Xhixho: Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian ishte “Po “ për shqiptarët dhe kushte të shtuara për t’u plotësuar për qeverinë

NënKryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar pas vendimit të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë duke thënë se ky vendim ishte një “Po” për shqiptarët dhe kushte të shtuara për qeverinë.

Në një postim në Facebook, ish-zv.ministrja e Integrimit thekson se padyshim ishte një PO për Shqiptarët dhe që Bashkimi Europian është në krah të qytetarëve shqiptar në ëndrren e tyre europiane.

Postimi i plotë

Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian ishte “Po “ për shqiptarët dhe kushte të shtuara për t’u plotësuar për qeverinë.

Vendimi për hapjen e Negociatavs në parim midis BE dhe Shqiperisë ishte nje lajm i shumëpritur e shprese për gjithë shqiptarët në rrugëtimin tonë europian e sidomos kur ky lajm erdhi në këtë periudhë kaq të veshtirë kur jetojmë me pandeminë e koronavirusit.

Padyshim ishte një PO për Shqiptarët dhe që Bashkimi Europian është në krah të qytetarëve shqiptar në ëndrren e tyre europiane.

Por kjo “Po” nuk erdhi pa kushte sikundër ishte vendimi për Maqedonine e Veriut.
Dhe jo pak plot 15 kushte për t’u plotësuar nga qeveria shqiptare në menyrë që të fillohet konkretisht me hapjen e kapitujve që do negociohen .Plotesimi i ketyre kushteve do të jetë në një monitorim të rreptë nga Komisioni Europian.
Pra nga 9 kushtet e Bundestagut Gjerman që kishim vjet, këtë vit sërisht kushtet nuk plotësohen por ato shtohen në 15. Nderkohë le të mos harrojme që në 2016 kur për herë të parë Komisioni rekomandoj hapjen e negociatave kishim vetem 5.

Pa perfundimin e reformës zgjedhere , pa sistem drejtësie të pavarur dhe funksional që fillon me ngritjen e funksionimin sipas Kushtetutës së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, pa luftuar krimin e korrupsionin në të gjitha nivelet padyshim që nuk mund të kemi fillim të proçesit të negocimit i cili mbeti sërisht pa datë.
Prandaj kërkohet të lexohet me maturi e përgjegjshmëri ky dokument e sa më parë të fillohet me plotësimin e tyre.

Miq, jetojme kohëra tepër të vështira për ne e të dashurit tonë. Kjo PO e BE me kushte të shtuara, nënvizon ndër të tjera nevojën për reforma urgjente të shërbimit publik në Shqipëri.

Vetëm shteti dhe shërbimi publik mbi të gjitha shëndetsor i pakorruptuar dhe funksional mund ta ndihmojë popullin të dali nga kjo krizë, sidomos ata që jetojnë në situatat më vulnerabel në shoqerinë tonë,si të varfërit, minoritet, gratë, të cilët nuk mund të kenë ndihmën e nevojshme.

Dua të pergezoj dhe falenderoj gjithë qytetarët shqiptarë për solidaritetin dhe ndërgjegjshmerinë kolektive që po tregojnë në lufte kunder coronavirusit.
Falenderoj nga zemra dhe mirenjohje të thellë për tërë ata individë të angazhuar që garantojnë sot në linjë të parë shërbimet e bazës, të cilat mos harrojmë pjesa më e madhe janë gra e vajza, doktoresha, infermiere, farmaciste, punonjese të ushqimoreve, pastrimit, transportit e sigurisë publike.
#FALEMINDERIT #RriniNeShtepi

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Xhixho: Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian ishte “Po “ për shqiptarët dhe kushte të shtuara për t’u plotësuar për qeverinë

Mehmetaj: Lajmet e mira nga Brukseli përballë lajmeve të hidhura të qeverisë!

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e cilëson pozitiv vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave me Shqipërisë.

Përmes një reagimi në Facebook, Mehmetaj shprehet se ky është i vetmi lajm pozitiv përballë lajmeve negative të qeverisë “Rama”.

Postimi i plotë:

Lajmet e mira nga Brukseli përballë lajmeve të hidhura të qeverisë!

Sot Brukseli u tregua shumë bujar me ne duke konfirmuar edhe njëherë, për këdo skeptik, se rruga jonë drejt Bashkimit Europian është e padiskutueshme dhe pa kthim pas. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dhanë dritën jeshile për çeljen e negociateve, por nuk harruan ta shoqëronin vendimin e tyre me një skaner të thellë të situatës në Shqipëri duke na dhënë një “recetë” kushtet, ku vetëm zbatimi i plotë i tyre do i hapte vërtet rrugën negociatave. Gjithashtu, po sot, Komisioni Europian i akordoi Shqipërisë 50 milion euro për luftën kundër COVID-19.

