Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta takim me 250 anëtarë të rinj të LSI në Këmishtaj të Lushnjës Meta shpërndan teserat për anëtarësimet e reja
Meta: Eshtë Koha për Veprim për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe prapambetja. LSI ka nje program të qartë per te nxjerre bujqesine nga kjo gjendje e rende

Lideri i LSI Ilir Meta zhvilloi një takim me 250 anëtarë të rinj të LSI në fshatin Këmishtaj të Lushnjës. I shoqëruar edhe nga drejtues të LSI si Nënkryetari Dritan Prifti deputeti Spartak Braho anëtarët e Kryesisë Tokli Thomai dhe Fatos Klosi Kryetari i LSI është pritur me entuziasëm nga banorët e kësaj komune.
Duke falënderuar për mbështetjen qe i kanë dhënë kësaj force politike vecanerisht 250 anëtarësimet e reja Kreu i LSI bëri thirrje se është Koha per Veprim për të nxjerrë vendin nga kjo krizë e rëndë ekonomike. Eshte Koha për Veprim tha Meta për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe braktisja e shtetit dhe e Qeverise.
Duke e cilësuar bujqësinë si themelin bazë të një ekonomie të shëndoshë jo vetëm për qytetin e Lushnjës por per te gjithe vendin Kryetari i LSI Ilir Meta theksoi se eshte Koha per Veprim pasi nuk mund te tolerohet me diskriminimi total dhe i pafalshem pasi kjo jo vetem qe rendon gjendjen ekonomike por rrit edhe papunesinë ne vend. Meta shtoi se LSI ka nje program të qartë per te nxjerre bujqesine nga kjo gjendje e rende. Ky plan theksoi Meta bazohet ne nje pike te rendesishme per te rritur rolin e shtetit permes programeve mbeshtetese ndaj fermereve dhe subvencioneve të njësisë së prodhimit që nga farërat dhe plehrat kimike. Kreu i LSI nenvizoi se bujqesia eshte nje çeshtje shume e rendesishme per ekonomine kombetare por edhe per zhvillimin e turizmit ndaj shtoi Meta ne jemi te angazhuar per te mbeshetur bujqesine.
Me tej Meta theksoi se 30 mije vende te reja pune që ne synojme të hapim në 4 vitet e ardhshme do të realizohet përmes mbeshtetjes dhe duke dale shteti garant para bankave per te gjithe biznesmenet dhe sipermarresit te cilet do te luftojne per te krijuar industrinë agroperpunuese.
Ndërkaq në mënyrë më të detajuar programin e ardhshëm qeverisës të LSI në fushën e bujqësisë e spjegoi Anëtari i Kryesisë Prof.Tokli Thomai.
Lideri i LSI tha se do te trefishohet buxheti i shtetit qe ne ditet e pare per bujqesine pasi ky sektor ka nevoje per mbeshtetje.
Njëkohësisht duke falenderuar per pjesmarrjen e jashtezakonshme te te rinjve ne LSI Meta shprehu vendosmerine edhe per mbeshtetjen ndaj brezit te ri qe te kene mundesi te shkollohen dhe te punesohen per te ndertuar te ardhmen ne vendin tyre.  0x323030392d30332d3239 12:17)

Deklarate e deputetit te LSI

Deklarate e deputetit te LSI z.Nikollaq Neranxi Neranxi: Shpreh mbeshtetjen per institucionet ligjore te shtetit dhe denoj qendrimet me dy faqe te kryebashkiakut Bollano
 

 
Dua te denoj me force incidentin e ndodhur ne qytetin e Himares ku disa qytetare himariote me te drejte reaguan ne mbrojtje te pronave te tyre.
 
Shpreh mbeshtetjen per institucionet ligjore te shtetit dhe denoj qendrimet me dy faqe te kryebashkiakut Bollano.
 
Denoj manipulimin e opinionit qe ben ky Kryebashkiak politik duke abuzuar me fshehjen e firmave te veta. Ky person firmos shembje banesash dhe pronash dhe pastaj hipokrizisht shfaqet si bashkeprotestues me militantet e tij bashkefamiljar me te cilet mban te uzurpuar Bashkine e Himares. 0x323030392d30332d3239 10:16)

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta takon përfaqësues të industrisë së bizneseve fason 22:13

Meta bashkëbisedon me drejtuesit e bizneseve për shqetësimet që ata kanë dhe ofron alternativa zgjidhjeje

Meta: Koha për Veprim që të ndihmojmë këta biznese që punësojnë mijëra shqiptarë. Të garantohen lehtësira fiskale për këtë industri

Meta: Qeveria të subvencionojë sigurimet shoqërore për punonjësit. Të bëhet në kohë rimbursimi i tvsh.

Meta: Qeveria dhe Banka të mundësojnë ristrukturimin e kredive për bizneset fason

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Panairin e bizneseve fason duke takuar dhjetëra përfaqësues të kësaj industrie që punëson mijëra shqiptarë. Në këtë takim Meta shoqërohej edhe nga Zv.Kryetari i LSI z.Pëllumb Xhufi dhe Kryetari i KDK z.Edmond Haxhinasto por njëkohësisht edhe nga drejtues të Shoqatës së Fasonistëve si dhe nga organizatorë të Panairit.
Meta takoi dhe bashkëbisedoi me shumë drejtues të bizneseve të ndryshme fasoniste si dhe me punonjës të ndryshme. Kreu i LSI pasi u njoh gjerësisht me shqetësimet e tyre dha këtë prononcim për media; 
“Ishte një kënaqësi e veçantë për mua dhe për kolegët e mi që vizituam sot këtë panair të biznesit kryesor që punëson sot shqiptarët dhe shqiptaret që është ai i fasoneve. Ishte kënaqësi  për të parë prodhime vërtetë të standardeve evropiane të cilat ekspozohen në tregjet më të njohura dhe më konkuruese evropiane. Por ishte dhe një përgjegjësi për të diskutuar lidhur dhe me problemet dhe me shqetësimet e tyre duke patur në konsideratë edhe faktin që jemi në një periudhë krize dhe në një situatë e cila ka ndikimin e vet sidomos në këto lloj biznesesh. Ndaj mendoj se është vërtetë koha për veprim sidomos për të ndihmuar bizneset dhe industrinë e fasoneve në Shqipëri që të mos dëmtohet më tej as nga kriza në vendet evropiane por as nga efektet e krizës në vendin tonë ndaj është e domosdoshme që Qeveria të forcojë jo vetëm dialogun me industrinë e fasoneve në vendin tonë por sidomos të marrë një sërë masash të cilat në radhë të parë lehtësojnë çështjen e sigurimeve shoqërore që të mos shkurtohet asnjë vend pune por të krijohen lehtësira për të shtuar vende të reja punë në këto lloj biznesesh.

