LSI takim në Shkodër

” LSI takim në Shkodër Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Edmond Haxhinasto së bashku me Kryetarin e Këshillit Ankimor pranë LSI z.Rexhep Ballmi zhvilluan dje një takim me strukturat drejtuese të LSI në Shkodër. Gjatë këtij takimi Haxhinasto dhe Ballmi u njohën nga afër me gjendjen dhe shtrirjen e LSI në rrethin e Shkodrës.

Drejtuesit e LSI në Shkodër në ekspozenë që bënë theksuan se punë është përqendruar më tepër në shtrirjen e strukturave të LSI në çdo qendër votimi dhe komunë. Sekretari Ndërkombëtar i LSI. z.Haxhinasto kërkoi nga drejtuesit e LSI në Shkodër që të ngrenë zërin dhe të jenë të ndjeshëm ndaj shqetësimeve që kanë banorët e rrethit të Shkodrës qoftë për mungesën e gjatë të energjisë elektrike për papunësinë e lartë në këtë qytet për infrastrukturën e dobët të cilat si rrjedhojë sjellin  nivel të lartë varfërie.

Gjithashtu Haxhinasto kërkoi nga drejtuesit e degës së LSI në Shkodër që të afrojnë sa më shumë njerëz të rinj me reputacion me vlera dhe me energji pranë LSI-së. Haxhinasto theksoi se tashmë LSI çdo ditë e më tepër po afirmohet si një forcë vizionare e cila në themel të filozofisë së saj ka integrimin europian të Shqipërisë. Sot e fituam një betejë politike theksoi Haxhinasto pasi partitë politike të mbledhura nga Presidenti i Republikës firmosën një deklaratë të përbashkët ku shprehën vullnetin e plotë politik për realizimin e një Reforme të plotë dhe afatgjatë e cila të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira të ndershme dhe demokratike si dhe u vendos që të ngrihet një Komision Parlamentar për këtë qëllim duke hedhur poshtë Komisionin Bipartizan i cili vepronte në interes vetëm të dy partive.
0x323030352d31322d3037 AKTIVITETE 21:50)”