSI vlerat dhe parimet që ajo përfaqëson.
Ky veprim tregon qartë se kush e solli Berishën në pushtet dhe kush vazhdon të kontribuojë për ta mbajtur atë në pushtet.
LSI është e vendosur të përfaqësojë vlerat dhe aspiratat e shtresave të gjera shoqërore të një të majte europiane dhe të kontribuojë në mënyre aktive si dhe të ballafaqohet në të gjithë përpjekjet e qeverisë Berisha për të kthyer vendin prapa dhe për të ricikluar problemet e vjetra të keqverisjes. LSI është e vendosur në afirmimin e një politike të re në vend që vë në themel të saj dialogun dhe respektimin e institucioneve dhe integrimin europian të vendit.   
LSI nuk do të tërhiqet nga përpjekja e saj që përfundimisht në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme pavarësisht nga vullneti negativ i lidershipit të Partisë Socialiste.
 
Përgjigjet e pyetjeve të konferencës për shtyp
 
Cili është komenti juaj ndaj propozimit të Blushit për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga populli?
Ky eshte opinion i zotit Blushi sepse ky nuk është mesa dihet një qëndrim i institucioneve të Partisë Socialiste hedh në tregun e politikës një çështje e cila nuk është çështje aktuale. Eshtë një çështje që ka përgjigjet e duhura për arësye se Shqipëria ka një institucion legjitim të presidentit të saj dhe që funksion. Pra nuk është koha për të diskutuar për çështjen e presidentit. Problemi kryesor dhe më madhor është pikërisht Reforma Zgjedhore dhe se si administrohet vota e cila në mënyrën se si është administruar deri më sot ka prodhuar institucione të pandershme. Por njëkohësisht të folurit se si do të zgjidhet problemi i Presidentit pra me të ashtuquajturën formulën e zgjedhjes së presidentit nga populli kam parasysh vetëm dhe në mënyrë eksplicite kënaqjen e interesave të caktuara të personave të caktuar në Partinë Socialiste dhe njëkohësisht është një zgjidhje që mundëson dhe favorizon tërësisht qëndrimin e Berishës në pushtet dhe kryerjen e një mandati të plotë 4-vjeçar të tij. Për ne vota e lirë dhe e ndershme e shqiptarëve është një aspiratë që nuk pret është një aksion politik që nuk pret për dy arësye të mëdha: Kemi një palë zgjedhje të detyrueshme lokale në fund të këtij viti mbase mund të kemi edhe zgjedhje të parakohshme nuk i dihet por në bazë të gjithë këtij proçesi politik është vota e lirë dhe administrimi i ndershëm i saj pa të cilin nuk mund të ketë asnjë proçes politik të vërtet në Shqipëri.
 
A mendoni se Partia Socialiste kërkon që të evitojë LSI-në nga skena politike në prag të zgjedhjes të presidentit në vitin e ardhshëm?
Një pjesë të rëndësishme të përgjigjes sime unë u përpoqa që ta ezauroja pak më lart. Por do të thosha se në themel të kësaj nuk ka ndonjë inisiativë të principtë por do të thotë thjesht dhe vetëm zgjidhjen e problemit të presidentit nisur nga intresat tepër të ngushta të personave konkretë dhe që do të thotë një mandat të plotë dhe ezaurues të Berishës prej katër vjetësh. Ky është i vetmi kuptim politik i kësaj zgjidhje.
Ndërkohë kreyministri dhe kryetari i PD-së Berisha ka pranuar ftesën e LSI-së për reformën zgjedhore. A do të ketë një takim dypalësh nëqoftëse nuk ka do të jetë një takim trepalësh?
Problemi i bisedimeve tona ka qenë i sqaruar qartë. Ne kemi dërguar ftesa për takime të veçanta me forcat politike. Baza e dialogut tonë ka qenë një dialog dypalësh ku të gjitha forcat politike këmbejnë opinione politike me njëra-tjetrën. Ju kujtoj faktin se në platformën zgjedhore që ne u kemi dërguar të gjitha partive politike në 21 tetor të vitit 2005 dhe që vuri në lëvizje edhe mekanizma të tjerë të diskutimit të kësaj teme të gjerë shumë përpara se të diskutohej kjo ftesë e drejtëpërdrejtë në bazë të kësaj platformës kishim edhe ftesën për dialog me secilën nga partitë e interesuara për këtë çështje. Kështu që në rastin konkret nuk ka asnjë ndryshim lidhur me pozicionin tonë. Pra ne jemi për dialog jo vetëm drejtëpërdrejtë me zotin Berisha si një përfaqësues i një partie me peshë në parlament por edhe me këdo parti të interesuar.
LSI do ta përkrah ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e prokurorit të përgjithshëm Theollori Sollaku?
Ne kemi qenë krejtësisht të qartë në pozicionin tonë lidhur me institucionet kushtetuese të shtetit shqiptar dhe është kaq e vërtetë sa që jemi e vetmja parti pavarësisht nga zhurma e madhe që bën Partia Socialiste që kemi dorëzuar edhe ankimin përkatës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ndryshimin e rregullores për votimin e hapur që në një interpretim politik të qartë kishte të bënte thjesht dhe drejtëpërdrejtë me prokurorinë dhe institucionin e prokurorit të përgjithshëm. Pra së bashku me ankimimin ne kemi tërë qëndrimin politik lidhur me këtë çështje.
 
