Rezolute mbi ngadalesimin e ndjeshem te procesit euro-atlantik

Rezolute mbi ngadalesimin e ndjeshem te procesit euro-atlantik LSi-ja me shqetësim të thellë konstaton ngadalësimin e ndjeshëm deri në ngecje të procesit euro-atlantik të vendit si pasojë e mungesës së plotë të vullnetit politik për realizimin e reformave të domosdoshme për përshpejtimin e këtij procesi që gjejnë shprehjen më të qartë sidomos në qendrimet aspak konstruktive në përgatitjen e procesit zgjedhor të kësaj vere.
Mosnjohjen dhe shmangien e kësaj përgjegjësie ndaj vendit nga ana e qeverisjes aktuale e cila e kupton këtë proces jetik thjesht si një përpjekje sipërfaqësore diplomatike duke humbur përditë e më shumë partneritetin në raport me strukturat e BE-së dhe NATO-s
mungesën e një vizioni dhe vendosmërie të forcave politike momentalisht ktyesore për të ecur përpara këto përpjekje të gjithanshme në mandatin e ardhshëm qeverisës
E bindur për karakterin strategjik që ka anëtarësimi në BE i vendit tonë dhe e ndërgjegjshme për faktin se ky anëtarësim nuk do të jepet si bonus për deklarata dhe nuk është shpërblim thjeshtë i përpjekjeve për lobing që mbështetën në premtime të pambajtura me premtimin që të bëjmë realitetin në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore anëtarësimin e plotë të vendit në BE dhe me vizionin ambicioz por edhe realist në të njëjtën kohë për reforma e standarte që e bëjnë vendin të ketë progres duke e sjellë paralelisht më pranë BE-në me filozofinë që garanton partneritetin me BE-në duke iu përgjigjur idesë se duhet të ndryshojmë ne dhe jo BE-ja për t’u anëtarësuar në të në Konventën e saj të parë elektorale LSI-ja angazhohet:
për të dhënë një kontribut thelbësor dhe maksimal në përgatitjet dhe zhvillimin sipas standarteve më të përparuara demokratike ndërkombëtare të zgjedhjeve plotësisht të lira dhe të ndershme si një nder parakushtet themelore për zhbllokimin e procesit të integrimit euro-atlantik pa të cilin çdo përpjekje për të rritur nivelin institucional të marrëdhënieve me BE-në do të ishte e dështuar;
në frymën e rekomandimeve të përbashkëta të CTF-së dhe Partneritetit Europian të bëjë të gjitha përpjekjet për fillimin zhbllokimin dhe konsolidimin e një procesi të thellë reformash të gjithanshme në fushat kryesore si atë të administratës publike në përmirësimin dhe modernizimin e shpejtë të sistemit fiskal në vend si element i domosdoshëm i realizimit të objektivave parësore në luftën për reduktimin e varfërisë në intensifikimin dhe rritjen e eficensës së shpenzimeve publike dhe në veçanti atyre kapitale në përmirësimin rrënjësor të gjendjes së rendit dhe drejtësisë në vend angazhimin pa kompromis në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet në thellimin e bashkëpunimit rajonal si një përpjekje serioze për të rritur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor e më gjërë;
të rikonceptojë natyrën dhe mënyrën e bashkëpunimit me institucionet përkatëse europiane përsa i përket ndihmës komunitare duke synuar që në një kohë sa më të shpejtë t’u afrohemi standarteve të vendeve kandidate duke përmbyllur me sukses projektet në zbatim të financuara nga grantet të ofrojmë të gjithë partneritetin e mundshëm në procesin e Stabilizimit dhe Asocimit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe asocimit menjëherë pas fillimit të mandatit të ri qeverisës dhe zbatimin e përpiktë të saj si dhe në hedhjen e hapave të parë në procesin e anëtarësimit në BE nëpërmjet një marrëdhënie të sinqertë profesionale dhe bashkëpunimi të ndërsjellë.
të kontribuojmë seriozisht në rritjen e kontrollit të kufijve si një nder elementet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar Brenda vendit dhe në rrafsh ndërkombëtar shoqëruar me hapa konkrete në plotësim gradual të kërkesave për lehtësimin e sistemit të vizave me objektivin e liberalizimit të qarkullimit të njerëzve si një arritje që do të pasojë në mënyrë të natyrshme liberalizimin e qarkullimit të mallrave kapitaleve dhe ideve.
0x323030392d30332d3139 REZOLUTA

Fjala e Liderit të LSI

Fjala e Liderit të LSI z.Ilir Meta në Kuvendin e Shqipërisë Meta: Qeveria të ndërhyjë menjëherë për të zgjidhur krizën e rëndë në të cilën ndodhet vendi

Dua të dënoj gjuhën e dhunës që u përdor ndaj shkollës Marubi dhe ndaj asaj pune të jashtëzakonshme që ka bërë regjisori i njohur Kujtim Çashku dhe mendoj që kjo gjuhë tregon edhe një herë tjetër se kjo është Qeveria e një arrogance që nuk njeh limite dhe është një Qeveri që vetëm për integrimin nuk mund të krenohet.

