Konferencë për shtyp dhënë nga Kryetari i LSI-së

” Konferencë për shtyp dhënë nga Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta sot paradite mbi shqetësimin e tre pengjeve shqiptarë para vrasjes së tyre… Lëvizja Socialiste për Integrim po ndjek me shqetësim zhvillimin e ngjarjeve pas marrjes peng së tre bashkëkombasve shqiptar nga talebanët në Afganistan.
Vëmë re me shqetësim se ka një mungesë  transparence nga ana e qeverisë për të sqaruar situatën dhe rrezikun që i kanoset atyre.
Vlerësojmë se qeveria shqiptare dhe gjithë strukturat e saj të specializuara duhet të shfrytëzojnë të gjitha kanalet e mundshme për të sqaruar situatën dhe për të ndërhyrë për lirimin e këtyre pengjeve.
Paqartësia që ekziston nëse ata janë apo jo qytetarë të Republikës së Shqipërisë nuk është argument që për shpëtimin e tyre të veprohet me ngathtësi. Qeveria e Shqipërisë duhet të bëjë përpjekje maksimale për të gjithë bashkëkombasit tanë pavarësisht nga shtetësia e tyre.

Pyetje: Duke qënë se sot në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua ankimimi i LSI-së për ndryshimin e rregullores së Kuvendit por duket se nuk ka ndonjë mbështetje nga deputetët e PS. Cili është argumenti juaj?

Pergjigje: LSI-ja ishte forca e parë politike e cila reagoi në mënyrë istitucionale duke bërë ankimimin në Gjykatë Kushtetuese për ndryshimin thellësisht jodemokratik që i bëri rregullores së Kuvendit maxhoranca e Partisë Demokratike. Edhe seanca e sotme në Gjykatën Kushtetuese shpresoj që të kontribuojë për të shfuqizuar vendimin e mazhorancës që sipas saj ishte në kundërshtim me Kushtetutën.
Ankimimi i bërë nga LSI-ja mund të konsiderohet edhe si një ankimim i të gjithë opozitës.

Pyetje: Si e gjykoni deklaratën e Kryeministrit Berisha që nuk do ketë ndryshim të rregullores së Parlamentit ?

Pergjigje: Mendoj se qëndrimet kokëforta të cilat nuk ndihmojnë në zgjedhjen e kësaj krize që është krijuar në Parlamentin tonë nuk i shërbejnë as aktivitetit normal të Parlamentit dhe as shprehjes së mirë dhe demokratike të vullnetit të opozitës por për më tepër nuk ndihmojnë as qeverinë dhe mazhorancën për qeverisjen e tyre. Ndaj ne shpresojmë që Z.Berisha të respektojë sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të bëjë përmirësimin që është kërkuar nga opozita. Të heqë dorë nga kthimi i Parlamentit në një institucion partiak të mazhorancës që drejton dhe në këtë mënyrë të vazhdojë rrugën e reformave dhe të dalë nga ky qorrsokak ku është futur.

0x323030362d30332d3133 11:22)”

Deklarate e Sekretarit te Marredhenieve me Jashte te LSI

” Deklarate e Sekretarit te Marredhenieve me Jashte te LSI Edmond Haxhinasto Ne lidhje me vdekjen e Ish-Presidentit Serb Sllobodan Milloshevic Sekretari per Marredheniet me Jashte i LSI Edmond Haxhinasto deklaron si me poshte:
“Vdekja natyrale e Sllobodan Milloshevicit ne burgun e Hages nderpreu mundesine per te vene ne vend drejtesine dhe per te ndeshkuar me ligj atë qe kreu krime ndaj njerezimit.

Urojme qe kjo vdekje t’i sherbeje Serbise per te bere edhe nje hap me tej nga ndarja me trashegimine e shovinizmit genocidit dhe fantazmat e tij per te reflektuar mbi te kaluaren dhe per te pare drejt te ardhmes evropiane
0x323030362d30332d3131 11:22)”

LSI kërkon shtimin e masave për konstatimin e virusit të gripit të shpendëve në Shqipëri

” LSI kërkon shtimin e masave për konstatimin e virusit të gripit të shpendëve në Shqipëri Ne kemi pasur shqetësim për këtë problem muaj më parë duke thënë se bëhet fjalë për një emergjencë madhore të karakterit botëror. Kemi kërkuar me insistim që niveli i trajtimit të kësaj emergjence të ishte në nivelet më të larta shtetërore. Pavarsisht nga vonesat e fillimit për të institucionalizuar bashkëpunimin dhe për të vënë në rrugë të qartë edhe bashkërëndimin e informacionit gjithësesi ka pasur interes të shprehur të strukturave shtetërore shqiptare për të trajtuar këtë problem.

Jemi para një fakti kokret ku ky konstatim është prezent edhe në Shqipëri dhe do të thosha që nuk është moment për ta përjetuar me panik këtë çështje por është vendi për ta përjetuar në mënyrë racionale dhe në mënyrë sa më konstruktive këtë situatë. Qëndroj në këtë çështje sepse përjetimi në panik jo vetëm nga strukturat shtetërore por edhe nga qytetarët të cilët janë pjesa kryesore e trajtimit të saj do të thoshte dalje të  kësaj situate jashtë kontrollit pa asnjë kuptim dhe pa pasur arsye që të kemi një panik i tillë.  