Ndërkohë zoti Majko ka aluduar dje se midis LSI-së dhe Berishës mund të ketë një kompromis. Cili është reagimi juaj?
Zoti Majko duhet të ketë ngatërruar me siguri kompromisin e Blushit me Berishën dhe jo të LSI-së me Berishën. 0x323030362d30312d3131 13:51)

Deklarate per Media mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI

Deklarate per Media mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI z.Petrit Vasili Kryetari i LSI z.Ilir Meta i ka derguar sot nje ftese zyrtare per takime te vecanta kryetarit te PD dhe te PS per te diskutuar lidhur me ceshtjen me te rendesishme ate te votes se lire dhe te ndershme edhe si nje kusht themelor per   integrimin europian te vendit

Duke e konsideruar çeshtjen me madhore dhe me te rendesishme per Shqiperine edhe shqiptaret voten e lire te qytetareve Levizja Socialiste per Integrim  ka ndermarre hapa shume te rendesishme ku hartimi i platformes per Reformen Zgjedhore qe iu dergua te gjitha partive ka qene shprehja me e qarte e qendrimit te vertete dhe konkret te saj per te rikthyer legjitimitetin e humbur votes se shqiptareve.
 
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) është thellesisht e shqetësuar për mungesën e plote te vullnetit dhe zvarritjen e qellimshme që po i bëhet Reformës Zgjedhore nga PD dhe PS qe jane njekohesisht edhe pergjegjeset kryesore për deformimin dhe vjedhjen e votes dhe vendosjes se standartit te Megadushkut ne vend te standarteve demokratike europiane per zgjedhje te lira e te ndershme.
 
Pavarësisht se komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore duhej të ishte ngritur brenda muajit dhjetor të vitit të shkuar ende konstatohen zvarritje të qëllimshme dhe tendenca të dukshme nga  PD dhe PS per te frenuar procesin dhe konservuar kontrollin absurd mbi procesin zgjedhor.
 
LSI denoncon demagogjinë e PD dhe PS mbi veton treshe në komisionin parlamentar për procesin e Reformës Zgjedhore duke e konsideruar ate thjesht një mashtrim qe synon monopolizimin e procesit të Reformës Zgjedhor prej tyre dhe qe nuk garanton aspak zgjedhje të lira dhe të ndershme por ruan vazhdimesine e procesit te vjedhjes dhe deformimit te votes dhe per pasoje edhe te institucioneve qe rrjedhin nga ajo duke rrezikuar seriozisht demokracine dhe stabilitetin e vendit.
 
