Kryemadhi takim me biznesin fason: Të fitojmë kohën e humbur

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit fason në Shqipëri, ku u njoh nga afër me problematikat që po hasin fasonët në këtë periudhë ku vendin është përfshirë nga pandemia e koronavirusit.

Postimi i Kryemadhit:

Sot zhvillova një takim me përfaqësuesit e Fasonistëve të Bashkuar, ndamë shqetësimet emergjente me të cilat po përballet ky sektor, i cili është jetik përsa i takon punësimit masiv që realizon. Sektori fason, sipërmarrësit dhe gjithë punonjësit e tij janë goditur rëndë nga keqmenxhimi i situatës ekonomike nga ana e qeverisë. Mijëra familje të thjeshta shqiptare sigurojnë mbijetesën me pagat e realizuara në biznesin fason. Tashmë dihet që ky biznes është përballur vazhdimisht me vështirësi të shumta përsa i takon procedurave burokratike, të padrejta dhe jo stimuluese, duke funksionuar me vështirësi më të mëdha se çdo biznes fason në vendet e tjera në rajon.

Kërkohet një paketë urgjente ekonomike për sektorin fason, për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi. Të mbrosh biznesin fason do të thotë të mbrosh mijëra të punësuar. Ndaj edhe një herë distancohemi prerë nga gjuha e papranueshme e qeverisë dhe mungesa e plotë e gatishmërisë për mbështetjen e këtij biznesi.

Nuk kemi kohë për të humbur me propagandën e kryeministrit të Facebook. Duhet të shkrijmë akujt që prej 2 muajsh kanë ngurtësuar jetën dhe ekonominë e shqiptarëve, të fitojmë kohën e humbur duke jetuar e punuar 365 ditë të vitit. Çdo ditë me vendime eksperimentale është humbje e madhe për ekonominë shqiptare, për familjen shqiptare dhe Shqipërinë.

/ In News / By Admin / Comments Off on Kryemadhi takim me biznesin fason: Të fitojmë kohën e humbur

Spahiu: Amnistia, qoka e dytë e madhe për oligarkinë, pas ligjit të dividentit

Nga Përparim Spahiu

Amnistia, qoka e dytë e madhe për oligarkinë, pas ligjit të dividentit.
——-
Opozita, ashtu si qasja për shumë vendime të mara nga një parlament e për rrjedhojë dhe një qeveri ilegjitime, për mosnjohje te tyre, kryesisht te koncesioneve dhe kontratave PPP, duhet të ketë qasje të qartë mohuese për këtë projekt ligji të ri, siç është ai i amnistisë, që kërkon të ndërmarrë kjo qeveri.

Së pari, projekte të tilla nuk mund të merren në fund mandati, nga zullumqarë që vetë kanë krijuar një situatë të rëndë ku paraja jashtë sistemit zë më shumë se 22 % të PBB-s.

Rritja e tatimfitimit me 50%, taksimi progresiv i të ardhurave personale deri në 23% ishin dy nga ndryshimet bazë të ndërmarra nga Rilindja në vitin 2013 që kane çuar në rritje të evazionit, ku natyrisht më të lehtë e kame pasur ato biznese pranë qeverisë, te të cilët tatimorë, apo dhe vetë ministrat e financave që dilnin rrugëve për kontrolle, nuk mund t’u trokisnin te dera.

Për rrjedhojë, kjo amnisti krijon bindjen e plotë për të gjithë ne se është goditje bizneseve të ndershme për herë të dytë dhe lehtësim për oligarkinë në pushtet duke kryer “pastrimin” e bilanceve të tyre nga të gjitha mëkatet që kanë bërë.

Së dyti, periudha e Rilindjes është më famëkeqja në aspektin e krijimit dhe e injektimit të parasë së zezë të krimit në ekonomi. Kanabizimi mbarëkombëtar i vendit në vitin 2016, laboratorët e drogës në Elbasan e Has, mijëra ton drogë sekuestruar nga policia etj. janë argument i qartë se paraja e zezë ka mbizotëruar ekonominë e vendit dhe është “normale” që ata që e krijuan ta amnistojnë atë.

