MONIKA KRYEMADHI: ASGJË NUK E SHPËTON EDI RAMËN NGA PËRGJEGJËSIA PËR SHKATËRRIMIN E TEATRIT!

Pas miratimit të ligjit për shembjen e teatrit, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nëpërmjet një statusi në Facebook. Kryemadhi shprehet se Rama heshti dje gjatë 12 orëve sepse frika për vendimin e prishjes së Teatrit është më e fortë se dëshira për t’iu kundërvënë opozitës dhe se heshtja e Ramës tregon frikën e tij.

Më poshtë statusi i plotë:

Edi Rama heshti dje përgjatë 12 orëve të seancës në parlament. Heshti sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’ju kundërvënë opozitës. Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë.

Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjjthë ata që me votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë.

Edi rama heshti dje në parlament me shpresën se nuk do të regjistrohet në procesverbalet e parlamentit si njeriu që ideoi dhe zbatoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke harruar se sado të fshihet pas gishtit, sot të gjjthë shqiptarët e kanë të qartë se përgjegjësia është vetëm e tij.

Sikundër është e qartë se qytetarët do t’a mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë.

Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia për shkatërrimin e teatrit, sikundër asnjë forcë shtetërore, policore apo fadrome nuk do mund të prishë Teatrin Kombëtar!

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on MONIKA KRYEMADHI: ASGJË NUK E SHPËTON EDI RAMËN NGA PËRGJEGJËSIA PËR SHKATËRRIMIN E TEATRIT!

KËRPAÇI: LIGJI PËR SHKATËRRIMIN E TEATRIT NUK ËSHTË GJË TJETËR VEÇSE SHKATËRRIM I IDENTITETIT KOMBËTAR!

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook lidhur me kalimin e ligjit për Teatrin dje në Parlament.

“NE VOTUAM KUNDËR këtij ligji, për të mbrojtur me zemër dhe përgjegjësi Identitetin Kombëtar,

i cili është i paçmueshëm,por Rilindja që për ca grushta para shet çdo gjë, legjitimoi vjedhjen e pasurisë publike në interes të klientëve të qeverisë”-shkruan Kërpaçi

Më poshtë statusi i plotë:

Ligji i djeshëm për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar nuk është gjë tjetër veçse shkatërrim i Identitetit Kombëtar❗️

NE VOTUAM KUNDËR këtij ligji, për të mbrojtur me zemër❤ dhe përgjegjësi Identitetin Kombëtar,

i cili është i paçmueshëm,por Rilindja që për ca grushta para shet çdo gjë, legjitimoi vjedhjen e pasurisë publike në interes të klientëve të qeverisë❗️

Me vendosmëri do të votojmë e qëndrojmë në kundërshti ndaj çdo akti e veprimi të qeverisë korruptive të Edi Ramës që përvec pasurisë publike, ka vjedhur të ardhmen dhe shpresën e Rinisë Shqiptare❗️

#UnëjamTeatri

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on KËRPAÇI: LIGJI PËR SHKATËRRIMIN E TEATRIT NUK ËSHTË GJË TJETËR VEÇSE SHKATËRRIM I IDENTITETIT KOMBËTAR!

REAGON ASHPËR SPAHIU: “TI NUK PUNËSON DOT, TI DI VETËM TË PRISHËSH, RAMA PO SHKATËRRON TË ARDHMEN”

Deputeti i Levizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale pas publikimit të shifrave të punësimit në Shqipëri në vitet fundit. “Vetëm 27 mijë vënde të reja pune në 7 vite, a thua se është apo ishte e vështirë të kuptohej që e gjitha ishte një mashtrim i madh.., shkruan ai në një shenim në rrjetet sociale.

Ja postimi i tij i plotë:

Ja dhe lakrat e punësimit, vetëm 27 mijë vënde të reja pune në 7 vite, a thua se është apo ishte e vështirë të kuptohej që e gjitha ishte një mashtrim i madh..

Pasi:

s’ka rritje punësimi kur s’ka investime të reja, përkundrazi largim të atyre ekzistuese,

ska rritje punësimi kur s’ka investime direkte,

s’ka rritje punësimi kur harxhohen 110 milion euro për check up, nuk quhet punësim pagesa e një mijë njerëzve në Kryeministri që meren vetëm me komente në FB, nuk punëson dot kur Ti bashkë me Qeverinë tënde di vetëm të mblidhesh në livadhe me “bë muhabet”.

Ti nuk punëson dot, Ti di vetëm të prishësh, duke shkatëruar të ardhmen e mijërave shqiptarëve që zgjidhje të vetme kanë emigracionin.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on REAGON ASHPËR SPAHIU: “TI NUK PUNËSON DOT, TI DI VETËM TË PRISHËSH, RAMA PO SHKATËRRON TË ARDHMEN”

BRAIMLLARI: VEPRIMET E HAJDUTËRISË SË RAMËS, DO MARRIN REAGIM TË FORTË QYTETAR

Me 75 vota pro u miratua në parim ligji për Teatrin Kombëtar, pavarësisht protestave të shumta të opozitës në sallë dhe artistëve e shoqërisë civile jashtë parlamentit.

Ndërsa sot, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, e quan votimin e qeverisë, si vazhdim të hajdutërisë. Por Braimllari, thekson se këto veprime do marrim përgjigjen e duhur nga qytetarët.

”Veprimet e hajdutërisë së Edi Ramës do të marrin një reagim të fortë qytetar anë e mbanë vendit sepse sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për respektimin e ligjit, institucioneve dhe Kushtetutës së vendit”,-shkruan Braimllari.