Së dyti dua të shpreh shqetësimin e thellë për krizën e thellë ekonomike që po përjeton vendi ynë e në përgjithësi bizneset shqiptare sidomos ato biznese të cilat kanë të bëjnë edhe me numrin më të madh të të punësuarve dhe këtu e kam fjalën për ndërmarrjet e prodhimit të veshjeve konfeksioneve të ndryshme me qëllim eksporti. Sot rrezikohet falimentimi i një sërë biznesesh si dhe dalja nga tregu i punës drejt ushtrisë së të papunëve të dhjetëra mijëra qytetarëve e sidomos të vajzave grave dhe nënave që janë të punësuara. Kjo ndodh për arsye se Qeveria ndërkohë që synon në mënyrë shpesh herë edhe arbitrare të mbledhë të gjitha detyrimet e tyre fiskale dhe i kërkon sa më shpejt. Po kështu është një situatë shumë e vështirë financiare sepse Qeveria nuk realizon sipas detyrimit ligjor rimbursimin e TVSH e cila shtyhet gjithnjë për në kalendat greke. Dhe në këtë situatë krize padyshim që rrezikojmë që të shohim me dhjetëra mijëra shqiptarë e sidomos shqiptare që punojnë në këtë sektor i cili ka mbajtur një peshë të madhe të punësimit deri tani.

Ndaj Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë. Ata kanë bërë dhe disa kërkesa publike. Duhet të dialogojë me ta. Duhet të shikojë të gjitha mundësitë dhe lehtësirat fiskale që mund ta shpëtojnë këtë industri dhe këtë rrjet biznesesh që punësojnë me dhjetëra mijëra qytetarë nga falimentimi. Përndryshe situata do të bëhet edhe më e rëndë dhe nga pikëpamja ekonomike por sidomos nga ajo sociale. Dhe do të ishte e domosdoshme që këtu në Kuvend të diskutohej sa më shpejt me Kryeministrin dhe ministrin e Financave një vlerësim real i gjendjes ekonomike në vend dhe njëkohësisht i masave dhe angazhimeve që merr Qeveria aktuale për të përballuar këtë krizë nga e cila po preken çdo ditë e më shumë pothuajse të gjitha familjet shqiptare.

Shpresoj të ketë një reflektim nga ana e kryeministrit Berisha megjithëse nuk besoj se do të ketë një reflektim të tillë pasi tashmë është mëse e qartë se rritja ekonomike jo vetëm nuk është dyshifrore por edhe ajo pak rritje ekonomike nuk administrohet në atë mënyrë që të ndihmojë shtresat më të varfëra dhe më të nevojshme të shoqërisë që të përballojnë këtë varfëri akute ku po bie e gjithë shoqëria jonë.
0x323030392d30332d3139 FJALIME

Fjala e liderit të LSI

Fjala e liderit të LSI z.Ilir Meta mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë Kam qenë i ftuar sot nga komuniteti i Bathores në një protestë që ata bënin për kushtet mizerabël në të cilat ata ndodhen dhe jetojnë në kushtet kur janë të detyruar të paguajnë faturat tepër të larta afrofe të KESH ndërkohë që nuk kanë me se të ushqejnë fëmijët e tyre në kushtet kur balta është mbisunduese në kushtet kur papunësia është ndoshta në atë zonë edhe 70 apo 80 për qind e fuqisë aktive për të punuar. Por nuk mendoj se është vetëm Bathorja të mos harrojmë se i gjithë komuniteti i Bathores është të paktën gjysma e komunitetit që jeton brenda në rrethinat e kryeqytetit apo të Durrësit. Pra është e gjithë Shqipëria.
Mburremi se na u dha ftesa për në NATO vetëm një muaj pas tragjedisë së Gërdecit ku nëse do të ishte për t'u vlerësuar për standardet e sigurisë Shqipëria sigurisht që nuk do të pranohej në NATO. Por të gjithë e dimë se u pranua për arsye që kishin të bënin me Aleancën për arsye të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s.
Por të mos harrojmë se para pak ditësh humbi jetën edhe një minator tjetër në Bulqizë. Të mos harrojmë se gjatë këtyre dy tre viteve kanë humbur jetën shumë minatorë në Bulqizë dhe nuk e kanë humbur për arsye se Shqipëria është integruar në NATO.
Kështu që për fat të keq Shqipëria e vërtetë është shumë më pranë këtyre të vërtetave që unë përmenda sesa sloganeve të integrimit që u përmendën këtu.
Kjo tregon që jemi në një situatë krize ekonomike jo vetëm për arsye globale por edhe të keqmenaxhimit të resurseve tona dhe të buxhetit të shtetit.
Sot u godit Gjykata Kushtetuese sepse nuk e pëlqeu vendimin Kryeministri Berisha. Nuk është gjë e re është një agresion prej mëse një viti ndaj gjithë institucioneve kushtetuese që nga dhunimi i Kushtetutës me konsensus historik të kryer në natën e 21 Prillit e deri tek ligji për Prokurorinë për të paralizuar vendimin e drejtësisë kundër korrupsionit dhe kjo do të vazhdojë.
Kjo është një mazhorancë që nuk ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë të drejtë morale që të atakojë këtë institucion sepse pavarësisht se i pëlqen apo nuk i pëlqen Kushtetuta apo Gjykata Kushtetuese e ka për detyrë të respektojë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Kështu vepruat ju edhe me ligjin për ushtarakët që e votuat këtu edhe pse ishit në opozitë në fund të mandatit qeverisës të mëparshëm dhe kur erdhët në pushtet jo vetëm që e shfuqizuat por nuk respektoni as sot e kësaj dite vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sepse për ju Saliu është edhe ligji dhe Maliqi.
Ndaj koha kur një njeri bënte çfarë të donte në Shqipëri ka përfunduar. Deri tani patët fatin se përdorët dhe ca paterica.
Ne kemi thënë me kohë që zgjedhjet në Shqipëri janë në rrezik. Kanë qenë në rrezik konsensual dhe ende mbeten të tilla. Por padyshim që nuk është se njolloset nuk do të njolloset vendi se ngrihen shqetësime më se të drejta.
Sot në Shqipëri vetëm një person që ka një tapi është Sali Berisha sepse unë nuk di të jetë shpërndarë ndonjë tapi tjetër të legalizimit përveç asaj që doli Berisha në televizor para zgjedhjeve vendore. Dhe i vetmi njeri që ka kartë identiteti sepse nuk po ndahen karta identiteti është prapë Sali Berisha.
Të dyja këto procese tregojnë talljen që u bë me gati 1 milionë shqiptarë për procesin e legalizimeve -i mbajtët peng katër vjet- dhe përpjekjen tuaj për dëmtuar zgjedhjet e ardhshme garancinë e qytetarëve shqiptarë se vota e tyre do të jetë e barabartë sepse ju kishit kohë për t'i bërë kartat e identitetit për t'i bërë tenderat dhe për të ndërtuar të gjithë infrastrukurën. Kështu që është detyra jonë të marrim masa mbrojtëse për qytetarët shqiptarë dhe të bashkëpunojmë dhe me faktorin ndërkombëtar që të mbrohet demokracia të mbrohet vota e këtij populli të mbrohen institucionet sepse Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm për NATO-n dhe për bashkësinë europiane.
0x323030392d30332d3139 FJALIME