Per keto arsye te medha Kryetari i LSI z.Ilir Meta i ka derguar sot nje ftese zyrtare per takime te vecanta kryetarit te PD dhe te PS per te diskutuar lidhur me ceshtjen me te rendesishme ate te votes se lire dhe te ndershme edhe si nje kusht themelor per   integrimin europian te vendit. 0x323030362d30312d3036 13:50)

Konferenca për shtyp e zv.Kryetarit te LSI

” Konferenca për shtyp e zv.Kryetarit te LSI Prof. Pëllumb Xhufi Lëvizja Socialiste për Integrim e ka konsideruar reformën në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor si një prioritet të lartë i cili ka të bëjë me të ardhmen e afërt dhe të largët të vendit ka të bëjë me fatet e tij ka të bëjë edhe me fytyrën që do të ketë shoqëria shqiptare në vitet që do të vijnë. Në këtë aspekt ne kemi insistuar dhe do të insistojmë vazhdimisht që kjo reformë të ketë një karakter transparent ku të përfshihen jo vetëm strukturat qeveritare por të përfshihen forcat politike të përfshihen në rradhë të parë shoqëria shqiptare dhe grupet e interesit.

Duke u bazuar në disa deklarata që janë bërë në kohët e fundit për këta elementë të kësaj reforme që po përgatit qeveria ne jemi këtu sot për të bërë disa komente dhe për të thënë mendimet tona. Në rradhë të parë është perceptimi jonë se reforma e konceptuar nga qeveria e mazhorancës aktuale nuk ka të bëjë me përmbajtjen se sa me formën. Synimi kryesor që ajo ka është vendosja e kontrollit politik mbi strukturat universitare. Ky na duket është qëllimi i propozimit të fundit që ka bërë Ministria e Arsimit sipas të cilës zgjedhja e dekanëve dhe e rektorëve të Universiteteve nuk do të bëhet më nga Këshillat e Fakulteteve apo nga senatet akademike por do të bëhen nga një bord i posaçëm i cili funksionon pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe që drejtohet nga ministry e që është kompozuar nga kjo ministri. Nga ana e saj qeveria dhe me këtë nënkuptoj kryeministrinë nëpërmjet këshilltarit për arsimin e shkencën në zyrën e kryeministrin ka shfaqur idenë e tij që mendojmë se janë edhe idetë e kryeministrit sipas të cilit zgjedhjen e rektorëve dhe e dekanëve do ta bëjë një bord që do të zgjidhet nga qeveria. Jam i bindur se me qeveri këshilltari i kryeministrit nënkupton pikërisht kryeministrin i cili do të zgjedhë të gjithë dekanët dhe rektorët e fakulteteve. Ne e konsiderojmë këtë thyerje të ligjit aktual mbi arsimin e lartë dhe këtë formë të zgjedhjes së organeve drejtuesve nëpër universitetet tona si një shkelje të hapur të autonomisë universitare e cila deri tani ka bërë hapa të druajtura gjithsesi ka bërë hapa të cilat duhen çmuar.

Ne e konceptojmë reformën në arsimin e lartë jo si një akt kirurgjikal pra të ndares të prerjes të çbërjes së gjithçkaje të mirë që është bërë. Reformën e kuptojmë ashtu si ajo duhet të jetë në të vërtetë si një akt i cili sjell vlera të reja dhe që zhduk e çbën difeketet e konstatuara. Në këtë kuptim kjo reformë nuk është aspak një reformë e vërtetë. Ajo ka si qëllim që të reduktojë autonominë univeristare dhe ajo çka është më e rënda ajo godet drejtëpërsëdrejti demokracinë nëpër universitetet tona. Gjë akoma më e rëndë sepse ne mendojmë se demokracia ka lindur pikërisht në auditoret e universiteteve.

