Kryetari i LSI

Kryetari i LSI z.Ilir Meta konferencë shtypi për gjendjen e rënduar të zonave malore të vendit Jemi të shqetësuar në lidhje me situatën e rënduar nga reshjet e dëborës dhe nga i ftohti i cili sa vjen e bëhet edhe më i ashpër veçanërisht në zonat më të thella malore të vendit.
Përveç kësaj jemi mjaft të shqetësuar për mungesën e energjisë elektrike në përgjithësi për të gjithë vendin por në veçanti për këto zona të cilat pjesërisht janë izoluar pasi kjo ka vëne në një situatë bllokuese shkollat apo institucionet shëndetësore në disa rrethe dhe sidomos në shumë komuna në Shqipërinë Veri-Lindore.
Ndaj LSI-ja e prekopuar për këtë situatë që vjen duke u rënduar kërkon nga qeveria aktuale që të marrë masa të menjëhershme në mënyrë që jo vetëm qarkullimi në akset rrugore kombëtare të jetë i garantuar por njëkohësisht të mos harrojnë dhe të mos të sillen me neglizhence dhe përçmim për shumë zona të tjera për shumë komuna të vendit që tashmë e kanë humbur komunikimin me qëndrat e prefekturave dhe me vendin.
Kemi paralajmëruar para 2-muajsh Qeverinë nisur edhe nga përvoja aspak e këndshme e vitit të kaluar për rëndimin e situatës që të marrë masa në mënyrë që të parandalojë një situatë izolimi dhe bllokomi të zonave të tëra të vendit. Njëkohësisht besojmë se është e domosdoshme që një herë e mirë situata të tilla të mos konsiderohen më si situata emergjente. Pra që shteti dhe strukturat përkatëse të Drejtorisë së Përgjithëshme të Rrugëve por njëkohësisht edhe të njësive të pushtetit vendor të përballojnë me normalitet situata të tilla. Pasi dihet se rreshjet e dëborës dhe trashësia e saj edhe në shumë vende të tjera si p.sh në Kosovë është në nivele të tilla. Por që situata atje është normale sepse ka struktura të përhershme të specializuara ka mjete të gatshme për të ruajtur normalitetin e qarkullimit dhe të komunikimit. Në këtë drejtim Qeveria nuk duhet të ngurrojë edhe duhet të kërkojë ndihmë nga autoritetet e Kosovës të cilat edhe më parë kanë qenë të gatshme për të kontribuar pasi kanë një përvojë edhe një traditë të shkëlqyer në këtë drejtim.
Por njëkohësisht dëshiroj që të theksoj se “zgjatja e orëve të mungesës së energjisë elektrike është një tjetër kërcënim serioz veçanërisht në zonat e thella në Veri të vendit por edhe në shkollat dhe qendrat shëndetësore.
 
Pyetje/ Cili është komenti juaj për 100-ditëshin e qeverisë Berisha?
 
Mendoj se të gjithë shqiptarët nuk kanë më nevojë që të presin edhe disa orë derisa z.Berisha të realizojë fiks 100-ditë nga votëbesimi i kësaj qeverie. Sikurse e kemi shprehur edhe dje në Parlament më rastin e diskutimit të projektbuxhetit këto 100-ditë kanë treguar qartë se kemi përballë një qeveri e cila sillet në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme me elektoratin i cili e ka votuar aq sa e ka votuar dhe me gjithë qytetarët e vendit. Duke pasur parasysh edhe faktin se si u soll dje Kryeministri  Berisha që në një seancë kaq të rëndësishme për diskutimin dhe miratimin e projektbuxhetit që është një akt që nuk ka të bëjë vetëm thjesht me qeverinë por ka të bëjë me të gjithë qytetarët me taksapaguesit shqiptarë. Mënyra arrogante e sjelljes mungesa për një kohë të gjatë e shumicës së kabinetit qeveritar gjatë diskutimit të këtij projektbuxheti njëkohësisht mungesa e transparencës me shifrat që janë shifrat më të dobëta që ka pasur ndonjëherë projektbuxheti veçanërishtë këto 8-vitet e fundit tregojnë se kjo është një Qeveri që nuk të jep asnjë shpresë për të mbajtur as minimumin e premtimeve elektorale. Dhe më e keqja është se kjo është një qeveri që nuk ka aftësi që të reflektojë edhe të kuptojë që nuk mund të qeverisë në këtë mënyrë ose nuk mund të gënjejë e mashtrojë përsëri shqiptarët me ato premtime që të gjithë i mbajnë mend nga fushata.
Ne përveç qëndrimit të qartë kundër këtij projektbuxheti të paraqitur si një projektbuxhet i cili rrezikon plotësisht jo vetëm rritjen ekonomike të vendit por edhe standartin social të shtresave më të gjera të Shqipërisë ku mjafton të shohim protestën e mijëra pensionistëve në bulevardin kryesor nuk mund ta votojmë dhe ta mbështesim. Megjithatë për të qenë seriozë me elektoratin tonë që ne përfaqësojmë  do të bëjmë propozimet tona konkrete për përmirësime të mundshme. Kjo është një qeveri që jo vetëm nuk di të qeverisë por njëkohësisht nuk di as të reflektojë. 0x323030352d31322d3230 13:47)

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta dha sot një konferencë për shtyp Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua të shpreh shqetësimin për zvarritjen e konstituimit të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore sipas marrëveshjes
së arritur nga të gjitha forcat politike parlamentare në tryezën e thirrur dy javë më parë nga Presidenti i Republikës zoti Alfred Moisiu.
Ne vërejmë me shqetësim se nuk ka asnjë përpjekje serioze nga forcat e tjera parlamentare dhe në veçanti nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste për të kontribuar në zbatimin e kësaj marrëveshje dhe në inicimin e konstituimit të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore të përbërë nga të gjitha forcat politike parlamentare ashtu sikurse
u ra dakord edhe në deklaratën e përbashkët që u firmos nga të gjithë partitë politike parlamentare dhe u publikua pas takimit me presidentin Moisiu.
Me këtë rast ne edhe njëherë tjetër nënvizojmë rëndësinë e ngritjes së menjëhershme të këtij Komisioni brenda muajit Dhjetor ashtu sikurse u ra dakord nga të gjitha forcat politike parlamentare. Njëkohësisht ne besojmë se kjo është çështja më e rëndësishme që duhet të zgjidhë politika shqiptare pasi vendi ka nevojë që të ketë më në fund një Kod Zgjedhor të ndershëm dhe transparent të ketë përfundimisht një kuadër ligjor që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për të gjithë shqiptarët.
 
Pyetje: A do të konkurojë LSI në të gjitha bashkitë dhe komunat në zgjedhjet lokale të 2006-ës dhe si do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve?
 
Përgjigje: Lëvizja Socialiste për Integrim do të konkurojë në të gjitha njësitë vendore në bashkitë dhe komunat dhe tashmë dihet shumë qartë se parimi ynë për të bërë përzgjedhjen e figurave që konkurojnë është parimi “Një anëtar – një votë” jo vetëm në qytet por edhe në fshat.  0x323030352d31322d3139 13:38)

Deklarate per shtyp Mbajtur nga Kryetarja e LRI-së

Deklarate per shtyp Mbajtur nga Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho Lëvizja Rinore për Integrim është njohur dhe ka studiuar me vemendje pr/buxhetin e vitit 2006 dhe konstaton me shqetesim se ky buxhet jo vetem qe eshte larg premtimeve te bujshme te PD por nenvlereson dukshem arsimin.
Nga 4 komponente te rendesishem te sistemit arsimor si;
 
1. Mesuesit/pedagoget
2. Studentet
3. Kushtet e infrastruktures
4. Puna shkencore
 
vetem komponentit Page i jepet pak vemendje.
Premtohet 20% rritje page por fondet lejojne kete rritje vetem pas qershorit 2006. Na vjen keq qe buxheti harron studentet. Qeveria duhet te kuptoje qe po te mos ishin studentet nuk do kishte mesues dhe pedagoge.
 
Buxheti harron qe ka mijera studente qe per shkak te kushteve te veshtira ekonomike nuk blejne dot librat.
 
Buxheti harron qe ka nxenes fare te vegjel ne zonat rurale qe bejne dhjetra km ne kembe per te shkuar ne shkolla.
 
Buxheti perseri fare rastesisht harron shkollat e reja apo rikonstruktimin e atyre ekzistuese.
Qeveria duhet te kuptoje qe nuk behet mesim ne shkollat pa tavan qe nuk behet mesim ne klasa pa banka qe nuk mesohet kimia anatomia apo fizika pa laborator.
Qeveria duhet te kuptoje qe pa pune shkencore pedagoget mbeten papagaj te librave hartuar dekada me pare.
Pse harrohet liberalizimi i premtuar si boshti kryesor i reformes arsimore?
Kur degjonim premtimet elektorale ne kishim dyshime por kur shohim qe buxheti 2006 ka me pak fonde shteterore se ai i 2005 atehere kuptojme qe qeveria Berisha mashtron.
Sa qesharake duken premtimet per te futur internetin ne çdo godine kur nxenesve akoma i imponohet te beje mesim ne mes te bores ne klasat pa xhama dhe pa ngrohje.
Epo me ate fond qesharak qe ju i keni akorduar arsimit keto probleme nuk mund te zgjidhen.
 
LRI i kerkon qeverise te tregoje se arsimi eshte prioritet. Ajo duhet te kuptoje qe tek brezi i ri sot shihet Shqiperia e ardhshme.
Po te luftoni korrupsionin dhe evazionin ju mund te rrisni fondet buxhetore per arsimin deri ne te pakten 5 miliard leke me shume.
Largojeni Shqiperine nga vendi i fundit ne listen europiane per fondet buxhetore veçanerisht per arsimin. 0x323030352d31322d3138 13:37)

Zv.Kryetari i LSI

” Zv.Kryetari i LSI Prof.Pëllumb Xhufi deklaratë në Kuvendin e Shqipërisë Zv.Kryetari i LSI Prof.Pëllumb Xhufi bëri sot një deklaratë në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me lajmin e fundit që dha Berisha për rilançimin e Korridorit 8 duke e quajtur një zhvillim me rëndësi për Shqipërinë Maqedoninë dhe Bullgarinë.
Në deklaratën e tij Xhufi theksoi se deri në vitin 2002 Korridori 8 vazhdoi të konsiderohej si pjesë e sistemit të Korridoreve Paneuropianë dhe në Shtator të atij viti komisionerja për energjinë dhe transportet znj. Lojola Palacio në momentin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për Korridorin 8 deklaroi se ky Korridor është pjesë e shtyllës vertebrore europiane.
Por theksoi Xhufi një vit më vonë në vitin 2003 dokumenti Van Miert e nxirrte Korridorin 8 nga prioritetet e financuara të BE-së duke e zëvendësuar me të ashtuquajturën Via Egnatia që nuk përfshin territoret e Shqipërisë Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Projekti i fundit të cilin z.Berisha u mundua ta paraqesë si projekt madhështor jo vetëm që nuk e përfshin Korridorin 8 në sistemin e rrugëve europiane por e kalon atë në projektet që kanë të bëjnë me vendet fqinje siç janë vendet e republikave të ish-Bashkimit Sovjetik apo me vendet e Afrikës Veriore. Ky quhet projekti për paqe dhe zhvillim.
Kështu që Korridori 8 nga një projekt europian deklasifikohet si një projekt jashtëevropian.
Nga ana tjetër Prof.Pëllumb Xhufi kritikoi qëndrimet pasive të Qeverisë Shqiptare në një kohë kur në Evropë dhe në Itali ka pasur kritika të ashpra ndaj Qeverisë italiane që nuk ka bërë lobingun e duhur për të mbrojtur Korridorin 8.
0x323030352d31322d3135 13:37)”

Lëvizja Rinore për Integrim merr pjesë në Kongresin e Internacionales së Rinisë Socialiste (IUSY). Kryetarja e LRI-së

Lëvizja Rinore për Integrim merr pjesë në Kongresin e Internacionales së Rinisë Socialiste (IUSY). Kryetarja e LRI-së Erisa Xixho takon drejtuesit e IUSY dhe të ECOSY Një delegacion i Levizjes Rinore per Integrim i kryesuar nga Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho dhe Sekretari Ndërkombëtar i LRI-së Dorian Duçka morën pjesë në punimet e Kongresit të XXVI te Internacionales së Rinisë Socialiste (IUSY) që u zhvillua në Esbjerg te Danimarkes nga data 12 deri në 15 Janar. Punimet e këtij Kongresi përveç zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese të IUSY kishte marrë përsipër të trajtonte edhe temën “Zhvillimin e Qendrueshem”.
 
