Kryetari i LSI z. Meta takon tregtaret e Tregut Çam

Kryetari i LSI z. Meta takon tregtaret e Tregut Çam 18:24

Meta: Qeveria dhe pushteti vendor  të krijojë një klimë favorizuese për biznesin e vogël dhe të mesëm.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka zhvilluar sot paradite një  takim me tregtarët tek rruga "Shyqyri Berxolli" ose siç njihet ndryshe “Tregu Çam”.  I shoqëruar nga drejtues të LSI-së  z. Meta u takua nga afër me të gjithë tregtarët duke u ndalur në të gjitha stendat dhe u interesua për ecurinë e biznesit të tyre. Duke ndalur në krejt rastësisht në një nga stendat e vendosur në këtë treg Kryetari i LSI-së zhvillojë një bashkëbisedim miqësor me  një nga tregtaret e cila nga njohur nga afër atë për vështirësitë ekonomike që  përballet dita-ditës familja e saj. Ajo e informoi z. Meta që sikurse dhe ajo  ka shumë tregtar të cilët edhe pse janë invalidë detyrohen të dalin të treg për të siguruar disa të ardhura për të jetuar dhe që mallin e tyre e kanë marrë me fatura të pa lekujduara. Më pas Meta duke ju përgjigjur interesit të medias u shpreh se: “Sikurse e shikoni kjo vizitë këtu nuk është thjesht një rast i veçantë mendoj se kemi shumë raste të tjera sikurse dhe rasti i kësaj zonje të nderuar e cila edhe pse është invalidë  merret me një aktivitet për të përballuar jetën”. “Pavarësisht se edhe kjo zonjë e nderuar u shpreh Meta e konfirmoi se edhe këto artikujt këtu i ka marr me fatura borxh dhe nuk është dot në gjendje të përballojë as taksat e qeverisë apo të bashkisë  dhe jo më për të arritur të përballojë jetën”. Sipas kreut të LSI-së është shumë e rëndësishme për qeverinë dhe për pushtetin vendor  për të krijuar një klimë krejt tjetër për biznesin e vogël sidomos për këtë lloj aktiviteti  me të cilin merren shumë njerëz. “Në mënyrë të veçantë është e rëndësishme invalidët të cilët për të jetuar detyrohen të merrem me këtë aktivitet dhe nuk përballojnë dot a ilaçet e tyre” tha ai. Gjatë takimeve të zhvilluara me tregtarët Meta u informua që shumë biznese të tilla të detyruar nga kushtet ekonomike dhe nga xhiroja e pakët që bëhet janë detyruar të falimentojnë dhe të mbyllin dyqanet. Në këtë kuadër Meta u shpreh se: “Ju e shikoni se këtu kemi dhe qepena të mbyllur që janë biznese që kanë falimentuar kanë dështuar dhe kjo tregon që Shqipëria është në krizë”. “Ndaj theksoj ai ne jo vetëm duhet ta njohim krizën nga afër gjë sikurse për fat të keq nuk e  bën Kryeministri aktual  por duhet ta nxjerrim vendin nga kriza dhe të krijojmë një klimë të re për biznesin të krijojmë një optimizëm dhe një besim edhe tek konsumatori në mënyrë qe ekonomia të dal nga ky ngërç dhe të fillojë të lëvizë”.

 

0x323030392d30342d3232 Meta sot me tregtaret e tregut Cam.JPG

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta viziton familjen e z.Qamil Lasku e cila banon në mes të Tiranës por në kushte mjaft të vështira 0x323030392d30342d3231 FOTO Meta ne familjen Lasku 1.JPG 19:24)

Pesha: Berisha të heqë rrethimin ndaj pronës së ligjshme.

Pesha: Berisha të heqë rrethimin ndaj pronës së ligjshme. 19:03

Lëvizja Socialiste për Integrim në qytetin e Vlores u ka dalë sot në mbështetje banorëve të zonës së Ish-vilave qeveritare të cilët kanë hyrë sot në ditën e dytë të qëndresës ndaj policisë e cila kërkon në mënyrë arbitrare të dëbojë ata nga pronat e tyre dhe të krijojë një mur rrethues icili do ti përfshijë këto prona në hapësirën e vilës qeveritare.  Fakti që banorët përpara 5 ditësh fituan edhe gjyqin e fundit me shtetin shqiptar duke rikonfirmuar pronësinë e tyre mbi truajt e pretenduar si edhe fakti që ata zotërojnë të gjithë dokumentacionin e duhur që ibën ata pronarë të ligjshëm të truallit nuk e ka ndaluar aspak policinë e shtetit që të ndërhyjë me dhunë dukë rrahur edhe gratë edhe fëmijët e familjarëve.
Zv. Sekretari i Përgjithshëm i LSI Besjan Pesha pasi ika vizituar disa herë gjatë ditës së djeshme banorët e goditur nga policia dhe ka asistuar në lirimin e tyre ditën e sotme vazhdoi të qëndronte në krah të tyre duke frenuar kështu mësymjen e forcave policore për të zaptuar truallin e familjarëve.
Gjatë prononcimit për mediat z. Pesha tha: Sot kemi ardhur këtu jo thjesht për të mbrojtur pronën e ligjshme të këtyre familjeve por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtën e pronës të të gjithë shqiptarëve. Këtu me vete kam sot një vendim gjykate vendim i cili vërteton se kjo familje ka fituar gjyqin e fundit me shtetin shqiptar dhe se zotëron plotësisht të drejtën e pronësisë për këtë truall si ky vendim gjykate besoj ka sot mijra familje shqiptare që disponojnë në shtëpitë e tyre. Kam me vete edhe një vërtetim të hipotekës i cili vërteton se pronarët e truallit janë këta familjarë dhe jo shteti shqiptar dhe si ky vërtetim sot disponojnë të gjithë shqiptarët që zotërojnë një pronë. Nëse ne lejojmë që Berisha të zaptojë këtë pronë sot me anën e dhunës policore fare mirë nesër ai mund të vijë dhe të zaptojë çdo lloj prone të çdo shqiptari. Ky është një precedent i rrezikshëm prandaj i bëj thirrje Sali Berishës dhe Ahmet Prencit të heqin rrethimin shtetëror ndaj pronës së ligjshme te shqiptarëve dhe ti binden verbërisht të drejtës së çdo shqiptari për të zotëruar pronat e veta. Ky truall dhe cdo truall tjetër në Shqipëri nuk do të bëhen kurrë pjesë të projektin Shqipëria 1 euro pra pjesë të pasurisë së familjes kryeministrore të menaxhuar nga Fazllici.

 

0x323030392d30342d3231

Lideri i LSI takim entuziast me qindra përkrahës të LSI

Lideri i LSI takim entuziast me qindra përkrahës të LSI banorë të Laprakës

Meta merr mbështetjen masive të tyre
Meta: Do të përjashtojmë nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri në 25 mijë lekë

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrimi Ilir Meta zhvilloi dje një takim mjaft entuziast me qindra banorë të komunitetit të Laprakës në Tiranë. Në këtë takim ku shoqërohej nga  krerët e LSI-së së Tiranës Meta ka shpalosur pjesë të rëndësishme të programit qeverisës të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Duke shprehur entuziazmin e tij në këtë takim Meta u shpreh i bindur për suksesin e LSI-së në zgjedhjet e 28 Qershorit  sepse sikurse u shpreh ai kjo bindje forcohet gjithnjë dhe më shumë kur shikon  në takimet e zhvilluara në të gjithë Shqipërinë dhe sidomos sot në Laprakë jo vetëm njerëz që e kanë mbështetur LSI-së që ditën e parë të krijimit por shikon çdo ditë dhe më tepër të rinj dhe të reja që afrohen gjithnjë dhe më shumë me këtë forcë politike. Dhe kjo ndodh natyrshëm u shpreh Meta sepse LSI-ja është një forcë politike integruese është një forcë politike e cila është pranë problemeve dhe shqetësimeve më të mëdha të komunitetit. Duke ju kthyer problemeve të këtij komuniteti ai tha se- unë e di shumë mirë që komuniteti i juaj ka probleme të shumta dhe të pazgjidhura prandaj edhe LSI-ja është e angazhuar për të zgjidhur problemet më të mëdha dhe më të prekshme që ka komuniteti këtu në Laprakë por gjithashtu ajo është e angazhuar për të zgjidhur çdo problem jo vetëm këtu në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë. “Vendi është në një situatë krize e cila është e gjithanshme duke filluar që nga kriza energjitike dhe ku zhurmat e gjeneratorëve nuk rreshtin asnjë dite dhe përfunduar tek kriza më e fundit që është ajo e kartave të identitetit. Krizë që nga  rritja e çmimeve deri tek papunësia e cila vjen si rezultat i falimentimit të bizneseve” shtoi ai. Duke i qëndruar këtij argumenti Meta ka shtuar se këtë situatë kaq emergjente e ka deklaruar dhe një nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare sikurse është PNUD-i që mbi një milionë njerëz në Shqipëri jetojnë nënë minimumin jetik jetojnë në kufijtë e varfërisë dhe nuk përballojnë dot jetesën e përditshme.  Ndaj dhe LSI-ja është e angazhuar në radhë të parë për të ndihmuar shtresat më të pambrojtura të shoqërisë sepse kjo është dhe detyra e një forcë të majtë dhe e një force progresiste. Ndaj ish-Kryeministri Meta u shpreh i bindur se -LSI-ja ka një plan të qartë për të përballuar këtë krizë në të cilën ndodhet vendi dhe për t’i ardhur në ndihmë shtresave me të ardhura më të pakta të shoqërisë sonë.  Ndër të tjera duke ju drejtuar qindra të pranishmëve në këtë takim Meta i garantoi ata se LSI-ja ndryshe nga partitë e tjera ka një program të qartë të cilin do e vërë në jetë pas 28 Qershorit. “Si ekonomist dhe si politikan unë dua t’ju siguroj që ne kemi një plan të qartë konkret dhe të efektshëm për ti ardhur në ndihmë kësaj kategorie. Në këtë drejtim ne do të rishikojmë politikën e taksave për të ardhurat e individit duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri në 25 mijë lekë të reja në muaj” premtoi Meta.  Më pas duke shpjeguar programin e LSI-së Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim shtoi se LSI-ja është e vendosur të ndjekë politika të tjera të cilat kanë të bëjnë me uljen e ndjeshme të TVSH-së sidomos për dymbëdhjetë produktet bazë të ushqimit gjë që do ndihmojë në uljen dhe në stabilizimin e çmimeve.
Por ajo që është më e rëndësishme për ish-Kryeministrin Meta janë politikat që LSI-ja do të ndjekë për të ulur varfërinë përmes politikave të punësimit. Kjo është sfida më e madhe u shpreh ai dhe kjo sfidë kërkon në radhë të parë gjallërimin e biznesit.
“Për çdo vend të ri pune që do të krijohet ne do të stimulojmë në mënyrë konkrete biznesin duke e lehtësuar nga taksat dhe tatimet. Për çdo vend të ri pune ne do të shprehim mirënjohjen tonë biznesit vendas apo të huaj jo me fjalë por me politika konkrete tatimore dhe fiskale. Pra për çdo biznes të ri që do punësojë më shumë sesa pesë veta ne do të heqim tatim -fitimin për tre vitet e para si një masë lehtësuese.
Ndaj ne jemi të sigurt se me politika konkrete dhe me vepra konkrete do të arrijmë që t’ju japim mundësi të gjithë shqiptarëve që sot janë të përjashtuar nga kjo e drejtë” garantoi Meta. Ndaj tha ai është koha për “bonus jetik” që është programi ynë kundër varfërisë në të gjitha drejtimet që nga dyfishimi i ndihmës ekonomike që nga miratimi i ligjit për moshën e tretë që nga transporti urban dhe ndërurban dhe deri tek rimbursimi i ilaçeve dhe shërbimeve të tjera.  Është Koha për Veprim ndaj votoni për LSI-në përfundoi fjalën e tij në mes të entuziazmit të pranishmëve lideri i LSI Meta.

 

0x323030392d30342d3231 19:01)

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta viziton familjen e z.Qamil Lasku e cila banon në mes të Tiranës por në kushte mjaft të vështira Meta: Pensionistët duhet të përfitojnë pension të 13-të
Meta: Pensionistët të përjashtohen nga taksat e pushtetit vendor
Meta: Rimbursim të ilaçeve cilësore për moshën e tretë dhe transport falas për to

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në familjen e z.Qamil Lasku. Familja Lasku që banon në mes të Tiranës jeton në kushte të vështira ekonomike dhe strehimi. Duke bashkëbiseduar ngrohtësisht me kryefamiljarin Qamil Lasku Meta ka njohur nga afër hallet dhe shqetësimet e tij dhe të familjes. Qamil Laskut i duhet të përballet çdo ditë me probleme që vijnë si pasoje e kushteve të vështira ekonomike ku me dy pensione minimale jetojnë 5 anëtarët e familjes Lasku. Si pensionit z.Lasku u shpreh se nuk kishte mundësi që të blinte ilaçe sa herë që kishte nevojë ndaj u shpreh që shteti duhet t’i rimbursojë ilaçet jo ato të skaduara siç ka ndodhur shpeshherë.  Një tjetër shqetësim që ngriti z.Lasku ishte dhe problemi i strehimit. Duke shprehur keqardhjen për kushtet e vështira ku jeton familja Lasku  Meta u shpreh se LSI përmes p/ligjit të hartuar nga ajo për Kujdesin për Moshën e Tretë i cili do të kthehet në ligj pas 28 Qershorit do t’ju vijë në ndihmë të gjithë pensionistëve dhe të moshuarve.
Meta shprehu angazhimin e tij që këtë p/ligj ta miratojë në të ardhmen sepse sikurse u shpreh ai besojmë që do të arrihet një shumicë që do të zgjidhë disa nga këto probleme që ju keni. Duke shpalosur disa nga pikat kryesore ku mbështetet ky p/ligj Meta u shpreh se “dua të përmend rimbursimin e plotë të gjithë ilaçeve krejtësisht cilësore dhe të kontrolluara dhe jo ilaçeve të skaduara siç e përmendët ju. Gjithashtu ne jemi të vendosur që dhe pensionistët të kenë një pension të trembëdhjetë në vit si një kontribut dhe vlerësim për këtë kategori”. Sepse ne nuk mendojmë që kjo punë zgjidhet vetëm me një gjel për vitin e ri pra më mirë që kjo të sanksionohet në ligj.
Një tjetër premtim të rëndësishëm ish-Kryeministri Meta bëri të ditur disa nga pikat kryesore të p/ligjit që lidhet me përjashtimin e pensionistëve nga taksat vendore sepse janë taksa që shpesh herë e kalojnë dhe shumën e një pensioni dhe po kështu dhe transportin urban dhe ndërurban për të lëvizur falas sepse dihet tashmë që kjo është një moshë që nuk ka shumë mundësi për të përballuar këto shpenzime dhe në këto kushte njerëzit nuk lëvizin dot as për gëzime dhe hidhërime. 
Ndaj duke u shprehur i bindur në suksesin e LSI-së në zgjedhjet e 28 Qershorit dhe fitoren e së majtën në këto zgjedhje Meta garantoi familjarët se shumë prej çështjeve të tilla do i japim zgjidhe me këtë p/ligj sepse sikurse nënvizoi kreu i LSI “ky p/ligj parashikon mbështetjen dhe përkrahjen të paktën për 380 mijë pensionistë dhe pensioniste në të gjithë Shqipërinë. “Duhet të ketë qendra për këtë kategori të shoqërisë sonë në çdo njësi të pushtetit vendor ku të merren shërbime falas ku të kalojnë një pjesë të kohës të lirë dhe të ndihen të integruar në shoqëri  dhe jo sikurse ndodh tani. Sepse 80 mijë pensionistë jetojnë në vetmi në vend sepse i kanë fëmijët jashtë Shqipërisë për shkak të emigracionit. Kështu që ne besojmë se ky është një ligj që do të japë kontribut të rëndësishëm për të përballuar disa nga problemet më të mëdha që nga shëndeti dhe problemet e tjera që ka kjo kategori” tha Lideri i LSI-së z. Meta.  0x323030392d30342d3231 Meta ne familjen Lasku 1.JPG 18:58)

Deklaratë e Liderit të LSI

Deklaratë e Liderit të LSI z.Ilir Meta

Meta: Brenda kësaj jave të gjitha forcat politike parlamentare të ulen dhe me mirëkuptim dhe me përgjegjësi të plotë për zgjedhjet që i takojnë të gjithë shqiptarëve dhe jo thjesht partive politike të arrijnë me konsensus për disa standarte duke zgjedhur në radhë të parë edhe çështjen e kartave të identitetit

Është për të ardhur keq që çështja e kartave të identitetit po kthehet në një çështje të diskutimit të së drejtës kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të votuar ose jo.
Është për t’u tronditur që çështja e kartave të identitetit po minon rrezikshëm përditë dhe më shumë të gjithë klimën parazgjedhore duke cënuar standartet e pritshme nga zgjedhjet e 28 Qershorit që janë shumë të rëndësishme jo vetëm për stabilitetin politik për vendin tonë por dhe për atë ekonomik. Njëkohësisht janë shumë të rëndësishme për të konfirmuar drejtësinë e Aleancës së NATO-s në pranimin që i bëri Shqipërisë si vendi më i ri anëtar vetëm pak javë më parë dhe njëkohësisht për të vijuar rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për të patur sukses në aplikimin e pritshëm si një vend për t’u bërë anëtar në BE.
Në këto kushte ku duket qartë se çështja e kartave të identitetit po shndërrohet në një rrezik tepër serioz dhe madhor për standardet e zgjedhjeve të ardhshme dhe për stabilitetin politik në vend unë do të kërkoja që brenda kësaj jave të gjitha forcat politike parlamentare të ulen dhe me mirëkuptim dhe me përgjegjësi të plotë për zgjedhjet që i takojnë të gjithë shqiptarëve dhe jo thjesht partive politike të arrijnë me konsensus që të bien dakord për disa standarte duke zgjedhur në radhë të parë edhe çështjen e kartave të identitetit.
Besoj se çdo vonesë përtej kësaj jave vetëm do të vështirësojë mundësitë për të shmangur një krizë të pritshme zgjedhore që jo vetëm do të dëmtojë imazhin e vendit tonë do të dëmtojë imazhin e partnerëve tanë dhe në radhë të parë të NATO-s por dhe do të kishte pasoja tepër serioze për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë përsa i takon anëtarësimit në BE.
Ndaj do t’i ftoja të gjitha forcat politike parlamentare që të evitohen takimet dhe komunikimet në distancë të evitohen replikat e panevojshme që nuk ofrojnë zgjidhje dhe urgjentisht brenda kësaj jave t’i japim një zgjidhje në mënyrë që qytetarët jo vetëm të shkojnë dhe të realizojnë kartat e identitetit në kohë por njëkohësisht dhe të krijojnë një klimë pozitive të një gare demokratike në një vend demokratik vërtetë anëtar i NATO-s. Përndryshe ne do të bëhemi gazi i botës dhe kjo do të ishte një turp jo vetëm për politikën shqiptare sepse është mësuar me turpe të tilla por do të ishte një turp për të gjithë vendin tonë dhe kombin tonë.
Z.Meta përveç këtij propozimi a mendoni se ka mundësi të tjera për t’u zgjidhur ky ngërç i kartave të identitetit?
Unë nuk jam ekspert i këtyre çështjeve por jam i bindur që pavarësisht se jemi në limite kritike kohore përsëri në rast se ekziston vullneti politik nga të gjithë palët dhe në radhë të parë nga Qeveria kjo çështje mund të zgjidhet. Ndaj dhe një takim i tillë mund të realizonte që me konsensus të gjitha ato shtresa për arsye të varfërisë duhet ta marrin kartën falas ta marrin në këtë mënyrë dhe jo t’i jepet si shpërblim nga një takim në tjetrin që bën Berisha apo qeveritarë të tjerë.
Së dyti një variant tjetër mund të ishte që gjitha ato shtresa të cilat nuk janë në gjendje të vështirë ekonomike mund të bëheshin lehtësira apo pagesa e kartave të bëhej brenda disa viteve në mënyrë që të kemi mundësinë që sa më shpejt të gjithë të pajisen me karta dhe që të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 Qershorit. Pra nëse ekziston një vullnet i mirë nga të gjitha palët padyshim dhe kjo çështje zgjidhet.
Z.Meta Partia Demokratike ka kërkuar një Komision Hetimor për të hetuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës për çështjen e lejeve të ndërtimit. Ju do të merrni pjesë në këtë komision?
Nuk është koha për komisione hetimore të cilat nuk zgjidhin asgjë në një vend kur parlamenti shkon drejt mbylljes dhe qytetarët pregatiten për të zgjedhur parlamentin e ri. Është koha që ky parlament i cili dështoi në bërjen e një Reforme Zgjedhore dhe të një Kodi zgjedhor të standarteve evropiane të mos e mbyllë mandatin e tij pa zgjidhur çështjen e kartave sepse e theksoj dhe njëherë se do bëhemi gazi i botës. Do të bëhemi i vetmi vend në Aleancën e NATO-s i cili si shpërblim të vlerësimit që aleanca i bën popullit shqiptar i jep një njollë pra prishjen e zgjedhjeve.
Jemi në kohë për të shpëtuar reputacionin e Shqipërisë jemi në kohë për të shpëtuar zgjedhjet dhe stabilitetin politik në vend. Ndaj komisionet hetimore janë krejtësisht të pakuptimta sepse kanë mbetur vetëm pak javë që ky parlament të zgjidhë çështjen e kartave dhe problemin e zgjedhjeve në Shqipëri.  
 

 

0x323030392d30342d3230 Kryetari i LSI z.Meta ne nje deklarate per mediat.jpg 17:4)