Marrëdhënia Kosovë-Serbi, Panariti: Amerika kërkon daljen nga ky “kurth” për Prishtinën dhe Beogradin

Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti ka reaguar në lidhje me qëndrimet që ka mbajtur SHBA në lidhje me marrëdhënien Kosovë-Serbi.

Sipas Panaritit, çdo veprim ka një kundërveprim në politikë, teksa ka vijuar duke shtuar se Amerika kërkon daljen nga ky “kurth” për Prishtinën dhe Beogradin.

POSTIMI:

Përse Amerika, kërkon dalje nga ciklet e goditjeve kundërvepruese mes Prishtinës dhe Beogradit?
Sepse ato fillojnë por nuk dinë të mbarojnë! Sepse ato shkatërrojnë por nuk ndërtojnë!
Faktikisht edhe në politikë, funksionon ligji i tretë i Newton-it, sipas te cilit për çdo veprim, ka një kundërveprim.
Shtrohet pyetja : A pati si fillim një veprim? A pati goditje?
Po, sigurisht që pati! Sepse Serbia, bllokoi anëtarësimin e Kosovës ne Interpol dhe u investua fort në ndaljen dhe madje rikthimin e procesit të njohjeve të saj.
A pati kundërveprim? Po sigurisht që pati! Kosova, i vuri taksë njëqind për qind Serbisë. Ajo kundërveproi ndaj aktit bllokues serb me të vetmin instrument që ajo pati në dorë! Taksën!
A ishte ky një “reciprocitet”? Sigurisht që jo, sepse Kosova nuk kishte si te sillej reciproke me një vend që nuk i njeh “ekzistencën”.
A ishte kjo një masë “simetrike”? Sigurisht që jo, sepse Kosova nuk i bën dot bllokadë me votë në nivele të tjera Serbisë.
Mjerisht, në një lojë pa rregulla secili “lufton” me ato që ka në dorë dhe shpesh në thyerje të moralit, ligjit dhe marrëveshjeve.
Por kjo nuk mund të vazhdojë më kështu! Sepse ky është një “cikël vicioz” dhe i pashpresë ! Është një spirale e djallit!
Amerika kërkon daljen nga ky “kurth” për Prishtinën dhe Beogradin dhe rikthim në normalitet dhe dialog.

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Marrëdhënia Kosovë-Serbi, Panariti: Amerika kërkon daljen nga ky “kurth” për Prishtinën dhe Beogradin