LSI tavoline te rrumbullaket per problemet e moshes se trete

” LSI tavoline te rrumbullaket per problemet e moshes se trete Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi sot një tavolinë të rrumbullakët me përfaqësues të sindikatave shoqatave dhe personalitete për trajtimin e problemeve dhe sfidave me të cilat përballet mosha e tretë në Shqipëri. Këtë aktivitet e LSI e mbajti në kuadër të ditëve kundër dhunës në shoqëri dhe familje si shprehje e kujdesit të veçantë të LSI për këtë kategori sociale. Sugjerimet dhe konkluzionet që dolën nga ky takim do të integrohen në platformën që LSI do t’i paraqesë së shpejti Qeverisë dhe Parlamentit. Në takim merrte pjesë Kryetari i LSI z.Ilir Meta Zv.Kryetari i LSI-së Prof.Pëllumb Xhufi si edhe shume figura të rëndësishme nga Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe dhe Kryetari i Sindikatës së Pensionistëve Prof.Isa Gorica

Në hapje të këtij takimi Nënkryetarja e LSI znj.Filloreta Kodra theksoi qëllimin e organizimit të kësaj tryeze si konsultim paraprak për hartimin e një pakete ligjore dhe plani masash për moshën e tretë që do t’i prezantohet parlamentit dhe qeverisë në mbështetje të deklaratës politike. Më pas fjalën e ka marrë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Z.Ilir Meta i cili pasi ka falenderuar të pranishmit ka theksuar angazhimin e LSI-së në ndihmë të grupmoshës së tretë. “Dëshiroj të theksoj edhe njëherë tjetër angazhimin tonë si një forcë politike për të ndërmarrë të gjitha ato iniciativa që duhen në parlament sot por edhe në qeverisje nesër në mënyrë që të krijojmë një koncpet të ri përsa i takon respektit dhe trajtimit që duhet ti bëjë shoqëria shteti dhe qeveria moshës së tretë. Njëkohësisht dua të konfirmoj edhe njëherë tjetër angazhimin tonë për shpalljen e minimumit jetik zyrtar si një objektiv për përcaktimin e pensionit minimal. Kjo transparencë është e domosdoshme dhe gjithashtu domosdoshmëri për të vendosur një standart minimal i cili do të garantojë kërkesat më jetike dhe më të domosdoshme për çdo qytetar të këtij vendi. Është e domosdoshme gjithashtu që për të gjitha këto politika të reja për të gjitha këto nisma të cilat kanë nevojë që të mos mbeten në letër të shtohen fondet dhe burimet e financimit.

Më pas nënkryetari i LSI-së prof.Sabit Brokaj tha se programi i qeverisë Berisha ka mangësi për trajtimin dhe pensionet e grupmoshës së tretë dhe se për këtë arësye LSI do të angazhohet për konkretizimin e paketës ligjore. “Trajtimi i këtij problemi ka të bëjë me filozofinë e LSI-së si një parti e majtë. Dihet se cila është natyra e një partie e majtë. Ne këtë e kemi konkretizuar qysh në fillim të hartimit të programit të qeverisë ku ne kërkuam se cdo të bëhet me këtë grupmoshë pasi pamë se në program ishte një pikë e dobët.

Ndërkohë Kryetari i Sindikatës së Pensionistëve Prof.Isa Gorica theksoi me shqetësim se projektbuxheti I qeverisë Berisha nuk mjafton për përmisimin e niveleve të ulëta të pensioneve në Shqipëri. “Në Shqipëri janë rreth 170 mijë njerëz të grupmoshës së tretë të cilët trajtohen me pensione të cilat nuk janë të mjaftueshme për përballimin e kostos së jetesës. Nga aq sa jemi njohur në projektbuxhetin e qeverisë Berisha për vitin 2006 për rritjen e pensioneve është akorduar një shumë prej 1 miliard lekësh. Por kjo shifër është e pamjaftueshme pasi në fakt nevojiten 6 miliardë lekë dhe ky buxhet nuk e përmison aspak gjëndjen aktuale të pensioneve.
0x323030352d31322d3032 AKTIVITETE 21:49)”