Gjatë ditëve të qëndrimit në punimet e Kongresit të IUSY delegacioni i LRI-se zhvilloi disa takime shume te rendesishme me drejtues të lartë të Internacionales së Rinisë Socialiste. Kryetarja e LRI Xhixho dhe Sekretari Ndërkombëtar i LRI Duçka u takuan me Sekretaren e Pergjithshme te porsazgjedhur te IUSY-t Yvonn O’Callagan ku u konkludua për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis LRI-së dhe IUSY marrëdhënie mjaft të mira dhe korrekte deri tani. Drejtuesit e LRI-së e njohën Sekretaren O’Callagan për rolin që po luan Lëvizja Rinore për Integrim si partnere e Lëvizjes Socialiste për Integrim në implementimin e një politike të re dhe me integritet në Shqipëri dhe për percimin e vlerave te social-demokracise tek rinia shqiptare per te qene nje ze i vertete dhe i forte i saj brenda dhe jashte vendit.
 
Delegacioni i LRI-se zhvilloi gjithashtu nje takim të rëndësishëm me Presidentin e Rinise se Majte Evropiane (ECOSY) Giacomo Filibeck dhe Sekretaren e Përgjithshme të ECOSY Ania Skrzypek ku i informuan ato mbi zgjedhjet e fundit parlamentare dhe zhvillimet politike ne Shqiperi dhe pozicionin qe LRI-ja dhe LSI-ja po mbajne per permirësimin e Reformes Zgjedhore në mënyrë që të arrihet një herë e mirë standarti i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Drejtuesit e ECOSY-se vleresuan bashkepunimin intensiv qe eshte krijuar me LRI-ne dhe ofruan mbeshtetjen e tyre per thellimin e këtyre marredhenieve.
 
Delegacioni i LRI-së zhvilloi gjithashhtu takime mjaft frytdhenese bilaterale me drejtuesit e disa organizatave simotra te Suedise Danimarkes Holandes Norvegjise Frances Austrise Mbreterise se Bashkuar Italise Greqise dhe me organizatat simotra te Ballkanit etj. 0x323030362d30312d3137 13:35)

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on Lëvizja Rinore për Integrim merr pjesë në Kongresin e Internacionales së Rinisë Socialiste (IUSY). Kryetarja e LRI-së

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI z.Ilir Meta vizite ne Mal te Zi. Meta takon Kryeministrin e Malit te Zi Milo Gjukanoviç Sot Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Zoti Ilir Meta u prit ne nje takim te veçante nga Kryeministri i Malit te Zi Zoti Milo Gjukanovic.
 
Gjukanovic vleresoi kontributin e Zotit Meta ne zhvillimin dhe konkretizimin e marredhenieve midis Malit te Zi dhe Shqiperise. Ai konfirmoi angazhimin e qeverise Malazeze per te çuar me tej projektet infrastrukturore te cilat do t’i japin nje nxitje te veçante bashkepunimit nderkufitar veçanerisht ne fushen e turizmit.
 
Duke folur per te ardhmen e Unionit Serbi Mali i Zi Gjukanovic e njohu zotin Meta per pergatitjet per mbajtjen e referendumit ne fund te muajit prill i cili do te percaktoje marredhenien e ardhshme te Unionit qe sipas gjithe gjasave do te jete pavaresia e Malit te Zi e cila sipas Gjukanovic do te ndihmoje edhe Serbine ne zgjidhjen e problemeve te saj te shumta.
 
Duke folur per statusin e ardhshem te Kosoves te dy bashkebiseduesit gjeten mirekuptim te plote se zgjidhja e statusit te Kosoves çliron rajonin nga ngerci i status quose dhe e pershpejton integrimin e tij per ne Evrope. Meta u shpreh se Pavaresia e Kosoves eshte zgjidhja me e pranueshme dhe racionale per rritjen e stabilitetit dhe zhvillimin e rajonit.
 
Ne takim u ra dakort per zhvillimin e marredhenieve nderpartiake midis Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Demokratike Socialiste te Kryeministrit Gjukanovic.
 
Gjate vizites se tij ne Podgorice Zoti Ilir Meta u takua me Kryetarin e Partise Unioni Demokratik i Shqiptareve zotin Ferhat Dinosha dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike te Malit te ZI zotit Mehmet Bardhi.
 
Ne takim me lideret e partive shqiptare te perfaqesuara ne Parlament u diskutua per gjendjen aktuale dhe perspektiven e zgjidhjes se problematikes se tyre ne Republiken e Malit te Zi.
 
Zoti Meta u takua edhe me Ministrin per Pakicat te Malit te Zi zotin Gezim Hajdinaga i cili e njohu me ligjin mbi pakicat kombetare ne Malin e Zi dhe te drejtot qe u garantohen shqiptareve nga ky ligj.
 
Ne takime merrnin pjese edhe nenkryetari i LSI Sokol Axhemi dhe Sekretari Nderkombetar Edmond Haxhinasto
  0x323030362d30312d3131 13:33)

LRI

” LRI nismë për ndërgjegjësimin dhe informimin e shoqërisë për Kartën e Bolonjës Lëvizja Rinore për Integrim ka shpallur sot nismën për ndërgjegjësimin dhe informimin e shoqërisë kryesisht të studentëve për Kartën e Bolonjës. Paraqitja përpara mediave e një tabloje të detajuar mbi përmbajtjen e Kartës së Bolonjës në prani të edhe të studentëve dhe anëtarëve të LRI-së i paraprin një fushate të gjerë sensibilizuese që do të ndërmarrë LRI në disa etapa dhe me studentë në të gjitha rrethet Universitare të vendit.
Në fjalën e saj kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim studentja e drejtësisë Erisa Xhixho e cila ishte edhe moderatore e këtij takimi tregoi qëllimet dhe synimet e vëna në këtë fushatë.
“Lëvizja Rinore për Integrim shpall sot nisjen e një fushate të gjerë informimi për Kartën e Bolonjës në të gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës por gjithashtu ne do të zgjerojmë këtë fushatë edhe me aktivitete të cilat do të zhvillohen në të gjitha qytetet studentore në Shqipëri. Po kështu pjesë e fushatës do të jenë edhe fletpalosjest që do tu shpërndahen studentëve për këtë qëllim. Kjo nismë ka si synim informimin real dhe të plotë në lidhje me Kartën e Bolonjës. Ne dëgjojmë çdo ditë në auditore për Kartën e Bolonjës por në fakt ende nuk e dimë mirë se çfarë është ky sistem që po aplikohet këtë vit në universitetet tona.
Ndaj tha Kryetarja e LRI Xhixho ne menduam që këtë prezantim të parë ta bëjmë në praninë e medias për të vetmin fakt se ajo ka qenë burimi i vetëm i informacionit për këtë çështje nëpërmjet kronikave dhe debateve.
Motoja e nismës tonë është “Karta e Bolonjës sfida jonë e përbashkët”. Dhe kjo për vetë faktin se është një proces që na prek të gjithëve pavarësisht nga bindjet tona politike. Për këtë arësye do të jetë një fushatë që duhet të na përfshijë të gjithëve për arritjen e qëllimit tonë. Pra të një proceesi gjithëpërfshirës normal të këtij sistemi arsimor”.
Ne në fund bëjmë një pyetje Karta e Bolonjes eshte REALITET apo UTOPI??? Kesaj pyetje do t’i përgjigjen vetë studentet pasi të kenë marre informacionin e nevojshem per kete sistem arsimor te perfshire tashme edhe në sistemin arsimor në Shqipëri.
0x323030352d31322d3135 13:25)”

