Deklarate e perbashket e LSi-se dhe PDS-se

” Deklarate e perbashket e LSi-se dhe PDS-se Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta së bashku me Kryetarin e Partisë Demokracia Socialie (PDS) dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp menjëherë pas përfundimit të tryezës së partive politike të thirrur nga Presidenti i Republikës z.Alfred Moisiu për Reformën Zgjedhore. Thirrja e kësaj tryeze ka qenë kërkesë e LSI-së që para disa muajsh e cila gjatë një takimi për Reformën Zgjedhore me Presidentin Moisiu i paraqiti atij edhe platformën e LSI për Reformën Zgjedhore:

Ilir Meta-Deklarata

Edhe njëherë dua të shpreh vlerësimet për Presidentin e Republikës për thirrjen e tryezës politike për të insticionalizuar edhe njëherë Reformën Zgjedhore në vend në mënyrë që të garantohen zgjedhje të lira dhe plotësisht të ndershme si përsa u takon atyre vendore të vitit të ardhshëm ashtu edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në këtë drejtim ne çmojmë rolin e Presidentit edhe në këtë moment por edhe përpara zgjedhjeve të 3 Korrikut ku qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë një qëndrim i paanshëm në shërbim të një klime sa më pozitive dhe sa më të ndershme zgjedhore duke i ftuar të gjithë aktorët politikë për të treguar përgjegjësi për të respektuar Kushtetutën për të evituar fenomenin e Dushkut dhe kështu me rradhë. Njëkohësisht vlerësojmë edhe angazhimin e tij të menjëhershëm pas takimeve të bëra me forca të ndryshme politike në vend lidhur me këtë çështje por edhe pas daljes së raportit përfundimtar dhe rekomandimeve të OSBE-së- ODIHR-it lidhur me problemet dhe shqetësimet e zgjedhjeve të 3 Korrikut.
Me këtë rast unë dua të shpreh edhe njëherë tjetër vullnetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të kontribuar në komisionin parlamentar për Reformën Zgjedhore në mënyrë që ai të arrijë të gjitha ato objektivat të cilat duhet të përputhen me realizimin e detyrimeve që vijnë jo vetëm nga mangësitë e zgjedhjeve të 3 Korrikut që janë mjaft serioze në veçanti fenomeni i Megadushkut por edhe nga të gjitha ato kërkesa që ka Bashkimi Europian lidhur me çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Mund t’ju bëj të ditur se Këshilli i Çështjeve të Përgjithshmëve të Bashkimit Europian në diskutimin e fundit që sapo ka bërë në lidhje me Shqipërinë ka kërkuar dhe ka vlerësuar si të domosdoshme jo thjesht si të nevojshme apo si të dëshirueshme që të plotësohen të gjitha rekomandimet e OSBE-së ODIHR-it me zgjedhjet. Ajo që unë dua të theksoj në veçanti është se të gjithë forcat politike pjesëmarrëse u distancuan nga tradita e shëmtuar e komisionit bipartizan të deritanishëm i cili më shumë ka qenë një komsion dy partiak: PS- PD dhe që ka refletuar një mungesë transparence dhe ndershmërie në hartimin e reformës zgjedhore. Mendoj se është hedhur një hap shumë i rëndësishëm përpara në drejtim të rritjes së transparencës dhe të angazhimit të të gjitha forcave politike parlamentare në këtë proçes. Njëkohësisht edhe afati i vendosur që ky Komision të krijohet brenda muajit dhjetor është për t’u përshëndetur pasi në këtë mënyrë do të kemi kohën e duhur që të gjitha reformat të bëhen në kohë në mënyrë që zgjedhjet vendore por edhe ato të përgjithshme të realizojnë standartet e kërkuara.

Deklaratë -Paskal Milo

Unë bashkohem me vlerësimet pozitive për rolin e presidentit të Republikës në inicimin e kësaj tryeze të 12 partive politike parlamentare. Është një risi e presidentit të Republikës dhe në mënyrë të veçantë në rrethanat aktuale ajo merr një rëndësi të veçantë. Për herë të parë u diskutua një çështje e cila është shumë e rëndësishme për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. Mund t’ju them sikurse u shpreh edhe z.Meta që sot është vendosur në mënyrë transparente ngritja e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe për herë të parë është shprehur shumë qartë se nuk do të ketë më komision bipartizan por do të jetë një komision i gjerë me prezencën e 12 partive politike parlamentare.