Së pari nuk duhet të konsideruar që kjo është një çështje rastësore e disa rasteve që shikohen të shkëputura por kjo është një emergjencë botërore. Ku këtë konstatim dhe këtë vlerësim të padiskutuar nuk e bëjnë strukturat shqiptare shëndetësore por e bënë Organizata Botrore e Shëndetësisë dhe dimë se ky shqetësim është edhe në vëmendjen të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pra është një emergjencë botërore që lëviz nga kufijtë e Kinës dhe deri në ekstremet e Evropës. Si e tillë koordinimi kryesor nuk është më vetëm me strukturat shtetërore por duhet koordinuar gjerësisht me opinionin publik për përballimin e situatës nëpërmjet një informimi të gjerë të qytetarëve dhe në veçanti me ato zona që kanë interes të drejtëpërdrejt për këtë çështje.  Fakti i konstatimit të kësaj emergjence në një shpend shtëpiak duhet të ngrejë më tepër masat e sigurisë për këtë fenomen sepse do të ishte një trajtim ndryshe po të ishte vërejtur në një shpend shtegtar. Pra do të thotë që strukturat shtetërore duhet të amplifikojnë masat e survejansës duke përpunuar në shumë forma të larmishme të informimit të publikut i cili të bëhet aktiv për konstatimet e fakteve qoftë edhe të një niveli në dukje të pa rëndësishme. Në mënyrë absolute patneriteti në Organizatën Botrore të Shëndetësis ku para së gjithash ka të bëjë me shëndetin e njerëzve duhet të jetë në mënyrë të vazhdueshëm dhe për herë transparent në sytë e publikut. Gjithashtu të dy institucionet themelore kombëtare që kanë nivelin më të lartë të ekspertizës si Instituti i Shëndetit Publik dhe Instituti i Kërkimeve Veterinare duhet të këtë një bashkërendim dhe efikasitet të jashtëzakonshëm sepse në situata të tilla nuk ka të parë dhe të dytë por ka një bashkëpunim efikas si një skuadër. Gjithashtu publiku duhet të mbahet me një informacion të vazhdueshëm pa komplekse dhe pa merakun se mos informimi i tepërt na bën dëm. Informimi i tepërt dhe informimi i bollshëm nuk janë kurrë dëm sepse patnerët kryesor për përballimin e emergjencave të tilla  mbrohen vetëm kur opinioni publik bëhet patner për këtë çështje. Një tjetër element i rëndësishëm është trajtimi i kësaj emergjence edhe në planin e peshës që ka në të ushqyerit të popullatës dhe peshës së saj në biznes. Këto produkte nuk janë periferike në ushqimin e populates por kanë një pjesë të rëndësishme në nivelin e të ushqyerit të popullatës dhe si të tilla ajo nuk mund të privohet në mënyre të padrejt nga këto produkte. Arsyet janë të thjeshta dhe të qarta se kjo emergjenc nuk ka prekur stabilimentet të mëdha të rritjes intensive të shpendëve. Lidhur me këto stabilimente të mëdha që prodhojnë pula dhe njëkohësisht vezë duhet të jenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm dhe raportet për paprekshmërin e tyre nga ky virus duhet të bëjnë të qarta dhe evidente publikut i cili të mos refuzojë produktet të cilat do të dëmtonin në mënyre të dyanshmë të ushqyerit të popullatës por edhe biznesin. Dhe çdo lloj mase apo çdo lloj vlerësimi do te përcillet me eufori do të jetë e gabuar. Niveli i masave duhet të jetë i amplifikuar sepse ështe tjetër gjë në shëndetin publik të kesh të kostatuar një patologji të madhe që ka karakter dhe shpërndarje botrore dhe tjetër gjë është të jesh i rrezikuar nga ajo. Në këtë kuptim të gjitha stafet që punojnë në shkallë republika duke punuar në sinkron dhe mirëkuptim  dhe transparent sigurisht mund ta përballojmë këtë emergjencë si gjithë emergjencat e tjera.

0x323030362d30332d3038 11:21)”

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on LSI kërkon shtimin e masave për konstatimin e virusit të gripit të shpendëve në Shqipëri

Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së z.Petrit Vasili LSI vlerëson situatën më të fundit në Parlament si situate kritike në funksionimin e Parlamentit Shqiptar. Jemi të bindur dhe kemi konfirmuar vlerësimin tonë se kjo situatë shkon përtej çështjes së votimit për Topallin dhe akoma më tej për çështjen e përdorimit të kutive për votim të fshehtë. Ajo përbën në vetvete një premisë thellësisht negative lidhur me zgjedhjet e ardhshme dhe me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Njëkohësisht shqetësimi ynë bëhet gjithmon dhe më i madh për demostrimin e një bashkëpunimi totalisht të munguar mes pozitës dhe opozitës një thellim i një endeku të jashtzakonshëm në komunikimin politik dhe atë teknik.  Njëkohësisht atë të një politizimi ekstrem të të gjithë llojet e debatit qofshin ato që quhen debate teknike apo debatet e tjera që kanë nevojë për bashkëpunimin e gjërë të specialistëve pavarsisht nga flamujt apo preferencat partiake të tyre.  Ky thellim dhe rëndim i situatës në Parlamentin Shqiptar detyrimisht është i lidhur edhe me thellimin dhe rëndimin e krizës së qeverisjes dhe tensionimin e mëtejshëm të situatës politike nga Kryeministri Berisha. E cila është një strategji për të larguar vëmendjen nga rezultatet thellesisht të munguara dhe nga kriza reale e qeverisjes. Kjo krizë e qeverisje përvijohet në disa drejtime themelore ku më së pari është se paraqet në vetvete një reformë qeverisje pragmentare të cunguar dhe të përqëndruar në heqjen dhe vënien e personave të caktuar. Kriza e qeverisjes vazhdon të jetë e thellë dhe ajo shtrihet që nga kriza energjitike që është akoma present në shoqërin tonë ku për pasojat e saj nuk do të  mungojnë reagimet publike nga ana e LSI-së dhe të mbështetësëve të saj. Njëkohësisht një nga majat e kësaj krize është mos ndërmarrja e asnjë veprimi që ka lidhje me ato veprime të domosdoshme dhe masave të menjëhershme që duhet të marrë qeveria për sigurimin e infrastrukturës zgjedhore të cilat nuk kanë të bëjnë me reformën zgjedhore ku bëhët fjalë për kartat e indetitetit të qytetarëve dhe përpilimin e rregjistrit të zgjedhësëve. Për të cilat qeveria nuk është shprehur fare dhe nuk ka bërë publike as një vepri e as një fond. Njëkohësisht është edhe kriza e koordinimit brenda qeverisjes. Është njëkohësisht tragjike por edhe komike se si brënda qeverisë së Berishës ekzistojnë disa qeveri. Ku në në rastin konkret me shkollën e hapur në Himarë ekziston qeveria e Ministrisë së Arsimit ku Z. Pollo i cili thotë se kjo shkollë nuk është licensuar por ekziston edhe qeveria e Zëvëndës ministri të Integrimit i cili merr pjesë në inagurimin e shkollës e cila figuron jo legale. Pra në totalin e vetë është një krizë kaq e thellë e cila shkon deri në nivelet më minimale të koordinimit qeveritar.