LSI organizon tryezë me specialistë të Bujqësisë dhe Ushqimit për buxhetin e sektorit të bujqësisë për vitin 2006

LSI organizon tryezë me specialistë të Bujqësisë dhe Ushqimit për buxhetin e sektorit të bujqësisë për vitin 2006 Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka zhvilluar një tryezë të rrumbullakët me specialistë dhe profesionistë të fushës së Bujqësisë dhe Ushqimit për të diskutuar mbi problemet dhe mangësitë që pasqyron projektbuxheti i vitit 2006 për këtë sektor. Në këtë tryezë merrnin pjesë Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta Kryetari i Komisionit të Bujqësisë dhe Ushqimit pranë LSI prof.Edmond Panariti drejtues të tjerë të LSI specialistë të bujqësisë pedagogë të Universitetit Bujqësor dhe të Universitetit të Tiranës analistë të ndryshëm si Fatos Çoçoli etj.     
Takimin e hapi Pro.Edmond Panariti i cili u shpreh se pr/buxheti i vitit 2006 është projekti i rrënimit të bujqësisë dhe i varfërimit të mëtejshëm të fshatit. Ky buxhet 6 muajsh nuk mund të shërbejë si nxitës i zhvillimit të bujqësisë.  
Në fjalën e tij kryetari i LSI-së Ilir Meta pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në takim theksoi se qëllimi i tryezës është shkëmbimi i disa mendimeve lidhur me diskutimin dhe miratimin e projektbuxhetit për bujqësinë dhe ushqimin. Duke vazhduar më pas Meta u shpreh se “dua të shpreh shqetësimin e thellë të Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me treguesit e përkeqësuar seriozisht të buxhetit të ardhshëm nga qeveria aktuale përsa i përket bujqësisë dhe ushqimit. Në këtë drejtim ne e shohim një përkeqësim mjaft serioz të shumë zërave të këtij buxheti që tregon qartë se bujqësia dhe ushqimi nuk përbëjnë një prioritet real për qeverinë aktuale ashtu sikurse ajo ka proklamuar vazhdimisht gjatë gjithë fushatës elektorale. Nuk shohim asnjë vlerësim të bërë i cili të jetë i materializuar në tregues në buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm. Dhe kjo nuk ka të bëjë me shqetësimin tonë për humbjen e kredibilitetit të kësaj qeverie pasi ajo ka edhe mjaft probleme të tjera të thella por përbën një shqetësim mjaft serioz për ne lidhur me rolin dhe me peshën e bujqësisë dhe të ushqimit në të gjithë politikën e zhvillimit të vendit.
Gjithashtu ka të bëjë me përkeqësimin e mëtejshëm të treguesve ekonomik të treguesve që kanë të bëjnë me bilancin tregtar përsa i takon bujqësisë dhe ushqimit dhe njëkohësisht ka të bëjë edhe me dimensionin social që ka kjo çështje. Përveç dimensionit ekonomik ne e dimë shumë mirë që këto politika duhet të përballojnë dhe të zbusin problemet e mëdha sociale që ka gati gjysma e popullsisë e cila merret kryesisht me këto aktivitete. Konkluzioni i parë që ne mund të japim duke lexuar shifrat e këtij buxheti për bujqësinë dhe duke bërë krahasimet përkatëse me buxhetet e viteve të mëparshme apo me atë të vitit të fundit mund të themi me bindje se ky buxhet nuk krijon mundësi për të zhvilluar asnjë lloj politike për zhvillimin e bujqësisë dhe të ushqimit. Është vërtetë për të ardhur keq që vetëm roli dhe pesha e bujqësisë bie në gjithë zhvillimin ekonomik të vendit por njëkohësisht është mjaft evidente që investimet në këtë sektor bien me gati 35 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm. Ndërkohë që gjithashtu edhe shpenzimet në këtë sektor bien 20% në krahasim me vitin 2005. Ne jemi të ndërgjegjshëm edhe për një problem që do të ketë pasoja fatale për vendin për shumë zona të tij për shumë fshatra komuna e krahina të tëra edhe për zhvillimin e bujqësisë. Bëhet fjalë për çështjen e shkatërrimit të pyjeve dhe njëkohësisht të erozionit të jashtëzakonshëm të tokës që po asgjëson me qindra me mijëra hektarë tokë bujqësore. Dhe pasojat e së cilës ne i shohim vazhdimisht edhe në përmbytjet që ndodhin si ato të javëve të fundit.
Pra edhe në këtë drejtim është bërë një shkurtim i financimeve dhe i fondeve përsa i takon mbrojtjes së pyjeve dhe rikuperimit të tyre si dhe mbrojtjes së tokës bujqësore nga erozioni në një nivel prej rreth 60 % në krahasim me një vit më parë. Kjo tregon mungesë përgjegjësie mungesë vizioni për të ardhmen dhe tregon se vërtet ky është një buxhet nën kërkesat minimale të përballimit të problemeve të përditshme të këtij sektori. Ne e dimë që përsa i takon bujqësisë dhe ushqimit mbrojtja e konsumatorit nga ushqimet të cilat mund të cënojnë shëndetin e popullsisë që janë një problem serioz në një vend me institucione të pastabilizuara që janë një kërkesë e rëndësishme edhe e vetë proçesit të integrimit europian vjen duke rënë edhe në buxhetin aktual. Pra të gjitha këto institucione të cilat garantojnë sigurinë ushqimore dhe janë në mbrojtje të konsumatorit do të financohen me rreth 20% më pak se sa viti i kaluar. Ndërkohë që edhe në drejtim të luftimit të sëmundjeve infektive të kafshëve të cilat po shkatërrojnë blegtorinë në shumë zona të vendit shikojmë një indiferencë shqetësuese dhe financimet në këtë drejtim kanë rënë 18% në raport me vitin 2005. Pavarësisht se ekziston një zë në buxhetin e shtetit të vitit të ardhshëm lidhur me subvemcionimin e karburanteve për bujqësinë është fare e qartë se fondi i akorduar është tërësisht i pamjaftueshëm për të përballuar kërkesat e fermerit shqiptar dhe njëkohësisht është tërësisht disa herë më pak sesa premtimi dhe domosdoshmëria e garantimit të mbështetjes së fermerit në këtë drejtim. Dhe shqetësimi ynë është se ndoshta edhe ky fond që është tërësisht i pamjaftueshëm do të shpërndahet dhe do të stimulojë një rrjet klientelist të lidhur me strukturat politike aktuale në pushtet. Tjetër shqetësim për ne duke lexuar treguesit e buxhetit për bujqësinë për vitin e ardhshëm është rënia e ndjeshme e financimit të instituteve kërkimore dhe shkencore në bujqësi në blegtori dhe në fushën e ushqimit. Nëse Shqipëria gjatë sistemit të mëparshëm vërtet pësoi një revulucion në drejtim edhe të zhvillimit të krijimit të një elite të shquar dhe të aftë për të konkuruar edhe në botën perëndimore në fushën e bujqësisë veterinarisë dhe të ushqimit ne shohim se kjo tërësisht e neglizhuar duke patur parasysh fondet që parashikohen për këto institute. Institute të cilat kanë luajtur dikur një rol shumë të rëndëishëm dhe që të cilat përsëri në kushtet e reja duke u adaptuar me kërkesat e tregut dhe kërkesat e integrimit europian duke patur parasysh konkurencën mund të japin një kontribut shumë të rëndëishëm në zhvillimin e bujqësisë. Në përgjithësi financimi i shërbimeve ekspansive duket që është në një rënie të lirë përveç shpresës që këto shërbime të mbulohen nga projektet e huaja. I vetmi element pozitiv që mund të vërejmë në projektbuxhetin e paraqitur për bujqësinë dhe ushqimin ka të bëjë me rritjen e financimit për agroindustrinë dhe për marketingun.
 
Ndërkaq diskutantët e tjerë ngritën probleme të ndryshme. Përfaqësuesi i KASH (Këshilli Agrobiznesit Shqiptar) tha se qeveria aktuale nuk ka mbajtur asnjë premtim nga ato që ka deklaruar në fushatë. Së pari u tha se do të diferencohet TVSH në dy nivele për buqësinë por nuk u bë me pretendimin se nuk i la FMN-ja. Ndërsa kjo ju bëri të ditur që mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani. Gjithashtu u tha se do të përjashtonin tre vjetë nga tatimet për bizneset e reja agrare dhe agroindustriale. As kjo nuk u fut në paketën fiskale megjithëse edhe pse kjo është në programin qeveritar. U tha se do të ulet 20% me pak tatim-fitimi për bizneset buqësore as kjo nuk është futur në paketën fiskale të këtij viti.
Ndërsa Anila Kopali specialiste e ushqimit se “në paketën fiskale dhe në buxhetin e shtetit është parashikuar ulje rreth 22 %  të financimeve të institucionit që garanton cilësinë e ushqimit dhe mbrojtjen e kosumatorit. Ndërkohë jo vetëm që do duhej të ngrihej por të ishe parshikuar një rritje e konsiderueshme sepse ky institucion është fundosur në një gjendje mjerane.
Specialisti i mirëmbajtjes së pyjeve Mehmet Meta u shpreh se “drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve nuk do të jetë më drejtori active por do të jetë një drejtori e pyjeve brënda një drejtorie politikash në Ministrinë e Mjedisit. Dhe fondet do të jenë të shkurtuar dhe do të merren nga kjo ministri. Ndërkohë në këtë gjendje ne do të renditemi në vend të parë në botë të rreikuar nga eruzioni dhe nga zhvshja e e tokës.
Analisti Fatos Çoçoli u shpreh se “duke pasur parasysh fondet shumë të pakta  të akorduara nga qeveria ka shumë mundësi që një pjesë e mirë e këtyre sipërfaqeve të pyllëzuara të rezikohet. Mendoni që kjo është një tjetër masakër e bërë në këto vitet e fundit e sipërfaqeve pyjore që jo vetëm nuk janë trajtuar siç duhet por nuk janë marrë masat për parandalimin e shkatërrimit të sipërfaqeve pyjore. 0x323030352d31322d3135

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on LSI organizon tryezë me specialistë të Bujqësisë dhe Ushqimit për buxhetin e sektorit të bujqësisë për vitin 2006

LSI organizon tryezë me partnerë socialë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për diskutimin e p/buxhetit 2006 për pagat dhe pensionet

LSI organizon tryezë me partnerë socialë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për diskutimin e p/buxhetit 2006 për pagat dhe pensionet Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) organizoi sot një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar me partnerët socialë dhe përfaqësuesit e sindikatave dhe të shoqërisë civile problemet dhe mangësitë që paraqet projektbuxheti i vitit 2006 mbi pagat dhe pensionet. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të Konferederatës së Sindikatave të Sindikatës të Arsimit të Shëndetësisë të Sindikatës së pensionistëve të ish-ushtarakëve ekonomistë analistë etj.   
Në fjalën e hapjes së takimit Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta pasi vlerësoi frymën e bashkëpunimit me partnerët socialë e ka quajtur mungesë serioziteti dhe paaftësie të Qeverisë tendencën e saj të përgatitjes së buxheteve 6 mujore. Ndërkohë Meta tha se një gjë e tillë tregon shumë qartë mungesën e besimit që FMN dhe Banka Botërore ndaj qeverisë Berisha për realizimin e treguesve të projektbuxhetit.
“Është kënaqësi që të diskutojmë së bashku me ju e sidomos me partnerët social lidhur me projektbuxhetin i cili ka ardhur në parlament për diskutim dhe miratim për vitin 2006. Ne kemi patur raste edhe më parë që të shkëmbejmë mendime për problemet më shqetësuese sociale që kërkojnë zgjidhje. Megjithatë sot kemi një projekt-buxhet konkret ndaj edhe përgjigja e të gjithë neve duhet të jetë konkrete ndaj këtij projekt-buxheti.
Meta theksoi se “është për të ardhur keq që Partia Demokratike pasi mbaroi punë me formimin 6- mujor të juristëve tani ka filluar të bëjë buxhete 6-mujore që tregojnë qartë mungesën e seriozitetit dhe paaftësisë së saj për të hartuar buxhete të plota jo vetëm 1-vjeçare por edhe afatmesme. Ashtu sikurse Shqipëria ka kohë që ka hyrë në rrugën e programimeve afatmesme ashtu sikurse kjo tregon njëkohësisht edhe mungesën e thellë të besimit që ka Fondi Monetar Ndërkombëtar Banka Botërore si dhe institucione të tjera partnere në fushën e reformave ekonomike ndaj kësaj qeverie përsa i takon realizimit të atyre treguesve që vërtet do të ishin shpresdhënës për një vit më të mirë ekonomik të vendit dhe për një vit më të mirë dhe më social për të gjithë shqiptarët. Dhe sidomos për ata që i kanë sytë nga buxheti për shkak të pamundësisë për tu marrë me aktivitete private.”
Më tej kryetari i LSI-së u ndal edhe në rritjen e ulët të programuar prej 5 për qind e cila sipas tij ka rrëzuar premtimin e bujshëm të PD-së që do të garantonte ritmet e rritjes prej 8 për qind të zhvillimit të vendit. “Në këtë drejtim unë besoj se vetë fakti që rritja e parashikuar për vitin e ardhshëm është e programuar në nivelin 5% është treguesi më kuptimplotë dhe më negativ në drejtim të ritmeve të zhvillimit të vendit. Është një tregues i cili na kthen mbrapa dhe që e bën të pamundur realizimin e gjithë treguesve të tjerë. Me këtë tregues gjithashtu rrëzohet poshtë edhe premtimi i bujshëm i Partisë Demokratike se do të garantonte ritme të rritjes ekonomike prej 8% çdo vit. Ashtu sikurse është e qartë se angazhimet e qeverisë së zotit Berisha për të luftuar korrupsionin për të luftuar ekonominë informale i shohim inekzistente në projektbuxhetin që është paraqitur. Kjo sepse ritmi i rritjes së të ardhurave është nën mesataren e viteve të fundit dhe rritja e të ardhurave nga mirëadministrimi pra nga lufta kundër korrupsionit nga zhvillimi i transparencës nga ristrukturimi i administratës është pothuajse inekzistente. Kuptohet që këto nivele të ulëta të rritjes ekonomike që janë parashikuar dhe ky nivel i ulët i rritjes së të ardhurave që është parashikuar do të bjerë në kurriz të investimeve të shpenzimeve të pagave të pensioneve të masave të tjera me karakter social për shtresa të caktuara për financimin e rimbursimit të ilaçeve për pensionistët për statusin e ushtarakut për çështje të cilat janë mjaft të prekshme. Për të arritur më pas deri edhe tek rënia e investimeve edhe në shumë fusha të tjera që janë jetike për qytetarët për popullsinë ku edhe pse propogandohet me të madhe nga qeveria aktuale ritmi i rritjes së pagave sidomos për punonjësit e sistemit të shëndetësisë pavarësisht se rritja reale edhe atje është tepër e ulët për më tepër që për herë të parë do të tatohen për tatimin e të ardhurave personale. Pra me një dorë jepen disa para por me dorën tjetër përsëri qeveria i merr mbrapsh. Pra në këtë drejtim investimet në shëndetësi janë pothuajse në rënie. Kushtet e shërbimit të punës së këtyre punonjësve të shëndetësisë mbeten jo vetëm ato që kanë qenë por rrezikojnë edhe të degradojnë më tej. Për të ecur më pas edhe në shumë drejtime të tjera ku situata është vërtetë shqetësuese. Në veçanti përmend si shqetësim të veçantë ritmin e investimeve publike i cili vjen në rënie dhe që thjesht krahasohet me mosrealizimet e vitit aktual apo me mosrealizimet e viteve të mëparshme. Kjo nuk është aspak premtuese as për zhvillimin dhe gjallërimin ekonomik të vendit as për përmirësimin e shërbimeve publike dhe nuk është premtuese as për zhvillimin e shpejtë. Kjo sepse nëpërmjet investimeve publike mund të realizohet një punësim i shpejtë dhe mund të zbutet kjo plagë mjaft serioze që ka sot shoqëria shqiptare. Më tej do të përmendja nivelin e pagave dhe pensioneve ku edhe ato premtime që janë bërë të cilat po ti shohim janë nën mesataren e viteve të mëparshme rrezikojnë të mbeten të parealizuara për shkak të mosgarantimit me të ardhura nga buxheti i shtetit. Këto janë disa nga shqetësimet kryesore që ne duam të ndajmë me ju.
 
Më pas fjalën e mori N/Kryetari i LSI dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Dritan Prifti i cili tha se se nuk parashikohej aspak rritje të ardhurash nga mirëadministrimi. 
Prifti theksoi se “ne realisht duam të thithim akoma mendime sepse diskutimi i buxhetit akoma nuk ka filluar në parlament as në komisionet parlamentare të diskutohet buxheti. Kështu që jemi në kohë për të marrë mendime të tjera për zërat e veçantë të buxhetit. Dua tju jap një informacion shumë të shkurtër për treguesit kryesorë buxhetorë për t’ju përgjigjur edhe shqetësimeve tuaja. Ne kemi mbajtur qëndrimin që të ardhurat në buxhet do rriten në mënyrë të mjaftueshme. Të ardhurat rriten 8.2%. Po të kemi parasysh që parashikimi për rritjen ekonomike të vendit është 5% gjithashtu parashikimi për inflacionin është 2 deri 4% pra nëse të ardhurat do të rriten 8% nga GDP-ja dhe 3 nga inlacioni ku mbetet rritja e të ardhurave nga mirëadministrimi? Kështu që 8.2% nuk ka fare rritje të të ardhurave nga mirëadministrimi i qeverisë së re. Në këtë aspekt ne sigurisht që në buxhet do të bëjmë propozim për amendamente të buxhetit për rritje të të ardhurave. Përsa i përket pagave dhe pensioneve. Është parashikuar për pagat fond në buxhetin e shtetit dhe gjithmonë kjo varet nga realizimi i treguesve buxhetor. Nëse do të realizohen treguesit do të realizohen edhe për pagat. Pra për pagat është parashikuar një fond që shkon 6.9% të fondit total të pagave. Duke mos futur këtu

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on LSI organizon tryezë me partnerë socialë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për diskutimin e p/buxhetit 2006 për pagat dhe pensionet

LSI prezanton Projektligjin për Nxitjen e Investimeve Private në Sektorin Elektroenergjetik

LSI prezanton Projektligjin për Nxitjen e Investimeve Private në Sektorin Elektroenergjetik Së bashku me Kryetarin e LSI në paraqitjen e projektligjit edhe Prof.Farudin Hoxha dhe inxh.Xhevair Ngjeçari  
 
Lëvizja Socialiste për Integrim ka hartuar një projektligj për nxitjen e Investimeve Private në Sektorin Elektroenergjetik të cilin do e paraqesë së shpejti në parlament si nismë ligjore.
Ky projektligj është paraqitur sot në një konferencë për shtyp ku ishin së bashku Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta akademiku dhe specialisti i energjetikës Prof.Farudin Hoxha inxhinieri i njohur Xhevair Ngjeçari si dhe Nënkryetari i LSI deputeti Dritan Prifti dhe anëtari i Kryesisë së LSI z.Mustafa Muçi.
Gjatë prezantimit të këtij projektligji Kryetari i LSI z.Meta u shpreh:
“Së bashku me Prof.Farudin Hoxha me inxhinierin Xhevair Ngjeçari dhe me dy kolegët e mi z.Prifti dhe z.Muçi jemi këtu për të paraqitur përpara jush projektligjin për nxitjen e investimeve private në sektorin elektroenergjitik. Ne besojmë se është një projektligj shumë i rëndësishëm i cili do të nxisë investimet private në sektorin elektro-energjitik nëpërmjet lehtësimit të proçedurave administrative dhe aplikimit të stimujve financiare. Objekti i këtij ligji ka të bëjë me të gjitha investimet që do të kryhen në sektorin elektroenergjitik. Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se “ne besojmë se miratimi i këtij ligji nga Parlamenti i hap rrugën zbatimit të dhjetëra projekteve të cilat po flenë nëpër sirtarë dhe nëpër dosje të cilat janë të bllokuara prej vitesh i cili do të zgjojë interesin e shumë investitorëve vendas dhe të huaj. Njëkohësisht ky ligj duke liberalizuar më tej tregun duke vënë në pozita konkurente edhe KESH-in nëpërmjet gjithë këtyre lehtësirave që ky projektligj krijon për nxitjen e investimeve private në sektorin elektro-energjitik do të na japë mundësi të mëdha për të rritur potencialin e prodhimit të energjisë në vend në përmasa shumë të konsiderueshme në një kohë realitivisht shumë të shkurtër. Ndaj unë besoj tha Meta se kjo inisiativë legjislative që ne ndërmarrim pas konsultimit të gjerë gjatë ditëve të krizës energjetike me profesorë akademikë dhe ekspertë të fushës së energjisë do të jetë një kontribut i çmuar për një zgjedhje edhe afatshkurtër të situatës energjitike në vend.
Kjo do të çlirojë shumë pontenciale dhe shumë energji krijuese në fushën e projektimit por njëkohësisht edhe shumë energji investuese në drejtim të financimit të këtyre projekteve.
Ndërsa akademiku Prof. Farudin Hoxha u shpreh se ”falenderoj LSI për ftesën që më ka bërë në këtë prezantim të projektligjit që do t’i paraqesë Kuvendit për ndërtimin e hidocentraleve të vegjël ose ato vendore në vendin tonë. Ju sigurisht e dini se me fjalën e hidocentraleve të vegjël ne do të kuptojmë ata që kanë fuqin nën 5 megavat. Unë jamë pikërisht në këtë prezantim sepse kam bindjen e madhe dhe të plotë se të tillë hidoncentralë mund të ndërtohen mjaft. Përparësia e tyre është se ndërtohen shpejt sepse nuk kërkojnë fuqi të specilizuar të lartë dhe vihen në punë brenda një afati realitivisht të shkurtër nga 1-2 vjetë me investime të cilat janë të gjitha të mundshme të përballohen nga investitorët shqiptarë. Kam rastin t’ju njoftoj se interesimi i shqiptarëve për realizimin e këtyre veprave është shumë i madh. Vetë Shqipëria të tilla potenciale ka mjaft ato padyshim nuk e zgjedhin plotësisht problemin e energjisë elektrike por e lehtësojnë atë mjaft e ndihmojnë atë mjaft sepse në zonat më të thella atje ku çuarja e energjisë është mjaft e vështirë dhe mirëmbajtja e tyre është e kushtueshme dhe e rëndë përballohet nga burime lokale të prodhimit të energjisë elektrike. Dua të shpreh mendimin tim se energjia më e mirë më e lirë dhe më e pastër pa dyshim është energjia hidro. Dhe në vendin tonë këtë energji që kemi duhet ta shfrytësoi deri në fund. Më pas Prof.Hoxha u shpreh se më duhet të citoj se edhe në vendet fqinje si Bullgaria dhe Mali Zi ka filluar një shfrytësim absolut i këtyre ujërave. Shfrytësimi i hidrocentralve të tilla në mënyrë sa më të shpejtë do të rrisë ndjeshëm deri në 3-4-apo 5 -fishin e energjisë në vend. Ku përveç këtyre mund të ndërtohen edhe hidocentralë të tjerë. Është për të ardhur keq që në këtë fushë nuk është bërë asgjë sepse marrja e lejeve e koncesioneve është vërtet një makth i madh. Ka shumë biznese që kanë paraqitur dokumentacionin këtu e dy tre vjet më parë dhe nuk kanë marrë dot lejen për të filluar nga puna. Projektligji që propozohet nga LSI-jae thjeshton mjaft rrugën për të marrë koncesionin për ndërtimin e këtyre veprave jep lehtësi të ndjeshme fiskale siguron shitje të energjisë elektrike duke i bërë KESH-it atë detyrim dhe njëkohësisht atë lehtësi për ta blerë këtë energji. Sot për të marrë një leje duhet të kalohen shumë hallka duhen të plotësohen shumë dokumentacione dhe duhet të merret 2 apo 3 herë firma e Kryeministrit për miratimin e një koncesioni. Me ligjin që propozohet nga LSI-ja faktikisht pronësia mbi këto vepra i kalon pushtetit vendor. Në këtë kontekst thjeshtohet ky dokumentacion dhe në fakt paraqitet në hartimin e një studimi i cili i paraqitet për miratim Ministrisë së Energjitikës dhe organit të specializuar të saj Agjencisë Kombëtare të Energjisë. Me miratim të saj bëhet kërkesa në pushtetin vendor për marrjen e koncesionit. Ajo që është e rëndesishme në këtë projektligj nëqofse nuk jepet përgjigjia brenda një afati të caktuar brënda 30 ditësh (1 muaj) atëherë kërkesa konsiderohet e miratuar. Dhe pas kësaj investitori duhet t’i drejtohet për marrjen e lejes së koncesionit pushtetit vendor në komunë ose në bashki. Dhe është ky organ që jep leje për miratim. N.q.s kjo gjë nuk realizohet investitori ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës të bëjë ankesën dhe të marrë dhe dëmshpërblimin për vonesën që i bëhet. Problem tjetër është se në këtë projektligj propozohet se ata që dëshirojnë të investojnë në këtë biznes për 10 vjetë rjeshtë i’u hiqet tatimi mbi të ardhurat nga ky biznes dhe paisjet teknologjike që importohet për këto vepra nuk taksohen pra janë pa TVSH. Sigurisht ky është një lehtësi e madhe për atë që duan të investojnë. Tjetër gjë është se ky projektligj detyron KESH-in nëpërmjet Entit Rregullator të Energjisë të hartojë kontratën për shitjen e energjisë në KESH pra ligji në tërësi thjeshton mënyrën e marrjes së lejes shkurton deri në tre muaj marrjen e koncesionit dhe lehtësohet nga ana fiskale ndërtuesit e këtyre veprave. Duke përgëzuar hartuesit e këtij projektligji dëshiroj që ta mbyllë që ky të kalojë sa më shpejtë në Parlament dhe të gjejë mbështetje në miratimin e tij. 
 
Ndërsa inxh.Xhevair Gjeçari u shpreh se ”për herë të parë pas 15 vjetësh një parti politike prej një kohe të gjatë organizon një grup pune i cili punon të aktivizojë burimet më të mëdha që rrjedhin kot në Shqipëri për prodhimin e energjisë elektrike. Dhe parimi i këtij ndryshimi ligjor ka disa pika bazë të rëndësishme. Ka ligjin e nxitjes së prodhimit siç e ka e gjithë Europa pra energjia që humbet kot të aktivizohet dhe të prodhohet nga biznesi vendas që është plotësisht e mundur. Pra me këtë projekligj kërkohet të aktivizohet me të gjitha kapacitetet profesionale që janë të bllokuara të aktivizojnë kapacitetet ekonomike që ka biznesi privat njëkohësisht i vëmë detyre qeverisë që të mbështesë këtë aktivitet. Për herë të parë ky projektligj mbështet ose fuqizon kopetencën reale për aktivizimin e këtyre burimeve siç është pushteti vendor. Gjithashtu projektligji ngarkon edhe disa detyra shtetërore sepse shpesh herë aktivitetet private mbajnë barrën e plotësimit të dokumentacioneve. Ndërsa më këtë përfshihen edhe detyrat shtetërore. Ndërtimet e hidocentralve të vegjël janë baza që do të mbulojë 30% të ndriçimit të dritës energjitike në Shqipëri. E cila në pikën jugore pret të ndizet hidocentrali në Drin. Pra një shtet që investon vetëm në pika të caktuar kryesore është në krizë duke shpërndarë dhe shfrytëzuar burimet ekonomike vetëm kështu mund të dalë nga kriza qeveria. Njëkohësisht ky material është një mesazh për shtetin shqiptar i cili duhet të kthehet nga biznesi privat se nuk ka asnjë arsye që një ndërtues që ndërton një pallat që kushton 3 miljon USD dhe të mos ndërtojë një hidroncentral 250 mijë USD dhe mban 50 fshatra të mos dëmtohen. Ne kërkojmë që nga kjo parti të gjejë dhe formën e duhur që këtë projektligj të shtrijë dhe në infrastructure sepse degë të tjera të ekonomisë janë të patrajtuara. E vetmja alternativë e integrimit të Shqipërisë është shfrytëzimi i gjithë mundësive prodhuese vendas dhe ky projektligj është një përpasi ekonomike.
 
Pyetje:
Dikur është projektuar një sistem i centralizuar të energjisë elektrike. Mund të  themi se ndërtimet e këtyre hec-eve dhe tec-eve të  vogla mund të sjellin sfidën e këtij sistemi?
 
Përgjigje:
Atëherë ka qënë koha e centralizimit ajo që sot nuk shkon në situatën tonë energjitike është pasojë e asaj që quhej centralizim. Dhe në një treg dinamik është e domosdoshme që të liberalizohet edhe prodhimi të futen sa më shumë operatorë në treg të liberalizohet edhe çështja e çmimit në mënyre që të kemi sa më shumë prodhim sa më shumë mundësi dhe kapacitete për të importuar dhe për të qënë konkurues. Ky projektligj ndihmon mjaft në rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend duke thjeshtuar ndërtimin e shumë hidocentralve ku e dimë se vendi ka shumë burime hidro të cilat derdhen kotë dhe njëkohësisht ndihmonë në humbjet në rrjet duke e çuar energjin nga skaji në skaj të vendit. Ndërsa duke zgjedhur shumë zona të tilla atëherë humbjet do të shmangen ndjeshëm. Përfitimet janë të shumëfishta nga ky projektligj.
 
Pyetje:
 
Ky projektligj ka si synim heqjen e monomolit t KESH-it?
 
Ky nuk është një projektligj që synon heqjen e monopolit të KESH-it por padyshim ndihmon në këtë drejtim sepse ai liberalizon tregun e vë KESH-in në pozita gjithnjë e më pak dominante në treg. Por mbi të gjitha ky projektligj stimulon prodhimin e energjisë nga këta HEC-e të vegjël për zonat e thella apo zonat malore është një ligj që e nxit KESH-in e vë në një pozitë të tilla që të jetë më kërkues ndaj vetes sepse është një ligj që e sfidon në vetvete edhe KESH-in. Ky do t’i shërbejë  situatës energjitike në vend në veçanti rritjes së prodhimit sepse u bënë 20 e ca vjetë që në vend nuk është bërë asnjë investim serioz. Ky është një projektligj që do të sjellë një bum në investime në energji në drejtim të punësimit dhe problemeve sociale. Sepse kostoja e prodhimit e energjisë në këtë mënyrë është shumë e lirë.
 
 
Me poshte ndodhet pro/ligji i plote
 
 
PER NXITJEN E INVESTIMEVE PRIVATE NE SEKTORIN    
                    ELEKTROENERGJITIK
 
Ne mbeshtetje te n.____te Kushtetutes me propozim te nje grupi deputetesh
 
 
        KUVENDI
   I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
 
 
        VENDOSI:
 
 
          KREU I
          
            DISPOZITA TE PERGJITHSHME
 
 
Neni 1
Qellimi i ligjit
 
Qellimi i ketij ligji eshte: Te nxise investimet private ne sektorin elektroenergjitik nepermjet lehtesimit te procedurave administrative e aplikimit te stimujve financiare.                                       
 
 
Neni 2
Objekti i ligjit
 
Ky ligj zbatohet per te gjitha investimet private qe do te kryehen ne sektorin elektroenergjitik.
 
Me investime private do te kuptohen te gjitha investimet e kryera drejtperdrejt apo nepermjet marreveshjeve koncesionare ne ndertimin e objekteve te reja per prodhimin e energjise elektrike.
 
 
Neni 3
Investitoret
 
Investitore ne kuptim te ketij ligji jane te gjithe personat fizike apo juridike shqiptare apo te huaj te cilet investojne ne ndertimin e HEC-eve TEC-eve

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on LSI prezanton Projektligjin për Nxitjen e Investimeve Private në Sektorin Elektroenergjetik