Postimi i plotë i Endrit Braimllari

Votimi i djeshëm në parlament ishte dëshmia më e mirë se si një hajdut si Edi Rama vjedh pronën publike për interesat e tij personale.

Plan i mirëmenduar, pasi shkatërroi sistemin e drejtësisë, dhunoi Kushtetutën duke zgjedhur Prokuroren e Përgjithshme të përkohëshme me 69 vota, bllokoi Gjykatën Kushtetuese dhe jo pa qëllim që sot të mos ketë asnjë institucion ku të ankimosh projektligjet e hajdutërisë së Edi Ramës.

Hajdutëria e Edi Ramës ndaj pronës publike duhet të jetë subjekti kryesor i forcës së ligjit.

Veprimet e hajdutërisë së Edi Ramës do të marrin një reagim të fortë qytetar anë e mbanë vendit sepse sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për respektimin e ligjit, institucioneve dhe Kushtetutës së vendit.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on BRAIMLLARI: VEPRIMET E HAJDUTËRISË SË RAMËS, DO MARRIN REAGIM TË FORTË QYTETAR

Floida Kërpaçi: Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nuk është gjë tjetër veçse shkatërrim i identitetit kombëtar

Fjala e Deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi në Kuvend

I nderuar zoti kryetar,

Të nderuar kolegë deputetë e shumë të nderuar qytetarë.

Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nuk është gjë tjetër veçse shkatërrim i identitetit kombëtar.

Prej muajsh, ashtu si edhe sot, artistë, intelektualë, qytetarë të zakonshëm, janë bërë bashkë për të mbrojtur më vendosmëri historinë, skenën e teatrit që ka edukuar breza, që ka ushqyer shpirtin e kombit tonë.

Dhe kjo betejë mes rilindjes së krimit e shkatërrimit dhe qytetarëve të thjeshtë që dalin në mbrojtje të identitetit kombëtar, të kujton më së miri luftën e përhershme të popullit tonë ndaj armikut të jashtëm që ndër vite ka tentuar të na ndërrojë kufijtë, të na ndërrojë gjuhën, fenë e zakonet. E ndërsa me mund por me sukses populli ynë ja ka dalë t’i rezistojë armikut të jashtëm, pikërisht pafytyrësia më e madhe, tradhëtia më e madhe kombëtare i vjen nga brenda, nga ajo pjesë e sallës së parlamentit që i solli në pushtet paraja e drogës dhe sot se kanë për siklet që të shesin pa cipë kulturën dhe identitetin kombëtar të vendit tonë.

Të nderuar qytetarë,

Sot i jap shumë të drejtë shprehjes që thotë se Teatri është shkolla e dytë për ndriçimin e një kombi. Po kujt ja thanë ? Ky kryeministër i korruptuar e tradhëtar i atdheut tregon se përtej çdo shkatërrimi që i ka bërë vendit, për ekonominë, për largimin masiv, papunësinë, shkatërrimin e arsimit e të ardhmes së rinisë së vendit, tani kërkon të shkatërrojë edhe Teatrin Kombëtar.

Jo ta rindërtojë, këtë qytetarët duhet ta kenë shumë të qartë! Ai do ta grabisë teatrin që të fitojë para!

Sepse po ta donte vërtetë artin ky që pa të drejtë e quan veten artist, do e kishte kujdesur teatrin gjatë viteve që ka qenë Ministër Kulture, apo viteve që ka qenë kryetar bashkie. Por nëse paska pasur shumë atëherë, le ta kujdeste e ta ristrukturonte këtë vepër të identitetit tonë kombëtar në cilësinë e kryeministrit.

Ka pasur para plot për sheshe, piktura, fasada, por me vetëdije si ka çuar te teatri. Si ka çuar sepse synimi i tij është vetëm 1: Shkatërrimi i identitetit të shqiptarëve, dhe në këtë mision që ai i ka vendosur vetes, falë skemave korruptive që organizon me miqtë e tij, të mbushi xhepat dhe llogaritë offshore.

Edi Rama dhe qeveria e tij kanë instaluar në Shqipëri modelin e të qenit trafikant, kontrabandist , gjakpirës të njerëzve të thjeshtë, narkoshtetin që i shërben një grupi njerëzish dhe vetëm qytetarëve të thjeshtë, të rinjve, atyre që janë më të pambrojtur dhe pa mundësi, nuk I shërben.

E kam ndjekur me shumë vëmendje revoltën për të mbrojtur identitetin e vendit tonë , revoltë zemre e shpirti e ardhur nga njerëz që i bëjnë nder kombit tonë, si Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Mirush Kabashi, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, nga shumë aktorë të tjerë të shquar; dhe çfarë ka bërë kjo qeveri antikombëtare, kanë përdorur paratë e korrupsionit për të mbyllur sy e veshë ndaj thirrjes së tyre dhe i ka injoruar, i ka shpërfillur dhe përbuzur mendimet e tyre. Dhe me përbuzjen e mendimeve të tyre, kanë përbuzur dhe vlerat e kombit tonë.

Unë e di që ju të rilindjes keni etalon pikturat e kryetarit tuaj dhe jetesën në Francë, por ky ligj dhe vota juaj pro sot tregon qartësisht se ju për para shisni dhe identitetin e kombit që duhet të përfaqësoni!

