Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon Konventën e degës së saj në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon Konventën e degës së saj në Tiranë 21:52 Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot pasdite Konventën e degës së saj në Tiranë. Konventën e hapi Kryetari i LSI-së për Tiranën z.Ilir Dashi i cili edhe moderoi gjatë gjithë kohës Konventën. Gjatë fjalës së tij z.Dashi u shpreh se “ndihem i priviligjuar që hap sot Konventën e LSI-së së Tiranës një tjetër hap në përpjekjen e përbashkët për realizimin e aspiratave të larta që mbart forca jonë politike. LSI-ja është ajo që bëri betejën elektorale të vështirë dhe të pabarabartë dhe iu njohën 22 mijë vota vetëm në Kryeqytet. LSI-ja është e vetmja forcë politike që u përball me fenomenin famëkeq të Dushkut dhe që mban flamurin e Reformës Zgjedhore sot për ta eleminuar njëherë e përgjithmonë këtë praktikë të pandershme. LSI-ja është partia që arriti të mbledhë në gjirin e saj qindra anëtarë dhe simpatizantë për një periudhë kohore më pak se një vjeçare vlerë kjo që i dedikohet qëllimit përse u krijua dhe drejtimit vizionar. Ilir Dashi u shpreh gjithashtu se “ne jo se jemi ne më të mëdhenj në mumër por jemi më të përkushtuar për këtë vend. Jo se ne jemi më të ditur por kemi vizionin e duhur për ta çuar këtë vend drejt një të ardhme europiane. Jo se në Tiranë nuk është bërë punë por ne mund të bëjmë më shumë. Tirana meriton më shumë meriton LSI. Pse LSI-I njeh më mirë se kushdo problemet e qytetarit të Tiranës sot? Sepse ne jemi të vetmit që kemi trokitur e trokasim  në çdo derë të banorit të Tiranës nga qendra e periferi për të folur me ta për t’i dëgjuar dhe mësuar nga hallet e tyre për t’i përqafuar kur kanë dëshpërim dhe për t’i uruar në gëzime kjo ne na bënë përfaqësuesit e vetëm të interesave dhe shqetësimeve të tyre. LSI sot është një markë e preferuar politike. Kjo markë mishëron përkushtim atdhetarizëm solidaritet humanizëm qytetari dhe respekt.

Ndërsa në fjalën e tij Kryetari i LSI z.Ilir Meta u shpreh se “meqenëse sot jemi në 9 dhjetor dua të konfirmoj se rruga e shqiptarëve drejt atij misioni që LSI i ka dhënë votat ka nisur pikërisht më 8 dhjetor të vitit 1990. Atëherë kur studentë të asaj kohe bashkë me mua atje por edhe shumë pedagogë të nderuar që janë këtu sot në sallë anëtarë dhe drejtues të LSI-së vendosëm: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Rruga jonë fillon njëkohësisht edhe më datën 6 shtator 2004 kur të gjithë së bashku vendosëm që të distancoheshim dhe të shkëputeshim nga politika e vjetër dhe nga mashtrimi i madh që po i bëhej shqiptarëve duke bllokuar rrugën e tyre drejt Europës. Ndaj ne jemi Lëvizja Socialiste për Integrim dhe ne jo vetëm që e duam Shqipërinë si gjithë Europa por ne kemi vendosur që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Dhe unë jam i bindur se me ju dhe me të gjithë njerëzit e ndershëm dhe idealist të anëtarësuar me LSI jam i bindur se me qindra mijëra të rinj e të reja që ne kemi edhe si Amantia Odeta Arminda e shumë të tjerë një pjesë të të cilëve unë dua tu kërkoj falje se nuk i njihja drejtëpërdrejtë dhe vetëm pak ditë më parë në një aktivitet trajnues që ne zhvilluam me shumë prej tyre në qytetin e Beratit zbuluam gjithë këto talente gjithë këta të rinj idealist të vendosur e pa komplekse të anëtarësuar me LSI. Po sa e sa të tjerë janë që kanë ardhur te Lëvizja jonë që në fillimet e saj që kanë ardhur gjatë gjithë kësaj kohe që vazhdojnë të vijnë vazhdimisht dhe ne si drejtuesit e LSI-së mbajmë përgjegjësi sepse duhet t’i evidentojmë të forcojmë edhe më tej lidhjet me ta dhe të hapim dyert e forumeve dhe strukturave të LSI-së për të gjithë ata. Sepse kemi nevojë për njerëz të cilët kanë pasion kanë përkushtim kanë vizion kanë guxim të cilët zhvillojnë atë ndjenjë solidariteti me Lëvizjen tonë dhe me të gjithë shqiptarët ashtu si edhe mesazhi që ata ndanë. Gjë që tregon qartë se Lëvizja jonë është një lëvizje ku më të rinjtë ndihen krenar për më të moshuarit dhe mbi të gjitha në Lëvizjen tonë nuk ka të vjetër sepse bashkimi me LSI-në do të thotë një sfidë për të mbetur përherë i ri.

