Meta: Nuk mund te ndërtohet nje Shqipëri evropiane mbi themelet e një politike konfliktuale

ilirmeta281212

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ishte sot në një takim të zhvilluar me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në Komunën e Ndërmenasit në Qarkun e Fierit. Në fjalën e tij në këtë takim z. Meta deklaroi se forcat politika shqiptare duhet të lënë mënjanë taktikat destruktive dhe të garantojnë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të jenë model i shkëlqyer i demokracisë. Z. Meta u shpreh i bindur që në këto zgjedhje Lëvizja Socialiste për Integrim do të konfirmojë përkrahjen në rritje dhe përkrahjen e jashtëzakonshme që ajo gëzon në të gjithë Qarkun e Fierit dhe në të gjithë Shqipërinë.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta: Nuk mund te ndërtohet nje Shqipëri evropiane mbi themelet e një politike konfliktuale

L. Rama: Faktoret politikë shqiptare ne Maqedoni te orjentohen nga interesat kombetare

luanramardk231212

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka marrë pjesë në Kongresin e Rilindjes Demokratike Kombëtare në Maqedoni. Ky kongres u zhvillua në Tetovë. Luan Rama në fjalën e tij para 600 delegatëve që merrnin pjesë në këtë kongres deklaroi se integrimi evropian është prioriteti kombëtar i të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi se faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni duhet të orientohen nga interesat kombëtare. Z. Rama u shpreh se është i domosdoshëm partneriteti dhe bashkëpunimi për procesin e integrimit evropian. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ndër të tjera u shpreh se LSI vlerëson rolin konstruktiv të shqiptarëve në Maqedoni.  (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on L. Rama: Faktoret politikë shqiptare ne Maqedoni te orjentohen nga interesat kombetare

Drejtoria e Iniciativave te Biznesit (BID) i ka akorduar Agjencise Nacionale te Trafikut Ajror te Shqiperise – ANTA, Cmimin e Arte te Kurores per Cilesine

20120823051652 album

Drejtoria e Iniciativave te Biznesit (BID) i ka akorduar Agjencise Nacionale te Trafikut Ajror  te Shqiperise – ANTA, Cmimin e Arte te Kurores per Cilesine.  
Londra u be mikepritesja e Konventes Nderkombetare per Cmimin e Cilesise, ku profesioniste dhe perfaqesues te bizneseve nga e gjithe bota u mblodhen per tu  njohur me arritjet dhe sukseset e ketij viti. Ne vecanti, Konventa festoi ndarjen e cmimeve per Cilesine per keto biznese sipas standartit QC 100TQM, qe siguron nivelin e kenaqesise se klientit dhe eficencen e performances ne te gjitha nivelet e biznesit.

Midis fituesve te ketij viti, Zoti Petrit SULAJ, Drejtor I Pergjithshem i ANTA-s pranoi çmimin nderkombetar te Kurores se Arte te Cilesise ne kete Konvente.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Drejtoria e Iniciativave te Biznesit (BID) i ka akorduar Agjencise Nacionale te Trafikut Ajror te Shqiperise – ANTA, Cmimin e Arte te Kurores per Cilesine

Gjosha: Ftojmë të gjitha forumet e grave në partitë politike dhe shoqërinë civile të te hartojme nje rezolute kunder dhunes se grave

klajdagjosha231212

LSI vlerëson se kohet e fundit shoqëria Shqiptare është tronditur thelle nga shtimi I rasteve te dhunës ndaj grave ku 24 prej tyre kane perfunduar me humjen tragjike te jetes, mes tyre edhe nena shtatezene ku humja ka qene e dyfishte. Gjithashtu kemi mijera raste te tjera denoncimesh ku grate jane objekt I dhunes fizike, psikologjike e seksuale. Ne respekt te gjithe nismave te nderrmara nga Qeveria shqiptare per permiresimin e kuadrit ligjor si dhe shume fushatave sensibilizuese ndaj luftes se ketij fenomeni LSI vlereson se ka ende vend per ndryshime te metejshme ne fuqizimin e zbatimit te ligjit ,si dhe ne punen e perbashket dhe ndervepruese te instincave pergjegjese mbi barazine gjinore dhe dhunen ne familje.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Gjosha: Ftojmë të gjitha forumet e grave në partitë politike dhe shoqërinë civile të te hartojme nje rezolute kunder dhunes se grave

