Lideri i LSI z.Ilir Meta takim me 320 anëtarë të rinj në Fier. Meta bën thirrje për veprim

Lideri i LSI z.Ilir Meta takim me 320 anëtarë të rinj në Fier. Meta bën thirrje për veprim se shqiptarët kanë nevojë për punësim që t’ju rritet mirëqenia. Meta zhvillon një takim dhe ne një fabrike plastasi në Fier biznes që mban me punë dhjetëra familje në Fier 12:44

Meta: Eshtë koha për veprim. Vendi ka nevojë për punësim vendi ka nevojë për një drejtim me ambicie të mëdha por edhe që ata kanë dhënë prova që mund ta fusin Shqipërinë në rrugën e progresit

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloi një takim në Fier me 320 anëtarë të rinj të cilët morën kartën e anëtarësimit në LSI. Meta zhvilloi dhe një takim në një fabrikë në Fier ku bashkëbisedoi për shqerësimet që kishin drejtuesit e këtij biznesi që mbajnë me punë dhjetëra familje fierake. Në këtë takim Meta shoqërohej nga Nënkryetari dhe deputeti i LSI-së Dritan Prifti Kryetari i Bashkisë së Lushnjës Albert Sanxhaku anëtari i Kryesisë së LSI Fatos Klosi si dhe të tjerë drejtues të LSI-së në këtë qytet. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Dritan Prifti shprehu optimizmin e tij për suksesin histori që LSI-ja do të ketë në qarkun e Fierit duke dal forca e parë fituese.
Lideri i LSI z.Meta pasi falënderoi 320 anëtarët e rinj që i janë bashkangjitur LSI bëri një apel “se është Koha për Veprim”. Ky është apeli tha Meta që bashkon gjithnjë edhe më shumë shqiptarët rreth LSI-së dhe koalicionit tonë dhe që bashkon me ne dhe gjeneratën më të re. “Vendi ka nevojë për punësim vendi ka nevojë për një drejtim me ambicie të mëdha por edhe për ata që kanë dhënë prova që mund ta fusin Shqipërinë në rrugën e progresit. Sepse të rinjtë tha kreu i LSI kanë nevojë për më tepër mundësi sesa ofrohen sot për të ardhmen e tyre. Sepse shqiptarët kërcënohen në çështjet me jetike deri tek ekzistenca e tyre pra duke vënë në rrezik edhe bukën e gojës.
Sipas liderit të LSI këto realitete kërkojnë veprime të menjëhershme konkrete të përgjegjshme që do integrojnë jo vetëm njerëzit pa përkrahjen e shtetit por të gjithë shqiptarët.
Është Koha për Veprim në mënyrë që ndryshimi të jetë i prekshëm në mënyrë që ndryshimi të jetë vërtetë ai që do i bëjë shqiptarët jo vetëm të dëgjojnë fjalën ndryshim më shumë por të jetojnë shumë më mirë sesa dje” theksoi Meta.
Ish-Kryeministri Meta duke folur mbi vlerat dhe mbi filozofinë e LSI-së theksoi se- LSI-ja është forca politike ka për të thënë më shumë se kushdo tjetër në zgjedhje e 28 Qershorit dhe për të ardhmen. Është një forcë politike e re tha ai një forcë politike gjithmonë në rritje në të gjithë vendin është një forcë politike e cila ka një lidership të testuar në drejtimin e vendit por është një forcë politike e cila ka kualitete të  mëdha intelektuale dhe profesionale por mbi të gjitha është një forcë politike që ka besim tek aftësitë dhe talentet e gjithë shqiptarëve. Por gjithashtu është një forcë politike që ka një program që dëshiron t’i japë mundësi çdo të riu dhe te reje për të shpalosur këto aftësi dhe këto talente.
Gjithashtu Meta foli edhe për diversionet pa kripë të z.Berisha i cili përpiqet të përçajë të majtën. Sipas Metës LSI-ja nuk ka ndryshuar asnjë element esencial në politikat dhe qëndrimet e saj për të ardhmen. Sepse LSI-ja gjithmonë e ka bërë të qartë pa pasur frikë dhe pa pasur komplekse se është një forcë e majtë një forcë progresiste. LSI nuk është e majtë për t’i ndarë shqiptarët në të majtë dhe në të djathtë por LSI-ja është e majtë se ka politika të qarta sociale dhe kohezion social sikurse dhe integrim social që kanë nevojë shqiptarët. Duke shtruar pyetjen se kur kemi thënë ne ndonjëherë apo dikush nga ne që mund të bëjmë koalicion me Sali Berishën?! A mund të mbajmë ne përgjegjësi për diversionet e lodhura që bën Sali Berisha? Absolutisht jo.
LSI asnjëherë nuk ka rënë pre e diversioneve të Sali Berishës për të përçarë opozitën. Ne çdo ditë punojmë në mënyrë të sinqertë dhe pa ekuivok për fitoren e koalicionit që ne  përfaqësojmë dhe që ne drejtojmë. Ndaj dhe nuk ka pse të habitet askush kur ne theksuam për të disatën herë që LSI-ja në rast se nuk i fiton zgjedhjet vetëm me koalicionin e saj do të bëjë koalicion me partitë e majta dhe konkretisht me PS-së.
Nuk ka ndryshuar qëndrimi ynë për dhunimin e Kushtetutës qëndrimi ynë është i njëjtë. Nuk kanë ndryshuar as pikëpamjet tona për Kodin zgjedhor sepse ashtu sikurse u interpretua ai ne  e kishim paralajmëruar se do vinte në rrezik të madh standardin e zgjedhjeve që sot me të drejtë flasin dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

0x323030392d30332d3235 Meta duke dhene kartat e LSi per anetaret e rinj ne Fier.JPG

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on Lideri i LSI z.Ilir Meta takim me 320 anëtarë të rinj në Fier. Meta bën thirrje për veprim