Ju e keni shkelur betimin tuaj! Ju e keni shkelur besimin e qytetareve! Ju nuk njihni ligj, as demokraci ndaj sy për sy e dhëmbë për dhëmbë qytetarët kanë për të mbrojtur veten familjen, vendin e tyre nga duart tuaja grabitqare. Unë jam Teatri! Sot do të votoj kundër për ta mbrojtur me zemër dhe përgjegjësi identitetin tim kombëtar.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Floida Kërpaçi: Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nuk është gjë tjetër veçse shkatërrim i identitetit kombëtar

Silva Caka: Paçavurja e mazhorancës që legjitimon vjedhjen, nuk është ligj, por antiligj që institucionalizon pazaret e kryeministrit

Fjala e Deputetes së LSI-së, Silva Caka në Kuvend

Nuk e di se çfarë është më hipokrite në këtë çështje: meraku i Kryeministrit dhe ministrave të tij për gjendjen e teatrit dhe jetët e artistëve dhe publikut, gjoja investimet e rëndësishme, të cilat Kryeministri i favorizon vetëm kur merr kaparin, gjoja respektimi i kornizës ligjore në rastet e këtyre projekteve, apo dëshira e mirë e këtij subjekti privat, i cili ofrohet të harxhojë disa milionë euro, për të ndërtuar Teatrin. Është kollaj të bësh altruistin me lekët e marra nga gjaku i  fëmijëve, me lekët e shqiptarëve…

Kam vështirësi të kuptoj malinjitetin e këtij procesi, sepse nuk karakterizohet vetëm nga hipokrizia; ajo çfarë e bën të frikshëm këtë proces, është djallëzia pas çdo veprimi të kryer për këtë çështje, duke filluar nga delegimi i firmës për të institucionalizuar vjedhjen tek Zv. Kryeministrja e ministrat, e deri tek sjellja e ligjit në Parlament, si prova më e fortë e parimit: “nëse do të vjedhësh, bëje me letra”.

Projektligji i ardhur “Për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të teatrit”, është një projektligj i cili pa frikë, mund të konsiderohet si një aferë gjigande korruptive dhe një krim, i cili nuk ka si qëllim të vetëm përfitimin financiar të atyre që e kanë iniciuar, por edhe çnderimin e trashëgimisë kulturore të një populli të tërë dhe disa breza artistësh, urrejtja ndaj të cilëve është e kuptueshme, kur vjen nga një aspirant për artist, që artist nuk u bë dot kurrë, por që ia doli me sukses të bëhet në Narcos.

Vetëm kur është dashur të bëhet krimi i radhës, ku ata që e kanë iniciuar kanë dashur të lajnë duart nga përgjegjësia në të ardhmen, kanë sjellë ligje të tilla për t’i miratuar Parlamenti, pasi siç e thashë edhe më parë, këta janë qeveria e legjitimimit dhe institucionalizimit të krimit.

Sigurisht, kjo qeveri ia ka marrë dorën shkeljeve të Kushtetutës dhe ligjeve dhe nuk i bën më asnjë përshtypje teksa shkel një tufë me ligje, vetëm e vetëm për t’i plotësuar qejfin oligarkut të radhës, financuesit të fushatës dhe klientit të preferuar të Qeverisë e të Bashkisë, i cili së fundmi do bëhet edhe i parapëlqyeri i Grupit Parlamentar të Rilindjes, mjafton që ligji i paligjshëm të hapë rrugën e bashkëpunimit.

Që në titullin e projektligjit, kuptohet qartë që prioriteti i tij është realizimi i në projekti privat, nga një kompani private e pastaj nga fundi flitet edhe për ndërtimin e Teatrit. Kjo është e qartë dhe e kuptueshme, për aq kohë sa asnjërit prej jush nuk i intereson Teatri, por vetëm të ndërtohet kulla e radhës, të pastrohen paratë e radhës dhe kaparit që ka marre Kryeministri, t’i shtohet edhe përqindja përfundimtare.

Në Komisionin e Ligjeve, Ministres së Kulturës i kam drejtuar pyetjen e drejtpërdrejtë se ku qëndron emergjenca e sjelljes së një ligji të posaçëm, për investimin e kryer nga një subjekt i  veçantë privat. Ashtu siç bëri sot me kolegun tim Naço dhe me 40 pyetjet e tij jashtëzakonisht të përgjegjshme, Ministrja preferoi të anashkalonte përgjigjen e vërtetë të pyetjes, duke na treguar në vend të saj përrallën e zakonshme të emergjencës së rikonstruktimit të Teatrit.

Zonja Ministre, të jesh e sigurtë që edhe unë, brezi im, apo edhe ndonjë brez më i ri se unë, që jemi rritur me kinematografinë shqiptare e me aktorët tanë legjendare, që ky Magua guxon t’i quajë edhe Mohikani i Fundit, e kemi të qartë që Teatri Kombëtar e çdo teatër në Shqipëri, për aq sa kanë ngelur ende në këmbë, kanë nevojë për dorë e për investime.

– Askush nga ne nuk do guxonte të kundershtonte asnjë shifër të investuar për teatrot nga buxheti i shtetit, por ju nuk keni lekë për të harxhuar për teatrot e për trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Ju harxhoni lekë për të hartuar ligjin për trashëgiminë kulturore, por asnjë lek për ruajtjen e trashëgimisë realisht. Ju harxhoni lekë për të gjithë ato miq e shokë që ju përmendi Znj. Vokshi në fjalën e saj, por asnjë lek për kulturën. Pra, ky ligj nuk vjen për një investim shtetëror, por është një ligj i veçantë në llojin e vet, i cili tenton të grabisë mijëra metra katrorë pronë publike e t’ia japë klientit të Kryeministrit.

