Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Marokut z.Taxhedin Badu. Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Marokut z.Taxhedin Badu.
 
Gjatë këtij takimi z.Haxhinasto e informoi z.Badu për situatën politike në Shqipëri dhe për qëndrimet e mbajtura nga LSI rreth tyre. Gjithashtu gjatë takimit u fol edhe rreth situatës në rajon. Haxhinasto e njohu z.Badu me qëndrimin e LSI për statusin e Kosovës i cili duhet të jetë pavarësia e saj ashtu siç është edhe vullneti i popullit të Kosovës.  0x323030352d31312d3238 AKTIVITETE 21:37)

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në diasporë organizoi në Ahen të Gjermanisë një takim me rastin e festave të Nëntorit

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në diasporë organizoi në Ahen të Gjermanisë një takim me rastin e festave të Nëntorit Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në diasporë në bashkëpunim me degën në diasporë të Partisë Demokratike të Kosovës të z.Thaçi organizuan në Ahen të Gjermanisë një festë mjaft të madhe me rastin e festive të Nëntorit.
 
Në këtë takim ku merrnin pjesë rreth 2 mijë vetë ishte edhe Nënkryetari i LSI-së Prof.Sabit Brokaj drejtuesit e LSI në diasporë z.Leonard Beqiri dhe
z.Arjan Beluli si dhe shumë të tjerë.
 
Gjithashtu për të nderuar këtë festë ishin edhe përfaqësues lokalë të Partisë Socialdemokrate dhe të Partisë Demokristiane të Gjermanisë 0x323030352d31312d3238 21:34)

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në diasporë organizoi në Ahen të Gjermanisë një takim me rastin e festave të Nëntorit

Sot Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim

Sot Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim zoti Ilir Meta priti ne nje takim Ambasadorin e Suedise ne Tirane zotin Staffan WRIGSTAD. Sot Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim zoti Ilir Meta priti ne nje takim Ambasadorin e Suedise ne Tirane zotin Staffan WRIGSTAD.
 
Meta dhe Wrigstad shkembyen mendime per situaten politike ne vend si dhe per zhvillimet ne rajon pas fillimit te bisedimeve per statusin perfundimtar te Kosoves. 
Duke folur per Raportin e BE-se per Progresin e Shqiperise ne procesin e integrimit Meta u shpreh se Raporti duhet pare ne driten e vendimit politik te BE-se per te inkurajuar Shqiperine per realizimin e reformave. Progresi i reformave sidomos ne fusha te tilla si lufta kunder korrupsionit dhe reformimi i sistemit gjyqsor duhen bere ne perputhje te plote me kushtetuten dhe ligjin dhe jo duke e kthyer antikorrupsionin ne ideologji.

Zgjedhjet dhe reforma zgjedhore ishin nje çështje tjeter diskutimi me diplomatin e larte suedez. Meta theksoi domosdoshmerine e fillimit sa me pare te reformes zgjedhore me qellim realizimin e ndryshimeve perkatese ligjore qe pengojne fenomenin e Dushkut i cili ka demtuar rende legjitimitetin e ketij parlamenti.

Ne takim merrte pjese edhe Sekretari Nderkombetar i LSI-se Edmond Haxhinasto 0x323030352d31312d3234 21:33)

Deklarate e Kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim

” Deklarate e Kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim z.Ilir Meta Levizja Socialiste per Integrim shpreh indinjaten e saj per vendimin jo-ligjor e te nxituar te qeverise per ndalimin e ceremonive festive zyrtare me 29 nentor diten e Çlirimit te vendit.

LSI e denon kete veprim te qeverise i cili cenon simbolet e Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare lendon ndjenjat e shume shqiptareve te cilet i lartesuan keto simbole me sakrifica te medha dhe me gjakun e tyre.

Veprimi i qeverise eshte nje akt qe punon kunder integrimit te shoqerise shqiptare. Ai tregon se deklarimet elektorale te PD-se per t’u sherbyer gjithe shqiptareve jane nje demagogji e paster dhe nje mashtrim elektoral.

LSI i ben thirrje qeverise te merret seriozisht me zgjidhjen e problemeve te medha me te cilat perballet vendi me krizen energjitike dhe pasojat e renda ekonomike e sociale te saj dhe jo me respektin ndaj Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare i cili nuk ndalohet me vendime qeveritare.
0x323030352d31312d3235 21:32)”

Deklarate per Media Mbajtur nga Nënkryetari i LSI

Deklarate per Media Mbajtur nga Nënkryetari i LSI Prof.Dr.Sokol Axhemi Situata e rënduar e motit ka vështirësuar së tepërmi jetën e banorëve të zonave malore nga Veriu në Jug. Megjithë deklarimet publike shumë kohë më parë të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) për marrjen e masave paraprake për t’i dalë përpara situatës fatkeqësisht u verifikua ajo që pritej.
 
Kriza energjetike dhe bllokimi i vazhdueshëm i rrugëve   për arsye të reshjeve e ka bërë praktikisht jetën e banorëve të këtyre zonave tepër të vështirë thuajse pa rrugëdalje. Ne disa zona ne Veri te vendit jane mbyllur shkollat si dhe ka mungesa ne ushqim dhe ne barna. Eshtë e qartë që kjo situatë është krijuar nga papërgjegjshmëria e plotë e qeverisë për të menaxhuar qoftë krizën energjetike ashtu edhe atë humanitare për shkak të izolimit nga reshjet e dëborës.  
 
Mungesa e plotë e dëshirës nga ana e qeverisë për të dëgjuar zërin e opozitës është shkaku i anashkalimit dhe mosmarrjes parasysh të alarmit të dhënë në kohën e duhur nga LSI për këtë situatë të pritshme. LSI kërkoi krijimin e të gjithë strukturave dhe logjistikës së nevojshme dhe verifikimin e gatishmërisë së tyre për të mos bërë që situata të precipitonte.
 
LSI shpreh shqetësim të thellë për situatën e krijuar dhe do të vazhdojë të jetë zëri i banorëve të këtyre zonave për të mos lejuar degjenerimin e situatës drejt një krize humanitare. 0x323030352d31312d3235 21:32)

DEKLARATE PER SHTYP Mbajtur nga Nenkryetarja e LSI

DEKLARATE PER SHTYP Mbajtur nga Nenkryetarja e LSI znj.Filloreta Kodra LSI eshte e preokupuar seriozisht nga njoftimet e shumta te medias mbi mbylljen e nje numri te konsiderueshem biznesesh dhe largimin e kompanive prodhuese per shkak te situates alarmante energjitike qe po precipiton me shpejtesi drejt nje emergjence ekonomike te vertete.
Mbyllja e puseve te naftes nga mungesa e energjise elektrike te ndermarrjes ALBPETROL te Fabrikes se kepuceve ne Gjirokaster te disa firmave ne Korçe etj. ka nxjerre ne rruge mijera punetore.
 
Konstatohet gjithashtu nje bllokim i plote i komunikimit dhe mungese transparence te qeverise me komunitetin e biznesit dhe publikun e gjere.
Nuk ka asnje informacion mbi qindra biznese te mbyllura sidomos te biznesit te vogel dhe te mesem te cilet shoqerohen me humbjen e vendeve te punes nga mijera familje shqiptare duke thelluar me tej varferine ne kete pragdimri te veshtire.
 
Duke analizuar me pergjegjesi profesionale e politike pasojat alarmante te krizes energjitike mbi aktivitetin e bizneseve ne Shqiperi LSI ka vendosur te filloje nje komunikim te perditshem me komunitetin e biznesit duke u informuar mbi situaten dhe shqetesimet me te cilat ky komunitet perballet cdo dite.
 
Ne funksion te ketij komunikimi LSI ka vene ne dispozicion numrin e tel.04 272 818 si dhe kontaktin on-line nepermjet faqes se saj te internetit www.lsi-al.org per nje informim dhe komunikim te drejtperdrejte e intensiv me te gjithe komunitetin e biznesit.    
 