Së treti, dhe që është më e rëndësishmja, ky ligj kërkon 84 vota.

Vetë votimi i këtij ligji nga Parlamenti aktual, duhet të jetë objekt i një “amnistie” në të ardhmen, si nga parlamenti i ardhshëm dhe nga Gjykata Kushtetuese. Por, pa i hyrë ligjshmërisë së tij të paszgjedhjeve të vjedhura të vitit 2017, as numrit të mangët të këtij parlamenti në 122 nga 140 deputetë që kërkon Kushtetuta dhe as ligjshmërisë së dorëzimit dhe marrjes së mandateve të reja nga opozita, po theksoj fjalën e dy ditëve më parë të një ish-ministri, drejtuesi politik i njërit nga qarqet më të mëdha në vend si Shkodra, i cili pranoi por dhe theksoi domosdoshmërinë e shkëputjes së socialistëve nga oligarkia.

Ligji i amnistisë jo vetëm nuk e shkëput por e lidh edhe më shumë Rilindjen me Oligarkët.

Edi Rama do të vazhdojë përpara me këtë projekt. I takon opozitës të shprehet qartë që një projekt të tillë nuk do ta njohë, ashtu siç nuk njeh ligjin anti kushtetues të dividentit. Një qasje e tillë do të bënte që ky projekt të dështonte që pa nisur pasi do të rriste presionin neser ndaj atyre që do të deklaroheshin dhe amnistoheshin sot.

/ In News / By Admin / Comments Off on Spahiu: Amnistia, qoka e dytë e madhe për oligarkinë, pas ligjit të dividentit

Vasili: Duhet Task Forcë jo politike për të shpëtuar ekonominë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kërkon ndërhyrje urgjente për të shpëtuar ekonominë që është drejt falimentimit, për shkak të bllokimit nga pandemia e koronavirusit.

Në një video mesazh në Facebook, Vasili propozon ngritjen e një taske force jo politike, e cila të ketë të drejtë për të marrë vendime të shpejta mbi sektorët që duhen mbështetur në ekonomi.

“Një “Dream Team” për Arkitekturen e re të Ekonomisë shqiptare pas COVID!(VIDEO). Koha nuk pret duhet: “TASK FORCE JO POLITIKE VENDIMMARRESE” për të shpëtuar ekonominë!”,- shprehet Petrit Vasili në mesazhin e tij.

Vasili u shpreh se situata është e pazakontë dhe kërkon përgjigje ekspertësh dhe të njerëzve të aftë që të japin zgjidhje konkrete dhe të shpejta.

“Situata është e pazakontë dhe instrumentet tradionale janë të pavlefshme. Situata kërkon një përgjigje të shpejtë për greminën ekonomike ku mund të zhytemi nga çasti në çast”,- u shpreh nënkryetari i LSI.

Video mesazhi i plotë i Petrit Vasilit

Të nderuar miq,
Ekonomia është kryefjala e të nesërmes sonë. Ekonomia është kryefjala edhe e të tashmes sonë. Një taskë forcë jo politike për ekonominë. Një taskë forcë jo politike por vendimmarrëse ekonominë. Një taskë forcë jo politike por që orienton udhën e ekonomisë. Natyrshëm kërkohet sot projektimi i një arkitekture krejtesisht të re ekonomike. Situata ndodhet nënjë komplikim të tillë të paprecedentë ku ccdo instrument klasik, i zakonshëm, I rutinës është i pavlefshëm. Përgjigjet duhet të jenë të shpejta, të menjëhershme dhe mbrojtëse për greminën ekonomike ku mund të zhytemi nga ccasti në cast. E gjithë bota ka mobilizuar elitën e vetë më të mirë ekonomike dhe akademike të biznesit dhe gjithëfarësh me vendimmarrje të jashtëzakonshme të duhur për të shpëtuar ekonominë nga pandemia që e pret e cila për nga fuqia shkatërimtare duhet t’ia kalonte kushedi sa herë më shumë koronavirusit në raport me efektet shëndetësore që ai prodhon. Italia fqinje ka ngritur një taskëforcë me ekselencat e ekonomisë italiane dhe e kanë quajtur Dream Team, skuadrën e ëndrrave.