Fjala në Kuvend mbajtur nga deputeti i LSI

Fjala në Kuvend mbajtur nga deputeti i LSI z.Nikollaq Neranxi Neranxi: Vjedhja e trojeve të bregdetit tani një realitet i pakontestueshëm

Ka kaq kohë që në mediat ndërkombëtare dhe së fundi edhe në mediat shqiptare është sjellë informacion për një skandal të fshehur në Jal të Himarës. Zbulimi i përgjegjësisë së personave të palës shqiptare në lidhje me këtë projekt të Bankës Botërore ka për ta cënuar edhe më tepër imazhin e administratës së qeverisë Berisha brenda dhe jashtë vendit. Siç jeni në dijeni disa media prestigjioze si ajo Fox Neës jo vetëm që e mbajnë ende të fokusuar këtë çështje por titullarët e Bankës Botërore kanë iniciuar tashmë një hetim të posaçëm. Gati dy vjet më pare në mënyrë këmbëngulëse si deputet dhe si qytetar me origjinë nga Himara duke patur edhe mbështetjen e forcës time politike LSI kam ngritur zërin dhe kam denoncuar në këtë foltore aferën që po gatuhej me tokat e bregdetit të Himarës. Unë kam denoncuar publikisht së pari kryebashkiakun e Himarës Vasil Bollano si person të implikuar në këtë aferë duke vënë në dispozicion funksionin e tij si i zgjedhur lokal dhe natyrisht edhe duke përfituar mbështetje politike për bëmat e tij. Ky njeri i korruptuar nga koka tek këmbët bënte prishje ndërtesash selektive duke guxuar të çonte rruspat edhe në atë zonë ku ai nuk kishte kopetenca veprimi natyrisht e theksoj i menaxhuar mirë nga një dorë nga lart. Unë jam shprehur me këmbëngulje se me tokat e Himarës po bëhet mashtrim vjedhje përvetësim manipulim fallsifikim po lindin latifondistë të rinj të cilët në mënyrën më absurde u gdhinë një ditë pronarë të disa qindra hektarëve tokë natyrisht të mbështetur mirë nga "fabrika" e prodhimit të dokumentave fallso. Sot këta latifondistë kanë ecur më përpara pasi tokat e vjedhura kanë filluar edhe t'i shesin e kam fjalën për tokat e Jalës dhe të Porto Palermos. Akti barbar i ndodhur në fshatin e Jalit tronditi gjithë opinionin publik të vendit. Goditjet e fadromave qeveritare mbi shtëpitë deri edhe 200 vjeçare të bashkëpatriotëve të mi tmerruan jo vetëm banorët e dëmtuar por çdo qytetarë të këtij vendi. Ai sulm ishte një akt babëzie dhe dëshmon se deri ku mund të shkojë pashpirtësia e personave që duan të gllabërojnë pronën e tjetrit për tu pasuruar për vete. Si njohës i mirë i problematikave të kësaj zone dhe veçanërisht i problemeve që lidhen me pronësinë aty dua të ridenoncoj para jush faktin se këto toka po vidhen shtetërisht. Agjensia Kombëtare e Kthim Kompensimit të Pronave është kthyer në një institucion publik mashtrues dhe sorollatës. Shkoni një çast në dyert e këtij institucioni si në rrethe ashtu edhe tek dy Kullat këtu në Tiranë dhe do të shihni se ç'maskaradë po ndodh atje brenda. Unë e deklaroj me përgjegjësi se korrupsioni më i madh në Shqipëri lidhet me tokat dhe me pronat e pamarra prej pronarëve. Qytetarët pronarë në këtë vend po skllavërohen prej pritjes dhe mashtrimit të administratës së kthimit të pronave. Fakti që në këtë Agjensi drejtuesit ndërrohen çdo gjashtë muaj për mua tregon se sa kompromentueshëm funksionon ky institucion i cili natyrisht është në varësi të posaçme të qeverisë dhe shtetarëve më të lartë të këtij vendi të cilët shumë shpejt do japin llogari për këtë krim të përmasave të jashtëzakonshme në vjedhjen e tokave të trashëguara jo vetëm në zonën ku unë u linda por në çdo cep të Shqipërisë.
0x323030392d30332d3139 FJALIME

09 Intervistë e Liderit të LSI

09 Intervistë e Liderit të LSI z.Ilir Meta dhënë për radio BBC gjatë vizitës së tij në Londër ku zhvilloi takime me personalitete të rëndësishme të politikës britanike Meta: Ftoj drejtuesit e PD dhe PS të jenë të hapur për debate elektorale që përmes transparencës qytetarët shqiptarë të bëjnë qartë dallimin midis tre alternativave kryesore në këto zgjedhje
“Ne besojmë se edhe me socialistët që ende janë në PS-në zyrtare do të bëjmë një marrëveshje pas zgjedhjeve pasi kuptohet që kreu aktual i PS-së zyrtare nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë vullnet për bashkëpunimin opozitar”

Z.Meta prej disa ditësh ju ndodheni në Londër ku jeni takuar me personalitete të rëndësishme të politikës së Britanisë. A mund të na thoni çfarë çështjesh të rëndësishme mbizotëruan në këto takime?
Në të gjitha takimet që kam zhvilluar këtu në Londër në mënyrë të veçantë me Ministren për Europën Caroline Flint apo me Kryetarët e Komisionit të Jashtëm dhe të Komisionit për Evropën në Parlamentin Britanik z.Gapes dhe Majkëll Connarty gjithashtu dhe në takimet me personalitete të tjerë si me z.Tony Lloyd Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Laburiste Sekretarin e përgjithshëm të laburistëve dhe shumë personalitete të tjerë përfshirë këtu dhe këshilltarin për Politikën e Jashtme të Kryeministrit Brown z.Stewart Woods diskutimi kryesor ka qenë ai i arritjes së standardeve dhe zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme dhe të lira më 28 Qershor në Shqipëri. Dua të them se shqetësimi që është edhe këtu ka lidhje pikërisht me faktin nëse ekziston vullneti i duhur për të realizuar në kohën e duhur të gjitha standardet që do të garantonin një proces të besueshëm.
Duke qëndruar në këtë pikë sipas jush a do të realizohen këto standarte për të cilat ju po flisni në kohën e duhur?
Ne jemi shumë të shqetësuar se mungon vullneti politik për realizimin e këtyre standardeve. Sepse në rast se do të kishte pasur një vullnet politik jo vetëm tek Kryeministri Berisha tek i cili gjithnjë kemi dyshuar por edhe nga Kryetari i Partisë Socialiste zyrtare z.Rama Kodi zgjedhor duhet të ishte bërë me kohë duhet të ishte bërë në transparencë të plotë dhe gjithë këto procese të tjera qofshin edhe kartat e identitetit do të ishin zhvilluar në kohën e duhur. Fakti që ne jemi kaq të shtrënguar tashmë në kohë për të realizuar shumë detyrime tregon se këto standarde kanë nisur të rrezikohen seriozisht.
Z.Meta si e vlerësoni situatën parazgjedhore tashmë në Shqipëri?
Situata parazgjedhore nuk është ajo e dëshirueshmja për një klimë normale demokratike. Po të kemi parasysh situatat me mediat nuk është një situatë transparente televizione të caktuara janë krejtësisht të kontrolluara ose nga Bashkia ose nga Qeveria. Njëkohësisht po të vëmë re edhe tensioni sa vjen dhe rritet kështu që do të apeloja të gjithë për një klimë më konstruktive sikurse do të apeloja të gjithë mediat për të qenë më transparente në misionin e tyre të informimit të opinionit publik për çdo zhvillim. Njëkohësisht do t’i ftoja të dy drejtuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste të jenë të hapur për debate elektorale në mënyrë që përmes transparencës qytetarët shqiptarë të bëjnë qartë dallimin midis tre alternativave kryesore në këto zgjedhje.
Kur është fjala për debat të krijohet përshtypja se niveli i debatit aktual z.Meta është apo do të jetë një ogur jo i mirë për atë që do të ndodhë në finale?
Aktualisht nuk ekziston ndonjë debat sepse po të vini re si z.Berisha apo për fat të keq edhe z.Rama i shmanget një debati të drejtpërdrejtë të ballafaqimit të ideve të vizionit të ballafaqimit të alternativave por kryesisht është zgjedhur rruga përmes elementeve të porositur për të degraduar debatin politik.
Z.Meta ju përmendët pak më parë z.Rama dhe pyetja ime konsiston në faktin se a ka mbetur ndonjë rrugë komunikimi për të gjetur gjuhën e përbashkët me lidershipin e PS-së apo përfundimisht LSI-ja dhe PS-ja do të shkojnë të ndara në zgjedhje?
Midis lidershipit të PS-së zyrtare dhe socialistëve ne bëjmë një dallim esencial sepse ne bashkëpunojmë çdo ditë me socialistët. Pak ditë më parë nënshkruam edhe një marrëveshje për bashkëpunim elektoral me Partinë Socialiste të Vërtetë 91 të drejtuar nga kolegu ynë z.Petro Koçi dhe shumë eksponentë të tjerë socialistë ndër vite. Por njëkohësisht ne besojmë se edhe me socialistët që ende janë në PS-në zyrtare do të bëjmë një marrëveshje pas zgjedhjeve pasi kuptohet që kreu aktual i PS-së zyrtare nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë vullnet për bashkëpunimin opozitar dhe kanë qenë përgjegjësit kryesorë të degradimit të Kodit Zgjedhor dhe të situatës që u krijua me grevën e urisë. Ndaj është një nga përgjegjësit kryesorë pas Berishës- ky është i dyti- që mban përgjegjësi për çdo cënim të standardit të zgjedhjeve. Mendoj se sistemi proporcional rajonal nuk përbën ndonjë shqetësim përsa i takon asaj që do të ndodhë pas zgjedhjeve pasi opozita në përgjithësi i ka të gjitha mundësitë që përmes dy koalicioneve të saj të maksimalizojë rezultatin.
Në mos gabohem z.Meta për herë të parë në skenën e politikës shqiptare është regjistruar fenomeni le të themi kështu që anëtarët e njërës parti opozitare p.sh. të Partisë Socialiste të kalojnë në LSI apo anasjelltas. Mund të sjellë kjo ndonjë efekt?
Mendoj se kjo nuk sjell asnjë lloj efekti. Pasi unë besoj se të gjithë ata që vijnë tek LSI-ja vijnë për arsye morale dhe për arsye bindjesh politike. Ndërsa raste tepër sporadike të porositura nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës përmes ofertave korruptuese për individë të dëshpëruar që thjesht synojnë të rregullojnë ekonominë e tyre për momentin jo vetëm nuk përbën ndonjë fenomen por janë raste krejtësisht të shëmtuara që kanë ndihmuar shumë në rigjallërimin e LSI-së kudo ku ato kanë ndodhur. Ne në LSI kemi pritur me mijëra socialistë të paktën në vitin e fundit që kur z.Rama shkeli Kushtetutën e 98-ës pra e kam fjalën për 21 Prillin dhe në rast se do përpiqet përsëri me taktika të tilla korruptive të cilat në fakt synojnë të fshehin panikun e madh të tij për rrjedhjen e jashtëzakonshme që po i ndodh në partinë e tij si rezultat i shkeljes së vlerave dhe traditës të PS-së pastaj ne do të jemi të gatshëm të mbushim sheshin “Skënderbej” me gjithë anëtarët dhe eksponentët e PS-së që kanë ardhur gjatë vitit të fundit në LSI.
Por edhe z.Rama përgjigjet me të njëjtat kundërakuza përafërsisht të ngjashme?
Nuk ka asnjë akuzë të ngjashme sepse ne jemi një opozitë e vërtetë. Unë jam lideri i opozitës në opozitë në kuptimin e vërtetë pasi tek ne njerëzit vijnë për arsye morale sepse unë nuk jam as kryetar bashkie nuk jam Kryeministër nuk ofroj tendera nuk ofroj leje ndërtimi por ofroj besim dhe moral për një ndryshim të politikës në Shqipëri dhe për të mbrojtur vlerat e majta dhe progresiste.
0x323030392d30332d3139

Intervistë e Kryetarit të LSI-së

Intervistë e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta botuar në revistën Klan Meta: Unë Nano dhe besëpreri Rama

Një rrëfim i gjatë i politikanit energjik. Si e ka ridimensionuar mendimin e tij për Fatos Nanon për “besëprerin” Edi Rama dhe pse është i bindur që 2009-ta do të jetë viti i LSI-së

Nga Alqi Koçiko Renato Kalemi

– Zoti Meta ta fillojmë intervistën me një pyetje që qarkullon rëndom mes ndjekësve të zhvillimeve politike. A keni menduar ndonjëherë se jeni nxituar që u shkëputët nga Partia Socialiste?

Asnjëherë nuk jam penduar që kam marrë nismën për krijimin e LSI-së. E kam thënë nuk jam unë ai që u shkëputa nga PS-ja por ishte lidershipi i PS-së së kohës që më përjashtoi mua nga të gjitha strukturat e kësaj partie në kongresin e njohur si “Kongresi i Kongresmenëve”. Dhe jo vetëm mua që kisha fituar si kryeministër zgjedhjet vendore të vitit 2000 dhe ato të përgjithshme 2001 por edhe shumë figura e personalitete në çdo nivel të PS-së në të gjithë vendin. Duke qenë krejtësisht i përjashtuar e vetmja rrugë që mbetej për të realizuar bindjet e mia për të cilat hapësirat e PS-së u mbyllën në mënyrë arbitrare por edhe për të përfaqësuar bindjet e të gjithë atyre socialistëve dhe progresistëve të cilët kërkonin të ndalte degradimi i mëtejshëm i së majtës (që ndodhi edhe për shkak të një sjelljeje abuzive me pushtetin dhe qeverisjen). Jam shumë krenar për zgjedhjen që kam bërë sepse ishte një zgjedhje tepër e vështirë të nismosh krijimin e një force të re politike. Por vazhdimisht në vetëdijen time jam i qetë sepse nuk kisha dëshirë të mbahesha mend thjesht si “Kryeministri i rrugëve” sikurse shumë njerëz e përmendin për shkak të progresit të dukshëm që u bë gjatë dy viteve në të gjithë infrastrukturën shqiptare; por doja si politikan që të hapja një rrugë të re. Kjo rrugë tashmë është kthyer në një autostradë ku gjithnjë bashkohen ish anëtarë të PS-së anëtarë të saj por edhe shumë të tjerë që mund të kenë qenë në PD apo me asnjë parti.

– Jemi në vit zgjedhor. Mbahen mend dy bashkëpunime të mëdha dhe rezultative tuajat me Edi Ramën i pari ai kryeministër-kryetar bashkie në fillimvitet 2000 dhe i dyti mes dy partive të majta në zgjedhjet lokale 2007. Përkundër kësaj mbahet mend ftohja brenda të majtës para zgjedhjeve 2005 konkluzionet e të cilave i dimë. Sipas jush çfarë pengon që brenda të majtës të mbizotërojë varianti i parë pra bashkëpunimi?

Ju vetë e përmendët se sa të dobishme dhe konstruktive kanë qenë marrëdhëniet e mia me zotin Rama kur unë kam qenë kryeministër dhe ai ministër i Kulturës apo edhe më pas si Kryetar Bashkie. Për fat të keq sot marrëdhëniet nuk janë më të tilla pra bashkëpunuese dhe frytdhënëse në dobi të së majtës dhe progresistëve. Kjo tregon se për suksesin e bashkëpunimit në të kaluarën kjo ka qenë merita ime dhe duke patur pozicion shumë më të lartë dhe të padiskutueshëm për sa i takon pushtetit kam qenë shumë i hapur për të vlerësuar ato pikë që kishte apo ende mund të ketë Edi Rama. Të njëjtën gjë kam bërë edhe për shumë të tjerë të rinj siç kanë qenë Dritan Prifti apo Sokol Nako; ata nuk i kisha njohur më parë por thjesht pata vullnetin për të integruar njerëz me aftësi të caktuara që ata të afirmohen dhe të jenë produktivë.
Kam qenë shumë i hapur për ta bërë Edi Ramën pjesë të sukseseve të asaj qeverie pasi dihet se vizionin për ndryshimin e Tiranës “qeveria Meta” kishte nisur ta zbatonte kohë më përpara se Edi Rama të bëhej kryetar bashkie në tetor të vitit 2000; unë kam bashkëpunuar shumë ngushtë dhe hapur edhe me zotin Brojka për aq kohë sa ai ishte kryetar bashkie. Kjo gjë vazhdoi edhe me zotin Rama madje me më shumë intensitet pa harruar këtu angazhimin tim për të mbështetur kandidaturën e tij në zgjedhjet e vitit 2000 me projekte të shumta të cilat janë debatuar jo pak në opinionin publik të asaj kohe.
Një ndër ndryshimet thelbësore midis meje dhe zotit Rama është pikërisht se unë dëshiroj që t’i bëj të gjithë pjesë të një ekipi dhe një suksesi të përbashkët pa patur shqetësimin për ndarjen e meritave. Sikurse koha po e tregon Rama ka një filozofi krejt të kundërt. Ai kërkon të centralizojë dhe monopolizojë çdo gjë të ketë bashkëpunëtorë anonimë pa personalitet e dinjitet dhe që çdo gjë e mirë t’i dedikohet atij por çdo gjë e keqe t’i dedikohet ose qeverisë ose LSI-së qytetarëve ose kujtdo tjetër. Kjo tregon se është një njeri që nuk merr përgjegjësi është një politikan që nuk reflekton ka një vullnet krejtësisht arbitrar çka krijon shumë probleme për sa i takon stabilitetit të institucioneve. Gjë që e kemi parë shumë qartë gjatë viteve të fundit që nga prishja e Kushtetutës dëmtimi i Kodit Zgjedhor dhe deri tek prishja e votimit të këshillit bashkiak ku ai përveçse është kryetar i Bashkisë kërkon të bëhet edhe kryetar këshilli apo sekretar të uzurpojë dhe kontrollojë çdo gjë në mënyrë tërësisht arbitrare dhe antiligjore.
Në zgjedhjet vendore 2007 ne bëmë një marrëveshje bashkëpunimi me PS-në dhe zotin Rama. Madje edhe i shtymë një muaj zgjedhjet lokale vetëm sepse zoti Rama kërkonte një certifikatë plus si garanci për zgjedhjet; ne nuk vajtëm të bënim votat për Kodin me Berishën në dëm të zgjedhjeve apo të vetë zotit Rama por e mbështetëm atë pa rezerva. Për fat të keq Edi Rama sapo u rizgjodh kryetar i Bashkisë u largua nga angazhimet e marra në një marrëveshje të firmosur ku çështje e parë ishte qëndrimi i përbashkët i partive të opozitës për Kodin Zgjedhor. Ai iu përkushtua vetëm një objektivi se si të rregullonte marrëdhëniet me zotin Berisha nga pozitat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të zhbllokuar projektet apo interesat e tij se sa të kujdesej për objektivat e përbashkëta të opozitës. Pra nuk arrij dot të gjej gabime apo faje të LSI-së apo të mijat personalisht në raport të marrëdhënieve me lidershipin e PS-së.

-E qartë. Atëherë përfundimisht nuk ishte synimi i juaj të jeni kryeministër i së majtës nëse ajo vjen në pushtet? Paraprakisht me “kurrikulum” do ishit më i kualifikuari për këtë detyrë…

Nuk mendoj se shqetësimi i socialistëve është nëse është Ilir Meta apo Edi Rama apo dikush tjetër kryeministri i qeverisë së ardhshme. Por shqetësimi i të gjithë atyre që janë sot në opozitë është vetëm një: Largimi dhe heqja e Sali Berishës nga kjo detyrë dhe dalja e tij në pension të përhershëm politik në zgjedhjet e 28 qershorit. Por të jeni të sigurtë se shumica e socialistëve në rast se do të bëhej fjalë se me cilin do ta ndjenin veten më të përfaqësuar në drejtim me Ilir Metën apo Edi Ramën absolutisht që masa dërrmuese e tyre do të ndihej më mirë me Ilir Metën sepse të tillë janë ndjerë në të gjitha zgjedhjet që kanë zhvilluar me Ilir Metën kryeministër dhe që i kanë fituar shumë bindshëm si në tetor të vitit 2000 kur unë si kryeministër dhe Fatos Nano si kryetar partie dhe të gjithë socialistët bëmë Edi Ramën Kryetar Bashkie; po kështu edhe në zgjedhjet 2001 ku u ndien të përfaqësuar dhe të respektuar nga ajo qeverisje në të gjitha nivelet ashtu sikurse janë ndjerë krenarë për rezultatet e saj dhe të zhgënjyer për puçin që iu bë qeverisë Meta. Koha po tregon se në këtë puç ka qenë pjesëmarrës edhe kryetari i Bashkisë me qëndrimet e tij të dyfishta duke nxitur bashkë me elementë si Xhafaj dhe Ruçi një konflikt Nano-Meta.
Por unë nuk e di se kur i është vendosur një kusht i tillë lidershipit të PS-së se kur kjo gjë është deklaruar si kusht për bashkëpunim; kjo s’ka qenë as pjesë e marrëveshjes PS-LSI. Pjesë e saj ka qenë qëndrimi përbashkët për reformën zgjedhore që është shkelur nga PS-ja më pas ka qenë zgjedhja e Presidentit me qëndrim të unifikuar të opozitës për të shkuar në zgjedhje apo për të arritur konsensusin dhe bërja e një programi të përbashkët qeverisës për zgjedhjet e vitit 2009. Pra nuk e kuptoj përse e ka këtë kompleks lidershipi i PS-së dhe pse mendon se me këtë lloj alibie sikur gjoja Ilir Meta ka kërkuar të jetë kryeministër mund të justifikohet përpara përgjegjësisë që ka para gjithë socialistëve që shkeli marrëveshjen opozitare që prishi Kushtetutën (e cila është merita më e madhe e PS-së gjatë gjithë pluralizmit politik në Shqipëri sepse vendosi themelet e një shteti demokratik dhe evropian) dhe që e ktheu Kushtetutën me votat e zotit Rama në atë gjendje që Berisha e donte në vitin 1994 por që nuk ia dha populli.
Duan të justifikohen përpara socialistëve për besëprerjen e tyre duke shkelur një marrëveshje si ajo për Kodin Zgjedhor. Shikoni: Ata që thoshin se LSI-ja është aleati ynë strategjik dhe ia vinin të gjitha fajet Nanos për 2005 dhe që u prish me LSI-në (dhe këtë e bënë për aq kohë sa Berisha i sulmonte i dhunonte) pasi kryetari i Bashkisë rimori mandatin

Projekt amendamente të propozuara nga LSI për Kodin Zgjedhor

Projekt amendamente të propozuara nga LSI për Kodin Zgjedhor Neni 14
Zgjedhja e anëtarëve të KQZ

1.Kuvendi i Shqipërisë zgjedh anëtarët e KQZ sipas kësaj procedure

a) Tre anëtarë propozohen përkatësisht nga partia e parë e dytë dhe e tretë e shumicës parlamentare dhe tre anëtarë propozohen përkatësisht nga partia e parë e dytë dhe e tretë e opozitës parlamentare.

b) Kandidaturat e propozuara i paraqiten Kuvendit për miratim.

2.Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ sipas këtij neni zhvillohet në një ditë të vetme

3.Renditja e partive sipas përcaktimeve të këtij neni bëhet mbi bazën e numrit të mandateve që ka fituar partia politike në zgjedhjet pararendëse për Kuvend.

Neni 29

Përbërja e KZAZ-së

Në pikën 1 fjalia e parë e gërmës “a” të ndryshojë si më poshtë:

1. KZAZ përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari të cilët emërohen nga KQZ sipas procedurës së mëposhtme:

a) tre anëtarë propozohen përkatësisht nga partia e dytë dhe e tretë e shumicës parlamentare dhe tre anëtarë propozohen përkatësisht nga partia e parë e dytë dhe e tretë e opozitës parlamentare…

Kjo mënyrë e zgjedhjes së anëtarëve të KZAZ-ve të respektohet dhe për zgjedhjen e anëtarëve të KQV-ve dhe GNV duke respektuar ndryshimet në nenet 36 dhe 95/2 të këtij Kodi.

Neni 163

Ndarja e mandateve brenda koalicionit

Pika 2 e këtij neni të ndryshojë si më poshtë:

Numri i votave të vlefshme të secilës parti pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm të quajtur pjesëtues duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishin të numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Në rast se herësi që përfitohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore si herës merret numri i plotë më i afërt.
0x323030392d30332d3139

AMENDAMENTET E LSI PER PAKETEN FISKALE

AMENDAMENTET E LSI PER PAKETEN FISKALE Ne kundershtojme heqjen e TVSH mbi aktivitetin e kazinove dhe do propozojme futjen e kazinove ne skemen e pageses se TVSH. Nese kazinoja nuk paguan taksat dhe shteti nuk perfiton financiarisht nga ato atehere ato do te sjellin vetem efekte negative ne shoqerine tone.

Kerkojme heqjen e TVSH per konsumin e energjise elektrike per nivelin e konsumit mujor 200 mega/vat ose me pak. Te paguhet TVSH vetem per konsumin mbi 200 mega /vat ne muaj. Kjo ndihmon te varferit qe nuk kane mundesi te paguajne por dhe stimulon kursimin e energjise.

Kerkojme heqjen e TVSH mbi shitjen e librave per te lehtesuar barren fiskale mbi konsumatorin dhe per te nxitur leximin dhe arsimimin.

Propozojme heqjen e tatimit 1% mbi pagen nen nivelin 12.500 leke sepse nuk mund te godasim ata qe jetojne nen nivelin e varferise.

Propozojme ngrirjen e tarifes doganore per importet e hekurit ne nivelin 15% per te mbrojtur prodhimin vendas dhe per te mos lejuar konkurencen e pandershme me prodhime celike nga vendet jo anetare te OBT te cilat subvensionojne kete industri. Jane rreth 15000 vete qe perfitojne nga kjo industri ne vend.
0x323030392d30332d3139

AMENDAMENTET NE BUXHET

AMENDAMENTET NE BUXHET Ne buxhet do kerkojme rritjen e te ardhurave minimalisht me 7 miliard leke dhe rrjedhimisht rritjen e shpenzimeve po me kete shifer.

Keto te ardhura te shkojme vetem per shtresat nen nevoje si psh 540000 pensionist110000 te tjere qe varen nga pensionistet23000 veterane8000 invalide5800 familje deshmoresh7000 ish ushtarake60000 njerez me ndihme ekonomike12000 te perndjekur dhe shume te papune. Ata qe jane te pasur nuk i kane syte nga buxheti. Keta 767000 vete jane me te varferit ne vend. Te realizojme nje rritje prej 25% te pensioneve te qytetit 35% te atyre te fshatit dhe te rrisim 50% pagesat e tjera. Dy milliard leke ti investojme per rinine ne aktivitete te nxitjes se punesimit formimit professional apo aktivitete te tjera educative dhe argetuese per rinine me qellim qe te mbajme rinine ne Shqiperi dhe mos te nxisim largimin e tyre nga vendi. Eshte bindja e LSI qe duhet te investojme per me te varferit e ketij vendi per te moshuarit qe kane punuar dhe luftuar per kete vend dhe jane shperblyer shume pak porn e te njejten kohe ne duhet te shohim nga e ardhmja duhet te bejme rinine tone te jete optimiste per te ardhmen ne Shqiperi. Ne duhet te punojme per te evituar dramat e medha te familjeve tona. Eshte e pafalshme qe rinia ka me pak fonde ne buxhet se nje vit me pare. Qeveria duhet te vleresoje rinine dhe te mos kenaqet qe ajo largohet cdo dite e me shume nga Shqiperia. Percec shperblimit me te mire te mesuesve duhet te mendojme per mjete dhe metoda per te bere rinine tone me te pelqyer nga tregu i punes ne vend per ta bere ate me te interesuar per te kontribuar ketu.

Qeveria ne vitin 2006 parashikon te rrise te ardhurat tatimore me 8.2%. Kjo shifer perben nje reserve te madhe ne mbledhjen e te ardhurave po te kemi parasysh qe 5% te ardhurat rriten nga rritja ekonomike 5% dhe 3% nga rritja e inflacionit. Nese rritet eficenca e administrates tatimore dhe frenohet evazioni dhe propaganda vetem 2 -3% atehere duhet te kemi rritje te nevojshme te ardhurash per te perballuar shpenzimet e mesiperme. Nuk duhet perdorur FMN si pengese per rritjen e te ardhurave. FMN do ta pergezoje qeverine nese arrin te mbledhe me shume te ardhura.
0x323030392d30332d3139

AMENDAMENTET E KODIT ZGJEDHOR TË PROPOZUARA NGA GRUPI PARLAMENTAR I LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM

AMENDAMENTET E KODIT ZGJEDHOR TË PROPOZUARA NGA GRUPI PARLAMENTAR I LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM Këto amendamente janë në përputhje me qëndrimin e OSBE-ODHIR dhe njoftimin për shtyp të datës 23.12.2004 të presidentit të Republikës Z. Alfred Moisiu ku i sugjerohet Kuvendit të Shqipërisë bërja e ndryshimeve thelbësore në projektin e komisionit bipartizan në përputhje me realitetin e ri politik në vend. Ato synojnë një përfaqësim të drejtë dhe të plotë të të gjitha forcave politike në procesin zgjedhor duke e bërë këtë proces demokratik dhe të pranueshëm nga të gjitha palët.

Neni 18

N.34 ndryshohet si vijon:

Neni 34
Përbërja e KZZ

KZZ përbëhet nga përfaqsues të partive politike që kanë në Kuvendin e Shqipërisë grupe parlamentare si dhe sekretari…

Neni 95/2

Shtohet pika 3:
Grupet e numërimit përbëhen nga përfaqësues të të gjitha partive politike që kanë në Kuvendin e Shqipërisë grupe parlamentare.

Neni 97

Shtohet pika 2:
Para fillimit të proçesit të votimit fletët e votimit nënshkruhen nga të gjithë anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit e subjekteve politike.

Neni 109

Në pikën 6 shtohet :
Kopje e proces-verbalit të mbylljes së votimit iu jepet të gjithë anëtarëve dhe vëzhguesve.

Neni 109/1

Dërgimi i tyre bëhet me automjet të vecantë ku qëndron vetëm punonjësi i rendit. Materialet sigurohen në bagazh dhe shoqërohen nga anëtaret dhe vëzhguesit e KQV përkatëse me automjete të tjera.

Neni 109/7

Në pikën 4 shtohet :
…edhe vezhguesit…
0x323030392d30332d3139

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on AMENDAMENTET E KODIT ZGJEDHOR TË PROPOZUARA NGA GRUPI PARLAMENTAR I LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM