Ligji për kultivimin e kanabisit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përshëndet qëndrimin e zyrës së delegacionit të BE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur reagimin e Bashkimit Europian kundër projektit të Edi Ramës për kultivimin e kanabisit. Në një reagim në Twitter, Kryemadhi shprehet se BE u distancua qartë ndaj fushatës së Edi Ramës.

👏@EUinAlbania për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e @Ediramaal në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral. Sot në ditën e Evropës dhuna shtetërore nuk kurseu shoqërinë civile, e cila protestonte ndaj aktit korruptiv të pastrimit të parave në dëm të trashëgimisë kombëtare. Populli shqiptar kërkon e meriton jetesë me standarte të BE, ndaj inkurajojmë më shumë qëndrime të tilla me vlerë për opinionin publik dhe besimin e tyre te institucionet e pavarura të BE.‬ Bashkë të luftojmë dezinformimin dhe ti sigurojmë shqiptarëve një qeveri përtej propagandës, që realizon 15 kushtet e integrimit dhe çon përpara ëndrrën evropiane.

 Set featured image

/ In News / By Admin / Comments Off on Ligji për kultivimin e kanabisit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përshëndet qëndrimin e zyrës së delegacionit të BE