Lëvizja Socialiste për Integrim fillon bashkëpunimin me kompaninë amerikane

Lëvizja Socialiste për Integrim fillon bashkëpunimin me kompaninë amerikane Greenberg Quinlan Rosner për fushatën elektorale. Lideri i LSI Meta dhe Zv.Presidenti i Greenberg deklarojnë detajet e bashkëpunimit Greenberg Quinlan Rosner është kompania që ka bërë fushatën e liderëve të majtë progresistë në botë si të ish-Presidentit Klinton ish-Kryeministrit të Britanisë Blair të Kancelarit të Austrisë Gusenbauer apo dhe të Mandelës
Zv.Presidenti i Greenberg Quinlan Rosner z. Feierstein: Problemi është jo vetëm që të zgjerojmë partinë tonë por në një mënyrë që të jetë e pranueshme nga të gjithë shqiptarët. Pra ky është parimi kryesor që zoti Barack Obama i është përkushtuar Partisë Demokratike dhe ne shohim një ngjshmëri dhe kapacitet të njëjtë të zotit Meta për partinë e tij
“Nëse kthehemi pas dhe shikojmë historinë e Shqipërisë dhe zhvillimin ekonomik do të shikonim që të gjitha investimet dhe zhvillimi janë bërë gjatë periudhës së qeverisjes së zotit Meta. Ai është dhe një mik shumë i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte një aleat tepër i mirë i SHBA dhe ne kemi punuar shumë pranë së bashku në çështje të rëndësishme për vendin tim dhe për çështje të ndryshme rajonale”

Deklarata e Liderit të LSI z.Ilir Meta
Jemi sot përpara jush me Zv.Presidentin e Kompanisë së njohur amerikane “Greenberg Quinlan Rosner” me të cilën ne kemi vendosur të bashkëpunojmë në zgjedhjet e ardhshme elektorale të 28 Qershorit. Jemi shumë të kënaqur për mirëkuptimin dhe partneritetin që kemi vendosur me këtë kompani të njohur e cila mbështet jo vetëm në SHBA por edhe në Evropë apo edhe në Kontinente të tjera forca progresiste dhe kandidatë progresistë në shpalosjen e ideve dhe programeve të tyre.
Besojmë në një bashkëpunim shumë të suksesshëm për zgjedhjet e 28 Qershorit dhe jam i bindur që një bashkëpunim i tillë nuk do i shërbejë vetëm suksesit të Lëvizjes Socialiste për Integrim por do të jetë njëkohësisht dhe risi lidhur me fushatat elektorale në vend lidhur me strategjitë e këtyre fushatave.
Zv.Presidenti i Greenberg z.Feierstein ka këshilluar kandidatë dhe forca progresiste në SHBA Evropë dhe në Amerikën Latine. Ka qenë dhe në fushatën e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pjesë e Komitetit të financës dhe të ekipit të Politikës së Jashtme të kandidatit për President atëherë dhe sot President i SHBA-së z.Obama. Njëkohësisht ka qenë pjesë e administratës së ish-Presidentit Klinton. Vazhdimisht ka qenë i angazhuar në institucione të ndryshme si në Departamentin e Shtetit USAID në NDI dhe njëkohësisht ka eksperiencë shumë të gjerë në monitorimin e zgjedhjeve dhe në parandalimin e manipulimeve të zgjedhjeve në shumë vende të ndryshme në Botë.
Ne sigurisht jemi shumë të shqetësuar për standartet e zgjedhjeve ndaj një nga drejtimet e bashkëpunimit tonë do të jetë pikërisht bashkëpunimi për të mbrojtur standartin e zgjedhjeve të ardhshme që është rrezikuar seriozisht nga mungesa e vullnetit politik të dy palëve dhe në veçanti të mazhorancës për të garantuar zgjedhje vërtetë të ndershme të lira dhe të barabarta sipas standarteve ndërkombëtare. Së dyti mendoj se situata ekonomike në të cilën ndodhet vendi kërkon një përqendrim të plotë në çështjet ekonomike dhe në alternativat për zgjidhjen e tyre. Në këtë drejtim besoj se edhe eksperienca ime dy- vjeçare si Kryeministër në një periudhë post-krize dhe me shumë probleme të mëdha ekonomike dhe sociale pa dyshim që është një shembull sesi vendi në një kohë shumë të shkurtër kaloi drejtë një stabiliteti dhe u përgatit për procesin e Stabilizim -Asocimit dhe përjetoi një rritje të jashtëzakonshme ndryshimesh. Pikërisht kjo është një përvojë mjaft e domosdoshme për një lider që merr përgjegjësi në një situatë krize si kjo që po kalon sot vendi ynë por mendoj se kemi shumë elementë të rinj socialë dhe ekonomikë që ne do shpalosim në këtë fushatë në mënyrë që shqiptarët të jenë të bindur se nga kjo varfëri dhe nga kjo mungesë mundësish për t’u punësuar më mirë për të shikuar mundësitë e tyre për të ardhmen në këtë vend do t’i nxjerrë në radhë të parë programi i LSI-së dhe koalicioni tonë.
Z.Meta a mendoni që me bashkëpunimin tuaj si forcë politike me kompaninë “Greenberg Quinlan Rosner” do të garantoni sukses?
Ne jemi të bindur në suksesin e LSI-së në këto zgjedhje për të gjithë ato arsye që kemi përmendur shpesh. Por besoj se edhe ky bashkëpunim dhe kjo eksperiencë e shkëlqyer që ka kjo kompani janë një tjetër mundësi për të përforcuar suksesin e LSI-së në këto zgjedhje dhe mendoj se ky nuk është thjesht vetëm një sukses i LSI-së. Por mendoj se është vërtetë një kontribut dhe një investim për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri e cila ka përjetuar goditje të forta në të gjithë sistemin e vet që nga Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor gjatë vitit të fundit apo tek një censurë e jashtëzakonshme mediatike që është rikthyer pas shumë vitesh në vend dhe deri tek ajo që mendoj se i preokupon shumicën e shqiptarëve sot; pasiguria për të ardhmen ekonomike. Ky mbetet një nga problemet jashtëzakonisht i madh dhe që shoqërohet me probleme sociale por edhe problem kombëtar sepse ne kemi përjetuar një krizë të jashtëzakonshme në vitet 96-97. Ndaj vendi duhet të dalë menjëherë nga ky rrezik i madh në të cilën ndodhen sot dhe për këtë jo vetëm duhet një lidership i provuar me vështirësi të tilla por njëkohësisht është e domosdoshme dhe një eksperiencë shumë suksesshme ndërkombëtare.
Deklarata e Zv.Presidentit të kompanisë amerikane Greenberg Quinlan Rosner Z.Mark Feierstein
Është një nder për mua që ndodhem këtu në këtë vend të mrekullueshëm dhe unë mezi pres të kaloj disa muaj këtu mes jush. Përpara se të mbaj fjalimin tim do të doja të prezantoja kolegët e mi në të majtën time zoti Xhon Moreira i cili është një zyrtar i lartë dhe këshillues politik. Xhon ka këshilluar disa parti politike nëpër botë dhe është një ekspert shumë i mirë në dizenjimin e metodave të sondazheve. Në krahun e djathtë të zotit Meta ndodhet Xhesika. Xhesika këshillon kandidatë në nivele të ndryshme pra në nivel qyteti shteti presidencial. Ajo ka qenë gjithmonë një menaxhere fushate në një nga fushatat më delikate të historisë Amerikane pikërisht në shtetin e Virxhinias aty ku demokratët priteshin të humbnin dhe një suprizë e madhe ndodhi kur kandidatët u shpallën fitues me një numër të madh votash dhe kjo falë punës së madhe të Xhesikas.
Do të flas pak për kompaninë dhe historinë tonë. Kompani jonë u themelua në vitin 1980. Pra kanë kaluar rreth tre dekada që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne këshillojmë kandidatë demokratë dhe kemi punuar në rreth 70 vende duke punuar për kandidatë progresistë në parime dhe ideologji demokratike.
Kemi qenë vërtet me fat gjatë viteve sepse kemi punuar për kandidatë tepër të aftë në politikë sidomos në vitin 1992. Ky ka qenë viti kur kandidati Bill Klinton konkuroi me Xhorxh Bush dhe sigurisht që ka qenë një fushatë tepër e rëndësishme dhe me rezultate shumë të mira. Ne kemi vazhduar të punojmë për Bill Klinton në Shtëpinë e Bardhë duke luajtur rolin e këshilluesit për të. Ne kemi punuar në Britaninë e Madhe për Tony Blair. Me të kemi punuar në disa fushata rresht që kanë qenë me rezultate shumë të suksesshme. Kemi pasur një kënaqësi të madhe të punonim me Nelson Mandela në Afrikën e Jugut në vitin 1993 dhe në vitin 2006 kemi punuar për social- demokratët në Austri. Aty kemi pasur një fitore e cila u kurorëzua me fitues kandidatin e social- demokratëve Gusenbauer i cili më pas u bë Kryeministër dhe kancelar. Ndër fushatat e fundit që ne kemi kryer ka qenë në Salvador ku kemi punuar me kandidatin Mauricio Funes dhe kjo ka qenë fitorja e tij e parë në Salvador. Është vetëm diçka që bashkon të gjithë kandidatët tanë të gjithë klientët tanë për të cilët ne kemi punuar. Ata janë persona që shumë shpesh janë ndeshur me vështirësitë e fushatave. Por mbi të gjitha ata janë njerëz që vendosin dhe parashtrojnë para nesh ide të reja dhe projekte të mëdha për të ndryshuar vendin e tyre. Janë liderë të cilët kur i jepet mundësia për të qeverisur kanë rezultate tepër të mira dhe sjellin ndryshime të mëdha për vendet e tyre.
Po t’i kthehemi Shqipërisë partneri që kemi këtu është LSI dhe zoti Meta. Kjo është një vazhdimësi e traditës në punën e kompanisë sonë. Besoj se ju të gjithë e dini historinë e zotit Meta. Ai u bë Kryeministër kur ishte tepër i ri ishte vetëm 30 vjeç. Ai qeverisi në një periudhë tepër të vështirë për vendin tuaj kur sapo kishte rënë sistemi piramidal. Ai me të vërtetë që përmirësoi rrugët dhe infrastrukturën. Nëse kthehemi pas dhe shikojmë historinë e Shqipërisë dhe zhvillimin ekonomik do të shikonim që të gjitha investimet dhe zhvillimi janë bërë gjatë periudhës së qeverisjes së zotit Meta. Ai është dhe një mik shumë i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte një aleat tepër i mirë i SHBA dhe ne kemi punuar shumë pranë së bashku në çështje të rëndësishme për vendin tim dhe për çështje të ndryshme rajonale.
Siç e shikojmë në këtë fushatë dhe po të shohim të gjithë të ardhmen e LSI dhe të zotit Meta ne kuptojmë se kjo do të jetë një fushatë tepër e madhe dhe e gjatë. Por ne jemi tepër të sigurt që të gjithë votuesit do të analizojnë mirë për kandidatët e ndryshëm dhe për partitë e ndryshme. Sigurisht që ato do të marrin në konsideratë momentin në të cilin po ndodh kjo fushatë dhe këto zgjedhje. Siç e dimë të gjithë jemi në mes të një krize globale e cila do të ketë dhe impakt mbi Shqipërinë. Votuesit sigurisht që do të gjykojnë eksperiencën e çdo kandidati kush ka eksperiencën kush është testuar dhe kush ka njohje të mjaftueshme politike për të ndihmuar Shqipërinë të kalojë këtë periudhë të vështirë.
Thuhet se zgjedhja për votuesit është mjaft e qartë pavarësisht se është në dorë të votuesit që ta bëjë këtë zgjedhje. Siç e dimë ka pasur shumë diskutime përsa i përket zgjedhjeve të kandidatëve dhe partive për procesin zgjedhor dhe problemet e ndryshme sesi do të bëhet i gjithë ky proces. Zoti Meta është në dijeni se unë kam punuar për NDI i cili i dedikohet vetëm zgjedhjeve dhe sistemit zgjedhor. Këtë do ta përdorim edhe përsa i përket punës sonë me këtë parti. Ne jemi tepër optimistë në atë çka do të ndodhë në këto muajt e fundit dhe mezi po presim të punojmë me LSI dhe me zotin Meta.
Pyetje: Pse zgjodhët të bashkëpunoni me LSI?
Kompania jonë punon me kandidatë progresistë dhe nëse shohim traditën e LSI do të gjejmë plot ngjashmëri mes tyre dhe kandidatëve tanë demokratë në SHBA dhe në parimet e kësaj partie. Po të shohim këto zgjedhje se çfarë Shqipëria ka nevojë