Ne kemi shprehur tashmë kritika të forta edhe ndaj ideve të hedhura nga grupi i posaçëm i ngritur nga Kryeministri për reformën në Akademinë e Shkencave dhe në kërkimin shkencor në përgjithësi. Siç e dini projekti i qeverisë parashikon që të çbëjë tërësisht Akademinë e Shkencave. Dhe me Akademi të Shkencave nënkuptoj pikërisht insitutet shkencore të cilët mbulojnë aktivitetin shkencor deri tani në Shqipëri. Ideja për ti shkrirë këto institute dhe për ti bashkangjitur në fakultetet përkatëse është e barasvlefshme me një asgjësim total të shkencës Nuk është aspak një justifikim sipas LSI-së sjellja e përvojave të tjera në Europë. Sepse ne e dimë që Akademitë funksionojnë edhe sot e kësaj dite në shumë vende të Europës jo vetëm të rajonit tonë por edhe në vende europiane si Austria Suedia etj. Por edhe në ato vende ku Akademitë janë shkrirë dhe kërkimi shkencor i ka kaluar si atribut i Universiteteve dhe aty një gjë e tillë është bërë pas qindëra vjetëve aktiviteti të Akademive ku këto Akademi kanë zbatuar dhe kanë zgjidhur detyrat fondamentale të shkencës në vendet përkatëse. Në gjykimin tonë është një krim që pas vetëm 30-vjetësh veprimi të Akademisë së Shkencave qeveria e sotme parashikon ta asgjësojë. Kjo do të ishte një goditje e pallogaritshme për kërkimin shkencor por edhe për vetë jetën univeristare në Shqipëri.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë luftën e saj në këtë drejtim. Ne do të kërkojmë interpelancë me Ministrin e Arsimit dhe të Shkencës dhe do të kërkojmë të sensibilizojmë në vazhdimësi edhe opinionin publik për të parandaluar reformën në arsimin e lartë dhe në shkencë ashtu siç është konceptuar nga qeveria aktuale.

Pyetje: PS ka deklaruar se nuk do të heq dorë nga vetoja për komisionin e reformës zgjedhore. Ju si e konsideroni këtë deklaratë?

Pergjigje: N.q.s kjo është e vërtetë kjo do të ishte një provë tjetër që në disa parametra për fat të keq udhëheqja aktuale e Partisë Socialiste është katandisur edhe më keq se sa qeveria aktuale. Të vësh veton mbi disa çështje që kanë
të bëjnë me të ardhmen e vendit me të ardhmen e institucioneve të këtiij vendi në kundërshtim me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe të komunitetit ndërkombëtar do të thotë që të kesh devijim të madh në rrugën e demokracisë.
0x323030362d30312d3331 13:50)”

Konferencë për shtyp e Kryetarit të LSI

Konferencë për shtyp e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit Jemi sot përpara jush dhe opinionit publik për të dënuar ashtu sikurse edhe dje në seancën parlamentare vendimin e miratuar nga mazhoranca për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Ose ndryshe amendamentin për eleminimin e votimit të fshehtë që është pa dyshim një nga goditjet më serioze që i jepet sistemit demokratik në vend dhe sidomos demokracisë parlamentare. Në këtë kuptim eleminimi i votimit të fshehtë nga procedurat parlamentare nga maxhoranca aktuale është një goditje politike ndaj sistemeve të pavarura Kushtetuese është një përpjekje për t’i kapur dhe për t’i dhunuar ato është një goditje mjaft serioze ndaj demokracisë parlamentare në tërësi. Në aspektin ligjor kushtetues argumentat kryesore që e bëjnë këtë amendament të papajtueshëm janë: Së pari është shkelur rregullorja e Kuvendit lidhur me procedurat e shqyrtimit të amendamenteve pasi në mënyrë të pa motivuar ky amendament u fut për shqyrtim me proçedurë të përshpejtuar ku rregullorja në fuqi e Kuvendit nuk e lejonte këtë gjë. Së dyti ndryshimi i rregullores së Kuvendit u bë në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca duke shkelur konsensusin e mëparshëm që bëri të mundur miratimin e rregullores së Kuvendit. Në rastin konkret maxhoranca nuk mori parasysh asnjë sugjerim apo vërejtje dhe nuk respektoi domosdoshmërisht nevojën e konsensusit për ndryshimin e rregullores. Së treti ky amendament pra ky vendim eleminoi zbatimin e nenit 60 të rregullores së Kuvendit për mënyrën e votimit për çështje që kanë të bëjnë me persona e ciala parashikon një proçedurë votimi të fshehtë në këto raste. Në aspektin ligjor kushtetues është shkelur përcaktimi i bërë në Kushtetutë për mënyrën e shkarkimit të organeve kushtetuese. Në çdo rast Kushtetuta parashikon që anëtarët e organeve kushtetuese ashtu sikurse emërohen ashtu shkarkohen me akt personal dhe nominal i cili domosdoshmërisht kërkon një proçedurë të fshehtë votimi. Ngritja e komisionit hetimor dhe raporti i paraqitur prej tij pa dyshim nuk ka të bëjë me votimin e shkarkimit të tij por me paraqitjen e situatës pra të çështjes së hetuar pra vepron parimi Imiçman-it. Miratimi i raportit të Komisionit Hetimor bëhet me votim të hapur ndërsa shkarkimi kërkon votim të fshehtë domosdoshmërisht. Ata të organeve kushtetuese ashtu si edhe për emërim dhe shkarkim kërkojnë votim të fshehtë. Neni 87 i Kushtetutës shprehet qartë se Presidenti i Republikës psh zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat dhe anëtarët e tjerë të organeve kushtetuese zgjidhen me votim të fshehtë. Si pasojë edhe shkarkimi duhet të jetë i fshehtë pasi garanton autoritetin dhe mbrojtjen e këtyre institucionve. Pasi në dallim nga mocioni i mosbesimit ndaj Kryeministrit që është votë politike dhe e hapur zgjedhja apo shkarkimi i organeve kushtetuese nuk ka natyrë politike. Këto janë disa nga argumentat që Lëvizja Socialiste për Integrim ka parasysh për të vendosur sot ankimimin ndaj këtij vendimi në Gjykatën Kushtetuese si të papajtueshem me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës. Për këtë çështje do ti drejtohemi edhe institucionve ndërkombëtare të cilat janë bashkëautore të rregullores së Kuvendit dhe që kanë investuar jo pak në këtë drejtim në mënyrë që Kuvendi i Shqipërisë të ketë një rregullore demokratike në respekt të vetë demokracisë parlamentare që përfat të keq është dhunuar dje në mënyrë brutale dhe të papranueshme.
 