Pra atë skuadër specialistësh, ekonomistësh, akademistësh të zotë, pikërisht që po projektojnë me vendimmarje të fuqishme në duar, që kapërcen ministritë, pra këto ministri të zakonshme që rutina politike i ka prodhuar si formë qeverisje përpara një bote e cila po përballet me fenomenin që se mendonte dot kurrë. Shqipëria ku ndodhet? Shqipëria me mekanizmat, instumentat, me njerëzit e qeverisë, nuk mund të zgjidhë dot asgjë. Qeveria ka vetëm hallin e ditës, të krijojë atë demagogjinë dhe propagandën e ditës, të shtyjë orët dhe sekondat, të mendojë për ato që janë llogaritje elektorale, të shikojë sondazhet sa humbet dhe sa fiton, të bëjë sikur ndihmon disa të varfër ndërkohë që kanë nevojë mijëra të tjerë, të mendojë për 24 orë dhe jo për 48 orë. Dhe ky vizion është fundi i të gjithëve ne.
Prandaj sot kërkohet patjetër një mekanizëm, një task forcë jo politike, e cila të ketë brenda përfaqësues shumë të zotë të biznesit, menaxherë të jashtëzakonshëm, personalitete nga bota akademike, njerëz që njohin politikat fiskale, edhe statiticienë shumë të zot, të cilët tregojnë tendencën se ku ecën bota. Pra të gjithë më të mirën për ekonominë më zgjidhje të cilat i japing frymë të menjëherëshme ekonomisë dhe na shpëtojnë nga një kolaps i paralajmëruar i cili për fat të keq do të ishte pa kthim sepse do të kontrastohemi egër në raport me një botë e cila po predispozon mekanizma krejtësisht të tjerë, krejtësisht anatylarë në raport me ekonominë dhe mekanizmat e vjetra klasike, pra për tu përballur me këtë fenomenologji, me këtë situatë e cila ishte thuajëse apokaliptike. Pra na duhet patjetër, pa humbur kohë të ecim me këtë rrugë.

Nuk kemi kohë të humbasim me demagogjitë e ditës të Kryeministrit, të disa ministrave, personazhe shumë të vegjël për nevojën e zgjidhjeve kaq vizionare, afatgjata, pra e them sërisht, që kërkojnë një rindërtim të një arkitekture krejtësisht të re të ekonomisë shqiptare. Kjo çështje nuk pret të nderuar miq, kjo çështje nuk pret sepse jo vetëm shqiptarët do të zhyten në një varfëri të tmerrshme por edhe eventualitetet e pandemive, e ngjarjeve të tjera mjekësore, e pandemive dhe të sëmundjeve kronike, plot edhe elemente të tjera që sistemi shëndetësor do të përballet me to nuk do të ketë instrumenta ekonomikë që ta mbajnë këtë sistem në këmbë. Të bëjnë të mundur që të jetë efiçent, të jetë i furnizuar si duhet, pra të përballet edhe me këto probleme. Ndërkohe që e gjithë bota e biznesit, lokomotiva e zhvillimit ekonomik, në të gjithë botën por në mënyrë të veçantë në Shqipëri, goditja ishte e asfiksuar drejt një rrënjimi i cili do të krijonte besoj një eksplodim, një eksplozion, një shpërthim shoqëror i cili do të ishte tërësisht i pakontrollueshëm dhe nuk do të kishte as karantinë dhe as gjendje të jashtëzakonshme apo veprim të çdo lloj i cili do të mund ta përballonte.

Të nderuar miq, duhet një task forcë për ekonominë. Një task forcë jo politike. Mendjet më të mira, sot më shumë se kurrë në jetën e saj pluraliste, i duhen Shqipërisë për të shpëtuar të sotmen por edhe të ardhmen tonë. Çdo vonesë për ta ndërmarrë një hap të tillë do të ishtë vrasëse për vendin. Do të ishte një krim për të cilin çdo lloj dënimi do të ishte minimal. Pra të nxitojmë ta krijojmë. Ta mbështesim të gjithë këtë si opinion publik. T’iu japim hapsirën e duhur. Pse jo ta krijojmë edhe ne atë që quhet ‘dream team’ shqiptar. Pra skuadrën më të mirë të njerëzve shqiptar të cilët pa komplekse, duke parë vetëm interesat e vendit, do të përjektonin zgjidhje te cilat qeveritë cila do qofshin, do tju bindeshin me detyrim pa i hequr asnjë presje. Ju faleminderit të nderuar miq!

/ In News / By Admin / Comments Off on Vasili: Duhet Task Forcë jo politike për të shpëtuar ekonominë

Luan Rama: Kryeministër, cila është e vërteta mbi mjekun pompist që dërgove në Itali?

Qazim Ismaili është një prej 30 personave të ekipit mjekësor që u dërgua nga Edi Rama në Itali për të ndihmuar në përballimin e situatës së koronavirusit. Ismaili ka një diplomë kursi për fizioterapi, por prej shumë vitesh punon si pompist në një pikë karburanti.

Lidhur me këtrë ccështje ka reaguar edhe Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, i cili përmes rrjeteve sociale i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shpjegojë sa më shpejt ngjarjen në fjalë.

Reagimi

Pa koment, pa politikë:

Fisnikëri e përbaltur prej mashtrimit, apo baltë mbi një akt fisnikërie?

Zoti Kryeministër, ju e keni për detyrë të thoni si është e vërteta!

Në disa portale janë publikuar lajme, sipas të cilave, në përbërje të grupit të mjekëve dhe infermierëve që shkuan për t’iu bërë krah Italisë mike në këtë kohë të vështirë prej pandemisë së koronavirusit, janë përfshirë edhe njerëz që nuk kanë lidhje me mjekësinë!

Madje thuhet se njëri ndër ta, i quajtur Qazim Ismaili, paska qenë punëtor në një pikë karburanti në Vorë deri dy ditë përpara se të nisej për në Itali!

Cila është e vërteta zoti Kryeministër?

Mashtrimi në çdo kohë është i dënueshëm, por mashtrimi kur tjetri është në hall dhe fatkeqësi është dy herë krim e njëmijë herë poshtërsi!

Ndaj duhet, e përsëris, duhet të thoni cila është e vërteta!

Jemi përpara fisnikërisë së përbaltur prej mashtrimit qeveritar, apo përballë përbaltjes mbi një akt fisnikërie e solidariteti shqiptar?

Cila është e vërteta zoti Kryeministër?!…

Shqiptarët duhet ta dinë.

Panariti: Rruga e tretë e infeksionit të COVID – 19, vërteton se maskat dhe syzet na mbrojnë të gjithë

Nga Edmond Panariti

Rruga e tretë e infeksionit të COVID – 19, vërteton se maskat dhe syzet na mbrojnë të gjithë !

Kryeepidemiologu i Koresë së Jugut nuk bie dakord me rekomandimin fillestar të OBSH dhe te disa vendeve perëndimore se maskat duhen perdorur nga mjeket dhe të semuret, ndersa për të tjerët eshte e panevojshme!

Rruga e tretë e infeksionit nga COVID deshmon se shperndarja e virusit behet edhe me grimca aerosoli më të vogla se 1 mikron!

Keto grimca dalin nga goja edhe gjatë nje bisede normale.
Ato shperndahen mjaft me larg se distanca 2 m e distancimit social dhe është e vërtetuar se mund të qendrojne pezull per ore ne mjedise të mbyllur.
Meqenese 20 perqind e te prekurve nuk kane shenja, kuptohet se sa pa sens eshte te mos perdoren maskat!
Madje edhe kur per pak minuta na duhet të psonisim apo të kryejmë sherbime të tjera jashtë vetë izolimit.
Jo vetëm maska thotë ai, por edhe syze!
Sepse çdo gjë tjetër veç lëkurës eshte portë hyrje, perfshirë edhe konjuktivat e syve!
Prandaj kujdes…!

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Panariti: Rruga e tretë e infeksionit të COVID – 19, vërteton se maskat dhe syzet na mbrojnë të gjithë

Vasili:Testim,mjeku i familjes dhe merkato ushqimore e farmaci hapur,kështu po fiton Gjermania ndaj Pandemisë!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se Shqipëria duhet të marrë modelet me të mira të Gjermanisë dhe Italisë në përballimin e situatës së koronavirusit.

Në një video mesazh, Petrit Vasili shprehet se testimi sa më i madh i popullsisë është një mënyrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Testim, mjeku i familjes dhe merkato ushqimore e farmaci hapur, keshtu po fiton Gjermania ndaj Pandemise”,- shprehet Petrit Vasili.

Videomesazhi i Petrit Vasilit në Facebook:

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Vasili:Testim,mjeku i familjes dhe merkato ushqimore e farmaci hapur,kështu po fiton Gjermania ndaj Pandemisë!

‘’Kosova paketë 200 milionë euro për bizneset’’, Vasili: Qeveria e Ramës të mësojë dhe të lërë tenderat

Kosova miratoi një paketë që do i kushtojë 200 milionë euro për t’i ardhur në ndihmë në këtë kohë krize kompanive, bizneseve dhe punonjësve të tyre të prekur nga masat.

Vasili e quan këtë një shembull të shkëlqyer teksa theksoi se qeveria e Ramës duhet të mësojë nga Kosova dhe të lërë tenderat por të miratojë paketën e ndihmës për njerëzit e thjeshtë, bizneset e prekura, të papunët.

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on ‘’Kosova paketë 200 milionë euro për bizneset’’, Vasili: Qeveria e Ramës të mësojë dhe të lërë tenderat

Panariti: Ashtu si në lufte edhe ndaj COVID, fiton ai që godet me shpejt dhe i pari!

Nga Edmond Panariti

Ashtu si në lufte edhe ndaj COVID, fiton ai që godet me shpejt dhe i pari!

Prandaj zbulo, blloko dhe izolo shkurt dhe shpejt!

Kjo eshte rruga e bllokimit të infeksionit të COVID – 19 !

Kontroll aty ne vend!

Me strip test, mundesisht pa levizur, pa prekur, pa takuar me të tjerë nga ai që do analizohet !

Per 15 – 20 min merr rezultatin Po, Jo!!

Qe do te thote, karantinë e detyruar ose jo!

Nuk ja vlen perqasja, ta morëm kampionin tani, ik se do të njoftojmë pas 24 oresh per rezultatin nga laboratori qendror.

Sepse kur vjen pergjigja, pacienti ka levizur dhe infeksioni ka marrë dhenë.

Sepse te COVID, jo ora por minutat dhe sekondat bejne diferencen!

Nese Kina, Korea dhe Singapori paten sukses në kontrollin e infeksionit, eshte se ishin të paret qe zbatuan teknikat e shpejta, te thjeshta jashtë laboratorike imunokromatografike per zbulim, bllokim në vend të infektuarve.
Kete e bene me strip teste, analiza qe nuk kane nevoje për laborator dhe mbahen me vete nga inspektorët e shendetit..

Keto vende nuk priten validimin burokratik nga institucionet, te testeve por i hodhen per veprim..
Fituan kohë dhe frymemarrje, duke qene hapa para vendeve të tjera në luftën ndaj infeksionit! Vendet e tjera, nuk kuptuan se në lufte, nuk ke kohe per kolaudimin e pushkes, por duhet të qellosh menjehere dhe i pari! Ose do të goditesh!

“Mbylleni gojën, jemi në luftë”, Luan Rama kujton vitin ’97, shuplakë qeverisë: Edhe spekullantët e luftës përgjjgjen një ditë!

Përmes një statusi të ndarë në rrjetet sociale Luan Rama kujton vitin 1997 kur ishte gazetar, duke e paralelizuar sitatën me atë që po jetojmë sot nga koronavirusi.

Ai thotë se tipike e qeverisë së atëhershme ishte fakti se gazetarët duhet të mbyllnin gojën me justifikimin se ishim në luftë, duke mos folur për qeverinë edhe kur ajo shkëlte ligjin. E njëjta gjë, thotë ai po ndodh edhe sot.

Duke iu drejtuar qeverisë, nënkryetari i LSI-së iu kujton se, vjen shpejt koha kur edhe spekullantët e luftës përgjjgjen një ditë.

STATUSI I PLOTE

Mbylleni gojën, jemi në luftë!

Një shprehje idiote, edhe pse jo të gjithë ata që e thonë, janë idiotë.

Thjesht më kujton vitet 1995, 1996, dhe sidomos vitin 1997 të Shqipërisë në kolaps, pa shtet dhe në gjendje të jashtëzakonshme, kur horrat e pushtetit dhe minjtë e gjirizeve të tij na thonin ne gazetarëve: mbylleni gojën, jemi në luftë!

Sepse sipas tyre, ishte e paligjshme të flisje për të vërtetat e pushtetit, ishte e paligjshme që t’i denoncoje ato, se “ishim në luftë”!

Të njejtët, natyrisht jo nga emri e mbiemri, por nga trutë e ushqyer në haletë e pushtetit, thonë të njejtën gje: mbylleni gojën, jemi në luftë!

Për këta hibridë të sajuar prej mutacionesh perversiteti pushteti e të klonuar në laboratorët e propagandës tipike gebëlsiane, jo vetëm nuk ka rëndësi se çfarë bën dhe si e bën qeveria punën e vet, por edhe duhet heshtur!

Duhet heshtur edhe kur qeveria nuk zbaton ligjin, edhe kur kryeministri vepron në kokën e vet e pa asnjë tagër kushtetues, duhet heshtur për konçensionet e grabitjes dhe për mosveprimin kriminal në kohën e duhur për shpalljen e emergjencës civile, por duhet heshtur edhe kur të burgosurit nxirren nga burgu sipas shijeve të qeverisë e në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, duhet heshtur edhe kur shteti nuk është atëherë kur qytetarët kanë më shumë nevojë për të.

Jemi në luftë, por lufta nuk i jep të drejtë askujt të shkelë ligjin!
Vjen shpejt koha kur edhe spekullantët e luftës përgjjgjen një ditë!

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on “Mbylleni gojën, jemi në luftë”, Luan Rama kujton vitin ’97, shuplakë qeverisë: Edhe spekullantët e luftës përgjjgjen një ditë!

Vasili: Duhen vepra dhe jo shfaqje për përballimin e pandemisë! (VIDEO)

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeveria “Rama” duhet të marrë akte konkrete për përballimin e epidemisë së koronavirusit dhe jo të bëjë shfaqje pa përmbajtje në media dhe ERTV.

Në një video mesazh në Facebook, Vasili shprehet se situata është serioze dhe duhet përballur me një përgjegjshmëri maksimale nga institucionet shtetërore.

“Ata që kanë marrë përsipër të administruar këtë situatë duhet të jenë konkret në aktet e tyre. Ne nuk kemi nevojë që kryeministri me gjuhë të papërshtatshme të bëjë shfaqje. Pandemia nuk ka nevojë për shfaqje. Kryeministri ka shumë gjëra për të mësuar nga Italia dhe më rezulton se nuk ka mësuar asgjë”,- shprehet Petrit Vasili.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat.