Luan Rama: Inkurajim, besim dhe mbështetje për SPAK-un

Zv/Kryetari i LSI-së Luan Rama ka shprehur mbështetje për trupën e prokurorëve të SPAK pas betimit të tyre.

Në një postim në Facebook Luan Rama thekson se mbështetja e SHBA për SPAK është një garanci e madhe.

POSTIMI I PLOTË

Inkurajim, besim
dhe mbështetje për SPAK-un.

Me betimin e trupës së prokurorëve të SPAK-ut para Presidentit të Republikë, nis nga puna një prej institucioneve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

Inkurajim, besim dhe mbështetje të plotë për SPAK-un, në zbatim të ligjit me integritet moral dhe profesional.

Suksese SPAK-ut në përmbushjen të misionit dhe pritshmërive në zbatim të ligjit.

Mbështetja e SHBA për SPAK-un, garanci e madhe që shqiptarët të presin me besim jetësimin e një institucioni të pandikuar politikisht dhe kredibël në zbatimin e ligjit, në luftën e vendosur dhe me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

/ In News / By Admin / Comments Off on Luan Rama: Inkurajim, besim dhe mbështetje për SPAK-un