Nga ana tjetër, cinizimit të përsëritur të Kryeministrit tonë mbi hapjen e negociatave (kujtesë! Për të cilin negociatat janë hapur çdo vit qysh prej 2017-ës) ju bashkua lajmi i keq i shtimit të kushteve të reja që do e bënin realitet të prekshëm hapjen e negociatave. Nga 9 të hartuara nga Bundestagu Gjerman disa muaj më parë ato janë bërë 15 dhe nuk janë fjalë kot. 4 prej tyre janë parakushte për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Këto kushte në fakt tregojnë se hapja e negociatave nuk ishte një hap i merituar nga ne, por vendim strategjik i BE për të konfirmuar edhe njëhere vullnetin e tyre të palëkundur për ta parë Shqipërinë sa më parë pjesë integrale të BE.
Së dyti, u bën ditë tashmë që qytetarët presin të mësojnë konkretisht se si do të përfitojnë nga plani ekonomik që Kryeministri shpalosi gjithe pathos në facebook-un e tij. Ende asgjë! Me çduket Bashkimi Europian ja doli të mendojë e veprojë më shpejt me ndihmën ekonomike dhe planifikimin e saj edhe pse i duhet në të njejtën kohë të veprojë për vendet anëtare e vende të tjera si puna e Shqipërisë.

Ps. 140 milion euro nga taksat tona me vendim të Arbitrazhit Ndërkombëtar do të duhet ti paguaj shteti shqiptar biznesmenit Beketi vetëm për një tekë të Kryeministrit Rama. Dhe pastaj thotë në recitim e sipër se “kaq dhjam ka” buxheti ynë.

#Qëndronështëpi
#Kujdesu për veten e të tjerët

/ In Uncategorized / By Admin / Comments Off on Mehmetaj: Lajmet e mira nga Brukseli përballë lajmeve të hidhura të qeverisë!

BE i akordon Shqipërisë 50 mln euro për luftuar COVID-19, Kryemadhi: Miku i mirë duket në ditët e vështira

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me vendimin bujar të Bashkimit Europian për t’i akorduar Shqipërisë 50 milionë euro për të luftuar COVID-19.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se miku i mirë duket në ditë të vështira, ndërsa shprehu mirënjohje për bujarinë.

Postimi i Kryemadhit

Miku i mirë duket në ditët e vështira.
SHBA🇺🇸 pak ditë më parë dhe sot BE🇪🇺, janë angazhuar me ndihma konkrete për Shqipërinë në përballjen tonë me #Covid19.

Mirënjohje për bujarinë dhe lidhjen e fortë mes popujve dhe vendeve tona që i bënë ballë edhe sfidave më të mëdha, si kjo që po përballemi.

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on BE i akordon Shqipërisë 50 mln euro për luftuar COVID-19, Kryemadhi: Miku i mirë duket në ditët e vështira

Vasili: Nëse Edi Rama është kryelartë se i shtohen kushtet për negociatat, do të thotë që nuk ka kokë fare.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave, pas plotësimit të kushteve. Duke renditur gjithë kushtet e reja për Shqipërinë, Vasili shprehet se është e pa kuptimtë mburrja e kryeministrit Edi Rama për sukses me integrimin.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Edi Rama kryelartë se nuk ka kokë fare!

Nëse Edi Rama është kryelartë se i shtohen kushtet për Negociatat, do të thote qe nuk ka kokë fare.

Nese Edi Rama eshte kryelartë se per faj te tij Shqiperia do të paguaje 140 milion euro Becchetit do të thotë se koka e tij nuk ekziston.

E filluam me vetem 5 kushte ne vitin 2016 kur u dha rekomandimi i pare per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE dhe tani jane 15 kushte.

Jo vetëm nuk u realizua nga Qeveria asnjë nga kushtet, por perkundrazi u shtuan edhe 10 te tjera.

Për shkak te Qeverise integrimi eshte sot me larg se asnje here.

Ja 15 Kushtet qe duhet te permbushe Shqiperia per te hapur Negociatat per Anetaresim ne Bashkimin Europian:

  1. Ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në bazë të Kushtetuese.
  2. Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSCE/ODHIR duke siguruar një financim transparent të partive politike dhe fushatës elektorale.
  3. Plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përfshirë edhe aplikimin e mendimit të Komisionit të Venecias.
  4. Shqipëria duhet të përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përfshirë edhe kooperimin me vendet anëtare të BE-së dhe përmes një plan veprimi të adresojë rekomandimet e task Forcës Financiare (FATF)”, thekson materiali i miratuar ditën e sotme.Ndërkohë që qeveria shqiptare do të ketë dhe 11 detyra të tjera shtëpie për të përmbushur.