Së dyti mendoj se është e domosdoshme që rimbursimi i TVSH-së të realizohet në kohë për të mos i vënë në vështirësi këto biznese për të realizuar të gjitha shpenzimet e tyre të domosdoshme për të garantuar mbijetesën dhe suksesin e tyre.

Është shumë e rëndësishme që Qeveria së bashku me Bankën e Shqipërisë të negociojë me bankat e nivelit të dytë për të ristrukturuar kreditë që këto biznese kanë tek bankat në mënyrë që të funksionojnë pa patur stresin rrezikun e dështimit apo aq më keq të falimentimit. Mendoj se të gjithë duhet t’u jemi mirënjohës këtyre sipërmarrësve të aftë të talentuar që  punësojnë me dhjetëra- mijëra shqiptare dhe shqiptarë dhe në këtë periudhë krize.

Eshtë një domosdoshmëri që Qeveria të veprojë shpejt për të lehtësuar klimën e këtyre bizneseve dhe për t’ju ofruar siguri të  gjithë atyre që janë të punësuar për momentin në këto biznese.

0x323030392d30332d3238 Meta takon bizneset fason.JPG

Lideri i LSI

Lideri i LSI Meta takime entuziaste në Peqin dhe Belsh 21:10

Meta prezanton kandidatët për deputetë Rexhep Bica dhe Zenun Bullari
Meta: Është Koha për Veprim se ne kemi një plan të qartë që përmes krijimit dhe zhvillimit të industrisë agropërpunuese në 4 vitet e ardhshme të krijojmë 30 mijë vende të reja pune në të gjithë Shqipërinë

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi një tur takimesh mjaft entuziaste në Qarkun e Elbasanit ku ka prezantuar dy kandidatë për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të 28 Qershorit. Meta prezantoi përpara qindra banorëve të Peqinit kandidatin e LSI Rexhep Bica ndërsa në Belsh Meta prezantoi kandidatin Zenun Bullari.
Duke përshëndetur të gjithë anëtarët e LSI sidomos ato që e kanë marrë kartën e anëtarësimit gjatë muajve të fundit Meta garantoi se pas 28 Qershorit Shqipëria do të ketë një tjetër qeverisje që do të mendojë se si të punësojë shqiptarët se si të luftojë varfërinë dhe të rrisë mirëqenien si dhe të luftojë korrupsionin që me Berishën u kthye në korrupsion shpërthyes.

Meta u shpreh se është Koha për Veprim që të krijojmë një mazhorancë qeverisëse për të larguar njëherë e mirë gjithë këto pasoja që ka sjellë kjo Qeveri që nga 2005-ta si varfëria në rritje për shkak të korrupsionit që ka krijuar pasiguri për të nesërmen e familjeve dhe fëmijve të tyre.
Më tej Meta tha se është Koha për Veprim që të startojmë programin tonë për punësimin jetik që do të thotë për çdo familje shqiptare që nuk ka asnjë njeri në punë t’i ofrojmë një vend pune jo vetëm të punojë për të mbajtur familjen e tij por dhe t’i japim fund listave për bukën e gojës. Varfëria është një e keqe  e madhe që shëmton shoqerinë tonë një e keqe që i ndan shqiptarët një e keqe që i fut në konflikt shqiptarët që i fut në një pabarazi jo vetëm të padrejtë por edhe të paskrupullt sepse një shoqëri që të ecë përpara që të ketë të ardhme në radhë të parë duhet të ketë solidaritet.
Kreu i LSI garantoi se “ne angazhohemi që shqiptarët të kenë mundësi për të punuar në mënyrë që me djersën e tyre të jetojnë me dinjitet ti risin dhe të shkollojnë sa më mirë fëmijët e tyre.
Ne kemi një plan të qartë për krijimin e industrisë agro-përpunuese dhe vetëm përmes krijimit të kësaj industrie ne planifikojmë që në katër vitet e ardhshme të krijojmë 30 mijë vende të reja pune në të gjithë Shqipërinë. Vetëm në ketë mënyrë ne do arrijmë të plotësojmë të gjithë sistemin agraro-industrial në mënyrë që bujqësia jonë të funksionojmë me efikasitet në mënyrë që të gjithë ata që merren me bujqësi të kenë të ardhura dhe këto të ardhura të investohen për zhvillimin e kësaj industrie. Në këtë mënyrë mirëqënia e familjeve shqiptare që merren me bujqësi por edhe e gjithë shqiptarëve në përgjithësi  rritet sepse vetëm për të importuar produkte ushqimore bujqësore dhe blektorale ne blejme nga jashtë 600 milionë lekë ushqime çdo vit. Që do të thotë se më shumë se gjysma e parave e të ardhurave që vijnë nga emigrantët tanë në vend përsëri shkojnë jashtë për të blerë ato produkte kur ne i kemi prodhuar dikur këtu.
Nndaj duhet të nxisim këtë sektor për të investuar në bujqësi. Por për këtë duhet që sheti dhe Qeveria duhet të marrin përgjegjësitë e tyre sepse tregu sjell të mira vetëm atëherë kur Qeveria luan rolin e saj në mbrojtje të interesit publik.

0x323030392d30332d3238 Koha per Veprim-Meta ne Peqin dhe Belsh.JPG

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta takim entuziast me qindra banore te Cerrikut 18:40 Meta falenderon 200 anetare te rinj qe kane ardhur ne LSI ne Cerrik
Meta: Eshte koha per veprim per tu bashkuar me politikat e LSI per te hapur sa me shume vende te reja pune jo vetem ne Cerrik apo ne Elbasan por ne te gjithe Shqiperine
Alternativa e LSI ka tre prioritete: Punesim punesim punesim

Lideri i LSI z.Ilir Meta eshte pritur me entuziazem nga banore te Cerrikut. Meta ne kete takim prezantoi deputetin Astrit Xhelili i cili do te kandidoje per LSI ne qytetin e Cerrikut ne zgjedhjet e 28 Qershorit. Duke falenderuar qytetaret per mbeshtetjen Kryetari i LSI Meta u eshte drejtuar me nje apel te gjithe banoreve pasi eshte Koha per Veprim dhe jo koha per retorika boshe. Meta u ka bere thirrje te gjithe qyetareve pasi eshte Koha per Veprim qe te bashkohemi me politikat qeverisese ekonomike dhe fiskale te LSI ne zgjedhjet e 28 Qershorit pasi synimi i programit te saj eshte qe te ndryshoje gjendjen e rende ekonomike ne te cilen ndodhet vendi yne. Meta theksoi qe eshte koha per veprim per tu bashkuar me politikat e LSI per te hapur sa me shume vende te reja pune jo vetem ne Cerrik ku 60 perqind banoreve jetojne me nje asitence jo vetem ne qarkun e Elbasanit por edhe ne te gjithe Shqiperine.
Eshte koha per veprim per te mos ti lene nenat dhe baballaret ne kushte te renda ekonomike te cilat ua cenojne standartin e jeteses.
Duke shprehur shqetesim e tij per mungesen e politiave te qeverise per punesimin e  te rinjeve dhe te rejave Kreu i LSI ka perforcuar edhe nje here angazhimin e tj para qytetareve te Cerrikut se eshte Koha per Veprim qe ketij brezi te ri tu krijohet mundesia qe te punojne qe te kene mundesi per te ndertuar nje te ardhme me te mire ne vendin e tyre.
Meta nenvizoi se vetem duke bere te mundur realizimin e programeve te rendesishme sikurse eshte programi i LSI per punesim jetik do mund t’i garantoje familjeve shqiptare nje mireqenie me te mire.
Gjithashtu Lideri i LSI shtoi se eshte koha per veprim qe me fitoren e LSI me 28 qershor te miratohet ligji per moshen e trete. Meta theksoi se vetem ne kete menyre atyre do tu ofrohet nje sherbim me i mire social.
Kryetari i LSI ka ofruar mbeshtetjen edhe per industrine dhe bujqesine vendase. Meta shtoi se nepermjet programit te LSI do te mund te hapen 30 mije vende te reja pune.
Duke falenderuar te gjithe banoret e Cerikut per mbeshtetjen qe i kane dhene LSI Meta shtoi se pjese e kesaj force jane bere edhe 200 anetare te rinj duke deshmuar edhe nje here qe LSI KA JO VETEM PROGRAME KONKRETE POR EDHE SHPIRTIN E VEPRIMIT. 0x323030392d30332d3237 Meta takon banoret e Cerrikut.JPG

Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI

Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI z.Petrit Vasili

Vasili: Foreing Oficce ka reflektuar në mënyrë reale atë që është problematikja e dështimit të qeverisjes së Sali Berishës në Shqipëri. Duke përzgjedhur nga konstatimet kryesore të tij në mënyrë të veccantë korrupsionin mendoj që korrupsioni nuk është më i rritur në Shqipëri as edhe galopant por është një korrupsion shpërthyes

Shqiperia eshte tashme e perfshire nga kriza ekonomike dhe ky eshte nje fakt real dhe i pakundershtueshem.
Situata ka shenuar disa momente shume delikate te cilat jane bere publike me shume shqetesim edhe nga Banka e Shqiperise e cila ka deklaruar se:
qeveria ka rritur deficitin
qeveria ka rritur borxhin e brendeshem
qeveria ka shkaktuar rritjen e importeve
qeveria shkaktoi rritjen e interesave te lekut.
Pohimet shume serioze se sektori fiskal e mbylli 2008 me nje deficit buxhetor ne nivelin 5.7% te PBB duke shenuar rritje te dukshme krahasuar me 2007.

Rritja e borxhit publik ne nivelin 55.6% te PBB. Leku eshte dobesuar me 6% kundrejt euros gjate muajve te pare te 2009.

Deficiti I llogarise korrente arriti ne nivelin 14.9% te PBB ne 2008 ne krahasim me 11% te 2007 duke rrezikuar zhvleresimin e madh te lekut dhe duke vene ne dyshim ekulibrat makroekonomike te vendit. Ky deficit i llogarise korrente ne 2007 eshte me i larte se sa deficiti i vitit 1997 kur vendi gjendej ne anarki te plote.
Kriza eshte reflektuar ne menyre te dukshme dhe te qarte ne humbjen e mijrave vendeve te punes dhe konkretisht

Jane me shume se 10 mije  vende pune te humbur ne sektorin e fasonit.

Rreth 30% te vendeve te punes ka vendosur te shkurtoje sektori i miniereve.

Jane shkurtuar me rreth 20% vendet e punes ne industrin e e ndertimit.

Kriza ekonomike ka thelluar papunesine dhe jane mijra familje shqiptare qe po e vuajne ne menyre dramatike ate.

0x323030392d30332d3237 17:46)

Fjala e zv.Kryetarit të LSI

Fjala e zv.Kryetarit të LSI dhe Kryetar i Grupit Parlamentar “E Majta për Integrim” Prof.Pëllumb Xhufi në seancën e posaçme për NATO-n Të nderuar kolegë deputetë. Sot të gjithë ne po jetojmë një ditë të jashtëzakonshme në historinë e kombit shqiptar dhe në historinë e Shqipërisë. Të gjithë ne anëtarë të këtij Parlamenti do të ndërtojmë paketën me dokumenta me ato dokuemente që e bëjnë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo ngjarje e madhe dhe e jashtëzakonshme koincidon gjithashtu me një përvjetor të jashtëzakonshëm dhe të paharruar. 10 vjet më parë ndërsa NATO bëhej gati festonte 50 vjetorin e krimit të saj Aleanca u angazhua në një aksion të paprecedent në mbrojtje të jetës dhe të lirisë së popullit të Kosovës.
Lufta për Kosovën ka qenë një ngjarje e shënuar ka qenë hallka më e fuqishme që e lidhi kombit shqiptar që e elidhi Shqipërinë me NATO. Ka qenë një fazë e shkëlqyer bashkëpunimi jo vetëm ushtarak por politik dhe humanitar. Të tjera faqe të shkëlqyera janë shkruar ndërkohë. Forcat tona të Armatosura janë angazhuar në skenarë të ndryshëm të sigurisë në vende të ndryshme të botës janë angazhuar me nder dhe lavdi në Bosnje në Irak Afganistan në Çad apo Gjeorgji.
Forcat tona të Armatosura kanë marrë pjesë me sukses në nisma të ndryshme të zhvilluara në kuadrin e partneritetit për paqen. Janë ballafaquar me sukses në Këshillin e NATO-s në kuadër të MAP të Plan Aksionit për Anëtarësim dhe sot Shqipëria është anëtare e NATO-s. Është anëtare e NATO-s si rezultat në radhë të parë i një vokacioni dhe një orientimi pro perëndimor që ky popull ka pasur gjatë gjithë historisë së tij që nga koha e Skënderbeut vokacion që nuk është vrarë as në vitet e diktaturës. Unë do të doja të konsideroja si trashëgimni të kësaj lufte të kësaj sfide edhe përpjekjet dhe hapat që janë bërë për shkëputjen nga blloku lindor për zbimin e bazave sovjetike denoncimin e sulmit ndaj Çekosllovakisë. Do ta konsideroja të tillë edhe largimin shkëputjen e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës apo denoncimin e agresionit në Afganistan. Pavarësisht se për fat të keq hapa të tilla nuk u shoqëruan me një hapje drejt perëndimit por u shoqëruan me një izolim me pasoja të rënda e tragjike për vendin.
Unë do të doja në emër të grupit tonë të përgëzoja të gjithë ata që janë protagonistë të këtij procesit. Aleatët tanë të mëdhenj duke filluar nga Shtetet e Bashkuara. Do të doja në radhë të parë ti bëj homazhet popullit shqiptar i cili për asnjë çast nuke humbi besimin dhe lidhjen e tij me vlerat perëndimore as në momentet më të vështira të tranzicionit.
Do të doja të falënderoja dhe të përgëzoja forcat tona të armatosura të cilat iu nënshtruan reformave shumë të thella shpesh herë dhe të dhimbshme.
Do të doja të përgëzoja edhe këtë qeveri kryeministrin dhe ministat e tij të cilët patën fatin të drejtojnë vendin në metrat e fundit të kësaj sfide.
Dua të falënderoj dhe juve kolegë deputetë dhe kryetaren e Parlamentit e cila shpesh herë ka vepruar dhe ka folur në emrin tonë të të gjithëve por jo gjithmonë ka folur dhe ka vepruar realisht në emrin tonë.
Por në një rast të vetëm siç është ky rasti i promovimit i sensibilizimit dhe i votimit për NATO-n aksioni i kryetares së Parlamentit ka qenë aksion i ndarë që na ka gjetur të gjithë të bashkuar dhe për nëj gjë të tillë do të përgëzoja dhe atë.
Nesër secili nga ne do të jetë në pozicionin dhe llogoren e vet. Qeveria e mazhoranca do të jetë ajo që do të pohojë dhe luftojë arritjet e vërteta dhe të pavërteta të saj. opozita do kritikojë dështimet e vërteta apo jo të vërteta të kësaj qeverie.
Por rëndësi ka që ne sot të gjithë jemi bashkë për të kujtuar një sfidë të fituar dhe për ti uruar njëri –tjetrit urime dhe për arritjet dhe sfidat e tjera. 0x323030392d30332d3237 FJALIME 17:44)

Kryesia e LSI miraton sloganin e fushatës “Koha për Veprim”. LRI miraton sloganin “Rinia në Veprim”. Miratohen disa kandidatura për deputetë në disa qarqe të vendit

Kryesia e LSI miraton sloganin e fushatës “Koha për Veprim”. LRI miraton sloganin “Rinia në Veprim”. Miratohen disa kandidatura për deputetë në disa qarqe të vendit Kryesia e LSI e mbledhur sot pasdite mori disa vendime të rëndësishme për mbarëvajtjen dhe suksesin e fushatës zgjedhore bazuar në objektivat e LSI për të dalë forcë fituese në zgjedhjet e 28 Qershorit.
 
Kryesia e LSI miratoi sloganin e fushatës i cili është “Koha për Veprim”.
 
Kryesia e LRI miratoi sloganin “Rinia në veprim”.
 
Kryesia e LSI miratoi disa kandidatura për deputetë në qarqe të ndryshme të vendit.
 
Kryesia e LSI miratoi si kandidatura për deputetë në Shkodër përveç prof. Sokol Axhemit dhe ish-kampionit të sportit Seit Fishta edhe sociologen Nora Malaj.
 
Në Gjirokastër u miratuan si kandidatura për deputetë Prof.Luan Memushi dhe Genc Sinoimeri.
 
Në qarkun e Lezhës listën e kandidatëve për deputetë të LSI do ta udhëheqë anëtari i Kryesisë Dr.Gjovalin Bushi.
 
Kryesia e LSI miratoi listën e plotë të kandidatëve për deputetë në Qarkun e Dibrës të cilët janë;
 
1. Monika Kryemadhi
2. Agim Hysa
3. Ilir Balla
4. Bajram Krashi
5. Nazmi Kaja
6. Lutfije Meta 0x323030392d30332d3237 17:41)

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on Kryesia e LSI miraton sloganin e fushatës “Koha për Veprim”. LRI miraton sloganin “Rinia në Veprim”. Miratohen disa kandidatura për deputetë në disa qarqe të vendit

Lideri i LSI takon qytetarë të shkarkuar nga puna për motive politike. Meta shpreh garancinë për kthimin në punë pas 28 Qershorit

Lideri i LSI takon qytetarë të shkarkuar nga puna për motive politike. Meta shpreh garancinë për kthimin në punë pas 28 Qershorit të gjithë atyre që kanë humbur për arsye politike vendet e punës dhe që i kanë rifituar ato përmes vendimeve gjyqësore Meta: Pagat e administratës do ti bëjmë konkuruese me sektorin privat

Meta: Kredi me interes të ulët për nëpunësit civilë

Meta: Eshtë Koha për Veprim t’i kthejmë nëpunësit të shtetit dinjitetin dhe sigurinë e punës

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim me qytetarë të papunë të shkarkuar për motive politike nga administrata civile. Në këtë takim Meta ku merrnin pjesë qindra të shkarkuar politikisht nga pozicione të ndryshme të adminstratës civile gjatë 4 viteve të qeverisjes Berisha Meta shoqërohej nga drejtues të tjerë të LSI. Takimin e hapi Nënkryetarja e LSI znj.Filloreta Kodra e cila u shpreh se “në këtë takim ndodhen shumë profesionistë të kualifikuar të arsimuar e të trajnuar të cilët qeverisja e Berishës i ka larguar nga vendi i punës për t’i zëvendësuar me militantë partiakë të cilët e katandisën shtetin në gjendjen e rëndë ku jemi sot”. Nënkryetarja Kodra theksoi faktin se lideri i LSI z.Meta ka qenë kryeministri që hartoi miratoi dhe zbatoi ligjin e statusit të nëpunësit civil”.
Ndërkaq duke shprehur kënaqësinë për takimin me të gjithë ata profesionistë në fusha të ndryshme që sot gjenden të papunë kreu i LSI Meta theksoi se “pjesa më e madhe e juaja e kanë fituar vendin e punës me konkurs jo thjeshtë me urdhra politik”.
Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se “shumë nëpunës civilë janë larguar nga puna pavarësisht se kanë fituar edhe gjyqet sipas ligjit në fuqi dhe për fat të keq ne shohim se administrata politike është një nga dështimet më të mëdha të Qeverisë aktuale dhe ky është një nga shkaqet kryesore të dështimit të reformave në përgjithësi në vend. Por dhe një nga arsyet kryesore të shërbimeve gjithnjë e më të pakta dhe gjithnjë e më pak cilësore ndaj qytetarëve pothuajse në çdo zyrë të saj”.
Më tej Meta u shpreh se “padyshim që përgjegjësinë kryesore e ka politika në fuqi dhe Kryeministri Berisha për politizimin ekstrem të administratës dhe zëvendësimit të njerëzve të trajnuar të kualifikuar të shkolluar me militantë partie. Eshtë pikërisht kjo lloj politike që mban një përgjegjësi të madhe për dështimin e një reforme shumë të rëndësishme që nis në vitet 2000-2001 përmes miratimit së bashku dhe me faktorë ndërkombëtarë dhe sidomos me Bankën Botërore të ligjit për statusin e nëpunësit civil”.
Duke folur për qeverisjen e ardhshme të LSI pas 28 Qershorit ish-Kryeministri Meta u shpreh se “ne do të kemi prioritet zbatimin dhe respektimin e atij ligji i cili bazohej mbi vlerat dhe meritokracinë dhe mbi qëllimin e shtetit pavarësisht nga ndryshimet e partive që fitojnë apo humbasin zgjedhjet që të ketë një administratë të qendrueshme. Pavarësisht nga modelet apo politikat e ndryshme të çdo qeverie administrata do të jetë garante e zbatimit të tyre dhe sidomos të vazhdimësisë së tyre. Po kështu dua të siguroj se të gjithë ata që kanë humbur në mënyrë të padrejtë jo vetëm për arsye politike vendet e punës të cilët kanë fituar përsëri vendet e punës përmes ankimimeve të tyre dhe nuk janë zbatuar vendimet as të të Komisionit të Shërbimit Civil dhe as të gjykatave do t’i rifitojnë ato sepse ne do të respektojmë ligjin.
Po kështu do të shprehja garancinë se do të rrisim optimizmin e njerëzve më të përgatitur të këtij vendi për të shërbyer në administratën publike që do të thotë se ne do të synojmë që pagat në administratën publike të jenë plotësisht të konkurueshme me ato në sektorin privat. Së dyti për nëpunësit e administratës publike ne premtojmë garanci për të realizuar disa nga kërkesat jetike që do t’i motivojnë ata të punojnë në administratë publike sikurse do të jetë kreditimi në interesa shumë të favorshëm për problemin e strehimit. Është momenti që ne t’i kthejmë sytë nga administrata publike se ajo është një aset shumë i rëndësishëm kombëtar është një aset që mund të kontribuojë në mënyrë të jashtëzakonshme edhe në realizimin e reformave të dështuara në vend dhe të munguara deri tani. Kuptohet në Qeverinë e re që do të vijë nga votat e 28 qershorit”.

Takimi vazhdoi me diskutimet e disa qytetarëve të papunë që janë shkarkuar politikisht nga administrata civile të pranishëm më këtë takim. Ata treguan eksperiencat e tyre sesi ishin larguar nga puna vetëm për bindje politike. Ata të zhgënjyer fajësuan Kryeministrin Berisha që ka shkelur ligjin “Për shërbimin civil” duke i lënë pa punë vetëm për çështje politike dhe duke marrë nëpër sektorë të ndryshëm të administratës militantët e tij.
0x323030392d30332d3236 Meta me te shkarkuarit politikisht nga administrata.JPG 16:50)

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on Lideri i LSI takon qytetarë të shkarkuar nga puna për motive politike. Meta shpreh garancinë për kthimin në punë pas 28 Qershorit

Statuti i Levizjes Socialiste per Integrim

Statuti i Levizjes Socialiste per Integrim

I. EMRI

1.1. Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti politike. Ajo është një bashkim vullnetar i shtetasve shqiptarë mbi bazën e ideve të bindjeve të pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike të cilët synojnë të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit.
1.2. Emri i plotë i partisë është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe inicialet e saj janë L.S.I. të cilat përdoren në simbolin flamurin vulën dhe në të gjithë dokumentat zyrtare të partisë.

II. SELIA

2.1. Selia e L.S.I. – së është në Tirane.

III. SIMBOLI

3.1. Simboli i Lëvizjes Socialiste për Integrim është i përbërë nga inicalet L.S.I.. mbi të cilat është vendosur një trëndafil i kompozuar nga lulja dhe kërcelli me dy gjethe të vendosura në të dy anët e tij. Simboli vendoset në stemën vulën dhe flamurin e L.S.I. – së.

IV. VULA

4.1. Lëvizja Socialiste për Integrim ka vulën e saj e cila është në formë rrethore me simbolin e L.S.I. – së në qendër. Rreth simbolit shkruhet me gërma kapitale forumi i L.S.I. – së i cili e përdor.

V. DOKUMENTAT BAZË

5.1. Dokumentat bazë mbi të cilat bazohet funksionimi i LSI-së janë Programi dhe Statuti i saj.
5.2. Programi dhe Statuti janë dokumenta të hapura për ndryshime dhe përmirësime që zhvillimet i bëjnë të nevojshme.

VI. PARIMET KRYESORE

6.1. L.S.I. është krijuar organizuar e funksionon mbi bazën e disa parimeve të saj kryesore që janë:
a. një anëtar një votë dhe organizimi vertikal nga baza në qendër;
b. liria e shprehjes e çdo anëtari për cdo problem që ka të bëjë me performancën e LSI-së e të zgjedhurve të saj dokumentat dhe zbatimin e tyre si dhe çështje të tjera me interes;
c. pacënueshmëria e personalitetit dhe dinjitetit të anëtarit nga çdo anëtar funksionar i zgjedhur ose i emëruar forum apo vendim i cilido forumi të L.S.I. – së;
d. demokracia e bredëshme dhe njohja e garantimi i përfaqësimit në forumet e L.S.I. – së i fraksioneve;
e. kolegjaliteti dhe transparenca në vendimmarrje dhe në drejtimin e çdo strukture të L.S.I. –së;
f. shtrirja e përfaqësimit dhe vlerësimi i gjithësecilit në bazë të kontributeve.

VII. ANËTARËSIMI

7.1. Anëtar i L.S.I. – së mund të jetë çdo shtetas shqiptar pa dallim rrace kombësie seksi bindje fetare gjëndje ekonomike dhe përkatësie shoqërore i cili:
a. ka mbushur moshën 18 vjeç;
b. nuk është anëtar i një force tjetër politike;
c. nuk ështe i dënuar me vendim të formës së prerë nga organet e drejtësisë për vepra penale që parashikojnë burgim;
d. pranon me vullnet të lirë statutin dhe programin e LSI-së dhe kontribuon në zbatimin e tij;
7.2. Anëtarësimi në LSI bëhet individualisht mbi vullnetin lirë të cdo shtetasi shqiptar që shpreh me shkrim kërkesën e tij për anëtarësim në Organizatën e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit në territorin e së cilës ai ka vendbanimin e qëndrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes.
7.3. Vendimin për pranimin në L.S.I. të kërkuesit e merr Komiteti Drejtues pranë Njësisë Vendore përkatëse pasi ka shqyrtuar më parë kërkesën dhe rekomandimin e Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit. Dokumenti i anëtarësimit në L.S.I. lëshohet nga Kryetari i Njësisë Vendore.
7.4. Shtetasi shqiptar që jeton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që ka dëshirën dhe plotëson kushtet për t’u anëtarësuar në L.S.I. duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim Kryesisë të LSI-së e cilat do të marrë vendimin përkatës.
7.5. Anëtarëve të L.S.I. – së që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ju garantohet përfaqësimi në Konventën Kombëtare të L.S.I. – së. Mënyra e përfaqësimit në Konventën Kombëtare dhe e zhvillimit të jetës politike përcaktohet me vendim të Komitetit Drejtues Kombëtar.
7.6. Anëtari i LSI-së i cili për arsye personale është i detyruar të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë mund të ruajë anëtarësinë duke njoftuar me shkrim Organizatën e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit përkatëse për adresën e tij të re si dhe të shprehë angazhimin për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ky statut.
7.7. Anëtari i LSI-së ka për detyrë:
a. të bëjë pjesë në një organizatë të LSI-së;
b. të paguajë rregullisht kuotizacionin e anëtarësisë;
c. të marrë pjesë në zgjedhjet në L.S.I. duke votuar për kandidatin që dëshiron si dhe në zgjedhjet për pushtetin vendor e të përgjithshme duke votuar për kandidatët e L.S.I. – së apo për kandidatët që ajo mbështet;
d. të mos kandidojë si i pavarur apo nën siglën e një force tjetër politike në zgjedhjet për pushtetin vendor të përgjithshme apo për pozicione publike ku një nga kriteret e përzgjedhjes së kandidaturave është ai i përfaqësimit politik;
e. të regjistrohet për të votuar vetëm pranë Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit në territorin e të cilës ka vendbanimin e qëndrueshëm të tij;
f. të respektojë disiplinën e partisë dhe të kontribuojë në forcimin e kohezionit të saj;
g. të pranojë vendimet e shumicës e të respektojë mendimin ndryshe;
h. të punojë për rritjen e ndikimit të L.S.I. – së në komunitetin përkatës;
i. të përpiqet të shtojë rradhët e L.S.I. – së;
j. të mos përfshihet në aktivitete apo sjellje të cilat janë kompromentuese për L.S.I. – në dhe cënojne imazhin e saj;
7.8. Anëtari i LSI-së ka të drejtë:
a. të marrë pjesë dhe të japë kontributin e tij në hartimin dhe zbatimin e qëndrimeve dhe politikave të LSI-së programit dhe statutit të saj;
b. të zgjedhë dhe të zgjidhet në forumet drejtuese të LSI-së. Në rastet e zgjedhjeve për në forumet e nivelit qëndror të L.S.I. – së kjo e drejtë kufizohet për anëtarët që kanë lidhje familjare të shkallës së parë;
c. të informohet për aktivitetin e strukturave të LSI-së dhe të shprehë qëndrimin e tij mbi to;
d. të propozojë dhe të propozohet si kandidat i LSI-së për zgjedhjet e pushtetit vendor ato të përgjithshme si dhe në të gjithë organizmat ku kërkohet përfaqësim i L.S.I. – së;
e. të jetë i barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të L.S.I. – së pavarësisht nga funksionet që ai mbulon në L.S.I. apo gjetkë gjendja ekonomike përkatësia shoqërore;
f. të largohet nga L.S.I. kur të dëshirojë duke bërë një njoftim me shkrim në Organizatën e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit në të cilën ai bën pjesë pa qenë i detyruar të japë shpjegime.

VIII. MASAT DISIPLINORE

8.1. Cdo anëtar që vepron në kundërshtim me parashikimet e Statutit Programit dhe vendimet e forumeve të L.S.I. – së i nënshtrohet marrjes së masave disiplinore.
8.2. Masat disiplinore janë:
a.këshillimi;
b. pezullimi i anëtarësisë;
8.3. Procedurën për dhënien e masës disiplinore anëtarit të L.S.I. – së e fillon forumi i cili ka konstatuar shkeljen.
8.4. Kërkësa për dhënien e masës disiplinore në rastin e anëtarit të thjeshtë të L.S.I. – së dhe kryetarit të Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit i drejtohet Komitetit Drejtues të Njësië Vendore ndërsa përsa i përket rastit të funksionarit të L.S.I. – së të zgjedhur apo emëruar nga forumet kërkesa i drejtohet forumit i cili e ka zgjedhur. Për funksionarët e L.S.I. – së të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga anëtarësia kërkesa i drejtohet Konventës Kombëtare
8.5. Kërkesa duhet të përmbajë një përshkrim të hollësishëm mbi shkeljen e konstatuar si dhe masën disiplinore të propozuar.
8.6. Marrja e vendimeve dhe ankimimi i tyre bëhet në përputhje me parashikimet e këtij statuti dhe të vendimeve të Konventës Kombëtare.
8.7. Rregulla të hollësishme për dhënien e masave disiplinore përcaktohen nga Konventa Kombëtare.

IX. ORGANIZIMI I L.S.I.

9.1. L.S.I. është një parti politike me karakter elektoral me organizim vertikal nga baza në qendër e cila në themel të organizimit të saj ka parimin një anëtar një vote.
9.2. L.S.I. e ushtron aktivitetin e saj në të gjithë territorin e vendit dhe është organizuar në dy nivele: në nivelin vendor dhe nivelin qëndror.
9.3. L.S.I. në nivel vendor ka këtë organizim:
Organizata pranë Qendrës së Votimit (O.Q.V)
Komiteti Drejtues pranë Njësisë Vendore (K.D.Nj.V.)
Konferenca e Rrethit (K.RR.)
9.4. Në nivel qëndror L.S.I. ka këtë organizim:

  • Konventa Kombëtare (K.K)
  • Komiteti Drejtues Kombëtar (K.D.K.)
  • Kryesia
  • Kryetari
  • Zëvendëskryetari
  • Nënkryetarët
  • Sekretari i Përgjithshëm

X. ORGANIZIMI I L.S.I. – së NË NIVEL VENDOR

Organizata e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit
10.1. Njësia bazë e organizimit të L.S.I. – së është Organizata pranë Qendrës së Votimit.
10.2. Organizata e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit formohet nga të paktën 10 anëtarë të L.S.I. Në rastet kur nuk mund të arrihet ky numër me miratimin e Komitetit Drejtues të Njësisë Vendore anëtarët e L.S.I. – së e zhvillojnë jetën e tyre politike në një nga Organizatat e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit fqinjë.
10.3. Organizata e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit i zhvillon mbledhjet e saj të paktën 4 herë në vit. Mbledhja e Organizatës i L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit thirret nga kryetari ose nga 1/3 e anëtarësisë.
10.4. Gjatë periudhës së fushatave për zgjedhjet në parti pushtet vendor apo zgjedhje të përgjithshme Organizata e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit konsiderohet e mbledhur në menyrë permanente.
10.5. Organizata e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj politik:
a. propogandon politikën dhe qëndrimet e L.S.I. – së në përputhje me Programin Statutin dhe vendimet e forumeve drejtuese të L.S.I – së;
b. propozon kandidatët e saj për në Komitetin Drejtues të Njësisë Vendore;
c. punon për shtimin e rradhëve të L.S.I. – së;
d. organizon dhe administron fushatat elektorale për zgjedhjet në L.S.I. për pushtetin vendor apo të përgjithshme në përputhje me kompetencat që i jepen në këtë drejtim nga Statuti dhe vendimet e forumeve të L.S.I. – së;
e. përpiqet të zgjerojë ndikimin e L.S.I. – së në shtresat e ndryshme të popullsisë në njësinë territoriale për të cilën ajo përgjigjet;
f. mban lidhje me organizatat politike të shoqërisë civile të cdo grupimi tjetër shoqëror apo individë në përputhje me parimet dhe normat e Programit dhe të Statutit të L.S.I. – së;
g. respekton mendimin e çdo shtetasi anëtar apo jo i L.S.I. – së.
Kryetari i Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit
 10.6. Për mbarëvajtjen e punëve të përditshme zgjidhet Kryetari i Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit. Kryetari zgjidhet për një periudhë kater vjecar nëpërmjet një procesi votimi nga anëtarësia e Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit në prani të Kryetarit të Njësië Vendore ose një prej anëtarëve të Komitetit Drejtues të Njësisë Vendore.
10.7. Kryetari i Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit:
a. organizon veprimtarinë e L.S.I. – së në territorin administrativ të qendrës së votimit;
b. thërret mbledhjet e Organizatës së L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit;
c. njofton me shkrim Komitetin Drejtues të Zonës Zgjedhore për çdo mbledhje apo aktivitet të Organizatës pranë Qendrës së Votimit;
d. nënshkruan të gjithë vendimet e marra nga Organizata e L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit;
e. harton e administron listën e anëtarëve të L.S.I. – së pranë qendrës së votimit përkatëse;
f. harton listën e përkrahësve të L.S.I. – së pranë qendrës së votimit përkatëse;
g. drejton fushatat zgjedhore të L.S.I. – së në nivel qendre votimi në rastet e zgjedhjeve te përgjithshme vendore apo forumet e L.S.I. – së;
Komiteti Drejtues i L.S.I. në Njësinë Vendore
10.8. Drejtimi politik dhe organizativ i L.S.I. – së në Njësinë Vendore realizohet nëpërmjet Komitetit Drejtues të Njësisë Vendore.
10.9. Komiteti Drejtues i Njësisë Vendore përbëhet nga një numër tek anëtarësh që miratohet me udhëzim të vecantë të Kryesisë Qëndrore të LSI-së.
10.10. Anëtarët e Komiteteve Drejtuese të Njësive Vendore Zgjidhen nga anëtarsia nëpërmjet votimi të listave të kandidatëve. Listat e Kandidatëve hartohen sipas këtij parimi:
a. Për Bashkitë një Kandidat për cdo 10 anëtarë
b. Për Komunat një Kandidat për cdo 5 anëtarë

10.11. Lëvizja e të Rinjve për Integrim dhe Lëvizja e Gruas për Integrim në mënyrë të vecuar propozojnë kandidatët e tyre për në Komitetin Drejtues të Zonës Zgjedhore të cilët do të jenë nga 20% e totalit të kandidatëve. Kjo përqindje reflektohet detyrimisht edhe në përbërjen e Komitetit Drejtues të Njësisë Vendore.
10.12. Rregulla të hollësishme për kushtet mënyrat e kandidimit të zhvillimit të zgjedhjeve dhe të përfaqësimit në strukturat e L.S.I. – së miratohen nga Konventa Kombëtare.
10.13. Komiteti Drejtues i Njësisë Vendore mblidhet jo më rrallë se një herë në tre muaj me kerkesë të kryetarit ose 1/3 e anëtarëve.
10.14. Komiteti Drejtues i Njësisë Vendore gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij politik:
a. organizon dhe kontrollon punën e Organizatave të L.S.I. – së pranë Qendrës së Votimit të L.S.I. – së në territorin administrativ të Njësisë Vendore;
b. krijon dhe administron regjistrin e anëtarësisë dhe të strukturave të L.S.I. – së në nivelNjësie Vendore;
c. propozon kandidaturat për deputetë në organet e qeverisjes vendore apo në cdo organizatë tjetër ku kërkohet përfaqësimi politik i L.S.I. – së në territorin administrativ të saj. Kur territori i organit të qeverisjes vendore ndahet në më shumë së një zonë zgjedhore secili Komitet Drejtues i njësië Vendore jep kandidaturën e tij;
d. zgjedh përfaqësuesit e tij në Konventën Kombëtare;
e. kontrollon dhe administron proçesin e mbledhjes së kuotizacioneve;
f. koordinon punën e L.S.I. – së në të gjitha fushat politike ekonomike shoqërore duke bashkëpunuar jo vetëm me Organizatat e L.S.I. – së pranë Qendrave të Votimit dhe anëtarët e L.S.I – së por edhe me organizatat partnere të shoqërisë civile të cdo grupimi tjetër shoqëror përkrahës të L.S.I. – së apo individë në përputhje me parimet dhe normat e Programit dhe të Statutit të L.S.I. – së;
g. miraton pranimet këshillimet apo pezullimet nga L.S.I. – ja pasi shqyrton kërkesat e shtetasve apo anëtarëve si dhe kërkesat për masa disiplinore e rekomandimet përkatëse të Organizatave të L.S.I. – së pranë Qendrave të Votimit apo forumeve të tjera të L.S.I. – së;
h. organizon dhe administron fushatat elektorale për zgjedhjet në parti për pushtetin vendor apo të përgjithshme në zonën zgjedhore përkatëse në përputhje me kompetencat që i jepen në këtë drejtim nga Statuti dhe vendimet e forumeve të L.S.I. – së;
i. raporton në mënyrë periodike në Kryesinë e L.S.I. – së në Rreth për aktivitetin e L.S.I. – së në territorin administrativ të zonës zgjedhore përkatëse.
Kryetari i L.S.I. – së në Njësinë Vendore
10.15. L.S.I. në nivel Njësie Vendore drejtohet nga Kryetari i L.S.I. – së në Njësinë Vendore i cili zgjidhet nëpërmjet votimit të drejtpërdrejtë nga anëtarësia e L.S.I. – së e Njësisë Vendore për një periudhë katër vjecar
10.16. Kryetari i L.S.I. – së në Njësinë Vendore:
a. drejton veprimtarinë e L.S.I. – së në territorin administrativ të Njësisë Vendore përkatëse;
b. thërret dhe drejton mbledhjet e Komitetit Drejtues të Njësisë Vendore;
c. nënshkruan të gjithë vendimet e marra nga Komiteti Drejtues i Njësisë Vendore;
d. drejton fushatat zgjedhore të L.S.I. – së në nivel Njësie Vendore në rastet e zgjedhjeve të përgjithshme vendore apo forumet e L.S.I. – së;
e. lëshon dokumentin e anëtarësimit në L.S.I.
Konferenca e L.S.I. – së në Rreth
10.17. Drejtimi politik dhe organizativ i L.S.I. – së në nivel rrethi realizohet nëpërmjet Konferencës së Rrethit.
10.18. Konferenca e Rrethit përbëhet nga Kryetarët e komiteteve të L.S.I. – së në Njësitë Vendore dhe anëtarët e Komiteteve Drejtuese të LSI-së ne Njësitë Vendore.
10.19. Konferenca e Rrethit mblidhet të paktën dy herë në vit në bazë të një programi vjetor të miratuar nga Kryesia e L.S.I. – së. Ajo thirret me vendim të Kryesisë së L.S.I. – së në Rreth ose me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të saj.
10.20. Pranë Konferencave të L.S.I. – së në Rreth në bazë të mundësive financiare ngrihen struktura politiko – organizative.
10.21. Konferenca e L.S.I. – së në Rreth gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj:
a. koordinon punën e L.S.I. – së në të gjitha fushat politike ekonomike shoqërore duke bashkëpunuar jo vetëm me Komitetet Drejtuese në Njësitë Vendore Organizatat e L.S.I. – së pranë Qendrave të Votimit dhe anëtarët e L.S.I – së