LSI ka angazhuar ekspertizen e saj profesionale per hartimin e strategjise per nxjerrjen e vendit nga emergjenca ekonomike dhe eshte e gatshme te propozoje masa konkrete per kompensimin e demeve te medha ekonomike qe ka pesuar e peson biznesi. 0x323030352d31312d3234 21:31)

Konferenca e LRI ne Elbasan

” Konferenca e LRI ne Elbasan 21:29 Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) zhvilloi sot konferencën e saj në rrethin e Elbasanit. Në këtë takim merrnin pjesë qindra të rinj studentë dhe gjimnazitë të rrethit të Elbasanit. Gjithashtu merrte pjesë edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) studentja e drejtësisë Erisa Xhixho si dhe drejtues të degës së LSI në Elbasan. Kryetarja e LRI-së Xhixho theksoi në fjalën e saj se LRI do të jetë një lëvizje rinore ndryshe. Lëvizjen Rinore për Integrim do ta bëjmë vetë ne iu drejtua Erisa Xhixho bashkëmoshatarëve të saj në Elbasan. Ajo theksoi se LRI do të jetë gjithnjë pranë studentëve pranë gjimnazistëve dhe të gjithë rinisë shqiptare për të ngritur zërin sa herë që do të jetë e nevojshme dhe për të paraqitur alternative zgjidhjeje për shqetësimet e tyre.  

Ndërkaq duke përshëdentur konferencën e LRI së Elbasanit Kryetari i LSI z.Meta theksoi se “deri më sot politika i ka përdorur të rinjtë dhe ata kanë qenë një viktimë e politikës. Ndërsa sot ju drejtua Meta të rinjve juve keni mundësi që ta përdorni politikën për të qenë aktorë dhe kërkues të një të ardhmjeje të sigurt evropiane për veten tuaj dhe për vendin dhe këtë mundësi ju’a ofron LSI ku të rinjtë nuk konsiderohen një dekor por si forca kryesore pjesëmarrëse dhe vendimarrëse në politikat e saj për të ardhmen e vendit. Gjithashtu duke vazhduar më tej Meta ju drejtua të rinjve elbasanas se “ju nuk e meritoni këtë errësirë dhe këtë qeverisje që nuk ofron dritë as në fund të tunelit.

PD dhe PS mbeten dy forcat politike që  mbajnë peng Shqipërinë prej 15 vjetësh tha Meta duke shtuar se këta forca të vjetra politike po mbajnë peng edhe rininë shqiptare. Kurse LSI përfaqëson progresin dhe zhvillimin ndaj ka ardhur koha që rinia të mos jetë më e përdorur nga parlamenti konfliktual i Megadushkut. Deputetët e këtij parlamenti merren me cikërrima për të mos u marrë me problemet më të mëdha që shqetësojnë këtë vend theksoi kreu i LSI. Ndërkohë Meta është ndalur edhe në krizën energjitike që ka pushtuar vendin. Ai tha se kostoja e jashtëzakonshme që po u rëndon bizneseve nga mungesa e energjisë është 10 herë më e lartë sesa ulja e taksave nga kjo qeveri. Edhe studentët e ndjejnë këtë mungesë duke mos patur mundësi të studiojnë dhe të fitojnë dije për shkak të kësaj krize e cila ka mbuluar të gjithë vendin.

Ndërkaq në takim e mori fjalën edhe Kryetai i LSI në Elbasan kirurgu Bujar Kllogjri i cili u shpreh se edhe baza e LSI-së në Elbasan janë rinia studentët dhe të rinjtë elbasanas. Ai përshëndeti 69 të rinjtë që janë bërë anëtarë të rinj të LSI duke marrë teserat e saj.
0x323030352d31312d3233 AKTIVITETE”

INTERVISTE E KRYETARIT TE LSI Z.ILIR META DHENE RADIOS EUROPA E LIRE: STATUSI I KOSOVËS DUHET TË JETË PAVARËSIA E PLOTË

” INTERVISTE E KRYETARIT TE LSI Z.ILIR META DHENE RADIOS EUROPA E LIRE: STATUSI I KOSOVËS DUHET TË JETË PAVARËSIA E PLOTË RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Meta rezoluta për çështjen e Kosovës është miratuar në parim nga parlamenti shqiptar ditën e premte. Çfarë pritet sipas jush nga kjo rezolutë?