Kjo jep shanse edhe shpresa që mund të kemi realisht një bashkëpunim efektiv për të realizuar një reformë të thellë dhe të plotë zgjedhore me qëllim që të mbyllet njëherë e mirë kapitulli i zgjedhjeve të dyshimta të diskutueshme dhe të manipuluara që kanë ndodhur shpesh herë në këto 15 vjet të tranzicionit demokratik në Shqipëri. Sigurisht ky është vetëm një hap i parë dhe vullneti politik që u shpreh sot nga partitë politike prezente në tryezën e Presidentit të Republikës do t’u mbetet që tu qëndrojë provave të kohës. Sepse hapi i parë është për një rrugë të gjatë dhe ne ende do të duam në të ardhmen e afërt që të kemi siguri të tjera që dy partitë e mëdha politike do të jenë vërtet transparente dhe do të kenë frymën e bashkëpunimit të prodhuar jo vetëm në një dokument zgjedhor të paanshëm dhe transparent por edhe për një zbatim korrekt të tij në praktikë kur të vijë momenti i zgjedhjeve qofshin ato për zgjedhjet vendore apo ato parlamentare. Ne sikurse u shpreh edhe z.Meta edhe në emër të Partisë Demokracia Sociale do të mbështesim këtë nismë dhe do të jemi pjesëmarrës aktivë për ti dhënë vendit përfundimisht një Kod Zgjedhor të denjë për Shqipërinë e Shekullit 21 për Shqipërinë që pretendon dhe po ecën në rrugën e integrimit në strukturat euro-atlantike.

Pyetje:
A kishte sugjerime paraprake që Presidenti j’u vendosi për mënyrën se si duhej të bëhej reforma apo ranë dakord të gjitha partitë që do të kryhet ky komision në parlament për ta kryer këtë reformë?

Përgjigje:Ilir Meta
Lidhur me çështjet konkrete sigurisht që u shprehën mendime të ndryshme nga përfaqësuesit e forcave politike por nuk ka qenë objektivi dhe detyra e kësaj tryeze për të hyrë në çështje konkrete. Objektivi i tryezës së mbledhur nga Presidenti i Republikës mendoj se është realizuar. Të gjitha forcat politike kanë shprehur vullnetin e tyre politik që reformat të fillojnë menjëherë dhe prandaj Komisioni është nënshkruar nga të gjithë që do të fillojë brenda muajit dhjetor. Dhe kjo është një arritje sepse gjithmonë komisionet për Reformën Zgjedhore janë bërë vetëm në prag të zgjedhjeve gjë që ka dëmtuar cilësinë dhe transparencën e rezultateve të reformave të mëparshme. Për herë të parë është rënë dakord që ky komision mos të ketë frymën PD-PS pavarësisht nga fakti që roli i tyre padyshim është një rol i rëndësishëm dhe nuk duhet konsideruar si një komision bipartizan si komisionet e mëparshme të dështuara por si një komision i gjerë dhe gjithëpërfaqësues parlamentar pra me të gjitha forcat politike. Ky komision rrit transparencën rrit rolin e gjithë forcave politike parlamentare rrit kredibilitetin por edhe cilësinë e reformës zgjedhore që do të iniciohet. Sigurisht që të gjitha partitë në përgjithësi me ndonjë përjashtim të vogël janë distancuar nga problemi kryesor i zgjedhjeve të 3 Korrikut nga fenomeni i Dushkut. Në këtë drejtim do të vlerësoja edhe distancimin e qartë edhe të kryetarit të Partisë Socialiste të zotit Rama çka është një gjë për t’u vlerësuar dhe që ne dëshirojmë që të jetë një qëndrim institucional i vetë Partisë Socialiste. Po kështu pati edhe mendime të tjera për çështje të rëndësishme por mendoj se objektivat e kësaj tryeze të ftuar nga Presidenti i Republikës janë realizuar plotësisht për momentin. Më pas koha do të provojë vullnetin e të gjitha forcave politike lidhur me ecurinë dhe lidhur me ato reforma që duhen bërë e plotësuar në mënyrë të domosdoshme sikurse referon tashmë edhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian dhe rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it.

Pyetje 2
Zoti Rama ka deklaruar se LSI është në kërkim të identitetit të saj duke iu referuar kështu përçarjes të fundit pas votimit të ligjit të KLD-së. Cili është komenti juaj në lidhje me këtë deklaratë?

LSI e ka patur identitetin e saj që në fillimet e veta. Janë të tjerë që janë në kërkim të identitetit të tyre dhe mesa duket se vështirë se mund ta gjejnë. Nuk ka rëndësi se çfarë ka thënë zoti Rama për çështje të tjera ne këtu jemi për problemin e zgjedhjeve. Ajo çka unë vlerësova është se zoti Rama si kryetari i Partisë Socialiste e cila theksoj se ka qenë forca politike e cila inicioi Megadushkun në zgjedhjet e fundit u distancua këtë herë nga fenomeni i Dushkut dhe kjo është për ne një gjë shumë pozitive sepse kuptohet që Partia Socialiste ka një rol shumë të rëndëishëm për të luajtur edhe në këtë proçes. Dëshirojmë që ky të mos jetë një qëndrim i tij thjesht personal apo qoftë si kryetar por të jetë një qëndrim i gjithë strukturës dhe forumeve të kësaj force politike. Kjo ka rëndësi për ne. Për çështjet e tjera diskutojmë më vonë.
0x323030352d31322d3037 ”

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI z.Ilir Meta sqaron qëndrimin e LSI në votimin për ligjin për ndryshime në KLD Jemi sot përpara të gjithë mediave që dëshirojnë të informohen për qëndrimin e LSI-së për seancën  parlamentare të ditës së djeshme ku u vendos  për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e KLD-së. Duhet të nënvizoj se lufta kundër konfliktit të interesave dhe monopoleve ka qenë dhe mbetet një shtyllë kryesore e gjithë filozofisë programore dhe politike të LSI-së. Kjo ka qenë një nga temat kryesore dhe më të debatuara edhe atëherë kur një pjesë e jona ishte në Partinë Socialiste si dhe kur nga qeverisja e atëhershme refuzohej miratimi i ligjit të konfliktit të interesave. Edhe kur u krijua LSI-ja të parin projektligj që ka paraqitur si forcë e re politike në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ka qënë projektligji për konfliktin e interesave i cili u mënjanua nga mazhoranca e atëhershme. Njëkohësisht ky ka qenë një nga debatet dhe angazhimet tona gjatë fushatës elektorale në të gjithë Shqipërinë. Po kështu ka qenë dhe mbetet një nga angazhimet tona kryesore edhe në këtë parlament edhe në parlamentin e Mega- Dushkut që nga fillimi i funksionimit të tij.

Prandaj që prej dy muajsh LSI-ja në bashkëpunim me PDS dhe në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me Zyrën e Mbrojtjes së Qytetarëve në veçanti kanë paraqitur disa amendime të cilat u aprovuan dje në parlament lidhur me eleminimin e konfliktit të interesave në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Është e vërtetë se nga ana e PD-së iniciativa jonë legjislative për të eleminuar konfliktin e interesave nga KLD-ja u tentua të përdorej në interesin e vet që të deformonte qëllimet tona për të eleminuar konfliktin e interesave dhe për të krijuar hapësira abuzive për uzurpimin politik nga ana e saj të KLD-së. Por kjo gjë dhe të gjitha tentativat e z.Berisha dhe të përfaqësuesve të tij edhe në komisionin parlamentar të ligjeve janë refuzuar nga ana jonë duke u bërë të qartë se ne do të votojmë në parlament vetëm ato ndryshime të cilat kishim inicuar dhe mbështetur që në fillim. Me këtë rast dua të jap një përgjigje atyre që abuzojnë duke dashur të shpërndajnë një tymnajë tërsisht  absurde dhe qesharake dhe të papërgjegjshme lidhur me qëndrimin e LSI-së për këtë çështje dje në parlament.

Të gjithë që janë informuar për këtë çështje por edhe të gjithë ata që nuk e kanë të qartë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht dua t’ju evidentoj edhe për një moment problemin në fjalë. KLD-ja është institucioni kryesor i cili ka përgjegjësinë për të kontrolluar gjyqësorin dhe njëkohësisht për të garantuar efektivitetin dhe intigritetin e sistemit gjyqësor dhe të sistemit të drejtësisë në vend. Konflikti i interesave qëndron për vetë faktin se disa prej anëtarve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë vetëm 3 nga 15 anëtarë të KLD-së kanë një pozitë  të dyfishtë dhe konkretisht të papajtueshme me njëra-tjetrën. Janë gjyqëtarë dhe njëkohësisht janë dhe anëtarë të KLD-së. Pra janë njërëz të cilët kanë të drejtë të emërojnë veten në pozicionin e gjyqtarit dhe njëkohësisht si anëtarë të KLD-së të kontrollojnë dhe të inspektojnë veten e tyre. Ky është konflikti i interesave që ekzistonte deri dje në KLD.

KLD-ja përbëhet nga 15 anëtarë dhe PD sot ka vetëm një votë votën e ministrit të Drejtësisë sikurse dje PS ka pasur një votë brenda KLD-së.
Çfarë do të ndodhë pas votimit të djeshëm? Ajo që do të ndodhë është që këto tre zonja apo zotërinj pasi nuk kam parasysh as se kush janë dhe nuk ka asnjë rëndësi pasi kjo është një zgjedhje parimore dhe tërësisht e domosdoshme dhe e moralshme këta tre duhet të bëjnë një zgjedhje ose të qëndrojnë anëtarë të KLD-së ose të zgjedhin të jenë gyqtarë.