 
Pyetje: A mendoni se ka patur qëllime konkrete për ndryshimin e rregullores së Kuvendit?
Mendoj se qëllimet konkrete janë të qarta. Mjafton të vëreni fjalimet e kryeministrit Berisha apo disa nga titujt kryesorë të gazetave që mbështesin qeverinë ndaj disa institucioneve të pavarura nga qeveria që paralajmërojnë shkarkime të natyrës politike dhe tërësisht arbitrare. Në rast se nuk kishin qëllime të tilla konkrete atëherë përse duhej të shkelej rregullorja e Kuvendit përse duhej që për herë të parë më në fund pas kaq kohësh të mos pranohej konsensusi për ndryshimin e rregullores pasi ajo është bërë me konsensus të plotë dhe në çdo rast konsensusi duhej të respektohej. Dhe përse me kaq nxitim pikërisht tani në fund të vitit kur parlamenti ka gjëra shumë më të rëndësishme për të diskutuar siç është edhe diskutimi për projektbuxhetin.
Pyetje: Sipas jush cili është rezultati i 100 ditëve të para të qeverisë Berisha?
Nuk ka asnjë rezultat konkret serioz dhe aq më tepër impresionues nga qeverisja e 100 ditëve në drejtimin pozitiv apo të shpresave të paktën të atyre që ata kanë votuar për Partinë Demokratike më 3 korrik. Përkundrazi ne vërejmë akumulim problemesh edhe ekonomike edhe sociale. Mjafton të përmendim këtu agravimin e jashtëzakonshëm të krizës energjitike dhe keqmenaxhimin e saj nga qeveria aktuale. Mjafton të përmendim këtu diskriminim klasor qoftë edhe në projektbuxhetin e këtij viti ndaj disa kategorive sociale. Rasti më flagrant është ai i trajtimit të ish-ushtarakëve ku nuk po zbatohet në ligj i cili është ende në fuqi. Mjafton të përmendim se investimet publike nuk rriten aspak në krahasim me vitin e mëparshëm. Mjafton të përmendim vetë treguesin e rritjes ekonomike që parashikohet të jetë më I ulti nga ai I tetë viteve të fundit. Për më tepër shikojmë krijim problemesh sikurse është edhe rasti konkret për të cilin jemi sot para jush që tregon qartë se qeveria e zotit Berisha synon të përqëndrojë të gjitha pushtetet në një dorë të vetme që është një përvojë të cilën edhe ne edhe gjithë shqiptarët por edhe ndërkombëtarët e dinë shumë mirë se çfarë pasojash kanë sjellë në të kaluarën sidomos në vitit 1996-1997. Porn ë rast se Berisha nuk ka ndryshuar dhe të gjitha këto vërtetojnë plotësisht se ai nuk po e mban premtimin kryesor për tu sjellë ndryshe dhe për të respektuar shtetin e së drejtës për të respektuar të gjitha institucionet e tjera të cilat nuk varen nga qeveria padyshim që unë dhe të gjithë janë të bindur se Shqipëria ka ndryshuar dhe Berisha kurrë nuk mund të arrijë ato synime dhe ato qëllime të cilat i kanë vënë vetes të cilat janë të mbrapshta për demokracinë për integrimin e vendit për zhvillimin ekonomik dhe social. i vetmi premtim formal që qeveria është angazhuar por që ju mund të pyesni çdo përfaqësues të biznesit të vogël pra ai i përgjysmimit të taksave është premtimi më surrealist pasi të gjithë e dimë se kostoja mbi biznesin është rënduar në mënyrë katastrofike si rezultat edhe i krizës energjitike por edhe si rezultat i gjithë kësaj klime anti-biznes që ka krijuar qeveria e zotit Berisha.
 
