Liberalizimi i Vizave për Kosovën, PE mesazh të qartë për perspektivën e saj europiane

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me anë të një postimi ka uruar Kosovën për miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Europian.

Duke uruar që ky votim i PE-së të miratohet edhe nga Këshilli Europian, Kryemadhi ka thënë që Kosova në gjithë sakrificat e saj do duhej t’i ishte bashkuar shumë më herët të drejtës për të lëvizur të lirë e pa barriera.

Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Parlamenti Europian i hap dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën, duke dhënë kështu një mesazh të qartë të perspektivës së saj europiane.

Kosova në gjithë sakrificat e saj do duhej t’i ishte bashkuar shumë më herët të drejtës për të lëvizur të lirë e pa barriera.

Uroj që edhe Këshilli Europian të miratojë sa më parë këtë rekomandim të Parlamentit Europian, për t’i hapur rrugë më pas bashkëpunimit të mëtejshëm të rajonit tonë me Bashkimin Europian”, ka shkruar Kryemadhi.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Liberalizimi i Vizave për Kosovën, PE mesazh të qartë për perspektivën e saj europiane