Qëllimi i PD-së ishte për të ngrirë mandatin e tyre dhe kjo ishte diçka e papranueshme për ne. Me ndryshimin e ligjit ata duhen të bëjnë një zgjedhje sepse janë dy pozicione tërsishtë të kundër sepse një njëri nuk mund të emëroi veten dhe njëkohësisht të kontrolloi veten. Vetëm sistem demokratik dhe transparent ky nuk mund të jetë. Pra këta të tre mund të pranojnë që të jene anëtarë të KLD-sëpor atëherë nuk ndodhë asnjë çudi që PD-ja të ngelet vetëm me nje votë në KLD. Por ata mund të mbeten gjyqëtarë atëhere do të zbatohen procedurat demokratike sipas kushtetutës për këtë gjë dhe çfarë do që të ndodhë përsëri përfaqësuesit e PD gjithmonë do të jenë një minorancë në KLD. Pra morali i gjithë votimit të djeshëm është ai moral i cili ka të bëjë me domosdoshmërin e luftës kundër korrupsionit sistemeve të mbyllura okulte që ekzistojnë në Shqipëri. Është pjesë e moralit dhe filozofisë politike të LSI që nga themelimi i saj edhe para themelimit të saj. LSI-ja është një forcë e orientuar mbi parime të shëndetshme dhe mbi qëllimin tërësisht të rëndësishme kombëtare dhe të moralshme. Qëllimi ynë nuk është që të jemi një forcë politike as anti-Nano dhe as një forcë anti-Berisha përkundrazi qëllimi ynë është që të jemi një forcë konstruktive një forcë e cila ndihmon e kontribuon për integrimin evropian të Shqipërisë. Dhe Shqipëria nuk mund të integrohet në Evropë me këtë sistem të korruptuar. Shikoni rekomandimet e BE-së rekomandimet e Komisionit Evropian të delegacionit parlamentar për Evropën Jug-Lindore që zhvilloi takimin ndërparlamentar në Tiranë dhe gjitha çështjet rrahin në rradhë të parë në reformimin e sistemit të drejtësisë.Por edhe çështje të tjera siç është ajo e pronave përsëri kanë të bëjnë me problemet e sistemit të drejtësisë. LSI-ja nuk mund të niset nga motive personale që të mbrojë interesat e tre individeve dhe moralin e konfliktit të interesave përballë mijëra e mijëra shqiptarëve që për vite të tërë enden për gjykata dhe sistemin e drejtësisë dhe nuk marrin asnjëherë drejtësinë që kërkojnë apo që meritojnë. Ne jemi Lëvizja Socialiste për Integrim dhe për të përfaqësuar interesat e shtresat e gjëra shoqërore dhe jo interesat e grupeve të interesit  të cilat nuk kanë kuptuar asgjë nga vota e 3 Korrikut. Dhe nuk kanë nxjerë asnjë përgjegjësi nga vonesat e jashtëzakonshme që i kanë shkaktuar Shqipërisë në drejtim të integrimit Europian.

Pyetje: Cili është reagimi juaj ndaj deklaratës së Majkos se LSI dhe PDS nuk mund të jenë në opozitë pasi ato kanë ushqyer me oksigjen PD-në?