Pyetje: Cili është komenti i LSI-së lidhur me hezitimin që presidenti Moisiu i ka bërë dekretimit të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtëisë?
Kemi mbështetur dhe kemi qenë inisiatorë në amendamentet në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mesa di unë edhe vetë presidenti Moisiu prej kohësh ka qenë I shqetësuar për vetëfunksionimin e KLD-së për sistemin e drejtësisë në përgjithësi por edhe për problemet e konfliktit të interesave atje dhe në sistemin e drejtësisë. Sikurse dihet këto amendamente janë miratuar nga paralamenti. Ka patur disa kontestime edhe nga forcat politike që kanë votuar kundër. Kontestime këto të cilat për mendimin tonë janë tërësisht e zgjidhme në rrugë institucionale edhe për ato forca politike që janë kundër por edhe për presidentin akoma më tepër në rast se ka patur apo ka rezerva konkrete për ndryshimet që janë bërë në këtë ligj. Në rast se ekziston shqetësimi se këto ndryshime që kanë ndodhur nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit atëherë unë dua tu kujtoj gjithë secilit se ky vend e ka një Gjykatë Kushtetuese të cilën e kemi pranuar dhe e njohim të gjithë dhe se duhet ti nënshtrohemi gjykimit të saj të gjithë. Kështu që kjo është tërësisht e zgjidhshme. Secili që ka mendimin qoftë presidenti qoftë forca të caktuara politike se këto ndryshime nuk janë në pajtim me Kushtetutën e vendit mund të ankohen në Gjykatën Kushtetuese dhe ne do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pavarësisht se cili do të jetë ai. Së dyti unë mendoj se në rast se Presidenti ka patur rezerva për këtë projektligj ai duhet të merrte më shumë përgjegjësi pasi është edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ka një përgjegjësi për funksionimin dhe efektivitetin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm për tu shprehur dhe për këtë I ka patur të gjitha mundësitë edhe institucionale qoftë nëpërmjet rikthimit të projektligjit në parlament me vërjetje konkrete. Në mënyrë që parlamenti ti rivlerësonte apo ti përmirësonte ato ndryshime që janë bërë dhe përsëri kjo inisiativë të ecte përpara në drejtim të zgjidhjes së konfliktit të interesave ose njëkohësisht nëpërmjet një kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese në rast se ka patur shqetësime përsa I takon kushtetueshmërisë së këtyre amendimeve. Ose në rast se presidenti Moisiu ka mendimin se nuk ka konflikt interesi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë edhe kjo do të ishte mirë që ti bëhej e ditur opinionit public. Për ne ka rëndësi që të gjithë kuptojmë se nevoja për reformë në drejtësi për reformë në gjyqësor është imediate dhe duhet të jetë një prioritet madhor. Sepse në rast se nuk funksionon drejtësia nuk funksionon gjyqësori në drejtim të luftës kundër korrupsionit në drejtim të zbatimit të ligjit me efektivitet e me paanshmëri atëherë nuk ka sesi të luftohet gjithë ky korrupsion i kthyer në sistem sikurse është pranuar nga të gjithë brenda dhe jashtë vendit në mazhorancë apo në opozitë. Por për këtë duhet vullnet politik. Ne si forcë politike kemi treguar vullnetin tonë politik në këtë drejtim. Në rast se ka vullnet edhe nga aktorët por edhe nga faktorë të tjerë për të bërë gjërat më mirë atëherë ata duhet të shprehen dhe duhet të japin propozimet e tyre në mënyrë konkrete. Sepse nuk mjafton të thuash se ka konflikt interesi po kështu nuk zgjidhet çdo gjë. Atëherë si zgjidhet çdo gjë? Dhe përse këta faktorë të tjerë të cilët nuk i paragjykojmë dhe se besojmë se edhe ata janë të interesuar nuk kanë marrë inisiativa më parë për ti dhënë një zgjidhje më të mirë apo më të plotë këtij problemi. Bindja jonë është se në KLD kishte dhe besoj se nuk do të ketë një konflikt të qartë interesi. Këtë nuk e ka kundërshtuar askush publikisht. Ndërkohë që mungon vullneti për të pasuruar me kontribute konkrete dhe pozitive forcimin e asaj reforme e cila do të ndihmojë në realizimin e këtij synimi për të krijuar një moral të ri për të gjithë sistemin e drejtësisë dhe për ti dhënë një kredibilitet të ri këtyre institucioneve. Unë dua të theksoj edhe njëherë tjetër se ne e mbështesim në përgjithësi rolin dhe kontributin që ka dhënë presidenti Moisu për shumë çështje të rëndësishme sidomos përsa u takon problemeve të zgjedhjeve. Edhe përpara zgjedhjeve qëndrimet e tij kanë qenë mjaft konstruktive dhe të paanshme. Por edhe tani përpjekjet e presidentit për të inicuar dhe për të nxitur një reformë zgjedhore ka qenë shumë e dobishme dhe besojmë se kontributi i tij si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të jetë edhe më i dukshëm edhe më aktiv edhe pas këtyre ndryshimeve në ligjin për KLD-në. Ne mendojmë se pavarësisht kjo inisiativë zgjidh problemin e konfliktit të interesave mendojmë se ka nevojë që të ketë inisiativa të tjera për të bërë një reformë më të plotë të vetë KLD-së të funksionimit të saj sa më efikas. Por kjo nuk do të thotë se që të bëhet një reformë e plotë që të mos bëjmë diçka që është immediate që të mos tregojmë një vullnet dhe një vendosmëri për të zgjidhur konfliktin e interesave sidomos në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Natyrisht që ne i kuptojmë qëllimet e zotit Berishës që përpiqet të gjejë hapësira apo në emër të reformave të përpiqet për të bërë ndryshime të cilat nuk do ti shërbenin konsolidimit të institucioneve të pavarura apo konsolidimit të institucionit të drejtësisë por ndryshimet në rastin e KLD-së nuk kanë lidhje aspak dhe nuk i krijojnë asnjë hapësirë dhe asnjë avantazh zotit Berisha në qëllimet e tij plot paramendime në këtë drejtim. Pasi dihet se në çdo rast shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë zgjidhet gjithmonë nga gjyqësori kështu që nuk ka asnjë mundësi për të arritur përmbysje raportesh të cilat mund ta kthenin KLD-në në një instrument partiak. Sidoqoftë unë besoj se roli i presidentit në këtë drejtim është i rëndëishëm edhe në Kushtetutë është ndoshta funksioni më aktiv si një funksion permanent ai i kryetarit të KLD-së. Por edhe besoj se kjo inisiativa e jona do ti nxisë të tërë për të menduar më shumë se në drejtësi ka nevojë për të bërë një reformë solide dhe për të zhvilluar një transparencë që është e domosdoshme për kredibilitetin për fat të keq të munguar të këtyre institucioneve.  0x323030352d31322d3238 13:49)