Vasili : Standardet e zgjedhjeve jetike për demokracinë. Nuk behet show politik me zgjedhje dhe standardet e tyre

petritvasili221212

Jemi në këtë komunikim së bashku lidhur me një problematikë tepër delikate, siç është ajo e zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2013. Është e njohur nga i gjithë opinioni publik por edhe nga e gjithë politika shqiptare rëndësia e jashtëzakonshme e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë të veçantë mënyra e organizimit të tyre dhe standardi që këto zgjedhje do të realizojnë.Jemi këtu për të përcjellë një shqetësim, i cili po bëhet evident ditë pas dite, lidhur me bllokimet dhe obstruksionizmin reciprok që po ndodh në mënyrë të veçantë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku në mënyrë të dukshme një nga elementet kyç të administrimit të zgjedhjeve siç është ai i ngritjes së Zonave të Administrimit Zgjedhor, është bllokuar më së fundi dje duke e shndërruar këtë diskutim thjesht dhe vetëm në një debat politik shterpë.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Vasili : Standardet e zgjedhjeve jetike për demokracinë. Nuk behet show politik me zgjedhje dhe standardet e tyre

Meta: Jemi pro çdo komisioni hetimor.Transparenca është detyrim.

metamirdite122212

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, si dhe nga Koordinatori i LSI-së për Qarkun e Lezhës, Petrit Gjoni, ka marrë pjesë sot në një takim entuziast të organizuar me strukturat e LSI-së në Rrethine Mirditës. Në këtë aktivitet, ku merrnin pjesë qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në këtë rreth, janë anëtarësuar rishtas në Lëvizjen Socialiste për Integrim edhe 150 anëtarë të tjerë, një pjesë të të cilëve Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë e gjithë krahina dhe treva e Mirditës për pavarësinë e vendit, ai u shpreh se LSI do t’i mbajë të gjitha premtimet ndaj mirditorëve ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta: Jemi pro çdo komisioni hetimor.Transparenca është detyrim.

Meta ne Vlore : LSI nuk pajtohet me stanjacionin, me ngeljen pas ne integrim e vendit

ilirmetavlore191212

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, ka marrë pjesë sot në aktivin e LGI-së në qytetin e Vlorës. Në këtë aktivitet mjaft entuziast, ku merrnin pjesë qindra gra dhe vajza anëtare dhe simpatizante të Lëvizjes Socialiste për Integrim,  janë anëtarësuar rishtas në LSI edhe 200 anëtare të tjera, një pjesë të të cilave Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh i lumtur që më në fund u dëgjua që të përmendet dhe Naim Frashëri me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë edhe të themelimit të shtetit sepse sipas tij çfarë nuk është dëgjuar në kuadër të 100 vjetorit. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta ne Vlore : LSI nuk pajtohet me stanjacionin, me ngeljen pas ne integrim e vendit

Sokol Dervishaj: Problematika e energjisë elektrike, CEZ-i të respektojë marrëveshjen me palën shqiptare

sokoldervishaj181212

Zv. ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka zhvilluar një debat me pyetje-përgjigje në kohë reale

Në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një tjetër debat “live” me pyetje dhe përgjigje në rrjetin social “Facebook”. Zv. ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Sokol Dervishaj, ka zhvilluar një debat me pyetje-përgjigje në kohë reale. Z. Dervishaj iu është përgjigjur pyetjeve të një auditori të gjerë për çështje të ndryshme të ekonomisë, veçanërisht të përqendruara në çështjen e CEZ-it dhe të privatizimit të Albpetrolit.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Sokol Dervishaj: Problematika e energjisë elektrike, CEZ-i të respektojë marrëveshjen me palën shqiptare

Meta: Integrim do te thotë me shume punësim, investime, progres.

ilirmetaelbasan181212

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga i deleguari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto, si dhe nga kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, ka marrë pjesë në aktivin e LGI-së për Rrethin e Elbasanit. Në fjalën e tij Z. Meta është shprehur se gruaja është forca më e madhe e shoqërisë shqiptare. Sipas z. Meta me përfaqësimin 50% në strukturat drejtuese do të ndihmojë për t’i dhënë hapësira të reja angazhimit dhe pjesëmarrjes të vajzës dhe të gruas shqiptare në të gjithë jetën tonë politike, shoqërore dhe ekonomike.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta: Integrim do te thotë me shume punësim, investime, progres.

Lideri i LSI-së takime në Sarandë dhe në Delvinë

ilirmetanesarande121712

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së, Ralf Gjoni, si dhe nga kryetari e Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, ka zhvilluar takime të ndryshme me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në qytetin e Sarandës dhe të Delvinës. Fillimisht z. Meta është ndalur në Sarandë dhe më pas në Delvinë.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Lideri i LSI-së takime në Sarandë dhe në Delvinë