 
Z.Vasili e djathta ka propozuar një formul për përbërjen e Komisionit Parlamentar në kuadër të reformës zgjedhore. A e gjen veten LSI-ja ne këtë formul?

 

E djathta ka bërë një takim brenda interesit të saj politik ku ka pasur një formulë ndërmjet tyre. Tavolina që duhet të marri vendimin për pasjen e një vullneti për reformën zgjedhore duhet të ishin pozit-opozit. Veç këtij varianti që nuk është një variant zyrtar por në thelbin e saj ka veton bllokuese. Ku vazhdo ende të bashkë-ekzistojë  vetoja e PS dhe PD dhe një variant i ri që është vetoja e partive të vogla. Në këtë sfond ju e kuptoni se të gjitha qëndrimet janë të pa kuptimta sepse përsa kohë që është mekanizmi i vetos çdo inisiativë e njëanshme do të kishte veton bllokuese që nuk do ta linte reformën të shkonte përpara. Kështu që ne vazhdojmë të jemi konseguent në qëndrimin që të gjitha çështjet duhen të hidhen në tavolinën e gjër partiake e filluar nga Presidenti i Republikës. Kështu ne jemi për tavolina transparent qëndrim që përfshijnë të gjithë aktorët politik dhe që reforma të bëhët në një kohë sa më të shpejtë.

Byroja Parlamentare është mbledhur sot duke marrë shkas për seancën e fundit për të përjashtuar disa nga deputetët e Ps. Ju duke analizuar këtë situate do të vazhdoni t’i qëndroni besnike vendimit për bojkot të komisioneve Parlamentare ?
 
Mendoj se ky qëndrim relativishtë i ashpër i opozitës mesaduket është i motivuar. Mendoj se absolutisht nuk e ndihmojmë dot shtensionimin  e kësaj klime parlamentare. Më sa duket kjo është në shërbim të strategjisë së Berishës për të mbajtur gjallë konfliktin për të tërhequr vëmendjen gjithmon e më tepër ndaj rezultateve tepër të ulta të qeveris së tij. Sa më shumë që konflikti mbetet në Parlament acarohet dhe hidhet benzin këtij konflikti është që qeveri të mbuloj paaftësin dhe mungesën e rezultateve të veta. Me duket se Byroja Parlamentare është kthyer si Komisioni Disiplinor i Futbollit që mbasi bëhet java futbullistike dënon atë që ka qëlluar një shqelm apo një pëllëmb më shumë.

Z.Vasili por për hir të reformës zgjedhore LSI-ja do të kthehej në Parlament?

LSI-ja do të kthehej në Parlament kur të gjitha këto do të ishin në Parlament se në rast të tillë çfar do të diskutonte vetëm me një pjse të aktorëve. Ma do mendja se nuk do ishte serioze që edhe ata aktorë që e konsiderojnë veten si aktorë që flasin me fishkëllima dhe me bilbila ku as mikrofonat nuk i mundin dotë dhe rikthimi jonë do të ishtë jo real. Mendoj se një gjë që ka të bëj me fatet e Shqipërisë dhe të integrimit duhet të kryet në klimën maksimale të qetësisë ku dhe mendimi bën punën e tij dhe jo ku konfuzioni dhe konflikti qëndrojnë gjithmon gjatë. 0x323030362d30322d3238 11:20)

Konference per shtyp mbajtur nga Zv/Kryetari i LSI-se

Konference per shtyp mbajtur nga Zv/Kryetari i LSI-se Prof.Pellumb Xhufi Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin e saj më të thellë për frymën e intolerancës që ka karakterizuar klimën politike në vend këto ditët e fundit. Konferenca e djeshme për shtyp e Kryeministrit Z. Berisha është treguesi më i qartë se cilët janë përgjegjësit e vërtetë të kësaj fryme intolerance e antidemokratike.
Në Konferencën e tij z. Berisha provoi se cili është koncepti i tij mbi shtetin dhe shtetin e së drejtës. Duke marrë shkas nga një kërkesë e drejtë e opozitës mbi votimin e fshehtë ndaj Znj Topalli Z. Berisha realizoi dje një tirade anti-demokratike dhe anti-opozitë që mund të krahasohet me shembuj të ngjashëm vetëm në vitet ’92-’97. Duke marrë njëherësh rolin e hetuesit prokurorit e të gjykatësit ai akuzoi hapur opozitën e përfaqsues të veçante të saj për lidhje me krimin trafiqet duke e identifikuar atë me të keqen në përgjithësi.
Pa folur për vërtetësinë apo pa-vërtetësinë e akuzave të tilla ne pyesim: përse z. Berisha kujton “krimet” e “implikimet” e përfaqsuesve të opozitës kur këta kundërshtojnë siç duhet e siç kanë detyrë të bëjnë vendimet apo injisiativat e mazhorancës në Parlament siç ndodhi së fundi lidhur me mocionin për zonjën Topalli? Përse z. Berisha dhe ministrat e tij kujtohen të tundin dosjet vetëm në raste të tilla.
Ne gjykojmë që dosje të tilla-fantazmë nëse vërtet ka të tilla kjo qeveri dhe ky kryeministër burracak nuk mund dhe nuk duan t’i çojnë aty ku duhet në Prokurori pasi pas çdo gjase janë vetë me dosje. Kjo është shumë e mundur. Së dyti qëndrimi dhe abuzimi me të ashtuquajturat dosje nxjerr në pah konceptin e një shteti e të një qeverisje të bazuar mbi shantazhin dhe mbi shkatërrimin e personalitetit.
Me qëndrimet e deklarimet e fundit të mazhorancës e të kryeministrit aktual shqiptarët morrën edhe një prove tjetër të pakundërshtueshme se këta nuk kanë ndërmend të ndërtojnë një shtet e një shoqëri të ngritur mbi parimet e shënjta të shtetit ligjor e të demokracisë.
Ne i kujtojmë z. Berisha se qeveria e tij ka për detyrë të përballet me problemet therrëse të këtij vendi e të këtij populli të zbatojë premtimet elektorale me të cilat u paraqit para shqiptarëve.

Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar trafiqeve monopoleve apo imoralitetit z. Berisha duhet të ketë parasysh ate çka Kryekomisioneri i KE z. Barroso deklaroi para tij: Evropa tani pret rezultate konkrete në këtë luftë. Ka ardhur koha të kuptohet se kjo betejë e kryer vetëm me tundje dosjesh fantomatike po kthehet në një bumerang për qeverinë dhe në një kërcenim për normalitetin politik dhe për paqen sociale të këtij vendi për sa kohë që ky problem therrës do të përdoret nga z. Berisha dhe ministrat e tij si një mjet presioni e shantazhi me synime antidemokratike për të inkriminuar e për t’i mbyllur gojën opozitës.   

Pyetje….

Z.Xhufi çfarë qëndrimi do mbajë sot LSI-ja në Parlament ?

Ne në Parlament do mbajmë qëndrimin e deklaruar. Ne jemi në pritje dhe shpresojmë që mazhoranca të ketë reflektuar dhe të ribëj votimin lidhur me shkarkimin e znj. Topalli kërkuar nga grupi socialist. Shpresojmë se për një reflektim në rast të kundër ne do mbajmë qëndrimin e deklaruar pra do të bojkotojmë punimet e Parlamentit deri sa të ketë një qëndrim të ri.

Mazhoranca qeverisëse me aleatët e saj kanë dalë me një propozim për reformën zgjedhore se dy partitë e mëdha të kenë nga 3 anëtarë ndërsa partitë e vogla me 1 anëtar. Do të ishit dakort me këtë propozim?

Ne mbështesim çdo inisiativë që është pozitive në drejtim të reformës elektorale dhe në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Ne e konsiderojmë këtë lajm në vazhdën e premtimeve që Z.Berisha dhe mazhoranca i ka bërë edhe më para por së fundi Z. Barroso pra është një angazhi që qeveria e ka marrë dhe ne e përshëndesim këtë angazhim për të promovuar reformën zgjedhore e cila është shumë e ngadaltë.   
 
Si e komentoni incidentin e djeshëm në Himarë?  

Nuk mund t’i jap emër tjetër përveç asaj që më duket një mizanskenë e turpshme e cila shkel dhe dhunon ndjenjat e të gjithë shqiptarëve dhe të popullit të Himarës. Kjo ngjarje është një shfaqe e përgatitur jashtë e importuar nga kasnec të huaj por për fat të keq edhe me miratimin e sektorëve të caktuar të qeverisjes aktuale. Ne e konsiderojmë çështjen e hapjes së një shkolle greke në Himarë ashtu edhe hapjen para disa muajsh të një shkolle greke në Korçë gjatë qeverisjes socialiste si hapa të pa menduara jo transparente të bëra me një folklorë dhe mizasken që lëndon ndjenjat e gjithë shqiptarëve. Gjykojmë që një ngjarje e tillë nuk duhet të kalojë thjesht si një episode kronike por duhet të shqyrtohet ku dhe kreu i shtetit duhet të mbajë pozicionin e vetë. Jemi përballë një çështje që ka të bëjë me sigurinë mirëqënien edhe paqen e të gjithë shqiptarëve.
  0x323030362d30322d3237 11:20)

Konferenca e plote e sotme e Kryetarit te LSI-se

Konferenca e plote e sotme e Kryetarit te LSI-se z.Ilir Meta mbajtur pas mbledhjes se Kryesise se LSI Mbledhja e sotme e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim bëri një vlerësim të gjithë organizimit të LSI-së edhe në bazë të strukturave të saj sipas njësive vendore.
Njëkohësisht Kryesia e LSI-së diskutoi edhe për mënyrën e re të organizimit në drejtim të afirmimit të politikave të LSI-së sipas prioriteteve dhe fushave të caktuara. Në këtë drejtim shumë shpejt do fillojë edhe funksionimi në bazë të një sistemi prej 12 zëdhënësash politikë sipas 12 fushave dhe prioriteteve më kryesore që ka  programi i LSI-së.
 
