Selia Qendrore ne Tirane

Selia Qendrore ne Tirane 18:49

Rruga Sami Frasheri
Godina 20/10
Tirane Shqiperi

Zyra e Kordinatoreve:
Tel: +35542270412
Tel: +35542270412

Zyra e Sekretariatit:
Tel: Tel: +35542258665

Zyra Shtypit LSI :
Tel: +35542254758

Gazeta Integrimi:
Kryeredaktori – Zylyftar Bregu
Mob: +355682015310

0x303030302d30302d3030 Selia Qendrore

Takim madhështor i LSI në Pallatin e Sportit të Vlorës

Takim madhështor i LSI në Pallatin e Sportit të Vlorës

Mbi 3 mijë përkrahës të LSI qytetarë vlonjatë shprehën mbështetjen e tyre për fitoren e LSI në 28 Qershor

Meta: Eshtë Koha për Veprim sepse LSI eshte partia e premtimeve te mbajtura dhe e punëve të mëdha

Takim madhështor dhe tepër entuziast i LSI në Vlorë. Mbi tre mijë përkrahës të LSI qytetarë dhe qytetare vlonjate kishin mbushur plot e përplot Pallatin e Sportit të qytetit të Vlorës.
Fjalën e hapjes të këtij takimi të madh e mbajti kryetari i LSI dega Vlorë Harrilla Thanasko. Kreu i LSI në Vlorë theksoi se shqiptarët vetëm te LSI dhe Ilir Meta shikojnë alternativën që do ta nxjerrë vendin nga kriza dhe shqiptarët nga varfëria përmes punësimit. Thanasko përmendi disa nga veprat e investuara në infrastrukturë në kohën që Meta ishte Kryeministër. Kreu i LSI në Vlorë theksoi se LSI do të dalë fituese në Vlorë.

Sekretari i Përgjithshëm i LRI Besjan Pesha theksoi se ne të gjithë na bashkon një njeri i jashtëzakonshëm siç është Ilir Meta i cili punoi pa u lodhur për të ndërtuar Shqipërinë ndaj LSI dhe Meta janë zgjedhja më e mirë për Shqipërinë.
Nënkryetarja e LSI dhe Kryetare e LRI Erisa Xhixho theksoi se Vlora është epiqendra e ndryshimeve të mëdha ndaj ju bëri thirrje të gjithë vlonjatëve dhe gjithë shqiptarëve që të besojnë te LSI se është zgjidhja më e mirë për shqiptarët.
Deputeti i LSI Nikollaq Neranxi u shpreh se LSI vjen para jush me programe dhe projekte të rëndësishme zhvillimi si rezultat i njohjes dhe vizionit që ka për të zgjidhur problematikat që paraqiten para shqiptarëve. Sot mbahet peng zhvillimi i vendit por LSI përmes programit të saj do të sjellë një mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë shqiptarët. Neranxi u shpreh se rrugën që Meta e vazhdoi në Llogara prapë Meta do ta çojë deri në Konispol.
Pas deputetit Neranxi foli Sekretari i LSI për Qarkun Vlorë Cim Selamaj i cili u shpreh se mbështetja e gjerë që Vlora po i jep sot LSI dhe Ilir Metës është një tregues se vlonjatët besojnë te një alternativë konkrete dhe të qartë për zhvillimin e Shqipërisë.
Duke marrë fjalën në mes të një entuziasmi të jashtëzakonshëm të vlonjatëve Lideri i LSI u shpreh se;