ILIR META
Unë besoj se kjo rezolutë nuk do të ndajë më forcat politike në Shqipëri lidhur me përcaktimin e Shqipërisë për statusin e ardhshëm të Kosovës i cili sipas bindjes sime dhe forcës që përfaqësoj duhet të jetë qartësisht pavarësia e plotë. Një pavarësi e cila garanton të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të rajonit tonë dhe që garanton standarde evropiane për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht nga përkatësia etnike.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e komentoni faktin se zyrtarët e lartë në Shqipëri japin deklarata të ndryshme lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës?

ILIR META
Mendoj se ky është tregues i mungesës së përgjegjësisë dhe mungesës së seriozitetit pasi në çështjet e politikës së jashtme të gjitha vendet e tjera janë të bashkuara. Në çështje të tilla delikate në të gjitha vendet nuk ka dallime midis partive politike dhe përpjekjeve për të fituar politikisht pasi konsiderohet si çështje me rëndësi të madhe kombëtare. Mendoj që Partia Demokratike dhe qeveria e saj jo vetëm që kanë qëndrime të ndryshme nga qëndrimi i presidentit apo i forcave të tjera politike në vend por ato kanë edhe qëndrime të ndryshme me pozicionimet e tyre të para ardhjes në pushtet. Mendoj që për pavarësinë e kushtëzuar Partia Demokratike nuk është shprehur para zgjedhjeve madje nuk është shprehur as në ditën e votëbesimit të programit të qeverisë në parlament por kjo është shfaqur në mënyrë të papritur në javët e para të punës së kësaj qeverie. Ndërkohë ne kemi dëgjuar kështu në Komisionin e Jashtëm të parlamentit që ministri i jashtëm thotë se nuk ka dallime thelbësore por janë çështje gjuhësore. Atëhere nëse kjo është çështje gjuhësore pse duhen krijuar keqkuptime dhe konfuzione të panevojshme. Ministri i Jashtëm dhe qeveria duhet të mbështesin atë opsion që kanë në përgjithësi forcat e opozitës por që i ka edhe presidenti i vendit. Mendoj se Shqipëria nuk duhet të bëjë asnjë deklaratë dhe nuk duhet të marrë asnjë qëndrim që nuk merr në konsideratë vullnetin e popullit të Kosovës dhe të forcave politike në Kosovë. Mendoj që faktori kosovar ka fituar një relevancë të re ka fituar një relevancë të madhe ka fituar një pjekuri të çmuar politike gjatë gjithë këtyre viteve të një politike të re në Kosovë të përvojës me demokracinë me lirinë me pluralizmin me përvojën e ndërtimit të institucioneve e kështu me rradhë. Prandaj ky duhet të jetë faktori përcaktues dhe ajo që Shqipëria duhet të bëjë është të mbështesë këtë faktor dhe duke patur një qëndrim të sajin të bashkuar Shqipëria duhet të kontribuojë edhe në unifikimin e qëndrimeve të faktorit kosovar. Nuk i lejohet askujt tani në Shqipëri që të flasë si analist apo gazetar në veçanti përfaqësuesve të institucioneve dhe drejtuesve të forcave të ndryshme politike. Ky është momenti mendoj për të unifikuar të gjithë qëndrimin tonë për pavarësinë e plotë të Kosovës dhe për angazhimin e Kosovës në arritjen e standardeve evropiane.

RADIO EVROPA E LIRË
A do të shërbejë rezoluta e dalë nga Kuvendi për një mendim të unifikuar sa i përket statusit të pavarur të Kosovës?

Ilir Meta
Është paralajmëruar se do të ketë një unifikim. Ne këtë dëshirojmë për këtë do të kontribuojmë. Do të ishte një mesazh i mirë dhe keqkuptime të tilla nuk duhet të krijohen më dhe përpara se të mbahen qëndrime të reja që edhe mund të mbahen si rezultat i evoluimit të zhvillimeve politike duhet gjithmonë kur bëhet fjalë për çështje të politikës së jashtme që ministri i jashtëm që kryeministri i vendit apo qoftë dhe presidenti të konsultohen edhe me parlamentin.

Intervistoi Alma Çupi
0x323030352d31312d3231 21:26)”

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on INTERVISTE E KRYETARIT TE LSI Z.ILIR META DHENE RADIOS EUROPA E LIRE: STATUSI I KOSOVËS DUHET TË JETË PAVARËSIA E PLOTË

Deklarate per Media Mbajtur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së

” Deklarate per Media Mbajtur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së dr.Petrit Vasili LSI eshte teper e shqetesuar me papergjegjshmerine e qeverise lidhur me trajtimin e krizes financiare te Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor.
Deklarimi dhe kerkimi i ndihmes nepermjet mediave eshte nje prove e qarte e mungeses se plote te koordinimit midis institucioneve.
Ministria e Shendetsise ka demostruar nje rol teresisht te munguar ne te gjithe kete proces.
Shifrat e ndryshme te deklaruara kohe pas kohe nga drejtuesit e Insitutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor nga 1 miliard ne 1.6 miliard deshmojne per nje paqartesi te plote te menaxhimin e plote te situates. Per kete arsye eshte nje detyrim ligjor auditimi i gjendjes financiare nga institucuione te pavarura qe do te sqarojne te verteten.
Eshte e patolerueshme mungesa totale e strategjise per per frenimin e borxhit qe thellon krizes duke e çuar kete institucion kyc ne kufijte e falimetimit total dhe ku krizen do ta perjetojne me mijera qytetare dhe pensionistet ne menyre te vecante.
LSI ka kerkuar publikisht edhe hartimin e nje plani te vecante te qeverise per daljen nga kriza por ajo konstaton nje mungese te plote reflektimi nga ana e saj.
0x323030352d31312d3233 21:26)”

DEKLARATE PER SHTYP Mbajtur nga N/kryetarja e LSI

” DEKLARATE PER SHTYP Mbajtur nga N/kryetarja e LSI znj. Filloreta Kodra Nuk eshte e nevojeshme te presim perfundimin e 100 diteve per te kuptuar te gjithe deshtimin serioz dhe te gjithanshem te qeverise “Berisha”
Mjafton te permendim konfirmimin e institucioneve nderkombetare qe vetem per shkak te keqmenaxhimit te qeverisjes gjate tre muajve te fundit pritet renie e ritmeve te zhvillimit me 5 per qind edhe gjate vitit te ardhshem. Per kete jane korigjuar edhe treguesit makroekonomike e te zhvillimit.
Edhe buxheti i vitit qe vjen jo vetem qe eshte larg premtimeve per rritjen prej 20 per qind te pensioneve e pagave por ka parashikuar edhe masa qe rendojne peshen e krizes mbi shtresat me te varfra;
permendim vendosjen e tatimit mbi te ardhurat edhe mbi pagat e kufirit te varferise sic jane pagat minimale
Buxheti i shtetit jo vetem qe po paraqitet me vonese por as nuk eshte bere ndonje tentative per ta konsultuar me partneret sociale duke injoruar ne kete menyre jo vetem sindiatat e punemarresve por edhe perfaqesuesit e biznesit e dhomen e tregtise per te cilet u premtua mbeshtetje e vecante.
Ku eshte transparenca kaq shume e premtuar e kesaj qeverie?
Ku eshte politika lehtesuese fiskale per biznesin e vogel kaq e trumbetuar gjate fushates elektorale?
Nuk e dinte qeveria se FMN ka  tregues e objektiva per te cilat jane nenshkruar mareveshje dhe shkelja e te cilave ndikon ne besueshmerine e qeverise e te shtetit?
Eshte demagogji thenia se pas 6 muajve do te shikojme ecurine dhe do te permiresojme shifrat rishikimi 6-mujor eshte nje proces monitorimi i vazhdueshem per objektivat e parashikuara e jo per ndryshimin e tyre dhe kete gje e dine te gjithe speialistet e fushes se ekonomise qe merren me keto ceshtje.
Mbledhja me force e ne menyre represive e tatimeve pasoje e borxhit te akumuluar nga vitet e kaluara mund te kete rritur arketimet ne buxhetin e shtetit qe po deklarohet me force te madhe por kjo nuk eshte garanci per nje rritje te qendrueshme dhe baze per percaktimin e treguesve te zhvillimit.

100 ditet e para te kesaj qeverisje  deshmojne per mungese vizioni dhe paaftesi ne drejtimin e vendit.
Deshmojne se nuk mund te kete qeverisje demokratike pa patur liri demokratike  e respektim te vullnetit e votes se  qytetareve.
0x323030352d31312d3232 21:22)”