LSI takim me strukturat në Lezhë

LSI takim me strukturat në Lezhë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) zhvilloi sot një takim të zgjeruar me strukturat drejtuese të saj në qarkun e Lezhës. Në këtë takim përveç drejtuesve vendorë të degës së LSI merrnin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së z.Petrit Vasili Kryetari i Këshillit Ankimor z.Rexhep Ballmi dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) z.Entiol Laço.
 
Kryetari i LSI-së për rrethin e Lezhës dhe njëkohësisht Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar z.Viktor Tusha u shpreh se qëllimi i vazhdueshëm i LSI në rrethin e Lezhës është afrimi i njerëzve të rinj dhe me vlera pranë LSI si dhe evidentimi dhe ngritja e problemeve dhe shqetësimeve që kanë banorët.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i LSI Vasili duke theksuar faktin se LSI do të vazhdojë pa ndërprerje veprimin e saj në mbrojtje të Reformës Zgjedhore kërkoi fillimin e përgatitjve të strukturave në funksion të zgjedhjeve lokale dhe shtrirjen e tyre në nivel komunash dhe qendrash votimi. Njëkohësisht duke konstatuar një mbështetje të gjerë të Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) në këtë qark u vendos riorganizimi i këtyre strukturave dhe përfshirja e gjerë e tyre në veprimtarinë e LSI-së.

Njëkohësisht z.Vasili theksoi se LSI vazhdon të mbetet një forcë koherente dhe tepër e konsoliduar në qëndrimet e saj në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këtij qëllimi i  shërbeu edhe veprimi i fundit i LSI në parlament që goditi konfliktin e interesave në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. 0x323030352d31322d3038 AKTIVITETE 21:51)