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në Vlorë sepse në qytetin tuaj të jashtëzakonshëm që njëqind vjet më parë patriotët tuaj më fisnikë dhe më të mëdhenj të kombit tonë më në krye kryepatriotin tonë kombëtar Ismail Qemali ngritën flamurin kombëtar duke nisur një rrugë të gjatë dhe me shumë sakrifica për gjenerata të tëra për të krijuar dhe për të ndërtuar shtetin shqiptar. Në të gjithë jemi krenar që pas kaq vitesh flamuri ynë kombëtar ngrihet përkrah flamujve të kombeve më të qytetëruara që janë pjesë e aleancës më të madhe të qytetarisë dhe demokracisë në botë në NATO. Ndaj vendosja e flamurit tonë përkrah këtyre flamujve të tjerë është një kontribut shumë i madh i të gjithë gjeneratave që nga Ismal Qemali që nga gjyshërit tanë që luftuan për Shqipërinë e lirë dhe deri të gjithë gjeneratat që punuan zhvilluan dhe që dhanë kontributin e tyre që Shqipëria jo vetëm të jetë pjesë e kësaj aleance lirie por edhe të ketë mundësi që ta investojë këtë liri për mirëqenien e të gjithë shqiptarëve.
Shqipëria në NATO nuk është më një ëndërr për vlonjatët dhe për shqiptarët por për shqiptarët dhe shqiptaret mbeten disa ëndërra të tjera për t’u realizuar. Shqipëria pa papunësi është një ëndërr që duhet ta realizojmë të gjithë së bashku sepse shqiptarët dhe shqiptaret vuajnë sot nga mungesa e mundësive për të punuar dhe për të jetuar me dinjitet në atdheun e tyre.
Shqipëria pa varfëri mbetët një ëndërr për t’u realizuar sepse 1/3 e shqiptarëve jeton nën nivelin e minimumit jetik jeton me lista pa fund për të siguruar bukën e gojës për veten e tyre dhe për fëmijët.
Shqipëria e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik mbetet ëndërr për t’u realizuar sepse dëgjuam edhe para dy ditësh përfaqësuesit e FMN që paralajmëruan krizën ekonomike që do të përfshijë edhe vendin tonë krizë e cila vjen si pasojë e paaftësisë së qeverisë për të marrë masa dhe për një plan anti-krizë.
Shqipëria e një shëndetësie që shëron mbetet ëndërr sepse në spitalet tona ndodh shpesh edhe e kundërta; që shëndetësia në vendin tonë është e sëmurë. Për fat të keq ne kemi një kryeministër mjek që e ka lënë pas dore shëndetësinë dhe a thua që nuk ka asnjë lidhje me këtë profesion kaq të nderuar dhe human???
Shqipëria e respektimit të shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë mbetet një ëndërr për t’u realizuar sepse për fat të keq çdo shqiptar vuan mungesën e respektimit të ligjit dhe për fat të keq ne e dimë shumë mirë që ligji duhet të respektohet njësoj për të gjithë që nga Presidenti Kryeministri dhe pa respektimin e ligjit nuk mund të ketë demokraci nuk mund të ketë siguri nuk mund të ketë ekonomi nuk mund të ketë një luftë serioze kundër varfërisë.
Shqipëria pa korrupsion e pa tragjedi Gërdeci mbetet një ëndërr për t’u realizuar sepse nuk kemi më nevojë për tragjedi të tilla që shkakton korrupsioni i qeveritarëve dhe nga mos respektimi i ligjit.
Shqipëria e një rinie me besim tek e ardhmja është një ëndërr që ne do ta realizojmë dhe jam i sigurt për këtë fitore sepse me LSI-në janë me qindra vajza dhe djem të cilët janë bashkuar tek ne dhe janë të vendosur për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu në Vlorë dhe në Shqipëri.
Shqipëria e qytetarëve që lëvizin lirisht dhe si të barabartë nëpër botë e që nuk janë të detyruar të lënë jetën e tyre nëpër male me shpresën së matanë kufirit i pret një jetë më e mirë; Shqipëria e një sistemi dhe infrastrukture shkollore mbetet një ëndërr për të gjithë të rinjtë dhe të rejat sot në Shqipëri ku prindërit të mos kenë frikë se fëmijëve të tyre u bie tavani në kokë e që të marrin dije e të bëhen të aftë për jetën në përputhje me standardet që kërkon zhvillimi dhe integrimi i vendit;
Shqipëria pa ndërprerjen e dritave që penalizojnë qytetarët dhe bizneset e na kthen në një epokë të lënë pas prej vitesh; mbetet një ëndërr për t’u realizuar dhe ne e kemi një plan konkret për të zgjidhur problemin e energjisë në vend dhe jo për të bërë vepra të cilat shkatërrojnë mjedisin e Vlorës por jemi për të përdorur të gjithë resurset e mira që ka sot vendi ynë për të prodhuar energji të rinovueshme.
Shqipëria e qytetarëve të barabartë si gjithë vendet e tjera të Europës mbetët një ëndërr për t’u realizuar dhe unë jam i bindur për të realizuar ato standarde që nuk i arrin dot qeveria aktuale në mënyrë që shqiptarët të lëvizin lirisht dhe të kthehen po lirshëm në vendin e tyre. Në mënyrë që familjet shqiptare të bashkohen dhe që nënat të bashkohen me fëmijët e tyre sepse ka 20 vjet që familjet shqiptare jetojnë të ndara.
Shqipëria e respektimit të pronës është një ëndërr që duhet të realizuar sepse pa garantuar të drejtën e pronës nuk mund t’i japim dot mundësi askujt të ecin përpara dhe që të ketë mundësi të ngrejë një ekonomi të qëndrueshme dhe që të thithi investimet huaja në vend.
Shqipëria e tokave të punuara mbetët një ëndërr sepse toka po braktiset nga fermerët sepse produktet e tyre nuk kanë treg në Shqipëri. Është një ëndërr për t’u realizuar sepse neglizhenca e qeverisë i detyron fermerët shqiptarë të hedhin në lum prodhimet e tyre e t’i lënë tokat djerr;
Shqipëria e një turizmi të zhvilluar është një ëndërr për t’u realizuar sepse bukuritë që na ka falur zoti dhe natyra shqiptarët nuk i shfrytëzojnë dot për të rritur mirëqenien e tyre për shkak se ende nuk ka një politikë të qartë e stimuluese në këtë sektor ku shteti përveç arbitraritetit nuk ofron asgjë tjetër; dhe ne e përsërisim edhe njëherë tjetër që një nga iniciativat e para që do të marrim është anulimi i vendimeve të qeverisë së Sali Berishës për të kufizuar mjetet e lundrimit dhe ky vendim ka bllokuar vetëm zhvillimin e turizmit dhe nuk ka kufizuar trafikantët.
Shqipëria pa një politikë përçarëse dhe pa konflikte ta panevojshme politike është një ëndërr në mënyrë që energjitë e politikës dhe e politikanëve të përqendrohen në krah për të arritur integrimin dhe mirëqenies së gjithë shqiptarëve pa dallime politike dhe partiake sepse ajo aktualja vazhdon të mbajë peng jetët tona dhe të ardhmen e fëmijëve tanë me konfliktet shterpe e shpërdorimin masiv të pushtetit;
Shqipëria e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme mbetet një ëndërr për t’u realizuar sepse jemi ende i vetmi vend në Europë edhe pse u futëm në NATO që nuk kemi zhvilluar ende zgjedhje të pakontestuara që të nxjerrin fitues atë që e meriton e që shqiptarët i besojnë më shumë. Ndaj ju ftoj të gjithëve që të shkoni dhe të pajiseni të gjithë me Karta Identiteti dhe qeveria duhet të marrë masa për pajisen e të gjithë shtetasve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Shqipëria e premtimeve të mbajtura sepse shumë është thënë ndër vite e shumë pak është bërë ndaj na mbeten shumë ëndrra për të realizuar.
Por këto sfida nuk mund të mbeten me një ëndërr. Sepse në 28 Qershor shqiptarët do të votojnë për ndershmërinë përkushtimin kurajën punën dhe veprimin.
Unë jam krenar sepse premtimet e bëra i kam mbajtur gjithmonë.
Sepse mora besimin tuaj dhe të gjithë socialistëve të ndershëm për ta nxjerrë Shqipërinë nga kaosi dhe kolapsi e këtë e bëra në një kohë shumë të shkurtër duke rivendosur autoritetin e shtetit në çdo cep qytet e krahinë të Shqipërisë pas katrahurës që la pas Sali Berisha e që për fat të keq të këtij vendi e filloi këtu në Vlorë.
Sepse e gjeta Shqipërinë pa rrugë dhe brenda vetëm dy viteve i çova rrugët sipas standardeve europiane nga Tirana në Durrës e më tej në Lushnjë nga Kamza në Shkodër nga Rrogozhina në Qafë Thanë. Fillova rrugën e Bregut dhe në shumë pak kohë e çova atë deri në Llogara me bindjen e thellë se rrugët janë Thembra e Akilit për zhvillimin e vendit për afrimin e tregut për shkëmbimin e mallrave dhe për lëvizjen e lirë para se gjithash brenda vendit tonë.
Rrita si askush më parë pagat dhe pensionet e shqiptarëve duke reduktuar ndjeshëm varfërinë.
Rrita si askush tjetër pagat për administratën publike dhe miratova një ligj për standardet europiane për nëpunësit civil ndërsa sot janë me mijëra raste të largimit nga puna për arsye politike. Rrita si asnjëherë pagat e pedagogëve të universitetit tonë dhe zgjeruam autonominë e tyre.
Rivendosa marrëdhëniet e ngrira me Bashkimin Europian dhe rinisi me sukses procesi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit një gur i rëndësishëm themeli në rrugën e gjatë drejt BE-së.
I hapa rruge rivitalizimit të ekonomisë dhe procesit të privatizimit të sektorëve strategjik veçanërisht në telekomunikacione e sot nuk ka shqiptar që të mos ketë një numër celulari e të komunikojë lirshëm me këdo që dëshiron e për çdo gjë.
Forcova dhe rrita në një bashkëpunim të ri të vendit tonë me fqinjët tanë dhe në veçanti me Italinë duke hapur dhe konsullatën italiane në Vlorë apo Shkodër.
Ndalova ndërtimin në ambienteve në hapësirat e gjelbra dhe në një kohë rekord i ktheva rinisë së kryeqytetit Parkun Rinia.
Unë nuk e konsideroj veten njeri të fjalëve të mëdha

Lideri i LSI

Lideri i LSI Meta takim entuziast me qindra të rinj korçarë 15:43 Meta: Ne do të veprojmë për të krijuar një sistem edukues i cili do të orientojë të rinjtë drejt një tregu të punës për të mundësuar punësimin e gjithë atyre që përfundojnë studimet

 

 

Lideri i LSI zhvilloi një takim mjaft entuziast me të rinjtë korçarë në kuadër të fushatës “Koha për Veprim” dhe “Rinia në Veprim. Qindra të rinj maturantë të gjimnazeve dhe studentë të Universitetit të Korçës ishin mbledhur në sallën e kinema Millenium në Korçë. Në këtë takim kreu i LSI ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili Sekretari i Përgjithshëm i LRI Besjan Pesha dhe nga drejtuesit e degës së LSI në Korçë.

Duke marrë fjalën në këtë takim Lideri i LSI u shpreh se “të rinjtë shqiptarë nuk e meritojnë këtë mungesë perspektive që ofron qeverisja dhe politika e sotme. Të rinjtë shqiptarë meritojnë një veprim energjik për të dalë nga kjo gjendje dhe për të krijuar një perspektivë më të mirë që e meriton rinia dhe vendi jonë.

 

Meta theksoi se të rinjtë meritojnë një lidership që ka alternativë konkrete dhe të gatshme për të ndërmarrë ato veprime që e nxjerrin vendin nga kriza nga papunësia dhe nga rritja e pandalshme e kostos së jetesës. E ardhja e vendit tonë dhe e kombit tonë kërkon që të rinjtë të kenë më shumë besim në aftësitë e tyre por dhe të krijohen më shumë hapësira në vendimmarrje për fatet e tyre dhe të vendit tonë. Shqipëria sot kërkon një drejtim dhe veprim energjik për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme. Të rinjve shqiptarë i duhet një veprim dhe qeverisje që krijon vende të reja pune. Të rinjve shqiptarë ju duhet një qeverisje që vepron për t’i krijuar mundësi të gjithë atyre dhe jo vetëm fëmijëve të atyre që janë në pushtet dhe gëzojnë privilegje për veten e tyre. Më pas Meta duke folur për alternativën e LSI tha se të rinjve j’u duhet veprim për të krijuar një sistem arsimor i cili i garanton për të dalë menjëherë në tregun e punës. Të rinjve shqiptarë u duhet veprim për të afirmuar dhe shpalosur talentet e tyre. Ne do të krijojmë një sistem edukues i cili do të orientojë të rinjtë drejt një tregu të punës për të mundësuar punësimin e gjithë atyre që përfundojnë studimet.

 

Kreu i LSI u shpreh se ne do të veprojmë për të ndërtuar një sistem të maturës shtetërore dhe të Kartës së Bolonjës që të mos i fusë në labirintet e burokracive të rinjtë por t’i edukojë dhe t’i orientojë ata drejt punësimit të sigurt.

Ne do të veprojmë për të krijuar shumë më tepër terrene sportive dhe argëtuese që të rinjtë të rriten të shëndetshëm dhe të jenë sa më aktivë dhe energjikë.

 

Më pas duke folur për pjesëmarrjen e të rinjve në politikë Meta u shpreh se ne do të veprojmë që të rinjtë të kenë sa më shumë hapësira që të kenë zërat e tyre rinor në parlamentin e ardhshëm dhe të kenë vendin që u takon në qeverisjen e ardhshme. Ne po punojmë dhe do veprojmë që të rinjtë të mos jenë një dekor i politikes së lodhur që flet për ndryshim por ka frikë nga ndryshimi. Ndryshimin mund ta bëjnë vetëm të rinjtë dhe mund ta realizojë vetëm rinia në veprim. 0x323030392d30342d3038 Meta pershendet te rinjte korcare.JPG