Pergjigje: Ata siç na kanë përjashtuar më parë vazhdojnë të na përjashtojnë edhe tani. Kjo është pjesë e kulturës dhe mentalitetit të tyre përjashtues është njëkohësisht pjesë e verbërisë tyre politike që nuk kanë kuptuar asgjë se çfarë ndodhi në 3 Korrik dhe para tij dhe se çfarë po ndodh edhe sot. Por LSI-ja siç nuk pranoi në fund t’i jepte oksigjen qeverisjes e cila e shndërroi korrupsionin në sistem qeverisës dhe që e zbriti Shqipërinë për 2 vite në dhjetëra vende të klasifikimit botëror përsa e i përketë korrupsionit nuk ka asnjë qëllim dhe detyrim për t’i dhënë oksigjen qeverisë së dështuar të zotit Berisha. Ato ndryshime që u miratua dje nuk janë ndryshime të kërkuara të z.Berisha dhe PD-së por këto janë ndryshime të kërkuar dhe të inicuara nga LSI-ja nga PDS nga shoqëria civile dhe nga zyra për mbrojtjen e qytetarëve. Kështu që votimi i djeshëm nuk ka të bëjë fare me zotin Berisha por është sinjal se morali i konfliktit të interesave në të gjitha institucionet shtetërore duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. LSI ka qënë e para që ka kundërshtuar përpjekjen e Berishës për të kaluar varësinë e administratës publike dhe reformën e shërbimit civil në varësi të Ministrisë së Brëndshme. Nga PD-ja na është kërkuar që të votojmë pro këtij kalimi i cili kërkon po 84 vota në Kuvend por refuzimi i LSI-së ka qënë i prerë se ne nuk mund t’i japim karakter policor një reforme kaq të rëndësishme dhe kaq të brishtë në vendin tonë dhe që është ende në fillimet e saj siç është reforma për shërbimin civil. LSI—ja nuk voton duke u nisur nga ajo se çfarë thotë Berisha dhe çfarë thonë drejtuesit e Partisë Socialiste dhe se çfarë votojnë ata. Ne kemi një program tonin i cili është bërë publik kemi angazhimet tona i jemi drejtuar elektoratit i cili na ka mbështetur në mënyrë të konsiderueshme dhe do të na mbështesë për shkak të koherencës dhe të integritetit tonë si një forcë politike konstruktive e cila në plan të parë vë interesat e vendit dhe të reformave. Në rast se kanë vendosur të na përjështojnë nga opozita ne na vjen vërtet keqë për ta që kujtojnë që janë pronarë të opozitës në rastë se kanë dëshirë të ballafaqohen në zgjedhet vendore ju e dini që ne nuk i shmangemi sfidave. Nuk i kemi konsideruar presionet e tyre kur ishin në majë të pushtetit dhe jo më sot kur nuk bëjnë do të një konferencë Tirane.

Ne nuk kemi mbyllur asnjë rrugë bashkëpunimi me PS por ai do të jetë mbi baza parimore dhe patneriteti së pari së dyti mbi një moral të ri dhe të shëndetshëm ne nuk mund të harrojmë se nuk na lejon elektorati ynë se PS inicioi Mega Dushkun që është vjedhje mandatesh nga LSI-ja për t’i ndarë partive të tjera që nuk ekzistojnë. Kuptohet që me dikë që të ka vjedhur dhe nuk kërkon as falje dhe nuk pranon të reflektojë është e vështirë të bashkëpunosh. I ftojmë të ndahen nga korrupsioni dhe nga konflikti i interesave nuk është mirë që ky të jetë problemi i tyre si në 3 korrik sepse nuk është aspak e mirë e ardhmja për ta. E dyta i ftoj që të mos provokojnë më LSI-në me editoriale të porositura se do të mbeten opozitë përgjithmonë. E kam fjalën për ata dhe jo për të majtën sepse të majtën ka kush e përfaqëson.
 
Pyetje–Kjo do të thotë që në mbledhjen e tryezës politike të inicuar nga  Presidenti ju nuk do të jeni si bllok i të majtës?

Pergjigje: Presidenti na ka ftuar individualisht dhe ne do të shkojmë në mënyrë individuale. Ne Presidentit ja kemi bërë të qartë platformën që mendojmë dhe domosdoshmërinë që ajo të nisë që tani. Gjithashtu e vlerësojmë aktin e Presidentit sepse ai është treguar i përgjegjshëm sepse u ka dhënë mesazhet e qarta dy forcave të vjetra për të mos aplikuar skemën antikushtetuese për skemën e Mega Dushkut. Ne ftojmë të gjitha forcat politike që të mos e shikojnë reformën e procesit zgjedhor si reformë të së majtës apo të së djathtës. Sepse nuk kemi zgjedhje të majta apo të djathta por kemi zgjedhje të ndershme ose të pandershme 0x323030352d31322d3037

Deklarate e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI

” Deklarate e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI z.Petrit Vasili Lëvizja Socialiste për Integrim është thellësisht e shqetësuar për përmbytjet masive që kanë përfshirë sot thuajse të gjithë vendin. LSI e përcakton këtë situatë si gjendje të jashtëzakonshme të emergjencës natyrore e cila ka krijuar izolim të vërtetë të zonave të tëra të Shqipërisë duke vështirësuar seriozisht jetesën e mijëra banorëve të këtyre zonave.  

Megjithë paralajmërimet e vazhdueshme të LSI për këto situata të pritshme fatkeqësisht u vertetua mungesa e plotë e përgatitjes dhe gjetja krejtësisht të papërgatitur e qeverisë për përballimin e tyre.

Aktualisht vërehet një prezencë krejtësisht e pamjaftueshme e masave të qeverisë për zgjidhjen e situatës e cila përveç të tjerave po thellon edhe më tej dëmin ekonomik që parapriu me krizën e vazhdueshme dhe të thellë energjetike.