Aktiviteti ynë i sotëm i cili tregon vullnetin tuaj për tju përkushtuar qytetit dhe kryeqytetit tonë të dashur Tiranës është besoj në kohën e duhur. Jo vetëm për të ripërtërirë për të përmirësuar cilësinë e forumeve drejtuese për gjithë kryeqytetin tonë të forumeve qendrore këtu por edhe të njësive të LSI-së por njëkohësisht edhe për t’u përqënderuar mbi ato probleme që edhe parafolësit e nderuar përmendën këtu që janë sfidat tonë për një Tiranë sociale që janë sfidat tonë për ti dhënë fund në një të ardhme sa më të shpejt për një Tiranë e cila integron të gjithë dhe gjithsecili të ndihet një qytetar i denjë i saj. Që janë sfida të cilat kanë të bëjnë me probleme mjaft serioze të arsimimit në kryeqytet që kanë të bëjën përsa i përket shërbimit shëndetësor. Që janë probleme që kanë të bëjnë edhe me braktisjen e sportit edhe nga qeveria e mëparshme e aq më tepër edhe nga qeveria Berisha i cili jam i bindur se nuk i ka rënë asnjëherë në jetën e tij topit me këmbë.

Janë probleme aq të mprehta që kanë të bëjnë me atë trafik shkatërrues. Unë banoj në një zonë periferike të Tiranës dhe të jeni të sigurtë që jam i gatshëm të shkoj sa herë që të jetë e mundur në Kukës apo në Sarandë por e kam një tmerr të vërtetë që të shkoj për drekë në shtëpi apo që të dal dhe të vij disa herë në ditë. Besoj se këtë ndjesi e përjetojnë të gjithë. Dhe kjo nuk është Tirana e ritmeve të larta por është Tirana e humbjes dhe e shpërdorimit të kohës për qytetarët e saj. Ndaj ne duhet jo vetëm ta ngrejmë këtë problem por duhet të propozojmë zgjidhje konkrete për të. Kjo nuk do të jetë Tirana e djegies së plehrave të Sharrës që rrezikon jo vetëm popullsinë e Kombintatit që ka mjaft e mjaft probleme të tjera të rënda por rrezikon shëndetin e gjithë banorëve të kryeqytetit. Njëkohësisht kjo nuk do të jetë Tirana e qytetarëve dhe e gjithë atyre shqiptarëve të cilët nuk ndihen të integruar dhe që ende nuk po e gjejnë rrugën e duhur për të gjetur veten e tyre në kryeqytetin që kanë ëndërruar.

Sot ndodhemi në një moment kur tashmë qeveria e z.Berisha kur të gjithë e kanë kuptuar se edhe pse Shqipëria dhe shqiptarët kanë ndryshuar z.Berisha nuk ka ndryshuar aspak. Ajo që do të veçoja në mënyrë të veçantë është se flamuri i duarve të pastra me të cilin Berisha erdhi në pushtet tashmë ka rënë poshtë. Miti i krijuar nga vetë Sali Berisha dhe mbështetësit e tij se ai sido që të jetë është i ndershëm është rrëzuar njëherë e përgjithmonë ashtu siç u rrëzua edhe premtimi i tij se nuk do të hapte kazino në qendër të Tiranës. Po ashtu janë rrëzuar shumë premtime të tij që të jeni të qartë se sot qeveria e z.Berisha është një qeveri edhe më e dobët se ajo paraardhëse e Fatos Nanos. Mjafton të shohim treguesit e buxhetit të vitit të ardhshëm që kjo qeveri ka paraqitur në parlament.  
Për të mos kujtuar pastaj energjinë që nuk na erdhi asnjëherë nga Ukraina por kjo sidoqoftë me ndihmën e Zotit erdhi për shqiptarët për të pakësuar sa më pak vuajtjet e tyre në këtë dimër të vështirë.

Buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti i krizës dhe jo i zhvillimit. Nuk do të ketë dyfishime pagash dhe pensionesh. Në këtë buxhet ka disa masa me karakter antisocial dhe antinjerëzor që po ndërmerr qeveria e z.Berisha siç është çështja e reduktimit të ilaçeve të rimbursuara apo heqja e pensionit suplementar për ish-ushtarakët.
Berisha nuk mund të luftojë korrupsionin duke shkurtuar shpenzimet administrative për institucionet kyç që kanë një rol kryesor në luftën kundër korrupsionit janë ulur në mënyrë drastike sidomos për ato institucione që janë të pavarura si Prokuroria dhe Gjykatat.

Ne kemi përpara një qeveri mendjengushtë dhe të paaftë për të kuptuar thelbin e problemeve të zhvillimit të vendit.

Gjithashtu Meta përmendi disa tregues të tjerë