Sipas materialit Shqipëria duhet të përmbushë:

  1. Finalizimi i SPAK sipas formës kushtetuese.
  2. Shqipëria duhet të ndërpresë menjëherë numrin e lartë të azilkërkuesve në BE dhe të sigurojë riatdhesimet.
  3. Qeveria Shqiptare duhet të amendojë ligjin e mediave në linjën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Këshilli do të vërejë përmes grupeve të punës nëse Shqipëria ka ndërmarrë me sukses prioritetet si:
  1. Nisja e procedurave kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale.
  2. Nisjen e hetimeve ndaj atyre që kanë kryer blerjen e votave.
  3. Duhet të kenë një vijimësi dhe vazhdimësi në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe procedimin dhe përfundimin e procedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar.
  4. Proces të prekshëm në reformën administrative.
  5. Implementimit të reformës elektorale dhe gjithashtu një vendim përfundimtar dhe ligjor në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.
  6. Qeveria shqiptare duhet të angazhohet për të përmbushur kushtet e përcaktuara në vitin 2017 sa i takon minoriteteve etnike.
  7. Adaptimin e një ligji për censusin e regjistrimit të popullsisë të kërkuar nga Athina në përputhje me rekomandimet e KE-së
  8. Avancimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët.
/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Vasili: Nëse Edi Rama është kryelartë se i shtohen kushtet për negociatat, do të thotë që nuk ka kokë fare.

PO-ja për negociatat, Gjosha tregon çfarë ndodh: Janë 15 kushte

Edhe pse Europa është bërë epiqendër e Covid-19, një lajm i mirë vjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pasi Këshilli i ministrave të BE-së për Çështjet Evropiane dha sot Po-në për çeljen e negociatave të BE-së, ka reaguar edhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Sipas saj, vendet anëtare kanë ndjekur një strategji ndryshe për t’i bërë vendet tona më të përgjegjshme për detyrimet dhe plotësimin e plot 15 kushteve.
Postimi i plotë:
Vendimi i sotëm i Këshillit Europian për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rikonfirmon edhe një herë perspektivën europiane të vendeve tona.
Celja e negociatave në parim nuk do të thotë fillim i menjëhershëm i kapitujve. Vendet anëtare kanë ndjekur një strategji ndryshe për t’i bërë vendet tona më të përgjegjshme për detyrimet dhe plotësimin e plot 15 kushteve, para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila ende mbetet pezull dhe pa afat kohor.
Ky është një vendim për të inkurajuar qytetarët dhe për të vendosur në punë qeverinë dhe politikën.
Ndonëse në kohë të vështira si ky i Covid-19, perspektiva jonë europiane mbetet gjithnjë një prioritet i patjetërsueshëm!

Kryemadhi për hapjen e negociatave : Tani duhet të vazhdojë puna me plotësimin e kushteve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cilëson vendimin e ministrave të BE për t’i hapur negociatat Shqipërisë një lajm shprese për shqiptarët.

“Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira. 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Kryemadhi.

VIDEO/Vasili: Rama po gabon me strategjinë e tij, po bën klerikun dhe jo kryeministrin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku transmeton disa lajme pozitive nga Italia, në lidhje me situatën e Koronavirusit.

Vasili shprehet se Edi Rama po gabon me strategjinë e tij, duke bërë klerikun dhe jo kryeministrin”, duke folur për zotin dhe jo për masat që kanë marrë.

Ai shton se Edi Rama nuk ka asnjë plan dhe asnjë parashikim.

Tavo apel qeverisë: Nuk luftohet Covid 19 me ushtrinë

Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo i ka bërë një apel qeverisë ditën e sotme duke i thënë se Covid 19 nuk mund të kuftohet me ushtrinë.

Tavo shton gjithashtu se në raste ekstreme qeveritë demokratike marrin masa ekstreme por të mbështetura në ligj, ndërkohë që qeveritë e tjera të papërgjegjshme reagojnë ekstremisht pa asnjë mbështetje ligjore.

POSTIMI I TAVOS

Apel qeverisë!

Respekt dhe nderim të thellë për forcat e armatosura, punonjësit e policisë së shtetit, dhe sigurisht heronjtë e heshtur të këtij vendi, bluzat e bardha, të cilët po përballen në frontin e parë të kësaj beteje të vështirë.
COVID-19 është një vrasës shkatërrimtar që nuk pyet për ngjyra politike. Ai merr jetë njerëzore e shkakton kriza të jashtëzakonshme si kjo që ka prekur mbarë globin, ndaj nuk është koha për të bërë politikë.

Me t’u ndalur kjo pandemi, duke uruar që të ndodhë sa më shpejt, ka shumë cështje të rëndësishme me të cilat politika duhet të merret me se s’bën e menjëherë dhe urgjentisht pas kësaj situate, pasi vendi ynë përvec kësaj pandemie vrastare prej vitesh po përjeton edhe kriza kushtetutese, institucionale, politike dhe ekonomike, dhe po vuan nga shpopullimi me shifra të frikshme.

Por sot nuk është dita për këto. Dita për të folur sërish për këto plagë të thella do jetë menjëherë pas kalimit të kësaj situate emergjente. Të cilën ne do e kalojmë. Të cilën ne do e fitojmë. Pasi forca dhe vullneti njerëzor triumfon mbi cdo armik të dukshëm apo të padukshëm.

Sot unë dua të apeloj, përtej politikës, por shtyrë nga vetëdija dhe dëshira mbi ligjshmërinë dhe sundimin e ligjit në vendin tonë, sidomos në këtë kohë të vështirë.

Unë mbështes të gjitha masat e marra për të kufizuar të drejtat e qytetarëve. I apeloj të gjithë njerëzve t’i respektojnë këto masa, të qëndrojnë në shtëpi e të mbrojnë jetën e tyre, të afërmve, dhe të komunitetit. Por, ndërkohë, i apeloj qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës dhe të sigurojë që të gjitha masat e vendosura të bazohen mbi ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Përse duhet që forcat ushtarake të dalin të armatosur në rrugët e qyteteve tona? A vritet e luftohet me armë COVID-19? A vritet me mitralozë ky armik i padukshëm? Dhe cili ligj e lejon këtë?

Paligjshmëria është një rrezik për një shoqëri. Në raste ekstreme qeveritë demokratike marrin masa ekstreme por të mbështetura në ligj, ndërkohë që qeveritë e tjera të papërgjegjshme reagojnë ekstremisht pa asnjë mbështetje ligjore.

Sot, ne duhet të jemi të gjithë bashkë për ta luftuar këtë pandemi e për ta cliruar vendin nga ky armik i padukshëm por që shuan me shpejtësi jetën e njerëzve. Por do jemi edhe më të bashkuar nëse të gjitha masat do bazohen mbi ligjin dhe Kushtetutën e vendit, pasi asgjë e mirë dhe konstruktive nuk vjen nga paligjshmëria pavarësisht qëllimit.

Thënia e Makiavelit, “qëllimi justifikon mjetin” ka frymëzuar vetëm diktatorët dhe jo shtetet demokratike. Ndaj duhet menjëherë shpallje e emergjencës kombëtare, të përcaktohen masat të bazura mbi ligje dhe mbi nenet 173,174,175 të Kushtetutës, të ketë transparecë me qytetarët për zbatimin e planit financiar, dhe një bashkëpunim i gjithëanshëm i të gjithë aktorëve në vend.

Ne nuk duhet të harrojmë që nuk jemi vetëm. Vendi ynë ka shumë miq dhe aleatë të fortë, sic është SHBA, e cila pak ditë më parë u zotua se do shpenzojë 100 milionë dollarë për të ndihmuar vende në nevojë si Shqipëria. Le të marrim shembull nga ky vend mik, nga vendi më demokratik në botë, e cila edhe pse po ndërmerr masa të rrepta në vendin e saj, i ka bazuar të gjitha ato mbi ligjet dhe Kushtetutën e vendit, ndaj edhe Presidenti Trump shpalli zyrtarisht gjendjen e emergjencës kombëtare.

I apeloj qeverisë shqiptare të ndjekë këtë shembull dhe të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës.
Në krizat më të mëdha ligjshmëria duhet të jetë edhe më e fortë dhe sundimi i ligjit duhet të jetë udhërrëfyes për ne të gjithë.

Ne do t’ia dalim.

Forca dhe vullneti njerëzor triumfojnë gjithmonë.

VTv

Plani financiar i qeverisë kundër COVID-19, LSI: Shtoi paqartësinë dhe mosbesimin, duhet transparencë

DEKLARATË E LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM

LSI vlerëson se plani i qeverisë për përballimin e pasojave të pandemisë është vetëm nje hap, por edhe ky ende i paqartë dhe i padetajuar.

Gjithashtu sot qeveria shtoi paqartësinë dhe mosbesimin pasi nuk bëri publik se cilët janë fondet që u shkurtuan në buxhet dhe të cilat për rrjedhojë do të vendosen për përballimin e pandemisë.

Transparenca duhet të jetë mënyra e shpenzimit të çdo qindarke të qytetarëve dhe vetëm e vetëm në interes të tyre dhe halleve të medha të tyre në këto ditë të vështira.

LSI do të mbështesë vetëm hapa konkretë dhe financime të drejtpërdrejta, që shkojnë në xhepin e qytetarëve dhe jo zhurmë propagandistike për financime që lindin dhe vdesin në konferenca shtypi.