– Edhe po të hapnit procedurat për një prokurim publik, duke zbatuar parashikimet e këtij ligji për konkurrimin e drejtë e të paanshëm, nuk do kundërshtonte askush nga ne. Por kjo nuk ndodh, pasi nuk iu pelqen as gara dhe mbi të gjitha, doni që edhe specifikimet teknike të investimit, t’i përcaktojë subjekti privat. Pra ky ligj, nuk vjen as konform rregullave që parashikon ligji për prokurimet publike, por është një ligj i veçantë në llojin e vet, që tenton të minojë çdo rregull të vendosur mbi konkurrimin e ndershëm, mbi përzgjedhjen e më të mirit dhe që zgjedh kë iu do qejfi e siç iu do qejfi, siç tha edhe Ministri Ahmetaj.

– Historia jonë ka treguar se kur shteti nuk e përballon dot me fonde dhe investime një sektor, atëherë e ka dhënë atë për privatizim, madje duke respektuar një kriter konkurrimi, për aq kohë sa sektori që privatizohet ofron shërbime publike. Por ky ligj as këtë kornizë nuk e respekton, por është një ligj i veçantë në llojin e vet, i cili na tregon që do të investojë privati, por nuk tregon se si do të investojë mbi pronën publike, sa përfiton nga ky investim i pakërkuar në pronën publike, a ngelet më prone publike pas këtij investimi apo a përfiton diçka shteti nga ky investim?! Zero qartësi dhe zero transparencë mbi këtë marrëveshje negociimi që kërkohet të bëhet me ligj dhe me votat e Kuvendit.

Në projektligjin e sjellë, njëkohësisht edhe në raportin e Komisionit përgjegjës, jo vetëm nuk është e qartë se çfarë perfiton shteti e qytetarët e çfarë privati, por thuhet se shteti, menjëherë me përfundimin e projektit, bëhet pronar i godinës së Teatrit. Po me territorin rreth e rrotull Teatrit çfarë do të ndodhë? Sigurisht, do t’i hiqet Teatrit, do t’i hiqet artistëve, do t’i hiqet shqiptarëve e tinëz do t’i jepet në pronësi investitorit, i cili më pas do bëjë ç’të dojë me ato metra.

– Nje tjetër ligj që shkelet duke sjellë këtë projektligj, është ligji i Vetëqeverisjes Vendore, i cili obligon angazhimin e Këshillit Bashkiak, me një shumicë prej 3/5, në rastet kur tentohet tjetërsimi i territorit nën administrimin e një Bashkie. Meqënëse këta nuk e kanë këtë shumicë në Këshillin Bashkiak, atëherë nuk e kanë për gjë të shkelin edhe një ligj tjetër e të vendosin që tjetërsimi i territorit të Teatrit të bëhet me gjysmën e anëtarëve prezentë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Në fund, ciklimin e Këshillit Bashkiak, e zëvendëson Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, që respektivisht bëjnë miratimin dhe firmosjen e kontratës. Edhe me të drejtë, se subjekti privat duhet t’a dijë se kujt duhet t’ia dijë për faleminderit për gjithë këtë nder që po i bëhet dhe se ku duhet të dorëzojë pjesën e mbetur të lekëve.

Na sollët këtu shembujt e Parkut të Liqenit apo të Stadiumit, si shembujt e suksesit tuaj, që ne i paskemi anatemuar në fillim e më pas jemi krenuar, madje ka nga ata kolegë këtu që na thanë se tani për tani po e anatemojmë, por më pas do krenohemi me kryeveprat që do të luhen në atë Teatër… Deliri i madhështisë ju ka zënë sytë deri në atë pikë sa mendoni që edhe kryeveprat botërore e shqiptare që luhen në Teatër, i keni krijuar ju. Ju po, me këtë projektligj që keni sjellë, keni krijuar kryeveprën më të madhe korruptive që mund të kenë parë sytë e shqiptarëve, madje jam 100% e sigurtë dhe e bindur që me mënyrën se si e keni mbrojtur sot këtë  paçavure që keni krijuar, ua keni kaluar nga profesionalizmi edhe atyre aktorëve të shkëlqyer që po protestojnë jashtë.

Kjo paçavure me të cilën kërkoni të legjitimoni vjedhjen e 200 e kusur milionë €-ve, nuk është ligj, përkundrazi, është antiligj, që institucionalizon djallëzine dhe pazaret e Kryeministrit.

Kjo paçavure, nuk perputhet me asnjë ligj në Republikën e Shqipërisë, pasi shinat në të cilat ecën ky Kryeministër e kjo Qeveri, nuk janë ato ligjore e Kushtetuese, por shinat e shtruara nga kriminelët, oligarkët, narkot e mafia, që e kanë kapur Kryeministrin e Qeverinë e tij prej fyti e që nuk do t’a lëshojnë deri sa t’a largojnë artistët, kuksianët, mësuesit, policët e ndershëm, gjyqtarët e prokurorët e ndershëm që ky i shantazhon, administratorët e bizneseve që po mbyllen çdo ditë, emigrantët, azilantët e madje edhe sirianët kur të vijnë dhe çdo shqiptar që është vënë nën thundrën e kësaj qeverie të korruptuar dhe të kriminalizuar.

Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me shpresën që mes jush ka ende socialistë të vërtetë, të cilët do t’a dënonin në çdo rast praktikën e sjelljes së një ligji nga emra të përveçëm, ju bëj thirrje edhe një herë për reflektim, e Ju ftoj të mos e votoni këtë paçavure që tenton të përlyejë çdo ndërgjegje e të mos bëheni bashkëpunëtorë në këtë krim të shëmtuar të orkestruar pa mëshirë nga Kryeministri.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Silva Caka: Paçavurja e mazhorancës që legjitimon vjedhjen, nuk është ligj, por antiligj që institucionalizon pazaret e kryeministrit

Monika Kryemadhi: Tentakulat e banditizmit të qeverisë u shtrin sot te Teatri. Fundi i diktatorëve është i shkruar qartazi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të Edi Ramës dhe deputetëve të tij për të shembur Teatrin Kombëtar.

Duke shkruan në Facebook, Kryemadhi thotë se Shqipëria sot ka humbur një pjesë të rëndësishme.

Reagimi i Monika Kryemadhit:

Nëse turpit do t’i vinim sot mbiemër ai do të ishte “i gjatë”, aq sa emrat dhe mbiemrat e deputetëve socialistë që votuan sot projektligjin për prishjen e teatrit.

Ky parlament mban mbi shpine dhjetëra mëkate, por ky i sotmi është vula që i vë zullumeve dhe perversiteteve të Edi Ramës, që si satrap komandoi ushtarët e tij të votojnë shkatërrimin e atyre pak vlerave që i kanë mbetur Tiranës.

Kryeqyteti nuk ka humbur sot teatrin, ka humbur forcën, shpresën dhe kurajon për t’u përballur me një diktator që vendos të minojë çdo vlerë të kulturës, demokracisë dhe qytetarisë.

Shqipëria ka humbur sot një pjesë të rëndësishme të historisë së saj dhe ideatorit e zbatuesit të kësaj masakre nuk i hyn asgjë në këmbë sepse në këtë vend ka vdekur dhe drejtësia, ajo që duhet të ndalonte sot dorën kriminale që synon shkatërrimin e teatrit.

Tentakulat e banditizmit të qeverisë sot u shtrinë te teatri!

Sepse në këtë vend nuk ka më institucione drejtësie, ka vetëm lakej të Edi Ramës.

Por fundi i diktatorëve është i shkruar qartas dhe atë nuk e lexon vetëm kryeministri ynë dhe qeveria e tij.

Drejtësia do të rëndojë një ditë mbi ta dhe të gjithë autorët dhe zbatuesit e masakrës do të përgjigjen për këtë akt, nga më të shëmtuarit që ka votuar ky parlament!

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Monika Kryemadhi: Tentakulat e banditizmit të qeverisë u shtrin sot te Teatri. Fundi i diktatorëve është i shkruar qartazi

Haxhinasto: Projektligji për Teatrin, përse të mos i referohemi referendumeve për të vendosur?

Fjala e Deputetit të LSI-së, Edmond Haxhinasto në Kuvend

I nderuar kryetar, të nderuar deputetë, edhe sot shikoj me keqardhje polarizimin e tejskajshëm që ka mbërthyer diskutimin e të gjithë çështjeve të rëndësishme që kanë rëndësi kombëtare në këtë parlament.  Nuk ka asnjë pikë takimi midis pozitës dhe opozitës për çështjen  të rëndësishme, ashtu siç nuk kishte diskutimi një javë më parë për çështjen e integrimit. Pasojat, na lanë përsëri në paradhomën e Europës.

Sjellja politike në këtë parlament po bëhet e pa pranueshme dhe e dhimbshme. Nuk ekziston më as forca e vlerave e përgjegjësisë përpara publikut, as përgjegjshmëria, as interesi publik, as turpi. Dominon vetëm një forcë, ajo e kartonit.  Shoh me shqetësim se për mazhorancën  ka rëndësi vetëm se si i serviret  publiku asaj qw diskutohet pra nëpërmjet propagandës së saj. Përsëri përballemi me atë që është realiteti dhe atë që është virtuali.

Sa më shumë që mazhoranca përpiqet të ndryshojë perceptimin e këtij realiteti për publikun aq më pak i shërben ajo interesit publik, dhe sigurisht është qytetari i thjeshtë ai që paguan.

Kurrë nuk kam menduar se një vend zhvillohet dhe çohet përpara vetëm nga një force politike, sado mazhorancë e madhe të jetë ajo, sado e fuqishme ta perceptojë  veten, sado të ketë aftësinë ta trajtojë kundërshtarin si armik publik, sado të fuqishme ta ketë propagandën e saj.

Sepse qytetarët e dinë mirë çfarë është realiteti dhe çfarë është propaganda. Sepse ata e përjetojnë realitetin dhe nuk mund të gënjehen. Sepse qytetarët e shohin se si nxirren institucionet  normale kushtetuese jashtë normalitetit kushtetues, jashtë qenies në themel të Republikës. Shoh një sistem gjyqësor të kapur, që nuk është i pavarur përderisa gëzon besimin e vetëm një pjese të politikës.

Shohin se një grusht klientësh mund të punojnë e përfitojnë tendera e para publike. Shohin se nuk ka siguri  jete e jetese, siguri ushqimi, siguri e trajtimit mjekësor dhe shohin se sëmundjet e rënda bëjnë kërdinë, lindshmëria bie dhe popullsia  tkurret. Shohin se mirëqenia nuk është e bazuar mbi punën, arsimin cilësor, por mbi drogën, trafikun dhe krimin. Shohin e mendojnë të  gjejnë shpëtim diku jashtë vendit dhe duan të largohen përfundimisht. E në këto kushte, ndoshta nuk ka nevojë as për Teatër.

Diskutimi për teatrin në fakt nuk mund t’i shpëtoj diskutimit konfliktual dhe të polarizuar që është kthyer në diskutimin normal në këtë parlament. Trajtimin e kësaj çështjeje patjetër nuk mund të mos ta përndiqte e njëjta mungesë transparence, arrogance apo pandjeshmëri si në shumë çështje të tjera. Të treja keto tipare, janë simptoma të një sëmundje të rëndë: të pushtetit sigurisht- “shumicën e kam unë e bëj ç’të dua”.

Mendoj se do ishte shumë më e thjeshtë, shumë më e lehtë për gjithsecilin, në kushtet e transparencës,  që të gjendej një konsensus për Teatrin Kombëtar. Por gjithçka preferohet  të kthehet në konflikt dhe kjo sigurisht ndodh kur nuk ka transparencë  dhe qëllimet nuk kanë lidhje me të mirën publike.

Unë mendoj se   do të ishte më e lehtë për të gjithë nëse sot qeveria do ti përgjigjej pyetjeve të bëra.Edhe ata mijëra qytetarë atje në protestë do të sqaroheshin dhe nuk do mendonin se prona e tyre, prona publike, po grabitej në mes të ditës,me miratimin e pak më shumë se gjysmës së përfaqësuesve që kanë sjellë me votë

në parlament për të ruajtar atyre, jetën, pronën, mirëqenien e

tyre.

Besoj se në atë ndërtesë të Teatrit është edhe shpirti i atyre dhjetëra kolosëve të aktrimit e artit

shqiptar, pra është një ndërtesë që nuk

përfaqëson llaç e tulla por është një simbol,

një ikonë e kulturës. Por le ta vlerësojmë për një moment si një opsion

zhvillimor transparent e në interes të publikut dhe artistëve.

Sot gjatë diskutimeve kam dëgjuar gjithëfarëlloj argumentesh pro kësaj nisme.Dikush citon  faktin se është një model i suksesshëm, i përdorur për rrugën e Arbrit apo vepra të tjera. Por harrojnë një ndryshim themelor: që rruga e Arbrit është BOT- Ndërto, Përdor, Ktheje tek shteti. Po ky bllok ndërtimesh, do t’i kthehet në pronësi shtetit? Mbasi të përdoret për periudhë të caktuar? Nuk e  kërkoj përgjigjen sepse  e kam shumë të qartë. Dhe sigurisht kam të qartë shumë gjëra të tjera të cilat jam I detyruar ti përmend sepse janë aq flagrante në këtë ligj.

Nuk tregohet qartësisht pronësia mbi truallin ku zhvillohet projekti?

Bëhet ligj i veçantë kur me ligjin ekzistues të koncesioneve mund të realizohet

Nuk bëhet studimi dhe vlerësimi paraprak i

pronës ekzistuese në vlerë dhe pastaj të bëhet ligji

Nuk është e qartë dhe nuk theksohet nëse kjo është pjesë e një plani urbanistik më të gjerë, nëse

është premtim elektoral apo nëse është një standard europian i sjelljes siç na pret Europa që të

sillemi. Sigurisht që nuk është i tillë. Dhe e

fundit përse eleminohen konkurrimi si

element i

rëndësishëm i efikasitetit dhe transparencës,

duke eleminuar zhvillues të tjerë nga nga ky

projekt?

Është fakt që edhe në praktikat e tjera

botërore, për raste të ngjashme, kanë shumë diskutim,

kanë edhe protesta. Shpesh përdoren referendumet për të vendosur. Pse nuk i referohemi

atij.

Kjo është demokracia direkte,kjo do të ishte mënyra për të qetësuar të gjitha palët, edhe

ata

mijëra atje që protestojnë te Teatri.

Mazhoranca nuk mund të dalë mbi vetveten, mbi egon se kontrollon gjithçka dhe nuk arrin të

transparence, racionalitet e përgjegjshmëri

për të realizuar atë që kërkojnë qytetarët.

Fatkeqësisht kjo është dhe një nga arsyet pse përsëri Evropa na le të presim te paradhoma e saj. Kanë vite e vite që Evropa na thotë të njëjtat gjëra. Veçanërisht për mënyrën se si të

bëjmë politikë, si të zhvillojmë vendin si të gjejmë konsensusin. Përsëri nuk arrijmë dot ta bëjmë. Duhet të kemi diçka parasysh se

këto janë standarde që i ka vendosur Europa

para nesh. Duhet ta dijë gjithësecili se Evropën

nuk e ndryshojmë dot, mënyra më e mirë për të ecur

përpara është të ndryshojmë vetveten

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Haxhinasto: Projektligji për Teatrin, përse të mos i referohemi referendumeve për të vendosur?

Nora Malaj:  Të duash vendin, do të thotë të duash dhe të mbrosh Teatrin  Kombëtar!

Fjala e deputetes së LSI-së, Nora Malaj në Kuvend

I nderuar Kryetar i seancës,

Të nderuar kolegë të pozitës,

Fjalën time në këtë seancë, dua ta adresoj drejt jush, për t’ju bërë edhe njëherë thirrje ndërgjegjes suaj, që të reflektoni dhe të keni mirësinë që këtë projektligj, ardhur në këtë seancë,  me procedurë të përshpjetuar të mos e kaloni.  Ju ftoj që për hërë të parë, vendin e forcës së kartonit, t’ia lini logjikës së mendimit dhe zhvillimit të historisë, thirrjes dhe qëndresës së aktorëve, të cilët duhen falenderuar dhe përgëzuar për atë çfarë ata kanë bërë këto katër muaj, thirrjes dhe qëndresës së qytetarëve dhe intelektualëve të vendit, për atë çfarë ata kanë bërë në drejtim të sensibilizimit të opinionit publik dhe të poltikës, në mënyrë që nesër kur ta shihni ndërgjegjen tuaj në pasqyrë, në vend që ta pështyni, duhet ta vlerësoni për aktin patriotik të tërheqes suaj dhe mos votimit nga ana juaj, ndaj këtij projektligji mafioz. Në vitin 1938, plot 80- vjet më parë, shteti i ri shqiptar pati vullnetin dhe gjeti mundësinë, për të filluar projektin e Kompleksit Kulturor “Skënderbeu”, ku bën pjesë edhe Teatri Kombëtar, duke hedhur themelet e një historie kulturore, pa shkatërruar ndonjë identitet publik të mëparshëm.
Qëndrimit të Ministrisë së Kulturës, se ky objekt nuk është vlerësuar kurrë për t’u kategorizuar si Monument i Trashëgimisë, do i përgjigjesha duke thënë se ky nuk është një argument, por një turp për këtë Ministri. Është turp për këtë Ministri, që në vitin e shpallur nga vetë kjo qeveri, si “Viti i Skënderbeut”, i vë kazmën një nga objekteve kulturore të ndërtuar në emër të tij.
Unë, jo vetëm si deputete, po edhe si qytetare e përgjegjshme e këtij vendi ndihem e fyer që shteti im më thotë se nuk ka para të restaurojë Teatrin Kombëtar, pasi më ka rritur taksat e tarifat, pothuajse në çdo fushë të jetës. Ndihem e fyer që shteti im më thotë se nuk ka para të restaurojë Teatrin Kombëtar, kur niveli i korrupsionit tashmë ka arritur përmasa të frikshme. Pse duhet prishur ky Teatër për të bërë tjetrin? Mos vallë numri i qytetarëve që ndjekin Teatrin ka rënë për shkak të vjetërsisë së godinës? Unë besoj se vjetërsia e godinës është vlerë dhe jo antivlerë. Teatri Kombëtar është Teatri kryesor në Tiranë, ku gjatë viteve ka sjellë shumë emocione dhe shumë kënaqësi për të dashurit e Teatrit.

Në qoftë se ne flasim për Korifenjtë e skenës kjo godinë është “tempulli” i tyre, që sot disa kërkojnë ta prishin. Korifenjtë nuk u bënë të tillë thjesht nga talenti i tyre, apo nga cilësia e sallës, apo edhe nga materiali i ndërtimit të godinës, por nga fryma dhe morali që përçuan duke farkëtuar breza të tërë me një identitet civil. Ne, as nuk i nderojmë e as mund ta ruajmë këtë frymë, duke prishur “tempullin” e tyre, me një projektligj paçavure, i ardhur nga Ministria e Kulturës, që çdo jurist do ta bënte të skuqej nga turpi nga mënyra sesi është shkruar dhe si u mundua të mbrohej nga Ministra e stafi i saj, që çdo shqiptar e bën të ndjehet me turp nga standardi dhe niveli skandaloz në aspektin porfesional të kësaj Ministrie, për paaftësinë dhe jo profesionalizmin, që kurrë më parë nuk e kishim hasur në jetë në këtë standard, në të gjitha nivelet e tij të përfaqësimit. Që unë pa hezitim do ta quaja një turp të madh (ndonëse e kuptoj se një me mend e profesionist e ka shumë të vështirë dhe gati të pamundur të mbrojë atë që nuk mbrohet dot). Kurrë në historinë njerëzore, në asnjë vend më parë, rilindja e vlerave në shoqëri nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë nga asfalti, xhamat, hekurat, apo betoni e as nga pazaret e mbyllura. Ndërtimi i një Teatri të ri Kombëtar në këtë mënyrë, jo vetëm që po tenton të shkatërrojë në mënyrë të dhunshme historinë kulturore dhe politike të vendit, por po na thellon antivlerat e arrogancës, manipulimit dhe patronazhit. Këto antivlera na kanë futur dhe po vazhdojnë të na fusin edhe më thellë në krizën, në të cilën shoqëria jonë po lëngon kaq gjatë. Ligji për të prishur Teatrin Kombëtar, si për mënyrën se si ka ardhur deri këtu, ashtu edhe për përmbajtjen që mbart në vetvete është një dështim i frikshëm në nevojën që ka shoqëria jonë për të farkëtuar një frymë dhe identitet bashkëkohor europian. A na tregoni dot, në historinë 100 e pak-vjeçare të këtij shtetit tonë, një monument kaq shumëfish historik; të historisë kulturore, të historisë artistike, të historisë sociale, të historisë së albanologjisë, të historisë politike etj, si ky monument?  Jo një Teatër i ri, po dhjetëra teatro të rinj i duhen Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Jo vetëm për artistët, po më së pari për publikun, i cili ka nevojë për to. Dhe do të isha e para që do të jepja votën time e do të isha në krahë të Qeverisë, për të ndertuar çdo teatër që i mungon këtij vendi dhe për ta bërë shoqërinë të ishte me humane dhe me sociale.  

Të nderuar kolegë të pozitës, duke ju bërë thirrje ndërgjegjes suaj, po ju sjellë në kujtese fjalët e Isabelle Huppert, mbajtur në Ditën Botërore të Teatrit: “Pasi që gjendem në Paris, në prag të zgjedhjeve presidenciale, u apeloj atyre që do të marrin pushtetin, të jenë koshient për përfitimet e paimagjinueshme që sjell Teatri. Por, kujdes, pa përndjekje të shtrigave! Teatri për mua paraqet atë Tjetrin, ai është dialog, mungesë urrejtjeje. Unë besoj në bashkësi, në miqësi mes publikut dhe aktorëve, në unitetin e të gjithë atyre që Teatri i bashkon – atyre që e shkruajnë, atyre që e përkthejnë, atyre që e ndriçojnë, veshin, dekorojnë, atyre që interpretojnë dhe publikut. Teatri na mbron, na strehon… Besoj që Teatri na don… aq sa ne e duam atë… Kujtoj një regjisor, me të cilin kam punuar, i cili para se të hapej perdja në mbrëmje, ulëriste: ‘Hapni rrugë për Teatrin!’ ”.

Në mbyllje dhe unë me keto fjalë po ju drejtohem juve kolegëve të mi, mbrojeni Teatrin, mos e votoni këtë pojektligj mafioz, kthejeni dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për ta bërë Teatrin tonë Kombëtar, tempull të ruajtjes së memories kombëtare. Reflektoni, gjykoni dhe mos e votoni!

 

Ju faleminderit!

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Nora Malaj:  Të duash vendin, do të thotë të duash dhe të mbrosh Teatrin  Kombëtar!

Edmond Panariti: Kauza jonë, kauzë e drejtë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar.

Fjala në Kuvend e deputetit të LSI-së, Edmond Panariti

Të nderuar kolegë deputetë! Unë projektligjin e paraqitur e lexoj: Procedurë e veçantë për negocim dhe lidhje kontrate për ndërtim kullash, sepse ky është thelbi dhe qëllimi i Ligjit. Teatri është thjesht një instrument për arritjen e këtij qëllimi, se po të kishte qenë qëllim do të ishte rehabilituar dhe strukturuar prej kohësh ashtu siç u bë me ministrinë e Rendit përballë tij. Por u la të degradojë, që të vinin në veprim këtë turp dhe grabitje të hapur të pronës publike. Nuk mund të cënohet në asnjë rrethanë qendra historike e Tiranës. Mund t’ja kishit kursyer vetes dhe Parlamentit këtë turp, i cili është ndër të tjera i paligjshëm dhe antikushtetues. Ata që kanë projektuar këtë skandal, veprojnë sipas parimit diabolik makiavelist :”Qëllimi justifikon mjetin”, qëllimi është grabitja e pronës publike, ndërsa mjeti teatri si vegël në funksion të qëllimit. Nuk duhet të shkojmë larg nëe kohë, për të konstatuar se si kanë përfunduar dy veprime të ngjashme me atë që po përgatitet të ndodhë me Teatrin tonë Kombëtar. Por rasti i Teatrit Kombëtar është vërtet “sui generis” sepse ndryshe nga rastet e mëparëshme shembja, shkatërrimi, po kërkohet të realizohet me ligj, në shkelje flagrante të së drejtës dhe madje në mënyrë jo kushtetuese. Shqipëria po kërcënohet seriozisht me shuarjen e kujtesës së saj historike, nga rrafshimi i objekteve kulturore dhe artistike, pjesë të pandashme të identitetit dhe vlerave tona kombëtare. Mua më habit një diçka, sepse është se kryeministri ka jetuar në Paris. Dhe tashi mendoni ju qendrat historike të Parisit, që nuk janë vetëm një, por të them psh në Etual ku është Harku I Triumfit, ku është Saitn Elyse, mund të imagjinosh të shkatërrosh e të ndërtosh një ndërtesë absolutisht jo. Aty edhe ndërhyrjet rehabilituese bëhen shumë rrallë dhe vetëm kur gjykohet absolutisht e domosdoshme. Dhe vërtet është zhvilluar Parisi, ka Parisi kulla por janë qendrat urbane që janë zhvilluar më tej, por nuk bëhet fjalë për të prekur qendrat historike. Memorien historike. Dhe kjo diferencon republikat serioze nga republikat banane. Të cilët janë vetëm të etura ndaj nxitimit për fitim, për shkatërrim, për ndërtim, për shitje, për blerje etj. Ndaj edhe njëherë I apeloj ndërgjegjes suaj, pasi këtu ka dhe diçka morale në këtë mes, ka dhe ligjore kuptohet, sepse përmenda pak më parë ka dhe shkelje të rënda të ligjit, dhe ne ju drejtohemi ju, që jeni ligjvënës që normalisht keni mazhorancën, dhe nuk diskutohet, unë mendoj që ju tashmë e keni kalcifikuar pozicionin tuaj, pasi ju dëgjova pak më përpara, do më duket habi që ta ndryshoni këtë pozicion. Por edhe njëherë, ju bëj një apel të fundit për ta riparë, për tja kursyer Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë këtë dëm të pariparueshëm të shkatërrimit të një nga ikonave të kulturës të historisë së saj. DHe sigurisht që na dëgjojnë dhe artistët, të cilët unë dëshiroj ti falenderoj për arsye sepse kanë qenë ata që me zërin e tyre na kanë inkurajuar dhe ne, na kanë përforcuar bindjen që ne mbrojmë një kauzë të drejtë, mbrojmë trashëgiminë kulturore, mbrojmë identitetin kombëtar. Prandaj edhe njëherë do të dëshiroja që të reflektonit, të tërhiqeni nga kjo gjëmë, epse kjo është një gjëmë. Ndërtojeni një teatër të ri. Ka hapësira sa të duash Tirana dhe ruani si sytë e ballit atë trashëgimi historike, që sigurisht e kemi për detyrë jo vetëm ta mbrojmë, por tia kalojmë dhe brezave.

 

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Edmond Panariti: Kauza jonë, kauzë e drejtë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar.