LRI edhe një herë me risi

lri08022013

Nën moton “Shkruaj të ardhmen tënde”, LRI zhvillon sot me mijëra të rinj “Facebook Wall real”

Të rinjve nga e gjithë Shqipëria tashmë do të kenë zërin e tyre për të ideuar të ardhmen. Në një mënyrë risi të rinjtë do të kenë mundësinë të shkruajnë në një “Facebook Wall real”.

Një eveniment i tillë bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe mbi 1500 të rinj kanë konfirmuar tashmë praninë e tyre në këtë aktivitet. Ky event do zhvillohet nga të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Socialiste për Integrim tek “Ura e Shallvareve” në qendër të Tiranës, nga ora 11:00 deri në orën 15:00.

(more…)

LSI përshendet takimin mes Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë

ralfgjoni07022013

Ralf Gjoni Sekretar Ndërkombëtar, LSI. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dëshiroj të përshëndes takimin midis Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga dhe Presidentit të Republikës së Serbisë z. Tomislav Nikolic, i cili u zhvillua mbrëmë në Bruksel falë ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian

Vlerësojmë kurajën dhe përgjegjshmërinë e lartë politike të treguar nga të dy palët, në interes të axhendës evropiane dhe në të mirë të qytetarëve të tyre.

Takimi midis Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, është shumë i rëndësishëm jo vetëm për nga simbolika historike e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe për sa i përket jetës në terren të qytetarëve dhe pakicave kombëtare në të dy vendet.

Shprehim bindjen e plotë se takimi i djeshëm, është një gur me peshë në murin e dialogut dhe bashkëpunimit që po ndërtohet kohët e fundit nga Prishtina dhe Beogradi.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on LSI përshendet takimin mes Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë

Risia në komunikim që sjell LSI-ja. Z. Meta i përgjigjet në kohë reale me video çdo të interesuari që i dërgon pyetje

ilirmeta06022013

Ndryshe nga të tjerët Lideri i LSI-së, Ilir Meta, ka shmangur stafin e tij dhe ka preferuar t’i përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjeve të qytetarëve të bëra në rrjetin social “Facebook”, për çështje konkrete. Për 2 ditë z. Meta i janë drejtuar 342 pyetje. Si gjithnjë në publik me gjetje të veçantë Meta nuk ka lënë asnjë shteg interpretimi duke qenë vetë në “Inbox-in” e të gjithë atyre që kanë pyetur. “Të nderuar miq është kënaqësi e veçantë për mua që të komunikoj drejtpërdrejtë me ju nëpërmjet medias sociale të “Facebook”. Dua të shpreh kënaqësinë time për qindra pyetje që më janë drejtuar”, është shprehur z. Meta në nisje të përgjigjeve të tij. Të 342 pyetjeve në mënyrë individuale u është dërguar përgjigja nga ana e z. Meta në “Inbox”in e tyre në “Facebook”.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Risia në komunikim që sjell LSI-ja. Z. Meta i përgjigjet në kohë reale me video çdo të interesuari që i dërgon pyetje

Bashkëbisedimi i Kryetarit të LSI-së, z. Meta me gazetarët

ilirmeta05022013

Dua të shpreh angazhimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në radhë të parë, për t’i kontribuar një procesi zgjedhor të standardeve evropiane dhe detyra e parë e të gjithë përfaqësuesve tanë në të gjitha instancat do të jetë zbatimi i ligjit dhe i kodit dhe përpjekja për të arritur vendime konsensuale, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe në të gjitha nivelet e tjera të administrimit zgjedhor. Kjo sepse edhe mesazhi kryesor i Komisionerit për Zgjerimin dje ishte pikërisht për të arritur standardet europiane në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që ato të shënojnë një moment kyç për demokracinë dhe funksionimin e të gjithë institucioneve demokratike në vend.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Bashkëbisedimi i Kryetarit të LSI-së, z. Meta me gazetarët

Ilir Meta priti Ambasadorin e Norvegjisë z. Jan Braathu

ilirmeta04022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Norvegjisë në Tiranë, Rezident në Prishtinë, z. Jan Braathu.

Z. Meta dhe Ambasadori Braathu diskutuan mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.

Z. Meta, i shprehu Ambasadorit Braathu vlerësimin për vëmendjen e vazhdueshme që Norvegjia i kushton Shqipërisë dhe rajonit, duke theksuar nevojshmërinë për thellimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare mes dy vendeve.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Ilir Meta priti Ambasadorin e Norvegjisë z. Jan Braathu

Klajda Gjosha: Vizita e z. Fyle, mezash i qartë për t’i dhënë fund konflikteve dhe për të punuar për integrimin e vendit

klajdagjosha04022013

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, në fjalën e saj në Komitetin Drejtues Kombëtar të LGI-së i bëri dhe një herë thirrje politikës shqiptare që të përfitoj nga vizita e Komisionerit për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, dhe të lërë mënjanë konfliktualitetin e të punojë për integrimin e vendit. Znj. Gjosha në emër të LSI-së u shpreh se i duhet dhënë fund konflikteve dhe për të votuar në mënyrë menjëhershme të tria ligjet në Parlament ku nuk do të ishte vetëm një status i sigurt për Shqipërinë në Bashkimin Europian por do të krijonte edhe një klimë pozitive për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Klajda Gjosha: Vizita e z. Fyle, mezash i qartë për t’i dhënë fund konflikteve dhe për të punuar për integrimin e vendit

Meta: BE kerkon miratimin e tre akteve, politika sherr kush eshte fajtori

ilirmeta02022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, si dhe nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Durrësit, Lefter Koka, ka marrë pjesë sot në një takim entuziast të organizuar me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim në qytetin e Durrësit. Në këtë aktivitet, ku merrnin pjesë qindra anëtare dhe simpatizante të LSI-së në Durrës, janë anëtarësuar rishtas në Lëvizjen Socialiste për Integrim edhe 150 anëtare të tjera, një pjesë të të cilave Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke i falënderuar të gjitha të pranishmet për zgjedhjen e tyre me bindje për t’u mbështetur tek Lëvizja Socialiste për Integrim dhe për t’u investuar tek Lëvizja Socialiste për Integrim, për të zgjidhur këto probleme jo vetëm për ato, por për të gjitha gratë dhe për të gjitha nënat e Durrësit, deklaroi se çshtë një fakt kuptimplotë që Lëvizja e Gruas  për Integrim ka arritur një standard të ri shumë më të lartë se më parë në Durrës por edhe në gjithë Shqipërinë.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta: BE kerkon miratimin e tre akteve, politika sherr kush eshte fajtori

Meta- LSI, jo pjese e konfliktit por ndertuese e urave te bashkepunimi

ilirmeta01022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në rajonin numër 1 të qytetit të Fierit. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama dhe anëtari i kryesisë së LSI-së, Spartak Braho, kreu i LSI-së Ilir Meta ka theksuar se ka ardhur koha për të ecur më shpejt drejt procesit të integrimit evropian. Meta vuri në dukje se duhet shmangur politika konfliktuale, e cila sipas Metës në këto dy- tre vitet e fundit bëri që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat duke bërë që të humben edhe shumë projekte të BE-së në drejtim të Shqipërisë.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta- LSI, jo pjese e konfliktit por ndertuese e urave te bashkepunimi

Vasili: Miratimi i 3 ligjeve prove serioziteti per politiken

petritvasili01022013

Në ditët në vijim, siç e dini në Shqipëri pritet që të zhvillohet një vizitë shumë e rëndësishme e komisionerit Fule. Praktikisht nuk është fjala thjesht për një vizitë të radhës, por një vizitë në një moment shumë delikat dhe tepër krucial për procesin e integrimit. Është konsideruar edhe nga lideri i LSI-së një mundësi e artë dhe e tillë është sepse përsëri politikës shqiptare i jepet një  shans i madh, i ri, për të mundësuar e për të kontribuar që Shqipëria të jetë sa më pranë Europës. Sigurisht që unë jam këtu në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për ta ripërsëritur apelin e fortë që politika shqiptare duhet të maksimizojë veprimin e saj politik në funksion të kësaj mundësie të re dhe të kësaj dashamirësie e zemërgjerësie të Europës që Shqipërinë ta shikojë sa më pranë vetes së saj dhe kësaj mundësie që i jepet të tërë qytetarëve shqiptarë, vokacioni evropian i të cilëve është i qartë dhe pankombëtar. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Vasili: Miratimi i 3 ligjeve prove serioziteti per politiken

LSI ne takimin me Eurodeputetet ne Trieste

lsi30012013

LSI ne Takimin mbi Ballkanin Perendimor me Eurodeputetet Socialdemokrate.

LSI u perfaqesua nga Sekretari Nderkombetar Ralf Gjoni ne Takimin e dyte mbi Ballkanin Perendimor i organizuar ne Trieste nga Grupi Socialdemokrat i Parlamentit Evropian.

Gjate diskutimeve me eurodeputetet, Ralf Gjoni shprehu mirenjohjen e LSI per mbeshtetjen e vazhdueshme qe eurodeputetet e majte i japin vendeve te Ballkanit Perendimor, dhe vecanerisht Shqiperise ne procesin e integrimit evropian.

Ne kete kontekst, Ralf Gjoni u shpreh se ne kendveshtrimin e LSI, Shqiperia ishte shume afer marrjes se statusit te vendit kandidat ne BE, por qe fatkeqesisht u bllokua ne menyre te panevojshme nga mungesa e vullnetit dhe konsensusit politik. Gjoni shprehu keqardhjen per kete refuzim qe klasa politike shqiptare i beri vullnetit pozitiv te treguar nga Brukseli.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on LSI ne takimin me Eurodeputetet ne Trieste