Gjithashtu dëmtimet e urave rrugëve nacionale dhe të ujësjellësave dhe nënstacioneve elektrike duhet të rivihen urgjentisht në funksionim në bazë të një plani qeveritar emergjent me afate dhe fonde të përcaktuara.   

Duke qenë në momentin e hartimit të buxhetit të ri është tashmë një detyrim për qeverinë që ajo të parashikojë fondet e duhura për të dëmshpërblyer banorët e dëmtuar si dhe biznesin mbi të cilin rëndon edhe kostoja e krizës energjetike.
0x323030352d31322d3031 21:46)”

Kryetari i LSI

” Kryetari i LSI Meta takime të rëndësishme në Sofje Dje dhe sot Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta në një takim të zhvilluar në Sofje të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ajala dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste Europiane për Europën Qendrore dhe Lindore Jorgo Papandreu dhe Adrian Nastase.
Në këtë takim që u përqendrua në çështjen e Kosovës dhe sidomos të klimës bashkëpunuese që duhet krijuar në mes të palëve gjatë procesit të negociatave mernin pjesë personalitete nga rajoni Kosova dhe Serbia.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në Sofje z.Meta pati takime të veçanta edhe me kryetarin e PASOK Jorgo Papandreu me  Kryeministrin e Bullgarisë Sergej Stanishev dhe me atë të  Maqedonisë Buçkovski. Gjithashtu një takim të veçantë kryetari i LSI z.Meta zhvilloi me kryetarin e PDK-së z.Hashim Thaçi. Në këto takime Meta theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka zgjidhja e statusit të Kosovës për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë dhe integrimin e tij sa më të shpejtë në BE.
0x323030352d31322d3031 21:45)”

LRI

” LRI fushatë sensibilizimi kundër SIDA “Të shembim tabutë për të mundur SIDA-n” Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) me rastin e ditës Botërore kundër SIDA-s organizoi një fushatë sensibilizimi në Kamëz pranë Universitetit Buqësor. Shumë anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Rinore pë Integrim organizuan takime me studentët e Institutit dhe banorët vendas për të sesibilizuar shoqërinë që të mbrohet nga SIDA që është quajtur edhe sëmundja e Shekullit.
 Nën moton ”Të shembim tabutë për të mundur SIDA-n” anëtarët e LRI u përpoqën që këtë aktivitet ta organizonin jo siç janë organizuar deri tani kryesisht në qëndrën e Tiranës dhe të rretheve të tjera të mëdha por në një zonë më periferike ku informacioni për mbrojtjen kundër AIDS është më i pakët.
Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho duke u shprehur për mediat deklaroi se “Lëvizja Rinore për Integrim ka ndërmarrë një inisiativë e cila nuk mbaron sot por do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke u bërë pjesë e pandarë e gjithë problemeve që e shoqërojnë dhe e shqetësojnë rininë shqiptare”. Më tej duke bërë një apel për të gjithë të rinjtë që të mbrohen nga kjo sëmundje Xhixho shtoi se “gjithashtu edhe qeveria duhet të jetë më tepër aktive për të zhvilluar të tilla aktivitete sensibilizimi sepse kjo është një e keqe e madhe jo vetëm për të rinjtë por për gjithë njërëzimin”.
0x323030352d31322d3031 21:44)”

Nënkryetari i LSI

” Nënkryetari i LSI deputeti Dritan Prifti i’u përgjigj interesimit të gazetarëve për një koment mbi projekt/buxhetin e vitit 2006. Per buxhetin e vitit 2006 Dritan Prifti u shpreh se eshte nje buxhet i cunguar.
Per mendimin tim u shpreh ndryshe nga cfare propagandohet buxheti i vitit 2006 eshte nje lajm i keq per te gjithe shqiptaret.
Ku e bazojme ne faktin qe ky buxhet eshte lajm i keq? E para PD ne vitin e pare te qeverisjes rrezon te gjitha pretimet e saj elektorale. PD ka premtuar dyfishim pagash ne kete buxhet nderkohe qe rritja maksimale e parashikuar per shtresen me te larte te pagave eshte deri ne 7 per qind perqindje kjo shume me e ulet nga rritjet qe kane pesuar nga qeverite paraardhese. Partia Demokratike ne fushaten elektorale foli per 4000 kilometra te shtruara ne rruge rurale ne kete buxhet harrohet ky premtim. Ne buxhetin e 2006 ne krahasim me 2005 ka renie te fondeve per infrastukturen rrugore. Gjthashtu kjo Qeveri premtoi se do te zgjidhte problemin e krizes se energjise elektrike nderkohe qe ne buxhetin e vitit 2006 kjo qeveri ka parashikuar qe kriza e energjise elektrike nuk do te zgjidhet. Per mendimin tim kjo eshte absurde qe te parashikosh qe do te kesh krize energjitike edhe ne vitin 2006 sepse ne 2006 eshte parashikuar edhe nje renie ekonomike e ndjeshme e rritjes ekonomike. Ne qofte se ne vitin 2005 parashikimi i rritjes ekonomike eshte 6 % ne buxhetin e vitit 2006 kjo rritje ulet ne 5 %. Gjithashtu ne kete buxhet ne verejme edhe diskriminime klasore ku jepen shperblime per ish-pronaret per ish -te perndjekurit ku ne anen tjeter ne kete Buxhet pothuajse fshati eshte harruar fare. Harrohet bujqesia ku nuk shprehet se cdo te behet me te. Ne buxhet kryesisht harrohen te varferit dhe te papunet dhe njekohesisht ne kete buxhet flitet per 2000 vende qe do te shkurtohen nga administrata. Nje tjeter problem te cilin nuk mund ta le pa permendur eshte edhe pensionet suplementare te 7000 ushtarakve ku i hiqet e drejta per te perfituar kete pension fakt ky qe tregon se ne buxhetin e vitit 2006 shkelet ligji. Gjithashtu buxheti i vitit 2006 nuk eshte bere ne konsulte me sindikatat te cilat mbrojne te drejtat e punonjesit. I vetmi element pozitiv eshte rritja e pagave per arsimin dhe per shendetesine por edhe kjo nuk premtohet se kur do te ndodhe.
0x323030352d31312d3330 21:43)”

Kryetari i LSI

” Kryetari i LSI z.Ilir Meta përshëndet lirimin e z.Fatmir Limaj nga Gjykata e Hagës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta përshëndeti sot lirimin e z.Fatmir Limaj nga Gjykata e Hagës. Ky është një akt u shpreh Meta i cili dëshmon se lufta e Popullit të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe shprehje e vullnetit të tij për liri paqe dhe përparim kombëtar. Kreu i LSI Meta shprehu urimet për një riangazhim politik të z.Limaj për të kontribuar në këto momente të rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen europiane.

Po sot z.Meta i shprehu kryetarit të PDK-së z.Hashim Thaçi urimet për lirimin e z.Limaj udhëheqës i lartë i kësaj partie gjatë takimit të tyre në Sofje në një aktivitet të Internacionales Socialiste.
0x323030352d31312d3330 21:42)”

Deklaratë/Mbajtur nga Nënkryetarja e LSI

” Deklaratë/Mbajtur nga Nënkryetarja e LSI znj.Filloreta Kodra Nisur nga shqetesimet e shprehura ditet e fundit nga shoqata e ish- ushtarakeve LSI shpreh edhe ajo shqetesimin e saj te thelle per veprimet antiligjore me te fundit te qeverise per moszbatimin real te ligjit per pensionet suplementare te ushtarakeve dhe statusin e tyre veprim i cili diskriminon rende ekonomikisht kete shtrese te shoqerise.
LSI vlereson dhe shpreh mirenjohjen per te gjithe ata breza ushtarakesh qe sakrifikuan e dhane shume nga vetja e familjet e tyre per konsolidimin e shtetit dhe ne menyre te vecante per forcat e armatosura.
Mosparashikimi ne buxhetin e shtetit te vitit 2006 i fondeve per pensionet suplementare te ushtarakeve eshte nje veprim sa jo ligjor aq edhe me nje nentekst politik teper negativ dhe me pasoja. Eshte veprim i qarte hakmarres kunder ketij grupimi shoqeror qe nuk voton PD.
Duke vleresuar sakrificen e ushtarakeve LSI do ta ndjeke deri ne fund kete problem ligjor e parimor dhe per keto arsye madhore kryetari i LSI z. Ilir Meta do te therrase shume shpejt ne interpelance kryeministrin Berisha.
LSI gjithashtu do te mbeshtese te gjitha veprimet demokratike dhe paqesore qe do te ndermerren ne funksion te zbatimit te ligjit te ushtarakut si dhe te gjitha veprimtarite e shoqates se ushtarakeve ne lirim.
0x323030352d31312d3330 21:41)”

Deklarate e Sekretarit te LSI për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

” Deklarate e Sekretarit te LSI për Marrëdhëniet Ndërkombëtare z. Edmond Haxhinasto Sekretari i LSI për Marrëdhëniet Ndërkombëtare z. Edmond Haxhinasto në një deklaratë për shtyp sot u shpreh se “LSI vlërëson deklaratën e përbashkët të Delegacioneve të Parlamentit për Evropën Juglindore dhe atij të Parlamentit të Shqipërisë të cilat harmonizohen në të njëjtën frymë me Raportin e Progresit te Bashkimit Evropian per Shqiperine per vitin 2005.

Më tej Haxhinasto nënvizoi se “ një qëndrim i tillë politik i Parlamentit Evropian synon të nxisë reformat për të arritur rezultate të prekshme  në Shqipëri sidomos në fusha të tilla si zbatimi i ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar. Në këtë kontekst ai theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim vëren se problematika e ngritur me shqetësim në Deklaratën e përbashkët është në të njëjtën linjë me qendrimin e vazhdueshem te LSI-së. Haxhinasto theksoi nder te tjera qëndrimin e LSI-së për fenomenin e Dushkut si dhe domosdoshmërin e reformës zgjedhore e cila duhet të fillojë sa më parë” u shpreh më tej z.Haxhinsto.

Më pas duke analizuar situatën për zgjedhjen e statusit të Kosovësvlerësoi vizitën e të Dërguarit Special të OKB-së Marti Ahtisaari dhe parimet në të cilën do të zgjidhet ky status. “Mos ndryshimi I kufijve mos bashkimi me vende të tjera dhe mos kthimi në gjëndjen e mëparshme të situtës së Kosovës duhet të jenë parimet bazë për zgjedhjen e statusit të saj” përfundon deklaratën e tij Haxhinasto.
0x323030352d31312d3237 21:40)”

LSI feston e organizuar 29 nëntorin

LSI feston e organizuar 29 nëntorin Ditën e Çlirimit të Shqipërisë Lëvizja Socialiste për Integrim mori pjesë sot në ceremoninë e festimeve me rastin e 29 Nëntorit 61-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Shqipërisë. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta Zv.Kryetari i LSI Prof.Pëllumb Xhufi Nënkryetarët Prof.Sabit Brokaj dhe  Filloreta Kodra Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili Kryetari i LSI për Tiranën Ilir Dashi etj si dhe të tjerë drejtues të lartë të LSI-së së bashku me qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Kryetari i LSI Meta dhe Zv.Kryetari Xhufi të shoqëruar edhe nga marshet e bandës frymore vendosën një kurorë pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. Në respekt të të rënëve për çlirimin e atdheut kurorë me lule vendosi edhe Kryetari i LSI së Tiranës Ilir Dashi.
Pasi ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit Kryetari i LSI z.Meta është shprehur për mediat se “29 nëntori është një festë kombëtare dhe jo partiake. Kjo është një festë ku të gjithë shqiptart ndihen krenarë për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe për kontributin që dha Shqipëria kundër nazi-fashizmit”. Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se “këtë dimension kombëtar nuk mund ta cënojnë dot vendimi i paligjshëm i Qeverisë Berisha për të ndryshuar ceremonialin e 29 Nëntorit”.

Ndërkaq pas ceremonisë në Varrezat e Dëshmorëreve të Kombit Kryetari i LSI-së z.Meta zhvilloi disa vizita në familjet e dëshmorëve dhe të veteranëve të LANÇ. Një vizitë z.Meta bëri në familjen e Vasil Shantos ku bisedoi me familjarët e tij. Gjithashtu një tjetër vizitë Meta zhvilloi në familjen e dëshmorëve të popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani. Gjatë kësaj vizite z.Meta u takua me motrën e dëshmorëve Afërdita Tutulani.
Kryetari i LSI z.Meta zhvilloi një vizitë edhe në familjen e veteranit të LANÇ z. Myftar Grabocka.
 
Ndërkaq në mbrëmbje Kryetari i LSI Ilir Meta zv.Kryetari  Pëllumb Xhufi Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili Kryetari i LSI për Tiranën Ilir Dashi morën pjesë në një takim festiv të 29 Nëntorit të organizuar nga dega e njësisë numër 5 në Tiranë ku merrnin pjesë dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së të cilët kanë përkujtuar dhe kanë nderuar 29 nëntorin si një datë e shenjtë historike dhe me vlerë kombëtare për popullin shqiptar.
Në këtë takim kryetari i LSI-së Ilir Meta uroi edhe njëherë të gjithë të pranishmit për festën historike të popullit shqiptar dhe u shpreh se “fakti që festimet po vazhdojnë gjatë gjithë ditës tregon se kjo datë do të përkujtohet gjithnjë pavarësisht nga vendimet për fshirjen në ceremonialet zyrtare”. 0x323030352d31312d3239 AKTIVITETE 21:38)