LUAN RAMA: ËSHTË KOHA PËR TË MOS E HUMBUR SHANSIN QË LSI I OFRON SHQIPËRISË

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të Njësisë administrative Vaqarr në Tiranë.

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Tiranës, Luan Rama, njëkohësisht Nënkryetari i LSI-së, tha në fjalën e tij se LSI si forcë e rinisë, garanton barazinë e shanseve për gratë dhe vajzat.

“LSI si forcë me një fuqi rritjeje shumë të madhe, si forcë e rinisë, si forca që garanton barazinë e shanseve për gratë dhe vajzat për nënat dhe motrat tona është në këto zgjedhje ajo që ka shansin, përgjegjësinë dhe detyrimin të dalë si forcë e parë politike”, – u shpreh Luan Rama, duke theksuar se është koha për të mos e humbur shansin që LSI i ofron Shqipërisë.

“Është koha për të mos e humbur shansin që LSI i ofron Shqipërisë! Është koha për të mos e humbur shansin që LSI-ja i ofron çdonjërit prej nesh, për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje, që është LSI-ja, të lëvizim gjithë Shqipërinë nga bataku i krizës dhe konfliktit për ta çuar Shqipërinë në ëndrrën evropiane që të rinjtë e këtij vendi të punojnë këtu dhe të mos presin të gjejnë një hapësirë për të shkuar gjetiu”, – shtoi Luan Rama.

Gjithashtu, kandidati për deputet i LSI-së, tha se ky është morali dhe modeli që ofron LSI me listën e vet të kandidatëve, me angazhimin si edhe me përgjegjësinë që ka treguar deri më sot.

/ In News / By Hajdi Lamce / Comments Off on LUAN RAMA: ËSHTË KOHA PËR TË MOS E HUMBUR SHANSIN QË LSI I OFRON SHQIPËRISË