Në këtë kontekst kjo mbledhje e kryesisë bëri një ndarje definitive të të gjithë drejtuesve kryesorë dhe anëtarëve të Kryesisë së LSI-së në ndjekjen e jetës organizative dhe politike të të gjithë degëve të LSI-së në të gjithë vendin lidhur kjo edhe me përgjegjësinë që do të kenë të gjithë drejtuesit e deleguar edhe për zgjedhjet vendore.
Po kështu Kryesia e LSI diskutoi lidhur me qëndrimet që ka mbajtur LSI në Parlament për çështjet më të rëndësishme që janë debatuar kohët e fundit ku vlerësoj qëndrimin e deputetëve të LSI-së lidhur me çështjen e legalizimeve. Ne shprehim kënaqësi për ndryshimin e ligjit të mëparshëm i cili nuk u zbatua për asnjë moment dhe që ishte kundër interesave të shumicës së komunitetit të interesuarve për këtë ligj. Duke qenë tërsisht të bindur që në fillim dhe afirmues të konceptit legalizim dhe më pas urbanizim si e vetmja zgjedhje e mundshme dhe sociale njëkohësisht shprehim keqardhjen se qeveria “Berisha” procedoi me shumë shpejtësi në Kuvend dhe nuk pati kurajon për të dialoguar përpara miratimit të këtij ligji me grupet e interesit.
Njëkohësisht Kryesia e LSI-së lidhur me inisiativat e fundit të qeverisë për ndryshimin e KKRT-së shprehu bindjen se ka nevojë për reformë edhe në këto institucione të cilat duhet të garantojnë pavarësinë e medias dhe mendimin e lire por në këtë drejtim ne jemi kundër çdo inisiative të njëanshme nga ana e qeverisë e cila synon zvëndësimin e bordeve aktuale me borde qeveritare. Ne jemi për reformë por për një reformë e cila vërtet do të garantojë pavarsinë dhe integritetin e këtyre institucioneve dhe një reformë që do të jetë produkt i një dialogu dhe një konsensusi me grupet e interesit.
Kryesia e LSI-së shprehu shqetësimin lidhur me zhvillimet e fundit në Parlament duke patur në konsideratë incidentet e krijuara që nga mënyra e votimit të mocionit që u paraqit në Kuvend. Pra që nuk u pranua mënyra e fshehtë e votimit dhe njëkohësisht të gjitha anomalitë që shoqëruan më tej Parlamentin dhe që kanë sjellë një tensionim të panevojshëm dhe absurd të jetës parlamentare. Në këtë drejtim Kreyesia e LSI-së duke mbështetur qëndrimet e grupit parlamentar kërkon nga mazhoranca të reflektojë të mos bëhet më shkaktare për bllokimin dhe tensionimin e mëtejshëm të punimeve të parlamentit pasi ne kemi gjithë vullnetin e duhur për mbarëvatjen e punimeve të Parlamentit dhe për të nxitur gjithë ato reforma që kërkon procesi i Stabilizim –Asocimit i cili ende nuk është i përfunduar.
Në këtë drejtim ne duam të shprehim shqetësimin tonë që ka të bëjë me ata se kjo mynyrë votimi në Parlament e cila në thelb nuk është as e ndershme dhe as e fsheht nuk është gjë tjetër veç pasqyrim i vet ilegjitimitetit që gëzon ky Parlament për shkak të megadushkut dhe zgjedhjeve të 3 Korrikut. Edhe ato skena dhe situata shumë të tensionuara në Parlament nuk janë gjë tjetër veç produkt i një polarizimi artificial që solli ky Parlament dhe Megadushku i inicuar nga dy partit kryesore. Pra ndodh ajo që është në kundërshtim me vullnetin e elektoratit shqiptar i cili kërkoj në 3 korrik një përfaqësim më të ekulibruar dhe më demokratik në Parlamentin e vendit.
 
Z.Meta a keni një koment të shkurtër për shmangien e kopetencave të Presidentit për mënyrën se si procedohet dhe miratohen kandidaturat për ambasador ?
Zv.Kryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi është shprehur lidhur më inisiativën e qeverisë për të bërë një ndryshim në ligjin për shërbimin e jashtëm i cili synon që agramenti të merret përpara se sa Presidenti të bëjë dekretimin. Gjë që nuk është normale pasi kërkon që institucionin e Presidencës ta kthejë në një firmosës të detyruar të gjithë akteve dhe vendimeve të mazhorancës e cila është në kundërshtim me logjikën dhe të dhënies të kësaj kopetence edhe në Kushtetutën e vendit. Kjo inisiativë është në kundërshtim edhe me vetë thelbin e ligjit për shërbimin e jashtëm që është miratuar pasi ambasadorët nuk janë përfaqësues të qeverisë por janë përfaqësues të shtetit. Prandaj sipas atij ligji parashikohet që inisiativa e qeverisë duhet të verifikohet së pari në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit ku kandidatët të ballafaquhen me të gjitha forcat politike parlamentare për të provuar aftësin dhe integritetin e tyre për të përfaqësuar shtetin dhe jo maxhorancën dhe duhet që kjo të konfirmohet edhe nga Presidenti i Republikës.  Marrja e agrementit përpara sesa Presidenti të bëj dekretimin ose përpara se propozimit ti cohet Presidentit synon ta vërë Presidentin përpara një fakti të kryer. Pra në rastë të mosfirmosjes për shkak të mos bindjes të tij për një gandidaturë të caktuar e vendos në një situate konfliktuale me vendin i cilit i merret agrementi përpra se ambasadori të bëjë një dekretim. Pra është një mungesë e plotë e seriozitetit nga ana e qeverisë dhe për fatë të keqë është edhe një sulm banal ndaj Institucionit të Republikës.
 
Si do të reagonte LSI-ja në seancën e radhës së ditës së hënë ku socialistët kanë deklaruar se do kërkojnë rivotim. Ju do ti bashkoheshi kërkesës për rivotim?
Ju e dini qëndrimin tonë në Parlament ne nuk morrëm pjesë në votimin e mocionit për arsye se e konsideruam se ai nuk ishte një votim me përputhje me normat dmokratike të jetës parlamentare pra u bë një votim i ndryshmë nga votimi sipas të cilit u zgjodh Kryetarja e Parlamentit. Në këtë drejtim ne jemi të bindur se është e domosdoshme të zhbllokohet jeta parlamentare dhe të normalizohet që të kryhet rivotimi në mënyrë të fshehtë dhe në mënyrë  të pakontestueshme. Kjo është e vetmja zgjedhje që mendojmë se duhet të ofrojë maxhoranca aktuale.
 
A do të kthehet opozita në Parlament për të zhbllokuar reformën zgjedhore dhe a e kin marrë një premtim nga PS për kërkesat tuaj ndaj kësaj partije në lidhje me komisionin e reformës zgjedhore ?
Takimet e zhvilluara kanë qënë si rezultat të zhvillimeve në Parlament për një çështje të caktuar pra ka pasur disa takime me karakter koordinues për qëndrimin që duhet të mbajtur në mbrojtje të demokracisë parlamentare dhe të procedurave demokratike. Në këtë drejtim mendoi se çdo diskutim tjetër ka qënë rastësor pasi nuk ka pasur asgjë të inicuar dhe të përgatitur më para. Aktualisht jemi në këtë moment përfundimi të kësaj situate në Parlament ku Kryesija e LSI-së vendosi që këtë koordinim të mbajë në nivelin e përfaqësuesëve të grupit parlamentar. Në lidhje me çështjet e tjera sigurisht ky koordinim nuk do të thotë se kemi të bëjmë me mjë bashkëpunim serioz apo afatgjatë pasi dihet se cilat duhet të jenë pikësëpari shtyllat e një bashkëpunimi të tillë. Ku e para far dihet që është reforma zgjedhore ku ju dhe të gjhithë e din që kemi drejtuar një ftyesë PS dhe ajo e ka refuzuar.
 
Nëse do të ketë një formulë nga maxhoranca  për çështjen e reformës zgjedhore ju do të riktheheshit në Kuvend ?
    
Mendoj se nuk është e mjaftueshme që për reformën të kontribojë vetëm LSI-ja dhe maxhoranca aktuale. Mendoj se kjo duhet të jetë një formulë gjithëpërfshirse për të gjitha forcat politike jo vetëm të maxhorancës por edhe të opozitës dhe së dyti mndoj së është e rëndësishme që maxhoranca të reflektoj deh t’i hap rrugën një votimi të ndershëm dhe të fshehtë për mocionin kaqë të kontestuar.
  0x323030362d30322d3236 11:19)

Deklarata e zv.Kryetarit të LSI-së

” Deklarata e zv.Kryetarit të LSI-së Prof.Pëllumb Xhufi lidhur me vendimin e qeverisë për emërimin e ambasadorëve Vendimi i fundit i qeverisë lidhur me emërimin e ambasadorëve duke kapërcyer institucionin e presidentit pra për të caktuar ambasadorët pa marrë paraprakisht miratimin sovran të Presidentit të Republikës më duket se është një vendim shumë i gabuar që godet drejtëpërsëdrejti dinjitetin e shtetit dhe imazhin e vendit. Mos harrojmë që diplomacia shërbimi diplomatik është ai që është në rendin e parë në vijën e parë të imazhit të prezantimit të vendit. Mua më duket se ky vendim lind nga një koncept i gabuar për shtetin do të thosha nga një koncept esadist apo bazhibozhuk i shtetit sipas të cilit nuk vlejnë normat ligjet dhe interesat e vendit por vlejnë marrdhëniet apo sensibilitetet personale që kanë njëri apo tjetri.
Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim e dënojmë këtë hap të ri të qeverisë i cili dëmton rëndë imazhin dhe dinjitetin e vendit. Ne do të bëjmë të gjitha hapat e duhura institucionale në mënyrë që të mos kalojë ky vendim i cili e ul edhe njëherë dinjitetin e vendit dhe prestigjin e shtetit shqiptar por edhe qeverisë shqiptare në sytë e partnerëve ndërkombëtar.

Pyetje

Zoti Xhufi sipas jush përse goditet institucioni i presidenti kur sipas vendimit të qeverisë thuhet se më parë do të jetë agrementi i shteteve ku emërohet ambasadori dhe më pas presidenti ka të drejtën që ti emërojë ata?

Pikërisht ka një arësye të madhe e cila kërkon që përveç ministrit të jashtëm dhe kryeministrit edhe presidenti të jap miratimin e tij për caktimin e ambasadorëve. Ambasadori është autoriteti më i lartë që prezanton vendin jashtë dhe sigurisht presidenti nuk mund të kapërcehet. Nëqoftëse merret agrimenti ose mendimi i shtetit pritës para atij të presidentit kemi të bëjmë me një tentativë për të reduktuar për të emargjinalizuar pozicionin e presidentit dhe në analizë të fundit kemi të bëjmë me një gjest i cili ul vërtet imazhin e vendit. Nuk mund të ndodh një hap i tillë. Ka mënyra të tjera informale. Nga shteti pritës ti mund të marrësh një miratim informal pa kërkuar agrimentin. Natyrisht që është një gjë që ndodh por që kjo qeveri nuk e ka bërë për fat të keq me caktimet me emërimet e dështuara të ambasadorëve që ka bërë në muajt paraardhës. Institucioni i presidentit është i shenjtë. Presidenti prezanton autoritetin dhe unitetin e vendit kështu që nuk mund të kapërcehet. Mua më duket se është një lëvizje që niset edhe nga koncepete jokorrekte për shtetin. Këto janë koncepte esadiste sepse në historinë e Shqipërisë vetëm Esad Pashën gjej që të bënte gjeste të tilla arrogante dhe që dëmtonin interesat e vendit. Këto lëvizje nisen edhe nga sensibilitete personale të marrdhënieve me institucionin e presidentit të cilat nuk duhet të kenë në asnjë mënyrë dhe nuk duhet të zënë vend në lëvizjet që bën qeveria.

Pyetje

Sipas jush a ka shembuj të tillë në Europë?

Shembuj të tillë unë nuk di që të ketë në Europë. E thashë edhe pak më parë që ka mënyra të tjera informale për të kërkuar miratimin e vendeve pritëse. Dhe kjo është e drejtë që të bëhet sidomos për vendet me të cilat ne kemi marrdhënie speciale dhe specifike. Por në asnjë mënyrë që para se të dalë miratimi nga presidenti të kërkohet miratimi i vendit pritës. Dhe ajo që është më e keqja kërkohet miratimi në mënyrë institucionale kërkohet agrimenti pra jo një miratim informal që do të ishte me vend sidomos për vendet kryesore. Një gjë e tillë nuk është bërë. Ne kemi përjetuar këto muaj faktin që ka patur emërime të ambasadorëve të cilat kanë dështuar sepse nuk ka patur një kolaudim si të thuash me partnerët e huaj qoftë edhe për figura të veçanta. 0x323030362d30322d3233 11:19)”

DEKLARATE PER SHTYP Mbajtur nga N/Kryetarja e LSI-se

” DEKLARATE PER SHTYP Mbajtur nga N/Kryetarja e LSI-se znj.Filloreta Kodra Levizja Socialiste per Integrim shpreh shqetesimin per propozimin me te fundit te KESH-it per rritjen serish te cmimit te energjise elektrike.   
LSI eshte e shqetesuar per pasojat sociale dhe ekonomike veçanerisht mbi shtresat e pambrojtura te qytetareve shqiptare sidomos te pensionisteve indeksimi i pensionit te te cileve do te ulet nga rritja e cmimit te energjise.
Rritja e cmimit te energjise gjithashtu do te ndikoje edhe me teper  ne uljen  e te ardhurave te arsimtareve mjekeve ushtarakeve dhe te gjithe shtresave te qytetareve te ndershem qe paguajne taksa e respektojne ligjin.
Para se te kerkoje rritjen e cmimit KESH si ndermarrje publike per hir te transparences me publikun dhe taksapaguesit duhet qe:
– te beje transparente te gjithe aktivitetin vjetor te tij   
– te prezantoje investimet e bera dhe rezultatet e tyre
– te deklaroje nivelin e te ardhurave nga qytetaret sipas perqindjes se pageses se faturave
– te deklaroje programin e permiresimit te menaxhimit dhe afatet e privatizimit te aktivitetit shperndares te energjise si dhe efektet e ketij operacioni
– te vleresoje ndikimin e rritjes se cmimit te vitit te kaluar
LSI denon me force praktiken e diskriminimit te konsumatoreve te ndershem qe paguajne regullisht faturat permes denimeve kolektive si vendimi i fundit i KESH per rritjen e çmimit nga njera ane dhe rritja e oreve te nderprerjes se energjise nga ana tjeter. Nepermjet ketyre masave KESH favorizon vjedhesit dhe abuzuesit me energjine elektrike dhe denon ne te njejten kohe qytetaret e ndershem qe zbatojne ligjin.
LSI i kerkon qytetareve shqiptare te kuptojne dhe te ndergjegjesohen se sa ndryshe eshte PD e fushates elektorale me PD ne qeverisje. Nese ne fushate flitej per te ulur cmimin e energjise elektrike sot ne pushtet qeveria e PD-se po ben krejtesisht te kunderten.
LSI i ben thirrje qeverise te jete e kujdeseshme ne zbatimin e politikave ekonomike qe rendojne drejtperdrejt ne nivelin e jeteses se qytetareve shqiptare dhe te marre masa qe ne raste te domosdoshmerise se zbatimit te ketyre masave te kompensoje shtresat ne nevoje.
0x323030362d30322d3137 11:18)”

Deklarate per Media Mbajtur nga N/Kryetari i LSI-se

” Deklarate per Media Mbajtur nga N/Kryetari i LSI-se Prof.Dr. Sokol Axhemi Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin për lëvizjet e fundit të Ministrisë së Arsimit në lidhje me krijimin e maturës shtetërore formulave të pranimit në Universitete si dhe mënyrave të ndryshme që kërkohen të aplikohen për organet drejtuese universitare.
Reformat koefiçentët bordet dhe emërimit publike apo qeveritare kërkojnë në mënyrë urgjente një bashkëpunim dhe bashkëveprim të ngushtë me të gjithë aktorët e interesuar në këtë fushë nxënësit e studentët mësuesit e profesoratet e universiteteve dhe opinionin e gjerë publik. Kjo mënyrë të vepruari është garanci për konsensusin që kërkon zhvillimi i arsimit në një vend demokratik që e çon përpara këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Njëkohësisht Lëvizja Socialiste për Integrim vëren se aplikimi i formulave të tilla të pranimit në Universitete pavarësisht defekteve dhe problematikave që ajo shfaq bart në vetvete një regres të madh në drejtim të asaj çfarë mazhoranca aktuale ka premtuar në fushatën elektorale dhe vazhdon të premtojë në programet e saja qeverisëse liberalizimin e arsimit të lartë.

Me formula të tilla liberalizimi i pranimeve në shkollën e lartë nuk mund të realizohet gjë që tregon se qeveria aktuale është e paaftë ti mbajë premtimet që iu ka bërë të rinjve shqiptarë.

I sugjerojmë drejtuesve të arsimit që para se t’i bëjnë realitet idetë e tyre të konsultohen me grupin e gjërë të specialistëve të shumtë të kësaj fushe me qytetarët shqiptar dhe me të rinjtë që janë drejtë-përdrejtë të interesuar dhe pjesëmarrës aktiv të këtij procesi.
Çdo ndërmarrje individuale apo politike në fushën e arsimit që i përket jo një pjese të politikës por të gjithëve përfaqësojnë iniciativa të dështuara që do të rëndojne mbi të ardhmen e qindrave të rinjve shqiptar që kërkojnë të shkollohen në një sistem arsimor të reformuar por jo me refora të nxituara.

Po kështu edhe mënyrave të ndryshme që kërkohen të aplikohen përsa i përket organeve drejtuese universitare kërkojnë domosdoshmerisht debat të gjerë publik me stafet universitare në mënyrë që ato të mos gjenden para fakteve të kryera çka do të provokonte reagimet e tyre.

Pyetje: Z.Axhemi si e komentoni deklaratën më të fundit të presidentit dhe të Komitetetit të Helsinkit për zvaritjen e Reformës Zgjedhore?

Ju tashmë e keni ndjekur të gjithë në mënyrë permanente që LSI-ja ka ngritur zërin dhe ka shprehur shqetësimin e saj për një problem tepër të rëndësishëm që lidhet me reformën zgjedhore. Do doja që të konfirmoja këtu para jush se LSI-ja e vlërëson këtë qëndrim të Presidentit si dhe të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për një problem kaq të rëndësishëm pasi zgjedhjet në Shqipëri janë në rrezik për një fakt shumë të rëndësishëm që ka të bëjë më dy element kryesor. Së pari me ngritjen e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore që si PS dhe PD ja kalojnë topin njëra-tjetrës si dhe për infrastrukturën zgjedhore me elementët teknik te saj.
0x323030362d30322d3136 11:18)”

Deklaratë e Kryetarit të LSI-së së Durrësit

” Deklaratë e Kryetarit të LSI-së së Durrësit Prof.Arben Dushi Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së dega e Durrësit është në proces riorganizimi të saj. Është krijuar në këtë rast një komitet i LSI-së në Durrës me 31 anëtarë në të cilin marrin pjesë intelektualë të aftë dhe të njohur të qytetit me një faturë morale profesionale në të vërtetë shumë të spikatur ku bëjnë pjesë inxhinierë mjekë avoktë ekonomistë mësuese dhe sportisë të ndryshëm. Ky Komitet ka për detyrë riorganizimin e strukturave të LSI-së në të gjithë rrethin e Durrësit në rang komunash rajonesh dhe bashkishë në mënyrë që LSI-ja të përgatitet për sfidën e ardhshme që janë zgjedhjet për pushtetin lokal.
LSI-ja e Durrësit është duke përgatitur një platformë të cilën do e bëjë shumë shpejt publike për mediat për qytetin e Durrësit me të cilën do prezantohet në këtë garë elektorale ku në këtë kuadër do të hapim edhe një sërë zyrash elektorale në të gjithë rrethin komunash rajonesh dhe njësish bashkiake të qytetit dhe shpresojmë se me këtë riorganizim synojmë dhe kemi besimin se do kemi një rezultat spektakolar. Ne jemi të bindur që politikën tonë ta adresojmë drejt kontaktit të drejtëpërdrejt me publikun durrsak ku do të synojmë të bëjmë një politikë realiste konkrete racionale në të cilën të evidentohen problemet e qytetarëve pa asnjë lloj pargjykimi dhe kompleksi. Ne jemi në një fushatë anëtarësimesh ku vetëm për këtë periudhë kemi antarësuar rreth 230 të rinj dhe synimi jonë është dyfishimi i numrit të anëtarësimit në LSI-në e Durrësit brenda këtij viti.

Në këtë proces ne jemi në krijimin e një forumi të intelektualëve të rinj të qytetit të cilët do të evidentojnë problematikat e qytetit në mënyrë që në hartimin e kësaj platforme të ndihet zëri i tyre.

Ndërkaq zërat nëpër media ditet e fundit të një grupi nostalgjikesh qe mesa duket konsiderohen si ish -anetare te LSI duhet pare thjesht si deklarata personale pa ndonje baze reale. Keta persona tashme nuk kane te drejte te flasin ne emer te LSI sepse nuk perfaqesojne asgje. Ata krijojne thjesht diversion ne emer te nje strategjie te caktuar te ndjekur nga lidershipi i PS-se.  

Nuk ka asnje percarje ne bazen e LSI ne Durres perkundrazi ka pasur prurje te reja te cilat kane ngritur nr e anetaresise dhe nivelin e perfaqesimit.
0x323030362d30322d3134 11:17)”